Baki Ymeri: Portret bamirësie
| E Hene, 12.09.2016, 08:19 PM |

PORTRET BAMIRËSIE

Ndër burrat që e nderojnë kombin, pa dyshim që është Lazim Destani dhe familja e tij e mrekullueshme. Këta njerëz na japin fuqi dhe energji të pashtershme.

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Bamirësia është një nga virtytet më të larta të njerëzimit. Rilindësit tanë kishin sens për t’i përkrahuar ata që kishin nevojë për ndihmën e tyre, sidomos për shkollat e para shqipe dhe bashkatdhetarët tanë të ndodhur në okupimin e huaj. Tregtarët korçarë të Bukureshtit ishin ndër të parët që dhanë flori për mbarëvajtjen e shoqërive shqiptare, për botimin e librave dhe gazetave shqipe. Dekadave të fundit, shembullin e tyre e ndjek edhe një bashkatdhetar yni me origjinë nga Bozovca e Tetovës, një fshat malor njerëzish të ndershëm, punëtorë, besnikë dhe patriotë.

Për Zt. Lazim Destani me një biografi briliante, flasin veprat, ata që e kanë njohur dhe lexuar. Besi e konsideron “një njeri shumë të respektuar, shumë human, shumë i pasur dhe shumë i thjeshtë. E admiroj këtë njeri për bamirësitë që ju ka bërë shqiptarëve anembanë trojeve amtare.” Bashkimi nga Franca thekson në "Yllpress": Jeni i mrekullueshëm dhe me kënaqësi e lexojmë faqen Tuaj, sepse sjellni figura të respektuara, duke i dhënë gjallëri dhe duke e bërë një nga faqet më të lexuara dhe admiruara të botës shqiptare.” Dritoni thot se “na duhen njerëz të këtillë”, ndërsa Nuhi Krasniqi vazhdon: “Edhepse nuk tregon ambicie politike, vetë sjellja e përditshme e një diplomati të madh ka bërë që të kalitet nëpër sfidat e ndryshme euforike të baticave dhe zbaticave, që me maturi e qetësi t’i tejkalojë dhe të kurorëzohet me suksese.” Dhe më tej:

“Ndjenja e vetëbesimit nganjëherë i tejkalon kufijtë realë, duke sjellë pasoja pozitive në rreth. I papërshkruar dhe i pallogaritur në kohë të caktuar. Bujar e fisnik, por edhe i talentuar për biznes. Emocional dhe i arsyeshëm në veprim. Zemërhapur për ta njohur, sekret në qëndrim! Janë këto vetëm disa veti të personifikuara të cilat e bëjnë edhe më karakteristik.” N. K. e përshëndet, duke shprehur kënaqësinë që ka qenë punëtor i firmës së tij në Kandahar të Afganistanit: “Zoti i dhashtë një jetë të mirë! Po të ketë populli shqiptar 100 vetë si ky, do të ishte shumë më mirë për të ardhmen e shqiptarëve.”

Njeri i rallë që kontributon pa kurfarë interesi personal

Fatimja çmon intervistat e tij duke thënë shkurt e shqip: “Unë mendoj se sikur Lazim Destani te kyçet në politikë, do e kishte sjellë kulturën e politikës gjermane në shqiptari, dhe da ta kishte shumicën e popullit pas veti, por mirë e ka se s’merret me politikë, sepse  kështu më shumë i ndihmon popullatës sonë.”  Të gjithë i thonë “Ju lumtë! Afërdita nga Prishtina shkruan: “Shfrytëzoj rastin ta  përshëndes edhe unë shefin tim Lazim Destani. Kam punuar para 18 viteve në Stuttgart në Sharr Turist... Bujaria e tij ka ngelë në zemrën time e të familjes sime.” Pason Selmani Zhilivoda nga Gjermania, shkruan me respekt të veçantë: “Lazim Destani është një biznesmen i cilli nuk don të merret me politikë dhe nuk vuan për kapuç të madh. Janë burra të rallë që kontributojnë pa kurfarë interesi personal.”

Luli nga Bozofca lut Zotin ta shpërblejë me të gjitha të mirat e jetës, ndërsa jetoni thekson: “Lazim Destani është dritë që shëndrit mbi të gjitha trojet shqiptare. Është diell që i ngroh të gjitha zemrat e të varfërve... Për Ju ka nevojë i gjithë kombi.  U linde në atë fshat malor, të pastër dhe të bukur, ashtu si e ke zemrën edhe ti - humanist i ndershëm, prandaj, jo rastësisht Tetova të shpalli Qytetar Nderi. Jemi krenar me ty!” FarukU: “Asnjë Qeveri në Ballkan, në 20 vitet e fundit nuk ka punësuar më shumë shqiptarë se Lazim Destani. Ai është njeriu që me kompanine e fluturimeve “Sharr-Turist” në Düsseldorf, i ka lidhë shqiptarët me vendlindjen më mirë se çdo institucion tjetër.”

Suad Nesimi shpreh admirimin ndaj tij duke theksuar se vetëm njerëzit e mëdhenj bëjnë punë të mëdha. Po kështu vepron edhe Astrit Abdullahi: “Ztë Lazim, jeni njeriu më human, pa diskutim, sepse në këtë periudhë kur shqiptarët janë me kushte shumë të vështira, ju u dolët në ndihmë, dhe kjo do jetë periudha që do mbahet mend. Zoti ju bekoftë, i nderuar!” Mine Izairi shpreh të njëjtat mirënjohje e urata duke theksuar se shqiptarët kanë nevojë të ndihmohen “jo me lëmoshë por me punë.” Lule Sharri duket poashtu e frymëzuar: “Ndonjëherë shuhet zjarri i brendshëm në jetën e secilit njeri. Por, i njëjti zjarr ndizet përsëri kur njeriu has me njerëz të tjerë. Ne duhet t’u jemi mirënjohës atyre njerëzve, të cilët ndezin shpirtin e brendshëm. Ju keni ndezur poashtu zjarr të pashuar mirëbamësie.”

Siç duket, zotit Lazim Destani Zoti i ka dhënë shëndet dhe fuqi për punë të mira e të mbara. Po shkojmë më tej me konsideratat e Rizvanit që shpreh admirim ndaj humanizmit të tij, duke e falënderuar për ndihmën e dhënë, duke e konsideruar si “njeriu më i mirë në botë, sepse shumë u ka ndihmuar të varfërve dhe Zoti e shpërbleftë edhe më shumë!” Impresionuese janë edhe fjalët e Sebahatit: “Kur na jepet rasti të lexojmë për Zt. Destani, me qenë para vdekjes, na shtohet jeta dhe na shtohet shpresa.”  Një Zonjë nga Lipjani e falënderon për punësim, duke theksuar se paraprakisht me gjithë familjen kanë vuajtur nga uria. Elmaz Saidi vjen me vlerësime të reja: “Lazim Destani është njeriu që ua ndriti fytyrat edhe atyre që ishin të pa shpresë për këtë jetë. Atyre që iu shua edhe shpresa e fundit - varfëri e skajshme! Sot jetojnë të lumtur së bashku me familjet e tyre. Këta njerëz i japin kombit fuqi dhe energji të pashtershme. E tërë kjo ndikon që ky biznesmen të bëhet i pakapshëm. Ai nuk ka nevojë për politikë, por nëse politika ka nevojë për të, mendoj se edhe aty do ta gjejë vendin e merituar...Ju jeni një njeri me vizion të ndritshëm!”

Komplimente dhe urata derdh në adresë të tij edhe Xhemili, ndërsa Faruk Tasholli thekson se është një nga intervistat më inetersante që shpalon shpirtin e sinqertë të Lazim Destanit, një njeriu që edhe nëse i prek yjet me sukses, prapë mbetet tokësor, edhe sikur të kishte pak pasuri. I njëjti mbetet edhe sot: i thjeshtë, i afërt dhe madhështor, mu pse iu rikthehet dhe nuk i harron miqtë e vjetër, edhe pse koha shumë pak i premton. Ndër burrat që e nderojnë kombin, pa dyshim që është Lazim Destani dhe familja e tij e mrekullueshme, në jete dhe në biznes.”



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: