Baki Ymeri: Një veprimtar i shquar i mërgatës
| E Diel, 02.10.2016, 08:49 AM |

Një veprimtar i shquar i mërgatës shqiptare

Nga Baki Ymeri

Tahir Shabani është President i Shoqatës së Miqësisë Francë-Shqipëri  dhe veprimtar i njohur për çështje shqiptare në Europë. Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare në Francë dhe Evropë (Amitie Franco Albanaise) është asociacion joqeveritar i mbrojtur konform ligjit, me seli në Annemasse të Francës, e udhëhequr nga presidenti i saj Zt. Tahir Shabani, i njohur me çështjet organizative koordinuese dhe drejtuese për çështjet protokollare në shumë konferenca seminare, nga Komisioni Europian deri te vendet anëtare te Bashkimit Europian. Njihet si dhe me organizimin e promovimeve kulturore dhe ekonomike në vazhdim të përpjekjeve të një bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë.

Duke përfituar nga përvoja e tij personale, shndërrohet në një aleat të vyeshëm të diplomacisë shqiptare, dhe në vazhdimësi lobing për Kosovë me përkrahjen e klubit diplomatik dhe në Francë, si një partner serioz ne favor të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Drejtësisë, Komisionet Parlamentare të Kuvendit te Kosovës, Presidenca e Kosovës, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Zt. Shabani merret edhe me favorizimin e bashkëpunimit dhe binjakëzimet me qeverisjet lokale në Kosovë dhe Shqipëri. Jep përkrahje ne favor te arkivit te Kosovës dhe kryeqytetit në Prishtinë për mundësitë e bashkëpunimit me arkivat në Francë, Zvicër, Europë dhe pranë OKB-se dhe organizatave ndërkombëtarë për përvoja të vizitave studimore. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Ministria e Punëve te Jashtme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Tregtisë. Ministria e Kulturës dhe institucionet nacionale në Kosovë dhe Shqipëri. Krijon kushte dhe vepron për promovimin e vlerave kulturore, organizimin e panaireve të librit, ekspozita me artistët shqiptarë pranë Organizatave ndërkombëtare dhe galerive, si dhe për krijimin e raporteve nëpërmjet urave të miqësisë me diplomacinë publike, kulturore dhe ekomomike në Europë.

Fragmente nga veprimtaria e bujshme e Zt. Tahir Shabani

Funksionet dhe mandatet. Maj 2007, dhe në vazhdim, Këshilltar i Jashtëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Kosovës pranë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO-s). Komisionit Evropiane dhe vendeve anëtare të BE dhe misioneve Diplomatike në Gjenevë përfaqësim. 27 Shkurt 2008, Përfaqësues i autorizuar nga zëvendës ministri Gjergj Dedaj për të krijuar kontaktet me delegacionet gjatë konferencës ndërkombëtare të punës si dhe për te vendosur bashkupnim me misionet diplomatike të këtyre vendeve ne Gjenevë në interes të Republikës së Kosovës, 16 Qershor 2008, Këshilltar i Jashtëm Politik i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Republikës Kosovës pranë Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO-s).

Me vendim të ministrit Zt. Tahir Shabani ka vepruar në cilin e këshilltarit duke përgatitur agjendën protekulare të takimeve në nivel bilateral dhe multiratelar. 17 Shtator 2009, këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit Mehdi Geci dhe anëtarëve të bordit vendosin që të më japin pëlqimin unanim për ti përfaqësuar dhe për të organizuar protokollin e për të krijuar raporte të bashkëpunimit me komisionin Evropian dhe vendet anëtare të bashkimit Evropian në interes të përgjithshëm të këshillit të pavarur mbikëqyrs të Ksosvës. 2009, Shkresë përkrahje dhe vlerësimi dhe për aftësi organizative drejtuese për çështje protekulare nga kabineti i ministrisë së punëve të jashtme – Republika e Kosovës.

Në kuadër të organizimit dhe konsultimeve për tu njohur me procedurat e antarësimit të Kosovës pran organizatës botërore të tregtisë me seli ne Gjenevë. Gjatë takimeve të organizuara me përfaqësuesit e misioneve diplomatike, me drejtorit dhe institutin për asistencë pran OBT-së. 26 Qershor 2008. Marrëveshje ndërmjet Francës dhe Kosovës në lëmin e punës dhe mirëqenies sociale e firmosur nga ministria e punës dhe Ambasada Francës ne Prishtinë. Është arritur pas pasi kemi pasur nderin dhe privilegjin të organizojmë pas një pune të vazhdueshme me qeverinë Franceze ku u arrit organizimi i vizitës së tyre të delegacionit ndërqeveritar nga data 23 deri më 26 qershor 2008. Marrëveshja konsiston për thellimin e shkëmbimeve në fushën e punës dhe të mbrojtjes social e me qëllim që te përgatiten projekte të kooperimit bilateral dhe multilaterale. 1996-2007, Bashkëpunëtor i jashtëm për çështje të shtypit dhe pritjeve të delegacioneve, i akredituar nga Ambasadorët e Shqipërisë pranë Misionit Diplomatik në OKB dhe Organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, duke marrë pjesë në samite, seminare, konferenca dhe debate ndërkombëtare për çështjen shqiptare në Ballkan.

Nderohet me rekomandim nga ambasadori Sejdi Qerimaj pranë OKB-s, njëkohësisht nga ambasadorja pran këshillit të Evropës Margarita Gega si dhe nga zëvendës ministri Kastriot Sulka ministrja e punës,çështjeve sociale dhe seancave te barabarta. 1996, Përfaqësues i Radio Televizionit Shqiptar pranë Institucioneve Evropiane, në veçanti në Francë dhe pranë Organizatave Ndërkombëtare në Gjenevë. Nëntor 1997, Falënderimet nga Misioni i Përhershëm i Shqipërisë për ndihmesën në zhvillimin e ceremonive me rastin e inaugurimit në Gjenevë të bustit të heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU. Në periudhën 1998-2000, Pjesëmarrës i delegacionit shqiptar nga Qeveria Shqiptare për anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), që u arrit me 8 shtator 2000. 1997-1998 Në shërbim të veprimtarisë për Këshillin e Drejtave të Njeriut, Federaten e Helsinkit dhe organizatave joqeveritare duke ndihmuar me grupet e ekspertëve dhe diplomatëve pranë OKB-së për aprovimin e rezolutave në favor të Kosovës. 45 Tetor koordinator i delegacionit të Kosovës pranë organizatës tregtare botërore me rastin e formimit të organizuar nga OBT. Janar 2000, Anëtar aktiv i klubit diplomatik të Gjenevës, antarët e bordit drejtues personalitete me ndikime dhe influencë ndërkombëtare nga OKB-ja, organizatat ndërkombëtare, agjensit të specializuara dhe diplomat botëror me seli në Gjenevë.

Tituj Nderi Me 27 Tetor 1994 Qytetar Nderi - shpallur nga Këshilli Bashkiak i BAJRAM CURRIT, Tropojë me këtë motivacion: “Kryetarit të Shoqatës së Miqësisë FRANCË-SHQIPËRI për kontributin që ka dhënë në Lidhjen e marrëdhënieve midis Bashkisë sonë dhe Shoqatës që kryeson si dhe për Ndihmat Materiale e Specializimin e Mjekëve të Qytetit të BAJRAM CURRIT”. 1992 Anëtar Nderi i Shoqatës së Zejtarëve Shqiptarë në Kroaci. Aktivitete në mënyrë kronologjike 2006-2007, Pjesëmarrës në kongresin botëror të unionit parlamentar në Gjenevë dhe pranë unionit ndërkombëtar telekomunikacionit në samitin botëror të organizuar nga organizata botërore për mbrojtjen e autorësisë intelektuale. 1997 e në vazhdim, ekspert-përkthyes gjyqësor pranë administratës publike franceze. 1991-1992, Përkushtim në aktiviteteve humanitare i atashuar pranë Organizatës „Farmacistët pa kufij“, të cilëve u shërben si përkthyes dhe udhërrëfyes, në misionin e tyre të furnizimit të Shqipërisë me medikamente të rëndësisë së parë. 2006-2007 Pjesëmarrës në kongresin botëror të unionit parlamentar në Gjenevë dhe pranë unionit ndërkombëtar telekomunikacionit në samitin botëror të organizuar nga organizata botërore për mbrojtjen e autorësisë intelektuale. 1995 Bashkëpunëtor i Institutit Kombëtar të Diasporës pranë MPJ me qëllim të nxitjes së veprimtarisë për ruajtjen e identitetit kombëtar, të gjuhës shqipe, të traditave dhe pasurive kulturore në Evropë. 1998-1999, Gjatë kohës së Luftës në Kosovë, i angazhuar në aktivitet humanitar dhe diplomatik.

Aktiviteti konsistonte në gjetjen e ndihmave, në organizimin e dërgesave humanitare me avion ushtarak në mbështetje të popullsisë së zhvendosur me ndihmën e Francës dhe të kryqit kuq ndërkombëtare, në mobilizimin e shtypit dhe të diplomatëve të huaj në mbështetje të çështjes shqiptarë. Organizator i takimeve dhe konferencave të shtypit me përfaqësues politike e ushtarakë të shqiptarëve. Bashkëpunimi dhe përkrahje nga parlamenti, Senati dhe Qeveria e Francës. 2000 Anëtar i Këshillit drejtues dhe i ngarkuar për çështje dhe relacione me Përfaqësitë diplomatike dhe kulturore për festivalin e parë në regjionin e Annemasit/Francë me pjesëmarrjen e 16 vendeve. Pjestar i delegacionit shqiptar për dorëzimin e memorandumit për evidentimin e masakrave të luftës pranë Gjykatës së Hagës.

2001, I ngarkuar për protokolin në dorëzimin e memorandumit për evidentimin e masakrave të luftës nga subjektet shqiptare në Parlamentin e Europes/ Bruksel. 2000-06, Koordinator i përfaqësimit të Librit shqiptar në Panairet Ndërkombëtare të Gjenevës. Janar 2004-05, Anëtar i jurisë profesionale për diplomimin e studentëve të shkollës së lartë të Turizmit/ Ville La Grande-France. Nëntor 2003, Organizator i Konkursit Ndërkombëtar me temë „Fotografia Shqiptare“ /Gaillard-France. 2005, Organizator e themelues i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptar në Maqedoni me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarisë në Bruksel.

2005 Organizator i Panairit të Parë ndërkombëtar të librit e kulturës, në Anemmas-Francë, me pjesëmarrje të shumë shkrimtarëve shqiptarë. Tetor 2006 Organizator i Panairit të dytë ndërkombëtar të librit e kulturës, në Anemmas-Francës, hapja solemne bëhet me prezencën e dy ambasadorëve shqiptare zt. Mehmet ELEZI për konfederatën e Zvicrës dhe Sejdi QERIMAJ paranë OKB-së në Gjenevë, nga Qeveria e Kosovës përshëndeti z. Tomë HADARAJ Z/Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 2005-2009, Organizator i ekspozitave kulturore me prezencën e artisteve nga Kosova dhe Shqipëria në Organizatë Botërore të Tregtisë në Gjenevë.

Anëtarësimi në shoqata dhe organizata të ndryshme President i Shoqatës së Miqësisë Francë-Shqiptare. Anëtar aktiv i Klubit Diplomatik në Gjenevë. Anëtar i komitetit Europian Jean-Jacque Rousseau / Gjenevë. Organizator dhe bashkëthemelues i shoqatës së miqësisë zvicerano-shqiptare me seli në Gjenevë. Anëtar i Organizatës “Reporterët pa Kufi“ me seli në Paris. Anëtar i shoqatës kulturore „Ikballe Prishtina“ me seli në Gjenevë. Anëtar i bordit dhe themelues Asociacionit të gazetarëve shqiptarë në Maqedoni, pas një aktiviteti intensive u realizua me 5 shkurt 2006. Anëtar i Shoqatës Nëna Terezë në Prishtinë. President themelues i Shoqatës së ekspertëve përkthyes gjyqësorë pranë gjykatave të Apelit në Francë.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: