Kalosh Çeliku: Shtegu për të dalë nga rrethimi
| E Diel, 18.09.2016, 02:33 PM |

SHTEGU PËR DALJE

NGA RRETHIMI

NGA KALOSH ÇELIKU

Koha erdhi gomarit t’i zbresë Nastradini e t’i hipë Nastradinica. “Analistë” me këmbët dhe trutë në legen bëjnë thirrje në mjetet e informacionit: Opozitë, bashkohuni nëse doni fitore! “Këshilli Opozitar” mbanë takime me “liderë” të partive opozitare për “vëllazërim-bashkim”. Padashtas, ma kujtojnë anekdotën e Nastradin Hoxhës. Urtakun e hipur mbi gomar, të cilin e tërhiqte për kërpeshi Nastradinica për në Pazar. Rrugës, e takoi kalimtari i parë dhe i tha: O, Nastradin, a nuk e sheh se e cofe gomarin? Zbriti o burrë, le t’i hipë pak në shpinë edhe Nastradinica! Nastradini, vetëm e shikoi me buzëqeshje, nuk ia vuri veshin, e vazhdoi rrugën. Kalimtari dytë, përsëri e ngacmoi Nastradinin: O Hoxhë, a nuk e sheh se e cofe gomarin? Zbriti më nga samari, le t’i hipë një copë udhë Nastradinica! Përsëri, Nastradini nuk e dëgjoi pazarxhiun, vazhdoi rrugën duke ia thënë një kënge me fishkëllimë bariu.

Kalimtari i tretë që e takoi rrugës dhe i uroi rrugë të mbarë për në Pazar me të njëjtën përshëndetje, e nervozoi Nastradin Hoxhën. Nuk pati durim edhe pa i dhënë një  përgjigje: O burrë, nuk e cofë unë gomarin që me gjithë petka e opinga i kam 60 kg, por gruaja ime Nastradinca me 120 kg mbi samarë. Anekdotë antologjike popullore, të cilën në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, populli shqiptar duhet ta ketë parasysh se, silit duhet t’ia japë votën e lirë demokratike. Partia politike fituese shqiptare, cilit “vëlla” t’i besoj për kualicion politik në Qeveri.

Ironike, ë?! Siç duket këto kalorës të arratisur të politikës dhe “kalemit”, nuk kanë “haber” nga ngjarjet politike pas “ndryshimeve demokratike”: edhe, pas Titos - Tito. Mjerisht, në IRJ të Maqedonisë vazhdon fryma ideologjike e Partisë Komuniste. Dallimi, në ditën e sotshme është se, ato janë shndërruar në Parti Neokomuniste. Përjashtim, nuk bëjnë as Partitë Politike Shqiptare. Brumi i këtyre partive politike, që lindën pas “ndryshimeve demokratike”, fundekrye janë të gatuara nga brumi komunist. Fatkeqësi kombëtare, që populli edhe sot e kësaj dite këtë barrë politike, nuk mund ta heq qafe.

Vite e vite i ka samarë mbi shpinë fundërrinat komuniste. E pak më vonë edhe ato “demokratike”. Vetëm, hidhni një sy partisë së parë politike shqiptare PPD -ës, brumit të saj në çerep, nën saçin me shpuzë! Batak i përzier: me grurë, misër, thekër e egjër. Brumë nga i cili duhej të piqet kulaçi dhe të shtrohej në sofër.

PPD -ja në fillim nuk ka qenë parti politike, po një Lëvizje Popullore Shqiptare. Fatkeqësia e kësaj partie politike ka qenë se, në thesin e saj me arna janë rrasur njëri përmbi tjetrin me dorë e këmbë: kunguj Stambolli, kastraveca, speca, patate, domate, lakra e banane. Gabim politik, të cilin kjo parti politike do ta paguaj më vonë me kokë me Pamvarësinë e IRJ të Maqedonisë si shtet “demokratik” pa barazinë e plotë të shqiptarëve si popull shumicë në këtë shtet të “përbashkët”. Ende, edhe sot e kësaj dite do t’i lë me vite në rrugë shqiptarët me protesta “paqësore demokratike” duke i ndarë lugët e enët me “vëllezërit” e jo, Shtëpinë. Pasurinë e patundshme të Babait. Hapë portën e madhe të “zullumit” për diskriminim arsimor e kulturor të shqiptarëve në Shtetin e Ri të “përbashkët demokratik” edhe më zi se në Jugosllavi.

Edhe, themelet e përçarjeve të shqiptarëve duhet kërkuar tek Partia Demokratike për Prosperitet Demokratik. Nëna, që e polli PDSH -ën. Ndoshta, edhe e arsyeshme për atë kohë të errët politike, shkaku se: Pavarësia e IRJ të Maqedonisë, kurrë nuk do të bëhej pa pëlqimin e shqiptarëve. Koha atëherë ka qenë për t’u vënë kusht “vëllezërve” të Njerkës, se: pa barazi të plotë mes dy popujve shumicë, nuk ka pavarësi. Sot, vështirë e kemi të merremi vesh me “vëllezërit”, të cilëve ua dhamë vetë Shtëpinë e ne, ende merremi me ndarjen e lugëve dhe enëve. Gabim historik, të cilin do ta bëjë edhe Cuca e sajë: Partia Demokratike Shqiptare. Parti politike edhe kjo e shqiptarëve, që gjatë gjithë jetës së saj politike me “vëllezërit strategjik”, pasi u bashkua me Partinë Demokratike Popullore pollën mjaftë kopila e kopilesha politike nëpër ferra dhe na i lanë pas porte.

Lufta e 2001 -shit u përpoq që të lëvizi ndonjë hap para në politikën shqiptare. Gabimin historik, e bëri Abazi i Malit (“miku” i Kim Mehmetit) dhe Aliu i Fushës me  themelimin e Partisë Politike Shqiptare: Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe i futi në të njëtin thes me arna gjithë zarzavatet e Kopështit me afat të skaduar politik të PPD -ës dhe PDSH -ës. Hapsirë nuk u lanë forcave individuale të të rinjve me përgaditje arsimore unievrsitare të shkolluara tek ne dhe nëpër botë. E ngulfatën arsimin dhe kulturën shqiptare me gjysëmanalfabetë e punësime partiake. Ardhmërinë dhe themelet e një shoqërie përparimtare dhe Shteti demokratik.

Përgjigja, sot na del vetë në sipërfaqe: Partitë e reja politike shqiptare përditë lindin si këpurdhat pas shiut. Përçudia, mu nga brumi i Nënave të tyre politike: funksionarë të tyre para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare turren me të katra për themelimin e partive politike. Ndonjëra edhe me ferexhenë e zezë hedhur krahëve. Fatkeqësisht, shqiptarëve vazhdon në bukën me miell t’u përziehet me shumicë e pakicë edhe egjëra. Ende vazhdojnë të votojnë për parti politike, e jo për individë. Partia, nëse në zgjedhje parlamentare ua nxjerrë për deputet një gomar, ato votën do t’ia japin gomarit.

Arsye, që edhe me bashkimin e Opozitës Politike Shqiptare (miell me egjër), nuk shoh ndonjë “fitore” shqiptare. “Burrat” e këtij soji, që me vite turren nga partia në parti, mu si kurva burrë më burrë (edhe pse, kurvës i ka hije), nuk sjellin ndryshime politike. Aqmëpak, historike. Larg janë me qindra kilometra. Tërbimi dhe zhurma e tyre patetike-demagogjike parazgjedhore, ujë dërgon në tjetër mulli. Rrakashtrake, që nesër do të vazhdojë të na i shurdhojë veshët e bluaj drithin mes dy gurëve. Lëmën do të na e mbushin përsëri me kopila trusakatë. Familjarisht, miqësisht e klanor do të na mbajnë në Shtetrrethim me vite, përderisa nuk e hudhim vetë samarin.

Shpëtimin historik e shoh krejtë në një tjetër shteg malor: Dalja në skenë e një gjaku të ri politik shqiptar, parashikues i Ditës Nesërme. Burrë Nëne, që nuk e ka pjellë kopil pas porte dhe nuk i ka dhënë gji, asnjë Kurvë Politike...



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: