Drita Lushi: Një mbi një dritaret
| E Merkure, 05.10.2016, 08:30 PM |

NJE MBI NJE  DRITARET

-Berati-

NGA DRITA LUSHI

Pak qytete në Shqipëri identifikohen  sipas karakteristikave, që kanë;

Dhe besoj, që kur njerëzve u thuhet “Qyteti i Një mbi një dritareve”, të kujtojnë përnjëherë Beratin;

Kur përmend malet dhe thua “Tomorri”,mendja nuk ka si të mos kalojë nëpër kalldrëmet e të ngjitet nëpër udhë historie për të arritur atë mal të lartë në Berat;

Kur kujton  moshën e një qyteti dhe thua “2425 vjeҫ” firmos ditëlindjen e  Beratit në ҫdo gur;

Kur thua nje Kala e lashte ne forme vaporri, nuk ka si te mos lundrosh brenda një qyteti të lashtë dhe të bukur si Berati;

E ndërsa mendoj këto, Osumi rrjedh i qetë, i pazëshem bri Qytetit dhe Kalasë per t’u bere më i fuqishëm kur bashkohet me Devollin afër Urës Vajgurore!

Qyteti ka ҫelur sytë dhe ndihet aroma e së shtunës dhe dielli e bën më jetësore ditën dhe fundjavën.

Pedonalja të jep frymëmarrje dhe të ben të ecësh, të shikosh dhe shijosh ditën, diellin, njerzit, objektet  dhe marrja e kujtimve në celuloid vjen natyrshëm.

Ura e Gorices  me harqet e saj  ka pasur dhe ka funksion jetëlidhës( në të gjitha kuptimet) brez pas brezi, deri në ditët e sotme. Universiteti një godinë e bukur, ku të rinjte marrin dijet duke besuar në një të ardhme të ndritur dhe horizonte të reja.

Kafenetë, baret, kisha në qendër, gjithshka ia vlen të shikohet dhe shijohet me syrin kureshtar.

Ndonëse fundjavë, qyteti ka njerëz dhe plot bare dhe dyqane hapur.

Nuk mungojnë turistët.

Dikur, jeta zhvillohej brenda mureve të Kalasë, dhe pikërisht ajo, është pika referuese e shume turistëve. sepse e kaluara është fillesa për të njohur një vend në të sotmen e tij.

Ndërsa ngjitesh nëpër atë pjerrësi për të prekur kalanë, kalldrëmet e dikurshme të japin sigurinë, sepse janë kombinim dygurësh për të eliminuar rrëshqitjen, sidomos në dimër ose kur ka ngrica.

Gjithsese janë bërë dhe restaturuar pjesë të saj për ti rezistuar shekujve. Aty ka ende 250 familje, mbi 40 kisha, 27 prej të cilave janë te dukshme,ndërsa të tjerat veҫ si rrenoja.

Bileta për të vizituar Kalane eshte vetem 100 leke te reja

Brenda mureve të saj banorët tregtojnë gjëra artizanale, ҫentro, rrugica, veshje karakteristike të zonës etj.Ka bare dhe restorante, pra nje qytezë Brenda qytetit;

Diku në ndonjë derë shtëpie, njerzit kanë nxjerrë shegë hurma, rrush, fruta të stinës, qe i kanë mbjellë në shtëpitë e tyre;

Një grua, banore e lagjes Kala thotë që “turistë ka shumë, po blerje nuk ka” Ajo ka ditë që thuajse nuk ka shitur asgjë nga punët e saj të dorës.

Berati duket i pafundmë nga Kalaja, dhe pamja është e mrekullueshme.

Mbi afër 200 metra mbi nivelin e detit të krijohet një boshllëk lartësie, por ndihesh mire në trup të tetorit diten e pare te tij.

Marr ndjesi të mira, të bukura, grishëse dhe e ndiej qe do ta vizitoj persëri të zhbiroj në gjëra, që s’munda ti shoh këtë herë!



Tetor 2016, Berat

(Vota: 34 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: