Zeqir Lushaj: Ku e ka Durrësi Pashko Sinanin?!
| E Marte, 06.09.2016, 06:22 PM |

KU E KA DURRESI PASHKO SINANIN?!

-Foto-reportazh ekskluziv per në ZemraShqiptare, per miqtë e mes miqeve të nderuar prej dekadash në Sukth të rrethit të Durresit dhe “kolonen vertebrale“ të kesaj miqesie të gjatë mikun e nderuar shqiptar-italian, apo edhe më saktë milanezo-durrsak Pashko Nikollë Sinani-

Nga Zeqir Lushaj

...!

Një njeri është një njeri. Një njeri është një shtëpi, një familje, një lagje a një krahinë. Një njeri është një rreth e ndoshta edhe më shumë... Mu rikujtua kjo thenie e një të mençemi edhe një herë keto ditë kur miku im i ngusht (tash afer 5 dekada), shqiptaro-italiani Pashko Sinani bashk me nusen Pavlinen, djalin e madh Gertin, me nusen e Gertit Rufeten e nipin e vogel Devis zbriten në oborrin e shtëpisë sime në Shengjin. U mallem e u shmallem si në këto raste jo veç si shokë e vellezer që në kohen studenteske por edhe si gurbetqarë, unë e Sabrieja nga Amerika e Pashko me krejt familjen nga Milano e Italisë. Bisedat tona sikur nuk kishin fillim as fund. Një jetë në mes!

...E kur në darkë familja Sinani po niseshin prap per në Durrës krahas kenaqësive të shumta të asaj dite, dy gjera sikur mbeten pezull:

-Nipi i vogel i Pashkos Devis nuk donte të ndahej me Edin (qenin tim) dhe Pashko me Pavlinen insistonin „po ju kur do të vini tani në Sukëth?“.

Pashko Sinani, në ballkonin e katit të 4-t të shtëpisë sime në Shengjin

Të ju them të verteten nuk po mendoja që kesaj rradhe të shkoja në Sukëth te shtepia e Pashkos se edhe ai i kishte ditet e kufizuara në At’Dhe edhe une kohen e lire pak me kursim ne keto dite të ngarkuara të veres bregdetare. Po ku të ndahet Pashko Sinani! Mbas dy ditësh më telefonon perseri:

-Zeqo! Do vish me patjeter. Jo per mua o burrë jo. I kam ftuar në nje drekë disa nga shoket e kolegët më të mire e më të vjeter dhe dua të vish edhe ti. Ata të njohin të gjithe, bile kur i ftova ju kam thene se “vjen edhe filani“!! Siç e din ti o Zeqo, gjysma e miqeve te mi jane kosovarë qe edhe ti i kie miq. Vjen Isuf Hoti. Vjen Gani Krasniqi... –leni justifikemt dhe nisu per Durres...!

E ku te len kohe per pergjigje Pashko Sinani. Sot i del në krah edhe gruaja ime Sabrieja e cila me thote se „te Pashku e Pavlina duhet te shkojme, ata erdhen ketu familjarisht. I paska ftuar edhe shoket...“.

...Kalojme qytetin e Sukëthit, dalim nga autostrada, kthejme djathtas nga hekurudha dhe marrim rrugen per Sukëth-Fshat... Vila të bukura në të dy anët e rrugës së asfaltuar perbukuri. Bahçe e kopshte per ti patur lakmi. Dhe mua, sidomos kur udhetoj më trazohen më shumë kujtimet. Dhe per fat, më eshte dhenë mundesia (dhe e kam shfrytezuar atë) që ta shkel at’dheun gjithkah e gjithkund. Per here te pare e kam bere kete rrugë ku jemi sot ne kete fillim-shtatori 2016, me 31 dhjetor te vitit 1974, asokohe djalosh dhe gazetar i ri i Zerit të Rinisë. Pra naten e Vitit te Ri 1975 e kam kaluar ne shtepine e Nikollë Sinanit, babait te nderuar te shokut tim Pashko Sinani!! Kam qene edhe plot here te tjera, ne takime shoqrore e dasma. Pashko Sinani jo veç si nje shok e mik por ne radhe te pare si nje kuader i shkelqyer i edukimit fizik ne kete zone e ne krejt rrethin e Durresit e kethej shkollen e mesme te Katundit te Ri ne nje qender shume te dashur jo veç per mesuesit e nxenesit e asaj ane. Per te folur sa e si duhet per profesor Pashkon dhe punen e tij rreth 20 vjeçare ne keto ane duhet nje liber, madje do ishte nje liber shume intetresant. Dhe me siguri „lexuesit e ketij libri“ kur do te delnin në fund të faqeve do të pyesnin me kurreshtje: - Po sot, KU E KA DURRESI PASHKO SINANIN?!

Po ju pergjigjem me dy fjalë: -Edhe Pashkon qe po flasim sot e perfshiu udha e rendë e kurbetit e tash nje çerek shekulli punon e jeton në Milano të Italisë, edhe atje po kaq i dashur e i nderuar (ndoshta, gati) sa edhe në vendin e tij... Se i miri eshte i mire kudo!

Fati i Pashkos, fati i ashtu si qindra e mijera (edhe) itelektualëve të tjerë shqiptarë! Veçse Pashko Sinani, ndoshta si rralle ndonje tjeter eshte edhe sot Ai, „Pashko që iku“!

...!

...Ti lemë emocionet, nostalgjite e hamendesimet e mia e te kthehemi në tavolinen me profesoret e nderuar, miqtë e koleget e Pashko Sinanit, që pothuajse çdo vit kur vjen me pushime i mbledh e shmallet me ta. Po cilet jane ata? Fotot e ketyre diteve flasin shumë më teper se interpretimet e mia. Ato janë edhe më të besueshme se fjalët.

Mes miqesh të paharruar në Sukëth-Fshat

Nga e majta në të djathët: Qani Krasniqi, Nikollë Priska, Dalan Shuaipi, Ali Ballia, Pashko Sinani, Luan Balla, Naim Cela, Hajdar Gjergji, Agim Sula, Isuf Hoti.

Larmia e bisedave eshte shume e gjere. Tregime, emocione, kujtime, qyfyre e humor deri edhe lotë permallimi per „vitet qe rrjedhin porsi lumi“ e deri per ndonje mik qe nuk e kemi më mes nesh. Por nuk na len te shkojme shume andej profesori i matematikes qefliu i kenges, instrumentit e muzikes Nikollë Priska kur kaq ambel e perkedhel mandolinen e tij të preferuar e koleget si me urdher çohen ne valle plot hare.

...Kurr mos u plakësh o Nikollë Priska...!

Vallja eshte sport, vallja eshte hare, vallja na shkeputë pa na pyetur nga mishi i pjekur e gotat me raki. Bile, ajo e ka edhe nje mirë tjeter: na ben esell e fillojme prap prej separi, aty ku e lanë!

Vallet jane masive por edhe aty dallohet dikush, shquhen individualitete. Sot me i shquari eshte 78 vjeçari, kolegu e miku i të gjitheve, ish marinari i Sevastopulit, Hajdar Gjergji.

…djathtas, me kemishen e bardhe, 78 vjeçari (gjithmone i ri), Hajdar Gjergji.

...me Isuf Hotin qe e kam në krahun djathtë shpesh afrohem ma shume e flasim nga afer. Isufi mund te quhet pa droje „drejtori legjendar‘ i Katundit te Ri. Veshtirë se mund ta shenoj ndonje tjeter at rekord dekada vjetesh drejtor. Kam jo pak kujtime me Isuf Hotin. Por sot per nje cast ndalemi te figura historike e kengetarit te shquar kosovar Artistit të Merituar Dervish Shaqa te cilin te dy e kemi patur mik shtepie...

Edi Sinani, djali i axhes se Pashkos, pronari i lokalit ne te cilin jemi në kete aheng miqsor, sikur na kupton nga larg se per kë po flasim dhe krejt si papritur sollen e mbushin tingujt e sharkise e te zanit te Dervish Shaqes me kengen e mirenjohur...

...Kamer Loshi Kamer Sejdia,

cou more djalë t’ka rethue Serbia...!

…!

…kalle flakë e qitja timin,

sa t’jam gjallë se ap dorzimin...

...Në salle per nje cast eshte vendosur qetesia e plotë. Te gjithe jemi ne emocion sikur Dervish Shaqa me kapuçin e bardhe e sharkine e tij te dashur u fut per dere e u perqafua me ne!!

Gani Krasniqi e thith edhe më idhshem cigaren e duhanit.

Isuf Hotit i rreshqasin dy pika lot neper faqe!

Pashko Sinani, Isuf Hoti, Gani Krasniqi,dhe Luan Balla (zevendesuesi i Pashkos në shkollen e mesme të Katundit të Ri).

Une qe po ju bej edhe foton e fundit per sot, ne oborr te restorantit, ju drejtohem shokeve e miqeve: -T’i lutemi Zotit që edhe kur të na mbledhi Pashko vitin tjeter të mos kemi ndonjë “mungesë” nder ne!

Ne kete dreke ishim dhjete por janë me qindra qe do kishin e do kishim deshirë të ishin aty. E une po permend vetem Muharrem Llullën nga Istogu i Pejes banor në Qerret mik i ngusht i Pashkos i cili nuk iu nda thuajse asnje dite gjate ketyre pushimeve si ne Katund-Sukëth ashtu ne det diteve te plazhit, por sot, ashtu qelloi të mos ishte…

...!

Te bukura e te permallshme takimet por me te permallshme ndarjet nga shoket e At’Dheu te cilat edhe autori i ketij fotoreportazhi i ka provuar kaq shume ne jete. Ketu nuk po zgjatem se po fillova ta shfletoj bllokun nuk e di se kur e mbaroi kete shkrim. Po e mbylli me nje foto te thjeshte por ndoshta shume simbolike per kete temë. E si nuk qenka e veshtire te ndohesh nga shoket, miqte, nga At’Dheu kur edhe nipi i vogel i Pashkos Devis Sinani, lindur e ka rritet në Milano nuk donte të ndahej as me Edin (qenin tim)...!?

...Pse Devisit iu mbushen sytë me lotë…?!

...!

Rastesi, gati mund te them fantastike: une po afrohesha ta perfundoj kete shkrim kur ra telefoni. Ishte Pashko dhe me njoftoj se:

-Zeqo,- arritem shendosh e mirë në Milano… Ju faleminderit per gjithçka.!

Dhe une po e mbyll kete fotoreportash, per miqtë e mes miqeve të nderuar prej dekadash në Sukth të rrethit të Durresit dhe “kolonen vertebrale“ të kesaj miqesie të gjatë mikun e nderuar shqiptar-italian, apo edhe më saktë milanezo-durrsak Pashko Nikollë Sinani.

…!

Mos na u vono edhe shumë Pashko. Të presim të gjithë, Sukëthi, Fshati, Katundi i Ri, Durresi Tirana, krejt shokët e miqtë e shumte që ke në të kater anet e At’Dheut.

Them se më takon kjo keshille per ty, miku im i mirë. Nga Amerika do e kisha më të veshtirë të flisja keshtu. Sot më takon se e kam dhënë edhe shembullin per këtë.

Dhe e di se, Ti më beson e më degjon.


-Nga Shengjini, 6 Shtator 2016-

(Vota: 90 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: