Entela Binjaku: Një tjetër tablo e gruas shqiptare
| E Enjte, 22.09.2016, 09:55 PM |

Ajo është 35 vjec dhe nënë e dy fëmijëve. Një djalë 13 vjec dhe një vajzë 9 vjec. Prej katër vitesh ka humbur bashkëshortin ajo ditë ajo i rrit e vetme dy të miturit. E. K.  është një nga gratë shqiptare që jetojnë pa bashkëshortët, pjesa më e madhe e të cilëve kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore ose në vendin e punës, sic ishte edhe rasti i bashkëshortit të saj të ndjerë. Në këtë bashkëbisedim vjen një tjetër tablo e gruas shqiptare.

Nga Entela Binjaku

Si ka qene njohja juaj me bashkeshortin, si ka qene jeta juaj gjate viteve te jetuara sebashku? Sa femije keni? Sa vjec jane? Si e kane pritur femijet largimin nga jeta te bashkeshortit? Si jua keni komunikuar?

Flm juve per intervisten! Njohja me tim shoq ka ndodhur nga persona qe i njihnim, na takuan nje dit te dy biseduam e vendosem qe të fejoheshim. Kemi jetuar 10 vjet bashke me halle e veshtersi po ia dilnim gjithmonë, arrinim te mbushnim te metat e njerit - tjetrit. Kam dy femijë: nje djalë e nje vajzë. Djali eshte 13 kurse vajza është 9 vjec. Nuk gjej fjalë te pershkruaj perjetimin e femijeve ata dite. Djali m’u semur,  vajza u mbyll ne vetvete.  Kanë qene ditet me te veshtira per ne. Djali arriti ne nje gjendje qe dhe tani nuk arrij ta besoj e ta kuptoj si ate femijë vetem 8 vjec nuk e mori asnje ta dergonte ne spital,  por vetem pas tre javesh,  kur kam marrr veten e kam sjell ne spital ku i bera nje nderhyrje ne vesh. Edhe pse po ben 4 vjet qe nga ajo dite djali po me vuan pasojat. Te mos flas per vajzën!  Vajza nuk dite te mos qaj e te mos shkruaj letra per te atin e ia dergon te varri. I mungon i ati shume se në keto vite nuk i ka afruar asnje.

Komunikimi teper pa takt do e quaja.  Ishte ora 7.30 në mëngjes, data 7 janar,  nje dite teper e ftohte! Degjoj te qara jashte e bashke me femijët dal e tmerruar se cfarë kishte ndodhur. Jashte pashë tre kunatat:- “Cfarë keni i thashë,  cfarë ka ndodhur? dhe e frikesuar shikoja femijët. Ato thanë:- “Ka vdekur Turi”,- “aty s’mbaj mend asgjë”.

Kush ju ka qendruar me shume prane gjate kesaj periudhe?

Kush me ka qendruar pranë ?  Nje pyetje pa pergjigje. Jam munduar e vetme te punoj dhe pse motra bashke me te shoqin me kanë ndihmuar shume.  Kam probleme shendetësore,  me kanë ndihmuar si me te ardhura,  si me spitalet dhe me analizat shume.

Si mendoni se do te vazhdoje e ardhmja juaj?

E ardhmja ime jane femijët e mij qe janë gjithcka per mua.  Pa ta jeta ime s’ka kuptim, femijët s’lejoj njeri te m’i cënojë. Para nje viti kam punuar deri ne momentin qe pata probleme shendetsore dhe u shtrova ne spital.

Cfare deshirash keni per femijet? Cfare deshirash keni per veten?

Deshirat per femijët e mi jane te shumta!  E para qe i lutem perditë  Zotit qe te jenë te mbare,  e dyta dua te studiojnë te behen dikush ne jete, te mos varen nga askush,  por  te behen te zotet e vetes, te realizojnë endrrat e tyre,  ato endrra qe unë nuk kam arritur t’i realizoj te vetja ime.

Deshira ime me e madhja ka qenë e vazhdon te jetë edhe sot edhe pse jam 35 vjec,  shkolla qe nuk arrita kurrë ta perfundoja,  sepse po te kisha te pakten shkollen e mesme,  nuk do u endja dyerve per nje pune.

A punoni, me se e siguroni jetesen? Ku drejtoheni ne raste te veshtiresive?

Ne raste veshtirësie s’kam kujt t’i drejtohem. Familja ime nuk ka asnje mundesi te me ndihmojë. Jam perballur me shume veshtirësi e probleme keto kohe ku duhej të perballesha me njerez nga me te ndryshem,  qofte dhe te ligjit,  ku ka pasur nga ata qe me kanë pritur por dhe te nga ata që perpiqeshin te na vinin ne lojë ngaqe isha femër e vetme dhe e pambrojtur. Por te gjitha keto qe më është dashur t’i kaloja e vetme me kanë bere me te fortë te perballem pa ju nenshtruar askujt.

Ndihma nga shteti ka qenë zero.  Marr nje pension prej 76 mije lekesh (te vjetra)  dhe per ndihmen ekonomike më është dashur te shkoja te drejtoresha per ta fituar se gjithmone me vinte pergjigja se nuk e meritoja. Kjo pergjigje më habiste: pa shtepi, pa punë,  me probleme shendetësore e mbi te gjitha me dy femijë jetim qe sipas tyre kishin moshen qe te rrinin vetem dhe unë duhej te punoja.

Por me fakte e vertetova te drejtoria qe e meritoja ate ndihme prej 35 mije lekësh (te vjetra). Kjo eshte ndihma ime nga shteti.

Po te mos ishin fondacionet e jetimeve nuk do ia dilja dot, sepse me kanë ndihmuar shumë dhe i falenderoj me gjithë zemër!  Edhe ne emer te femijve te mij.

Cfare ndihme keni marre nga shteti? Cfare do te kishit dashur te bente shteti per ju?

Shteti do doja t’i kthente syte te keta femijë që duhet te kenë një ndihmë ndryshe, kurse shteti ynë na ka futur te gjithëve ne nje (thes).  Përsa i përket ligjeve e taksave, përsa u përket shkollës,  pse të mos i marim librat pa lekë,  por pas ca muajsh na kthehet cereku,  as gjysma e atyre qe blihen.

Persa i perket vetes nuk pres asgjë, se e kanë treguar veten,  por pengu im me i madh ishte qe nuk hodha dikë në gjyq, që e meritonte!

Të gjitha vuajtjet,  hallet e problemet e mia duhet nje ditë t’i tregoj, sepse  vuajtjet e mia fillojn qe ne moshen 10 vjecare me depresionin e nënës.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: