Orhan Rexhepi: Beteja e famshme e Albulenës
| E Merkure, 31.08.2016, 08:41 PM |

Beteja e Albulenës - nga piktori Fatmir Haxhiu

559 VJETË MË PARË

BETEJA E FAMSHME E ALBULENËS

NGA ORHAN REXHEPI

Sipas Historianit Gjerman FRANZ BABINGER, Historianëve Amerikanë KENNETH SETTON e PETER SUGAR, SECRET VATICAN ARCHIVES (Arkivi Sekret i Vatikanit) dhe të tjerëve, ishte një BETEJË që u zhvillua në fushën e ALBULENËS, në datën 2 Shtator të vitit 1457, midis forcave OTOMANE (rreth 50 000) të udhëhequr nga ISA Bej EVRENOZI (i ndihmuar nga ai që kishte tradhëtuar të tijët, HAMZA KASTRIOTI) dhe forcave ARBËRORO-EPIROTE  (afro 12 000) të udhëhequr nga GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU, BETEJË kjo që hyri në HISTORINË BOTËRORE për TAKTIKËN LUFTARAKE UNIKALE e cila nuk ishte përdorur askund në botë deri atëherë, e që pastaj u muar si shembull nëpër luftëra nga jopak Gjeneralë të mbarë botës, mes tyre edhe nga i madhi NAPOLEON BONAPARTA.

Si u zhvillua kjo ngjarje e madhe, ose pse kjo BETEJË duhej të ishte krejt e veçantë nga të tjerat? Pas tradhëtisë së madhe HAMZA KASTRIOTI ishte rreshtuar në Ushtrinë OSMANE, ai po vinte ta rrëzonte xhaxhain e tij, ta pushtonte shtetin e  ARBËRIT dhe të EPIRIT, shtetin e gjakut të tij, ai ia dinte SKËNDERBEUT të gjitha shkathtësitë luftarake në përgatitjen e Betejave të shumta, prandaj edhe duhej të ndodhte diçka shumë e veçantë, një taktikë lufte krejt e re, e padëgjuar ndonjëherë, pra gjithçka duhej të detajizohej deri në fund!

GJERGJ KASTRIOTI së pari kishte përhapur FJALË se ishte tradhëtuar nga shumica e Gjeneralëve dhe ushtarëve të tij dhe se ishte detyruar të largohej nga vendi. Duhej të kalonin disa javë pët “të humbur” çdo shenjë e tij. Nga ana tjetër ISA Bej EVRENOZI me ndihmën e HAMZAIT filloi t’i besote këtyre të dhënave. Raportet shtoheshin se Ushtria e kishte humbur besimin dhe në masë të madhe kishte dezertuar, puna shkoi deri aty sa edhe vetë një pjesë e ARBËR-EPIROTËVE filluan ta besojnë këtë gjë. Besimi ishte forcuar qysh më 21 Korrik, atëherë kur Guvernatori Venedikas i Durrësit MARCO DIEDO i shkroi SENATIT të VENEDIKUT se "I madhi SKËNDERBE, i tradhtuar nga të gjithë, po përpiqej të fshihej në malet e larta të ARBËRISË", dhe kjo informatë me shpejtësi erdhi te OSMANËT sepse ata ishin në mardhënie të ngushta me Republikën e VENEDIKUT.

Gjatë muajit të Gushtit u krijua një bindje që pozita e ushtrisë OSMANE në Shtetin e ARBËRIT dhe të EPIRIT të dukej fare solide, 20.000 ushtarë i ruanin rrugët e furnizimeve duke mbajtur nën rrethim kështjellat në CIDHNË, DIBËR dhe GURI i BARDHË, 15.000 ushtarë të tjerë i mbanin nën mbykqyrje kështjellat tjera në MAT, RODON dhe PETRELË, derisa pjesa tjetër e ushtrisë (rreth 40.000) lëvizën nga gryka e MATIT për në ALBULENË (mes veriperëndimit të KRUJËS dhe në jugut të LEZHËS), ku edhe çdo vit para betejave pushonin forcat e tyre nga shkaku se ai vend konsiderohej më i sigurti në gjithë ARBËRINË. Në fund të Gushtit, tre muaj pasi kishin kaluar kufirin, Ushtria OSMANE kishte arritur nivel të lartë VETËKËNAQËSIE, VIGJILENCA kishte rënë plotësisht, periudha kohore kur zakonisht zhvilloheshin betejat tashmë kishte kaluar. Tanimë gjithçka po shkonte në favor të tyre, dhe si pasojë e gjithë kësaj, në paraditën e 2 Shtatorit të vitit 1457, ATA E SHPALLËN FITOREN e MADHE.

Por në anën tjetër SKËNDERBEU me USHTRINË e tij kishin përgatitur gjithçka, forcat SHQIPTARE të atëhershme duhej t’ia bënin një goditje të fuqishme pjesës kryesore të ushtrisë OSMANE dhe ta shkatërronin atë para se të vinin në ndihmë forcat tjera që ishin përreth. Derisa grupe të vogla ARBËRISH dhe EPIROTËSH nisën ngacmimin e patrullave OSMANE, pjesa kryesore e USHTRISË me shpejtësi iu afrua anës veriore të kampit TURK, gjithçka duhej të zhvillohej në befasi të plotë, E GJITHA KJO PO NDODHTE MU ATËHERË KUR MË SË PAKU PRITEJ, NË MESDITË, kur trupat OSMANE tashmë ishin NË GJUMIN e pas “FITORES” së TYRE të shpallur vetëm dy orë më parë.

Pjesa tjetër e taktikës ishte TË BËHEJ NJË ZHURMË E TMERRSHME, e shkaktuar nga mjete të shumta metalike për të krijuar përshtypjen se po vinte një ushtri shumë e madhe. Dhe pikërisht ashtu si ishte planifikuar, RRUFESHËM FILLOI NJË OFENZIVË e RREPTË dhe u krijua përshtypja gjenerale sikur gjithçka përnjëherësh po dilte nga toka. EFEKTI VENDIMTAR siç ishte planifikuar nuk guxonte të arrihej  kur kalorësia e ARBËR-EPIROTËVE vinte nga edhe pritej, nga perëndimi, POR mu atëherë KUR KËMBËSORIA u LËSHUA NGA PRAPA, NGA MALET KU AS EDHE DHITË NUK MUND TË QARKULLONIN. Habia e madhe shumë shpejt u shndërrua në NJË PANIK TË PAPARË, komandantët OSMANË as që provuan ta merrnin situatën nën kontroll por thjeshtë ia mbathën kah mundën, kryekomandanti Turk ISA Bej EVRENOZI u VRA MENJËHERË. E vetmja përpjekje për mbrojtje u bë nga HAMZAI, por GJERGJI e kishte përgatitur fort mirë edhe shkatërrimin e 2000 SPAHINJËVE  të tij së bashku me të.  BRENDA VETËM DY ORËSH KAMPI OSMAN I TËRI RA NË DUART E ARBËR-EPIROTËVE, derisa pjesa e atyre pak mbeturinave OSMANE u arratis në drejtimin nga edhe kishin ardhur. Humbjet nga ana e Osmanëve dolën të ishin rreth 25.000 USHTARË të VRARË, afër 15.000 sosh të mbetur si ROBËR LUFTE, por edhe e gjithë plaçka e kampit që ra në duart e SHQIPTARËVE të ATËHERSHËM. HAMZA KASTRIOTI u zu i gjallë dhe u internua në NAPOLI nën akuzën PËR TRADHËTI. Thuhet sa pas nja dy vitesh arriti të arratisej në PERANDORINË OSMANE ku edhe në fillim të vitit 1460 VDIQ SI LYPËS.

Është kjo një Histori e madhe SHQIPTARE, Histori të cilën e njeh e gjithë bota, Histori që fatkeqësisht po harrohet nga vetë INSTITUCIONET përkatëse SHQIPTARE, të cilat janë jo të pakta, të vendosura në një shtet të mirëfilltë, në të dytin jo edhe aq, dhe në njëfarë çerek-shteti të tretë, INSTITUCIONE të cilat as që do ta përmendin këtë ngjarje të madhe e lere më të organizojnë diçka të meritueshme, Historiografia e tyre e përbashkët gati është mbytur nga jopak “Historiografi” fqinje, të cilat pas përvetsimeve të shumë figurave dhe shumë ngjarjeve historike, i festojnë ato me pompozitetin më të madh të mundshëm, së pari Grekët që nga lashtësia e Luftës së Trojës e deri te Revolucioni i ashtuquajtur Grek i vitit 1821, pastaj Serbët që nga viti 1389 i Betejës së Kosovës e deri te e ashtuquajtura kryengritja e parë Serbe, dhe së treti  Sllavo-Maqedonasit që nga Aleksandri i Madh Leka e deri te kryengritja e Ilindenit. Historia pra po shkruhet nga “i forti” nga shkaku se I FORTI I VËRTETË si duket po “dëshiron” të vdesë, sepse para se të ndodhë kjo Histori ai e krijoi atë pa u hamendur fare se në shtetet pasardhëse të tij do të vijnë disa “udhëheqës” që nuk do t’i hajë palla për asgjë. Por megjithatë, duhet këmbëngulur gjithënjë e më ashpër për t’ia futur atyre në tru një deklaratë të Kryeministrit Britanik WINSTON CHURCHILL, që ka qeverisur gjatë viteve 1940-45 dhe 1951-55, i cili fare shkoqur ka thënë, “SA MË KTHJELLËT TA SHOHIM HISTORINË E KALUAR, AQ MË MIRË DO TA PROJEKTOJMË TË ARDHMEN”.

Beteja e Albulenës, nga Lekë Pervizi



(Vota: 70 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: