Gani Mehmetaj: Frustrimet e 300 milion arabëve kundër izraelitëve i bartin hoxhallarët shqipfolës
| E Shtune, 01.10.2016, 05:02 PM |

Kur frustrimet e 300 milion arabëve kundër izraelitëve na i bartin hoxhallarët shqipfolës

Nga Gani MEHMETAJ

Frustrimet e mbi 300 milion arabëve të pafuqishëm e steril përballë 6 milion izraelitëve dinamik e kreativ, na i bartin hoxhallarët e shitur e të djallëzuar edhe në mjedisin tonë. Predikimet fetare nëpër xhamitë e Kosovës e të Shqipërisë , shkrimet e revistave e portaleve të financuara nga vehabistët, tekfiristët, anadollakët e zhgani tjetër mesjetar i shkretëtirës, gëlojnë me urrejtje të sëmurë ndaj izraelitëve. Armiqësitë arabe të vjetra e të reja përpiqen të na i injektojnë edhe neve, që s'patëm asnjë fërkim më Izraelin, s'kemi asgjë të përbashkët me arabët. Shqiptarët s'kanë asnjë arsye të urrejnë izraelitët, përkundrazi kanë arsye të kenë simpati ndaj tyre, sepse në kohën më të re na ndihmuan shumë në Kongresin e shtetin amerikan, patëm fatin e njëjtë, historinë tragjike, mbase jemi ndër kombet e pakta që kemi më shumë njerëz në Diasporë se sa në shtetet kombëtare.

Fushatës së frustruar arabe kundër izraelitëve ndër shqiptarë i ndihmojnë pastaj edhe budallenjtë tru shpërlarë, që e bëjnë propagandën e djallit më pak lira turke, para arabe e privilegje. Më ka rastisur në vitet nëntëdhjeta kur një taksist boshnjak me foli nga aeroporti i Shkupit deri në kufirin më Kosovën për fantazitë e tija të sëmura islamike, me urrejtje bishe për izraelitët, më foli për kinse komplotin ndërkombëtar kundër myslimanëve dhe për "xhadallin" (përbindëshin çifutë) që fshihej , sipas tij, diku në fund të detit në pallate përrallore, duke komplotuar kundër myslimanëve. "Por juve u masakruan serbët, nëse s'gaboj e jo çifutet", ia ktheva sa për ta këndellur, përderisa ai më fliste në gjuhën serbe. Më shikoi i hutuar e i habitur pse nuk ia tumira frustrimin e sëmur. Ai nuk ia qante hallin vetës e bashkëkombësve që serbët ia masakronin atëbotë pa mëshirë, ai tërbohej kundër izraelitëve që nuk i kishin asnjë faj, por që e frymëzuan arabët e frustruar.

Të njëjtën gjë po e bëjnë grupe shqiptarësh të shitur, kryesisht hoxhallarë e ndonjë budalla më tru të kastruar, duke na e kthyer vëmendjen nga armiku ynë kryesor që na rrezikon edhe sot e kësaj dite, sidomos po i terrorizon bashkëkombësit tonë në Kosovën lindore të okupuar.

Taksisti boshnjak nga Shkupi ma pranoi që dikur kishte qenë shqiptar i Pazarit të Ri (gjyshi i tij nuk e dinte asnjë fjalë sllave, më tha), ndërsa i sllavizuar e i islamizuar nuk e mohoi që i donte më shumë sllavët e Maqedonisë se sa shqiptarët e Shkupit. "Nuk na duan, as nuk i duam", ma tha troç. Ai ishte i shkombëtarizuar, fatkeq, ai nuk e donte vetën, nuk e dinte ke ka mik e ke armik, prandaj s'kishte se si të më mbetej hatri në te. Por shqiptarët e shqipfolësit tonë të skandalizojnë kur përpiqen ta bëjnë armik, armikun e arabëve, ndërsa ne e kemi mik. Shqipfolësit hoxhallarë e ndonjë tjetër kështu përpiqen ta shpërqendrojnë vëmendjen nga armiku ynë, Serbia.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: