Gani Mehmetaj: Toka e mallkuar e Shamit
| E Merkure, 05.10.2016, 08:17 PM |

Toka e mallkuar e Shamit

Toka e bekuar e Shamit, parajsa mbi tokë, sikurse u thoshte hoxha i katundit, u bë varri i tyre. Shqiptarët ishin kombi më tragjik në faqe të dheut: një lukuni hoxhallarësh të paarsimuar, të shitur të serbët i mashtruan para 80 vjetësh, i mashtruan edhe para disa vjetësh me parajsën e Shamit dhe më 72 hyria të xhenetit. "Zoti ua huptë farën", më tingëllon edhe sot pas 30 vjetësh mallkimi i plakës 73 vjeçare nga Siria. Ajo fliste të njëjtën të folme të gjyshes sime: shqipen arkaike e të këndshme që më mallëngjente.

Damask (Sham) 1986

Nga Gani MEHMETAJ

Në Damask (Sham) me 1986, kur e vizitova për herë të dytë, takova shumë shqiptarë. Secili kishte historinë e vet me një hoxhë, që i cyste të iknin. Secili ngulfatej kur ta rrëfente golgotën nëpër të cilën kaloi. Toka e Shamit për shumë shqiptarë u bë tokë e mallkuar. Më shumë se gjysma e tyre kurrë nuk arritën në cak, mbetën djerrinave të Anadollit e gërnjave të Sirisë. I përgjysmoi sëmundja, vdiqën nga uria, i vrau dëshpërimi. Ata që arritën në Alepo, apo në Damask (Sham), nuk gjetën asgjë nga parajsa. Mallkuan tokën e Shamit, sepse nuk u doli ashtu si prisnin, refuzuan integrimin sepse nuk ua merrte mendja të shkriheshin më një komb që nuk ishte i gjakut të tyre. Sirianët nuk patën ndonjë simpati për shqiptarët. Një herë, sepse shqiptarët ishin nizamët e turkut, ndërsa ushtria turke bëri masakra në Siri. Herën e dytë, sepse shqiptarët erdhën refugjatë, kurse refugjatin askush nuk e do. Herën e tretë, Britania e Madhe e Franca planifikuan ta bënin mbret të sirianëve mbretin Zog, kështu që në Siri nisi fushatë e egër kundër të gjithë shqiptarëve. Ishte kohë e lig, tregonte një intelektual  i njohur në Siri. Herën e katërt, shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë, të rekrutuar nga hoxhallarët, flitet se po bëjnë krime.

Siria ishte vend i grusht shtetit. Në njërin nga këto grusht shtete të dështuara, u arrestuar edhe një oficer i ri sirian më prejardhje shqiptare. Të nesërmen do të pushkatohej. Mirëpo një mbrëmje më parë grushti i ri i shtetit, i udhëhequr nga Asadi (babai) doli më sukses. Oficeri i ri shqiptar shpëtoi nga pushkatimi. Më vonë u tërhoq nga karriera ushtarake dhe iu kushtua shkrimtarisë.

Një natë më mikun tjetër shqiptar nga Damasku ndenjëm gati deri në mëngjes duke pirë uiski dhe duke numëruar marrëzitë e bashkëkombësve tonë. Natyrisht vajtonim edhe të kaluarën tragjike. Shqiptarët e Sirisë janë ngopur me myslimanizëm, më tha ai. Zhgënjimin e kanë përjetuar më te shkel në tokën e Shamit, të cilën hoxhallarët ua paraqisnin parajsë. Në vend të strehoheshin nëpër bjeshkë, kur ia bëhen hordhitë serbe, sikurse bënë shumica e shqiptarëve, mësyn kurbetin. Tokën parajse të Rrafshit të Dukagjinit e zëvendësuan me djerrinat arabe, më thoshte ai.

Më Sirinë lidhet edhe rrëfim i mikut tim. Një shqiptar solli një dërrasë më një mbishkrim  arab. Mbi këtë dërrasë falej me vjet. Një natë i erdhi hoxha mysafir. Në shenj nderimi ia ofroi " dërrasën e shenjtë". Hoxha e refuzoi më përbuzje: nga arabishtja që kuptonte i tha se në dërrasë shkruante VC (nevjtore)!

Më myslimanizëm ishin ngopur edhe sirianët. Ndjenja disa javë, por asnjëherë, asnjëri prej tyre nuk ma përmendi as fenë dhe as faljen në xhami. Dy përkthyeset tona ua shihnin për të madhe edhe dy-tre studentëve shqiptarë nga Kosova që studionin Teologjinë islame në Siri. "Vinë nga Evropa, të studiojnë të ne?!" Habiteshin ato. Sirianët ëndërronin të studionin në Evropë. Disa patën sukses në Francë. Sirianët ua kishin frikën ithtarëve të Homeinit, që parakalonin shpesh më autobus më portretin e madh të Homeinit nëpër Damask.

Rrëfimet e sirianit për tragjedinë e tyre nuk ishin më pak të dhimbshme. Tregonin se kur hordhitë arabe nisën islamizimin e shkretimin  e Lindjes së mesme, rrënuan shumë qytete antike. I pari i myslimanëve, megjithëse mësimet për fenë i mori nga të krishterët nestorian të Sirisë, u tregua i pamëshirshëm më tokat e nestorianëve. Nga qytetet antike siriane të shpëtuara nga hordhitë islame, shquhej Pamira, që e prezantonin me krenari. Kultura siriane ngulfatet nga filmat indus, muzika e letërsia egjiptiane. "As numrat nuk i kemi tanët, numrat që ju i quani arab, ne i  zëvendësuam më numra indus, shkronjat tona janë në mes të shkronjave hebraike e induse, ashtu sikurse përkulja (falja) është trashëguar nga pushtuesi mongol që e shkretëroi Arabinë disa herë gjatë historisë. Prej tyre morëm ritualin e faljes më përkulje", më tregonte një intelektual sirian.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: