Orhan Rexhepi: Shën Tereza, dardano-albano-ilirët dhe krishtërimi
| E Shtune, 10.09.2016, 08:30 PM |

NËNA TEREZE - SHËN TEREZA

DARDANO-ALBANO-ILIRËT dhe KRISHTERIMI

Nga Orhan Rexhepi

Për t’u thënë shumë gjëra TË MËDHA për SHQIPTARËT e SOTIT është obligim madhor i vetë përfaqsuesëve të tyre, në radhë të parë obligim i studiuesëve të tyre me vlerë, fjala është për DISA NGJARJE HISTORIKE të cilat as edhe pjesa më e madhe e studiuesëve Shqiptarë akoma nuk i dinë, dhe kjo e futë dilemën në pasojën e mospunës së tyre apo në “indolencën” frymëzuese në përkatësinë e tyre “shqiptare”! Ngjarja e madhe e datës 4 Shator të vitit 2016 e plotësoi edhe më shumë se shumë Historinë tonë, Gonxhe Bojaxhiu NËNA TEREZE tani e tutje, shkaku i SHENJTËRIMIT MADHËSHTOR të saj në VATIKAN, do të personifikohet si SHËN TEREZA.

POR,

Patjetër do të duhet t’i hyhet vijës fetare të KRISHTERIMIT që nga fillimi i tij e deri në ditën e Kanonizimit të saj. Për ta parë madhështinë e këtij akti duhet të kthehemi  në dhjetëvjeçarët dhe qintëvjeçarët e parë të KRISHTERIMIT me arsye vlerësimin e plotë të këtij  SHENJTËRIMI, e që në fakt është DIÇKA MË TEPËR SE NJË SHENJTËRIM i zakonshëm, por në asnjë rast pa e anashkaluar VIJËN e GJAKUT, dhe në këtë drejtim së pari mbi të gjitha patjetër duhet të kthehemi te DARDANËT!

Pas Luftës së  famshme të TROJËS (1194-1184 para Krishtit), pasardhësit e parë të PELLAZGËVE DARDANO-TROJANO-ALBANËT u shpërndanë gjithandej nëpër EUROPË (BRITANI, IRLANDË, BELGJIKË, SKANDINAVI, GJERMANI, POLONI, FRANCË, ESTONI, LITUANI), drejt tokave të së cilës u larguan në dy drejtime, përmes ITALISË e KATALONISË në njërën anë dhe përmes UKRAINËS në anën tjetër, nga shkaku se duhej anashkaluar gadishulli BALLKANIK, sepse ishin AKEJTË (MIRMIDONËT, MIKENASIT, SPARTANËT, ITAKASIT, ARGOSËT…) e këtij gadishulli, ata të cilët e kishin sulmuar TROJËN, prandaj edhe mund të arsyetohet vonesa e vendosjes së DARDANËVE në pjesën më të madhe të Ballkanit të sotëm, vërtetohet kjo edhe nga Studiuesi Holandez IMAN JACOB WILKENS, me librin e tij WHERE TROY ONCE STOOD (Ku Qëndronte Troja Dikur) ku thuhet, Pas rënies së TROJËS, ENEA dhe i biri i tij ASKAN JULI arritën të ikin nga atje për t’u vendosur në ato vende të EUROPËS që nuk ishin të banuara nga aleatët e AGAMEMNONIT”, prandaj edhe për këtë arsye kaq e madhe ishte vonesa e krijimit të një DARDANIE të RE, dhe në këtë drejtim patjetër duhet të shtrohet pyetja e kontinuitetit gjenealogjik mes këtyre DARDANIVE, në këtë vijë Poeti i famshëm Lirik HOMERI e nxjerr qartë lidhjen vëllazërore të DARDANËVE në Azi të Vogël me ILIRËT, pastaj Gjeografi dhe Historiani i lashtë STRABONI dhe HRVATSKA OPĆA ENCIKLOPEDIJA - LZMK (Enciklopedia e Përgjithshme Kroate - LZMK), konstatojnë seILIRËT janë popull i njejtë me DARDANO-TROJANËT”, po edhe Portali  Amerikan MERRIAM-WEBSTER,  më i forti në Botë i të dhënave të sakta rreth Historisë së njerëzimit, e definon qartë se DARDANËT e TROJËS në fakt ishin të një gjaku dhe të një gjuhe me ILIRËT, derisa edhe Portali zyrtar Mbretëror Britanik UNITED KINGDOM-HISTORYFILES-STATES, DARDANINË e territorit të sotëm të KOSOVËS, e nxjerr të themeluar po nga DARDANËT e TROJËS, gjë me të cilën pajtohen edhe ANGLO-SAXON CHRONICLES (Kronikat Anglo-Saksone), Klasicisti Britanik JOHN TRESIDDER SHEPPARD  dhe Studiuesi Malazez VASKO KOSTIĆ, derisa edhe Arkeologia Serbe DRAGICA PREMOVIĆ ALEKSIĆ konkludon seDARDANËT ILIRË ishin një popull jashtëzakonisht i fuqishëm, me të cilët është e lidhur ngushtë legjenda e themelimit të TROJËS”, gjë që edhe FRANKISH CHRONICLES (Kronikat Franke), DE REBUS FRANCORUM (Çështja Franke), Filozofi mesjetar Gjerman HUGO of Saint VICTOR, SMITH’S DICTIONARY (Fjalori i Smithit) flasin bindshëm për vendosjen e  DARDANO-TROJANËVE në Ballkan, dhe si pasojë kah mesi i shekullit IV para Krishtit, rreth 1050 vjet më vonë u THEMELUA MBRETËRIA e TRETË e DARDANISË, tani DARDANIA ILIRE, e cila si pjesë e CIVILIZIMIT në përgjithësi  e barti me vete edhe BESIMIN e saj. Në këtë rast me shkas duhet t’i shmangemi pak ZEUSIT dhe Perëndive tjera!

PAGANËT dhe DRUIDËT

DARDANËT e ILIRISË pra e kishin dhe e mbarëvanin mirë e mirë BESIMIN tyre, BESIMIN PAGAN, që ishte jopak i perfeksionuar, e që fort mirë ndër të tjerë e sqaron Historiani dhe Studiuesi Austro-Hungarez LUDWIG (LAJOS) von THALLOCZY kur  thotë, “Besimi i tyre ishte një konglomerat i çuditshëm i individualizmit të elementëve natyrorë e kryesisht të atyre PAGANË, ASTRONOMIKË, SOLARË e LUNARË. ILIRËT i ruajtën mirë e mirë këto zakone me një konservatorizëm fanatik të jashtëzakonshëm, e sidomos kultet e lashta të natyrës, gjë e cila i bëri të shquheshin ndër popujt e tjerë për besimet dhe kultet e tyre pagane. Kjo bënte që Magjistarët ILIRË të gëzonin një nderim shumë të madh edhe ndër qarqet e besimtarëve të ROMËS”. Ky BESIM me shpërndarjen e racës PELLAZGE u degëzua nëpër gjithë kontinetin që sot quhet EUROPË, mu atje ku edhe filluan të krijohen RITE të reja, që pastaj edhe u shëndërruan në KULTE të forta fetare.

Kryesori i këtyre KULTEVE të cilin Historia e njeh më së miri quhet DRUIDIZËM, i cili me këmbëngulësinë më të madhe u ruajt në pjesët veriperëndimore të Europës, sidomos në BRITANI, ku edhe quhej DRUIDISM, në këtë drejtim Historiani dhe Kronisti Skocez WALTER BOWER, në librin A HISTORY BOOK FOR SCOTS 1410 (Një Libër Historie Për Skocezët 1410), Edinburg 1992,  në faqet 12-15 sqaron se si në SKOCI egzistonte DRUIZMI, i cili ishte KULT FETAR që e kundërshtonte KRISHTERIMIN dhe pushtimin ROMAK, udhëheqësit e tyre për simbol e mbanin të njejtën Stemë që e kanë edhe SHQIPTARËT sot, SHQIPONJËN DYKRENARE. DRUIDËT ishin kulte pagane që besonin tek DRURI, prandaj edhe u quajtën DRU-IDË, nga fjala SHQIPE DRU, që në ANGLISHTEN e sotme dhe gjuhët përreth nuk ka asnjë kuptim.

Por sigurisht që nuk munguan kundërshtimet, si pasojë e të cilave dolën ide të forta, njëra nga të cilat tashmë po merrte rrugë si një IDE e MADHE e një RITI krejt tjetër, një ide e një KULTI të MADH, KULT i cili më vonë do të njihet si KRISHTERIM, fillet e të cilit sipas një Legjende nisën diku në shekullin II, ku thuhet se LIKAONI i ILIRISË i angazhoi dy vëllezër për ndërtimin e një Tempull PAGAN, dhe ata ishin dy skulptorët Dardanë FLORI dhe LAURI, që ishin vendosur në ULPIANË të DARDANISË.  Gjatë viteve të ardhshme, me yshtjen e të dyve,  në këtë Tempull erdhën shumë TË KRISHTERË, të cilët i prishën të gjitha statujat pagane dhe mbi Tempull vendosën një KRYQ SHUMË TË MADH, por autoritetet vendore si pasojë e moslejimit e dogjën Priftin PAGAN së bashku me të birin e tij nga shkaku që ishte konvertuar në të Krishter, kurse FLORIN dhe LAURIN i hodhën në një pus pa ujë dhe i mbuluan me dhe, të cilët nga ai çast mbetën të konsiderohen si SHENJËTORË të parë të KRISHERIMIT. Por sipas të gjitha gjasave ishte pikërisht rasti i tyre për të nisur një EPOKË të RE, që pasuan me vite të shumta në fuqizimin e kësaj FEJE. Ajo po krijonte rrënjë të forta kudo edhe pse ishte e ndaluar rreptësisht, deri edhe me varrje në litarë për predikuesit e saj.

QELULAT e PARA të KRISHTERIMIT

KISHAT e PARA në BOTË

Nga disa Studiues thuhet se vend-ndodhjet e para të KRISHTERA në përgjithësi janë krijuar pikërisht në DARDANI po edhe në mbarë ILIRINË, derisa i pari që e ka predikuar UNGJILLIN në këto pjesë  ka qenë Shën PALI, shprehja e të cilit, “Nga Jeruzalemi E DERI NË ILIRI plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit” duhet të merret si dëshmia më bindëse se ishte pikërisht ILIRIA ajo që E PARA NË BOTË U KRISTIANIZUA MASOVIKISHT, gjë e cila plotësohet edhe nga Historiani  Romak DANIELE FARLATI  në verpën e tij ILLYRICI SACRI,  ku vuri në dukje se në vitin 58 pas Krishtit në DURRËS ndodheshin 70 FAMILJE TË KRISHTERA, gjë të cilën për vende tjera në ILIRI e thonë edhe Historianët LAVARDINI dhe MENALOGU.

Por INFORMATAT dhe DOKUMENTET e shumta për këto ngjarje të mëdha me siguri të plotë që janë zhdukur, e ndoshta edhe janë fshehur,  e konfirmon këtë Filologu dhe Albanologu Kanadas ROBERT ELSIE kur thotë, “Ka pak të dhëna mbi KISHËN E HERSHME TË KRISHTERË NË SHQIPËRI (kuptojeni, në gjitha trojet e ILIRISË) ngaqë STRUKTURAT KISHTARE U FSHINË ME PUSHTIMET DHE NGULIMET SLLAVE NË SHQIPËRI (kuptojeni, në gjitha trojet e ILIRISË) ATY NGA VITI 600, vetë shprehja Angleze DARK AGES (Kohët e errëta) për Mesjetën e hershme, e përshkruan më së miri ERRËSIRËN E PLOTË NË SHQIPËRINË (kuptojeni, gjithë ILIRINË) e asaj kohe”, derisa nga ana tjetër Arkeologu Turk HALUK CETINKAYA me ekipin e tij, pas hulumtimeve mbi trivjeçare (2013-2016) e zbuloi Kishën më të vjetër në Botë e cila ishte ngritur në ULPIANË të po kësaj DARDANIE, që lidhshmërisht përkoi pikërisht me Tempullin e FLORIT dhe FAUNIT, derisa shumë më parë ishte zbuluar Kisha tjetër në DURRËS, që rezulton se DY KISHAT E PARA NË MBARË BOTËN janë ndërtuar nga paraardhësit e drejtëpërdrejtë të Shqiptarëve të sotëm DARDANO-ILIRËT.

Predikimi i ALBANËVE nëpër GJITHË EUROPËN

Këmbëngulësia e habitshem e DARDANO-ALBANO-ILIRËVE në përhapjen e kësaj FEJE akoma të palegalizuar prodhoi kundër-këmbënguljen fanatike të autoriteteve Romake në pengimin e këtyre qarqeve që tashmë kishin marrë shtrirje gjithandej nëpër Europë, MISIONARËT ALBANË e kishin krijuar rrjetin e tyre të madh kudo nëpër mbarë kontinetntin, ata ishin të vendosur ta kryenin misionin e tyre pa marrë parasysh pasojat që në fund për një numër jo të vogël prej tyre dolën të jenë fatale. Këta Misionarë kishin marrëveshje që kudo që predikonin nëpër gjithë Europën të parqiteshin VETËM si ALBANË, ishin të obliguar t’i harrojnë emrat e tyre personal, prandaj edhe si rezultat i kapjes së një numri jo të vogël të tyre, ndodhën po aq  varrje në litar apo edhe prerje kokash. Finalja e gjithë kësaj është se pikërisht në këto vendvarrje, pas legalizimi të Krishterimit për nderë të tyre u ndërtuan KATEDRALE të mëdha, QYTEZA, FSHATRA, LAGJE e deri edhe UNIVERSITETE, dhe për pasojë sot në FRANCË kemi 15 qyteza, fshatra dhe lagje të quajtura Shën ALBAN (Saint ALBAN) dhe ato janë Saint ALBAN AIN, Saint ALBAN COTES d’ARMOR, Saint ALBAN HAUTE GARONNE, Saint ALBAN AURIOLLES, Saint ALBAN d’AY, Saint ALBAN de MONTBEL, Saint ALBAN de ROCHE, Saint ALBAN des HURITIERES, Saint ALBAN des VILLRDS, Saint ALBAN du RHONE, Saint ALBAN en MONTAGNE, Saint ALBAN les EAUX, Saint ALBAN LEYSSE, Saint ALBAN sur LIMAGNOLE, Saint JULIEN en Saint ALBAN, në BRITANI kemi dy Saint ALBAN, një qytet të madh nja 35 kilometër në veri të LONDRËS dhe një kep bregdeti fare në jug të ANGLISË, në GJERMANI kemi një LAGJE dhe një KATEDRALE të madhe që quhen Saint ALBAN of MAINZ, në ITALI kemi një komunë dhe pesë fshatra, San Giorgio ALBANESE, Santa Catarina ALBANESE, San Cosmo ALBANESE, San Paolo ALBANESE, San Costantino ALBANESE dhe ALBANO Sant Alessandro, derisa si pasojë e shpërndarjes së popujve Europian nëpër mbarë botën, në radhë të parë të SKOCEZËVE, kemi edhe 5 qytete Saint ALBANS në SHBA,  në shtetet ARKANSAS, VERMONT, MERYLEND, NEW YORK dhe MAINE, pastaj një qytezë në KANADA, një lagje dhe një kolegj afër BUENOS AIRESIT në ARGJENTINË, një qytet, një fshat dhe një park në AUSTRALI, një fshat në ZELANDË të RE etj.

EDIKTI I MILANOS - LEGALIZIMI

SHPALLJA e JEZU KRISHTIT ZOT

FORMULA e PAGËZIMIT

Nga kjo DARDANI, sipas shumë Studiuesëve të cekur më parë, po edhe sipas ish-Kryeministrit Britanik WINSTON CHURCHILL  në librin e tij A HISTORY OF THE ENGLISH-SPEAKING PEOPLES (Një Histori e Popujve Anglisht-Folës), dolën  personalitete të mëdha të Historisë Botërore, njëri nga ata ishte Perandori i famshëm i ROMËS KONSTANDINI i MADH (sundoi në periudhën 306-337), ai që Botës ia dhuroi KRISHTERIMIN (EDIKTI i MILANOS, 313 pas Krishtit), i cili sipas Historianit Britanik SIMON COX, në librin CRACKING THE DA VINCI CODE (Duke Zbërthyer Kodin e da Vinçit), Londër 2004,vitin 325 e mblodhi KONCILIN (Këshillin) e PARË EKUMENIK në Kishën KRISTIANE NIKEA afër KONSTANDINOPOJËS. Mbi 80% e delegatëve të këtij Koncili ishin paraardhës të drejtëpërdrejt të SHQIPTARËVE të sotëm, prandaj me plot meritë u qujat edhe KISHA KRISTIANE NIKEA e DARDANISË, me faktin shtesë se edhe vetë Perandori i përmendur i ROMËS ishte DARDAN. Në këtë Koncil  u vendos unifikimi i kësaj Kishe dhe JEZU KRISHTI u pranua të SHPALLEJ ZOT. Në të njejtin libër thuhet edhe kjo, “Me propozim KONSTANDINIT TË MADH në të parin KONCIL të Kishës Kristiane NIKEA, u shpall Formula e Shenjtë e Pagëzimit, NË EMËR të ATIT, BIRIT e SHPIRTIT SHENJTË, AMIN”.

 

KRYELUTJA

HIMNI dhe MONUMENTET e VATIKANIT

Ishte NIKETË DARDANI (340-414), i njohur edhe si Shën NIKETA i REMESIANËS, ai që e krijoi LUTJEN MË TË LARTË të KRISHTERIMIT apo KRYELUTJEN  TE DEUM LAUDAMUS (Të Lavdërojmë o Zot), e cila edhe sot pas 15 shekujsh ka mbetur të jet funksionale, e njejta kjo Kryelutje e po këtij NIKETË DARDANI, në vitin 525 (rreth 150 vjet më vonë pasi u krijua) u shëndrrua në PROJEKT MUZIKOR dhe u zyrtarizua si HIMNI i KRISHTERIMIT, për të cilin shkruanë muzikë edhe Kompozitorët e mëdhenjë Botërorë si G. B. LULU, G. F. HAENDEL, J. S. BACH, W. A. MOZART, F. SCHUBERT, G. VERDI, G. MAHLER . . . Po në këtë drejtim edhe Historiani Gjerman dr. ALEXANDRE LAMBERT për pjesën  e objekteve të para të ngritura në VATIKAN thotë, KOSTANDINI i MADH shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve të VATIKANIT”.

DALLIMI i MADH i SHQIPTARËVE nga POPUJT e TJERË

Si pasojë e gjitha shtjellimeve fetare, të gjitha Etnitë veçë e veçë përvetësuan dy pjesët e Krishterimit e më vonë edhe Islamin në mënyra fare të veçuara, pra secila Etni vetëm nga një Fe për veten e saj, të vetmit DARDANO-ALBANO-ILIRO-SHQIPTARËT për veten e tyre i akceptuan të gjitha Fetë pa e lënë anash asnjërën. Vetë vendi ku të gjitha këto ngjarje ndodhën dhe rrethanat e sqaruara, pa asnjë dilemë i nxjerrin pikërisht DARDANO-ILIRËT, si shkaktarët kryesorë të ndarjes së KRISHTERIMIT në dy pjesë, arsye që edhe Perandoria ROMAKE u nda poashtu në dy pjesë.

Përkthimi i parë i BIBLËS

(Nephilim = Nefilim = NË FILLIM)

Si pjesë e kësaj Historie, Studiuesi Amerikan EDWIN JACQUES në veprën e tij THE ALBANIANS shkroi, “Përkthyesi i parë i DHJATËS së VJETËR (kupto, BIBLËS) ishte Shën JERONIMI”, ai e përktheu atë në gjuhën LATINE nga ILIRISHTJA edhe pse në qarqe të ndryshme me tendencë ekstreme thuhet  se ajo u përkthye nga HEBRAISHTJA apo nga GREQISHTJA e VJETËR. E njejta njihet ndryshe edhe si LA VULGATA. Shën JERONIMI pra për herë të parë Botën perëndimore e vuri në kontakt me përmbajtjen e saj, puna e tij zgjati nga viti 382 deri në vitin 405, ai ishte nga STRIDONI i Fisit ILIR të DALMATËVE.

E rëndësisë tjetër të veçantë është  edhe pjesa e parë e 39 librave përbërës të DHJATËS SË VJETËRBIBËL, e quajtur ZANAFILLA, paragrafi 6:4, që është titulluar me shprehjen NEPHILIM, e që gjithmonë ka qenë problem i madh për përkthyesit, që domethënë se e kanë lënë të papërkthyer nga gjuha e parë e saj (përpos një përshtatjejeme Hebraishten), e që pa asnjë dilemë del se ajo gjuhë ka qenë pikërisht gjuha e paraardhsëve të drejtëpërdrejt të SHQIPTARVË të SOTËM, prandaj edhe me këmbëngulje duhet të thuhet se Shën JERONIMI përkthimin e parë të BIBLËS në LATINISHTE e ka bërë nga DARDANO-ILIRISHTJA, pra shprehja NEPHILIM e BIBLËS e ka vetëm një sqarim të mundshëm, një përputhje të plotë me shprehjen  NË FILLIM (ZANAFILLA)  të gjuhës SHQIPE, aq më parë kur dyshkonjëshi PH në të gjitha gjuhët e  botës lexohet F, prandaj edhe definimi është fare i qartë, NEPHILIM = NEFILIM = NË FILLIM, që edhe ashtu saktë e ka kuptimin e ZANAFILLËS.

Po ATËHERË, KUSH NA E PASKA BËRË KRISHTERIMIN

Paraardhësit e SHQIPTARËVE DARDANO-ALBANO-ILIRËT ishin vetë ata që në ULPIANË dhe në DURRËS i ngritën TË PARAT KISHA në BOTË, vetë ata që e krijuan KRYELUTJEN e KRISHTERIMIT, vetë ata që pjesën e parë të 39 librave përbërëse të DHJATËS SË VJETËR në BIBËL - paragrafi 6:4, e nisën me gjuhën e tyre NEPHILIM-NË FILLIM (Zanafilla), vetë ata që nëpër gjithë EUROPËN e predikuan KRISHTERIMIN kur akoma nuk ishte i gjallë, vetë ata që në vitin 313 e LEGALIZUAN ATË në Ediktin e MILANOS, vetë ata që në vitin 325 në Koncilin e KISHËS Kristiane NIKEA të DARDANISË e shpallën JEZU KRISHTIN ZOT, vetë ata që e shpallën Formulën e Pagëzimit NË EMËR TË ATIT, BIRIT e SHPIRTIT TË SHENJTË, vetë ata që në vitet 382-405 për herë të parë e përkthyen BIBLËN nga Gjuha e tyre në Gjuhën LATINE, vetë ata që në vitin 525 e krijuan HIMNIN e KISHTERIMIT, vetë ata që i ngritën Monumentet e VATIKANIT dhe të parët e udhëhoqën atë, prandaj edhe PSE TË MOS THUHET FARE SHKOQUR se ishin vetë ata që edhe E KRIJUAN KËTË FE, dhe si pasojë TË PARËT NË MASË E PRANUAN ATË.

Por M E GJ I TH A T Ë,

identitetin e tyre PELLAZGO-DARDANO-ILIRO-SHQIPTAR e ruajtën me këmbëngulsinë  më fanatike të mundshme, dhe jo kot Shkrimtarja dhe Antropologia Britanike Miss EDITH DURHAM, vitin 1920 saktësoi,  Kur kalova nёpёr RUMANI i pyeta njerёzit, çka jeni ju? KATOLIK mu pёrgjigj njëri, PROTESTANT më tha njё tjetёr,    BULLGARI përsëri pyeta, ORTODOKS ishte pёrgjigja qё mora, edhe pse e ngopur nga kёto dogma tё marra tё njerёzve sapo hyra në SHQIPËRI  e bëra të njejtën pyetje, SHQIPTARË më thanë menjëherë, i thashë vetes, KËTU NUK QENKAM NË MESIN E TË MARRËVE”.

Nëse të gjitha këto fakte të PARRËZUESHME nuk na bindin se SHENJTËRIMI i Gonxhe Bojaxhiut NËNËS TEREZE, tashmë Shën TEREZA, është NJË AKT I VEÇANTË nga të gjithë të tjerët që kanë ndodhur deri tani, nuk do të mund ta pastrojë ndërgjegjen e një pjese të popullit tonë, ndërgjegje e cila pra fatkeqësisht është e ndarë në dy anë, pjesë e njërës nga të cilat janë edhe një numër jo i vogël i atyre që veten e konsiderojnë Studiues dhe Intelektual të drejtë!



(Vota: 137 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: