Xhevahir Cirongu: Në gjurmët e kohëve
| E Diel, 02.10.2016, 09:00 AM |

Këndi i librit

Në gjurmët e kohëve , histori e krenari që shkruhet sot

Nga Xhevahir Cirongu

Është një kënaqësi e veçantë, që sot lexon pas kaq vitesh dekada libra të tillë, të cilët na japin krenari e fisnikëri, sepse aty piktakohesh me vitet e shkuara, por edhe me njerëzit që kanë lënë gjurmët e tyre me aq mundim e përkushtim sipas profesioneve të tyre në çdo fushë të shkencës. Me përkushtim e vullnet, me dijet e tyre intelektuale, me kuturën e dashurinë për njerëzit e atdheun, ata u bënë pishtarë flakadanësh nëpër dekada të tëra e dhanë maksimumin e tyre intelektuale e profesionale në shërbim të atdheut e të zhvillimit shoqëror të shoqërisë, madje ka nga ata që kontribojnë edhe sot. Koha bën të vetën, madje ajo të fton ta jetosh atë, por është dhe e rreptë kur s’di ta vlerësosh, ndaj edhe na ndëshkon. Mendimi intelektual e profesional i çdo fushe të shkencës qoftë kjo, duhet të pasqyrohet e dokumentohet, sepse në këtë mënyrë ngelet dhe i shërben brezave të ardhshëm. Kur shkruhet në libra, mendimi intelektual mbetet thesar nëpër kohëra, por është dhe tregues që vulos edhe kohën intelektuale kur janë zhilluar ngjarjet ; si rrjedhojë e kësaj mendimi shkencor dhe veprimtaria intelektuale kthehet në një përmendore vlerësuese edhe për vazhdimësin e mëtejshme të vetë shoqërisë.

Para disa kohësh u njoha me historikun e spitaleve të Durrësit. Autori i librit është Dr. Bashkim Bajazit Habibi. Në libër, lexuesi do gjejë koronikë të zgjeruar për sa i përket fushës së shëndetësisë, qysh nga lashtësia e deri sot. Sipas të dhënave që disponohen,mjeku i parë që njihet në Durrës ka qënë mbreti i ardianëve Genti. Genti ishte mbreti ilir i cili sundoi nga viti 181 p.e.s. deri në vitin 168 p.e.s. Ai zbuloi efektet kurative të një bime mjekësore, e cila mban edhe sot emrin e tij Gentiana. Libri ka 467 faqe dhe është i shoqëruar me fotot përkatëse të mjekëve që kanë shërbyerë në këtë qytet. Interesante është sepse qyteti bregdetar i Durrësit i ka mirpritur të gjithë mjekët e ardhur nga gjithë trevat shqiptare. Autorit të këtij libri voluminoz Bashkim Habibi, i është dashur shumë punë e këmbëngulje sa inividuale, po aq edhe intelektuale dhe profesionale. Një punë të kujdesshme ka bërë edhe shtypshkronja ‘’Morava’’ në lidhjen e botimin e këtij libri. Koronikat janë të portretzuara dhe përshkrimi është bërë me fines nga autori. Dr. Bashkim Habibi me dijet e bisturi,me fjalën e ngrohtë e të ëmbël, i thjesht e i dashur me sjellje qytetarie; u ka shërbyer me devotshmëri me mijëra pacientëve në durrës e të tjerëve të ardhur nga e gjthë Shqipëria. Ai sot gëzon respekt të veçant jo vetëm te ishpacientët, por  tek të gjithë njerëzit nderohet e respektohe si mjek e njeri shëmbullor.

Jetëshkrim i shkurtër mbi aktivitetin e Dr. Bashkim Habibi!?

Ai ka lindur më 30. 08. 1945 në Fushë Kosovë, Prishtinë. Në vitin 1957 filloi shkollën e mesme për ndihmës mjek në Tiranë në Politeknikumin Mjekësor që e përfundoi në vitin 1961. Për dy vjet punoi ndimës mjek në rrethin e Durrësit. Gjatë viteve 1963 – 169 kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. U emërua mjek i përgjithshëm në rrethin e Durrësit. Në vitet 1971 – 1972 kryen specializimin për kirurgji të përgjithshme në Spitalin Nr. 2, klinika e parë. Punoi kirurg në spitalin e Durrësit nga janari i vitit 1973 e deri  në janar të vitit 1976. Në vitin 1976 u dërgua për specializim në Spitalin Nr. 2 Tiranë në Klinikën Universitare të Ortopedi Traumatologjisë. Është i pari ortoped për rrethin e Durrësit. Në vitin 1992 u emërua Shef i Shëbimit të Kirugjisë të Spitalit të Durrësit. Në vitin 1996 kreu një kurs kualifikimi në shërbimin e Ortopedi Traumatologjisë të spitalit të Vogherës në Itali. Nga janari i vitit 1973 e në vazhdim punoi kirurg i përgjithshëm dhe ortoped në spitalin e Durrësit deri në vitin 2008, ku në këtë vit del në pension pleqërie. Edhe pse në pension ai jep kontributin e tij si mjek në Poliklinikën e Durrësit në shërbim të kirurgjisë të përgjithshme e të ortopodisë me orar të reduktuar, aktualisht punon në një klinikë private. Doktor Bashkim Habibi duhet vlerësuar midis të tjerave edhe për këtë thesar të çmuar që i lë mjeksisë durrsake, siç është libri me titullin ‘’Historiku i spitaleve të Durrësit’’.

Vilhelme Vranari Haxhiraj- princesha e fjalës së ëndrrave dritëdhënse Jete!

Të shkruash për shkrimtaren vlonjate Vilhelme Vranari Haxhiraj, qoftë edhe një rresht të vetëm, sigurisht duhet të futesh në labirinthet e ndjenjave shpirtërore të kaltëra që mbart  në korpusin krijuese letrar, të cilat këto botime lexuesi dhe dashamirsi i librit i ka vendosur në raftin e bibliotekës së tij. Sa herë që shfleton librat e kësaj shkrimtare, aq më shumë ‘’Fluturon’’ drejt qiellit për të kapur e përqafuar ëndrrat e jetës! Autorja Haxhiraj në harkun kohor prej 15 vitesh ka botuar 30 libra si në poezi, prozë ( të shkurtër e të gjatë) tregime, novela, skica, romane, por edhe Esse – publicistikë, letërsi për fëmijë; përralla, fabula e gjëegjëza, si dhe një roman. Ajo ka shkruar edhe disa skenarë për fëmijë. Gjithashtu, edhe shkrime artikuj publicistik në shumë gazeta: në medjen e shkruar e atë elektronike. Shkrimtarje Vilhelme Vranari ka marrë deri tani 15 çmime letrare kombëtare e ndërkombëtare. Midis tyre ne veçuam Urdhrin e lartë ‘’Mjeshtër i Madh i Punës’’ shoqëruar me Medalje Ari., me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë kombëtare, vlersuar nga ish presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi.

Shtëpia botuese ‘’Nacional’’ boton një tjetër libër me titull ‘’Çmimi i dualizimit’’ novelë të autores Vilhelme Vranari Haxhiraj.  Novela e shkruar prej saj ka karakter social, e cila është shkruar me një stil të hollë mjeshtëror. Ajo bën përmbylljen e novelës kështu: ‘’ Kjo ngjarje ishte kronika e një vdekjeje të paralajmëruar. Edhe pse tejet e dhimbshme, ishte një tragjedi me të cilën çdokush mund të mbronte masterin në drejtësi... Pse jo unë?’’.

Për Vilhelmen, Dr. Fatmir Terziu shkruan:

“ Vranari – Haxhiraj është shkrimtare eurodite, me kulturë të gjerë që shtrihet në kohë dhe hapsirë të pamatë...është shkrimtarja grua e moshuar  që pranon sfidën...!’’.                                                                                                                            Ndërsa Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë:

“...Dhe herë – herë një revoltë e brendshme të bën të shpërthesh në heshtje me zemëratë: ç’krim që bëri diktatura komuniste që kësaj zonje të talentuar ia mohoi të drejtën e shprehjes së fjalës artistike që në rininë e saj!’’.

Me të drejtë mund të themi se, Vilhelme Vranari Haxhiraj është princesha e fjalës së ëndrrave dritëdhënse që u jep jetë me letërsinë që ajo shkruan.

Sportet luajnë rol të rëndësishëm në edukimin e shoqërisë

Libri me titull “ Sportet në Skrapar’’  të autorit  Enver Cakaj, sjell një kronikë të zgjeruar  ku lexuesi i aposionuar dhe dashamirës i sporteve, do njihet më nga afër rreth zhvillimeve në vite të sporteve në rrethin e Skraparit. Kronikat  jepen në detaje sipas viteve në kohës përgjatë rrugëtimit të tyre  zhvillimor gjatë shekullit që lam pas.  Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, sportet  e të gjithave katigorive morën  një zhvillim në rritje edhe në rrethin e Skraparit.  Libri sportiv i autorit Enver Cakaj, është i pari libër në llojin e vet që përfshin  atë gamë të gjerë e që flet mbi zhvillimet e sporteve  edhe në këtë trevë  sportdashse.  Janë 75 faqe  të shkruara e të shoqëruar edhe me fotot përkatëse, sipas llojeve  zhvillimore sportive si: Futboll, volejboll, basketboll, qitje, alpinizm, etj. Me këtë libër, që tashmë lexuesi e ka në dorë, jo vetëm njihet me të kaluarën sportve në rrethin e skraparit, por nxit moshat e reja që ta duan sportin e t’i japin  impulse të mëtejshe veprimtarive sportive . Autori i ka bërë nder sportit e vetes me botimin e këtij libri të shumëpritur nga gjithë sportdashësit skraparas.


Durrës, 23. 09. 2016

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: