Kalosh Çeliku: Punë të mbarë me policinë letrare
| E Merkure, 24.08.2016, 06:49 PM |

PUNË TË MBARË ZONJA XHADI

ME POLICINË LETRARE

(Shkak: Fshirja me dhunë e SHGB “ASDRENI” (1992 - 2016) nga Regjistri Qëndror i IRJ të Maqedonisë dhe mbyllja (plaçkitja) e llogarisë rrjedhëse pa asnjëfarë paralajmërimi paraprak ligjor).

NGA KALOSH ÇELIKU

Im Atë, Emin Çeliku shpeshëherë e përsëriste një thënie antologjike: Për një plesht e djeg jorganin. Asaj kohe si fëmij, nuk ia vura veshin kësaj thënie filozofike. Këmbekokë isha dalldisur pas lojërave fëmijërore dhe vjershave të Rilindasëve shqiptar në Librat e Këndimit të kohës Ernest Koliqit si Ministër i Arsimit, nën hijen e Lisit midis livadhit. Kurrë, nuk më shkoi ndër mend ta pyes veten: Pse im Atë, për një plesht e digjte jorganin?! Aqmëpak se, një ditë edhe unë sugari i tij, për një plesht do ta djeg jorganin.

Vite më vonë do ta mësoj porosinë e tij filozofike si burrë i pushkës, fis i kaçakëve. Barra e asaj thënie filozofike kur do të më hipi mbi kurriz si samarë. Vit, kur Trudukaçët me të katra tinëz do të më ndërsehen pas shpine. Gjithë arsenalin e tyre policor e partiak të armatimit do ta shkrepin nga pusia në mua si shkrimtar: O burra me “Din e Iman” krah për krahu me “vëllezërit” e Njerkës, bini “armikut” të shtetit! Bini! Radhët e tyre politike, “pa dallim feje e kombësie” do t’i fusin nëpër instikame. Paraljmërim s’ka, shkrepni armët nga toka e qielli, urdhëroi “komandanti” i Policisë Letrare.

Koha erdhi sot, që edhe unë për një plesht ta djeg jorganin. Fajin nuk e ke ti si “mike besnike” oj Xhadi, e kam unë që me ty si e “përndjekur politike” dhe shokët “patriotë kuqezi”, krah për krahu hyra si çlirimtar në Bit - Pazar të Shkupit. Edhe, u rroka fytas me kopilat e Baba Dovletit. Dhe, askerët e DoktorZiut. Sanço Pançon e tij “shqiptar”, hipur mbi gomar. “Miqtë” e mi të penës të cilët i kam ndihmuar në botimin e librave me honorare e çmime letrare. Mashat shqiptare, që sot tinëz m’u sulën pas shpine. Edhe, e mashtrojnë veten se, nuk i di kush janë me emër e mbiemër. Esull, ma kujtojnë anekdotën e Nastradin Hoxhës, kur i kanë dërguar porosi që të ruhet, se do ta vrasin në pusi. Hoxha u përgjigjet me një buzëqeshje ironike: E di, por pyetni ato që duan të më vrasin, a u kam bërë mirë, apo keq?! Nëse u kam bërë mirë, vërtetë do të më vrasin pas shpine, e nëse u kam bërë keq, nuk do të më vrasin kurrë si “armik”.

Edhe mua sot, nuk më vret armiku që i kam bërë keq, por “miku” të cilit i kam bërë mirë në jetë. E kam nderuar me çmim letrar i cili ka qenë mjaftë i rëndë me mjete materiale, honorar të majmë për botimin e librit duke ia falur gjithë tirazhin e kopjeve. Vetëmse, kujt?! Askushit. Bërllokut shqiptar me një torbë taxhi përqafe, që dikur e priste trenin për të ikur nga vendlindja në Turqi, si “turk ehamdurila”. Dudumit, që sot në rolin e “filosofit” propagandon hapjen e “Shkollave verore”, në Shkup. Shkolla shqipe, të cilat Sulltani i tij nuk i ka hapur pesqind vjet me radhë gjatë sundimit shekullor perandorak. Pamarrë parasysh se, shqiptarët e kanë mbajtë gjallë me pasuri, ushtarë e strategë luftarak në Ballkan si Babadovlet të shqiptarëve. Sot, me fondacione turko-arabe merr guximin një shkollë të tillë “filozofike” ta hapë në Shkup?! Nuk na duhet një shkollë e tillë anadollake. Shkollë, në të cilën nuk i kemi vjershat e Rilindasësve shqiptar: Naim  Frashërit, Vaso Pashë Shkodranit, Çajupit, Asdrenit, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit, Filip Shirokës, Ndre Mjdjes, Ali Asllanit, Lasgush Poradecit me shokë. Shkolla, që janë me qindra kilomatra larg ideve të Ministrit Parë Shqiptar, Ernest Koliqi. Përmëkeq, kur Sëknedrebun në mes të Shkupit na e shpallin tradhtar.

Rol të madh për dëbimin e shqiptarëve nga Trojet Etnike Shqiptare, asaj kohe kanë luajtur hoxhallarët e rrejshëm me Kur’anin nën sjetull si “muslimanë ehamdurila”. Pasqyrë, në të cilën gjatë këtyre viteve të “ndryshimeve demokratike”, përsëri nuk e kemi parë veten si shqiptar. Protestave tona “qytetare” u kanë pri partizanët e partive politike, hoxhallarë të rrejshëm e ndonjë “shkrimtar” i arratisur me dy-tre vende pune në kohën e sistemit komunist në gazetën e “vëllazërim-bashkimit”, SOROS, shoqata “joqeveritare” e më vonë i shpërblyer me emërime politike si “mik i Abazit”.

Histori më vete është ajo se, Serbia në mes të përcjelljes me tren nga Shkupi për në Turqi dy herë me radhë e “prishi” marrëveshjen politike (1938 dhe 1953). Marrëveshje e shpërnguljes të popullit “turk” nga trojet e “Serbisë jugore”. Edhe, e tërë pasuria që nuk mund të transferohet në “Atdheun” e dytë të shqiptarëve, t’i lihet pronë shtetit dhe pushtetit serb. Patjetër, “shehiti” shqiptar duhej të deklarohet si “turk ehamdurila”, se: këtë hap e bënë vetë vullnetarisht pa presion nga pushteti sllav. Shpërngulje që u shtuan dukshëm mes viteve 1950 - 1996, e pas kërij viti u ndërpre shpërngulja masovike e “turqve” për në Anadoll. Periudhë, që zgjati mes dy luftrave botërore, numër që sipas historianit Dr. Muhamet Pirraku kishte arritur shifrën pej 1.100.000 shqiptarë.

“Shqiptarët” e Baba Dovletit të regjistruar si “turq” nga Kosova e Mali i Zi, Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohëri, Prespa, Prilepi e Manastiri e prisnin trenin në Shkup për të ikur në “Mekën” e premtuar të shqiptarëve. Sllavët gjithmonë kanë punuar me tru e jo me palare, dhe e kanë studjuar mentalitetin shqiptar nëpër institucione të shtetit “përbashkët” jugosllav. Mirë do të ishte shqiptarët, sipas meje të punonin pak më shumë me Kandarin e Çajupit. Edhe, ndoshta kanë punuar pak veta në ato kohëra të rrezikshme dhe Ditën e Sotshme Historike. Shkak ky, që vitet e fundit “vëllezërit” janë tërbuar dhe sillen si dele të nënkryeme në vathë.

Turqia me Sllavët, që të dyja marrëveshjet për shpërnguljen e shqiptarëve i kanë prishur para përfundimit të aksionit politik policor?! Problem i djeshëm historik, të cilin ne shqiptarët ende e kemi nëpër këmbë: Shkupi, Tetova dhe Gostivari na paskan banorë “turq”?! Edhe atë, “turq” të ardhur nga Kosova. Kaçaniku, i cili sipas këngës historike popullore shqiptare: Nantë sahat ashtë therë me thika me pushtuesit. Turq, mund të ketë ndonjë fshat i Velesit, por jo edhe Shkupi, Tetova dhe Gostivari. Aqmëpak, Kërçova, Dibra, Struga, Ohëri, Prespa e Manastiri.

Populli shqiptar e ka një thënie antoligjike historike: Ra ky mort, dhe u pamë. Edhe sot, mu si dje e kërkojmë Baba Dovletin! Tjera fjalë ke pasur me mua në fillim të komunikimit mbi tavolinë, përmes E -mailit ti si “pushtet” me xhaminë “muslimane” përmbrapa e unë si opozitë shqiptare me penën në krah, e tjera fjalë ke tashti në fund të realizimit të qëllimit me porosi Policore Letrare: Grushtështetit kundër “Nënës Turqi” (Baba Dovletit). Parashikim “hyjnor”, të cilin Çajupi e përshkruan aq bukur te vjersha patriotike: “Sulltani”. Krahasim aq i qëlluar artistik, saqë sot mund t’ia veshësh lirisht si dollamë me lule-lale Sulltanit të sotshëm të Turqisë. I cili para do kohe e tha haptas në mesin e shqiptarëve, në Prizren: Kosova është Turqi.

Problem, atëherë nuk ke bërë me bashkëpunimin në shtetin e “përbashkët” si palë të “barabarta” nëpër institucione. Kopjet e librave, një pjesë e tirazhit sipas kontratave (50 + 5) i janë dërguar Bibliotekës Universitare “Sv. Kliment Ohridski”, dhe më herët nga dhjetë kopje e më vonë nga tri kopje bashkë me njohtimet zyrtare për realizimin e projekteve Ministrisë së Kulturës të IRJ të Maqedoinisë. Poashtu, edhe dokumentacionin e nevojshëm sipas kontratës: faktura nga shtypshkronja, honorarin e autorëve dhe vërtetime të tjera shtesë të shpenzimeve materiale.

Problemi është, se: ti nuk ke pasur dhe nuk ke ende besim tek Unë si shqiptar, e ke hyrë përgjumshëm (jerm) si jeniçer në Bit-Pazar (Shkup). Ose, me porosi të Policisë Letrare. E, Unë ato libra u pajtova me pak lëmoshë kompenzimi material “përfitimimi” t’i marr nën sjetulla, dakordohem t’i mbuloj shpenzimet shtesë të shtypshkronjës, si “mike” me ferexhenë hedhur krahëve. Anësh duke i lënë përgaditjet e shpenzimeve materiale të atyre librave: ISBN dhe CIP, redakturën gjuhësore, faqosjen e librit, korrekturën, kopertinat, tatimin ndaj Shtetit të “përbashkët”... Përgjegjësinë morale e materiale... Dhe, kohën time të shtrenjtë duke ndejtur mbi to i zgjuar nateditë, që të dalin në dritë me sa më pak gabime teknike, gjuhësore e artistike.

Edhe, sot më pyet, se: Çka fitova Unë si Shtëpi Botuese “ASDRENI”?! Ja, po të përgjigjem: Asgjë. Hoxha i “Allahut” me Dudumin e Shkupit, që nuk kanë “haber” nga kultura e as nga letërsia shqiptare me kokën tek Partitë Politike Shqiptare, trupin në xhami, shpirtin në Serbi e bythën në Qeverinë maqedonase, Turqi e Arabinë Saudike, edhe sot e kësaj dite vendosin për kulturën dhe letërsinë shqiptare në IRJ të Maqedonisë?! Shembull konkret, sipas një deklarate në Panirin e librit 2008 e kishin futur si reklamë propagandistike se, njëkohësisht me to si botuesë në Shkup, boton libra fetar edhe SHGB “ASDRENI”. Debilët “muslimanë”, që mua sot më tregojnë çka është Feja islame dhe “Vatani”. Dudumët, që ende të pesë vaktet i thirrin në minare në gjuhë të huaj pa flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare. E, unë në një shkrim të tillë provokativ tendecioz arrij në vitin 2016?! Merreni me mend deri ku kanë arrirë këto mercenarë (jeniçerë) “shqiptar”?! Nateditë propagandojnë në mjetet e informacionit e Facebook deziformata antishqiptare me këmbët dhe trutë në legen. Propagandë “ashiqare” fetare “muslimane”, që unë e zbuloj pas disa viteve. Kutadish, edhe sa dërdëllisje e shpifje të tjara kanë kurdisur kundër meje si shkrimtar, “armik” denbabaden i shtetit Njerkë e cila na e përgaditë “bukën” me saç e çerep në magje.

Edhe dudumët, sot organizojnë zhurma kulturore nëpër qytetet shqiptare që i ka mbuluar bërlloku deri në fyt, ua ka zënë frymën. Kohën e fundit edhe përmbytja. Merreni me mend, nuk i do as Natyra. Zoti jo se jo, deri në këtë ditë. Edhe pse, i falin të pesë “vaktet” në xhami. Larg janë me qindra kilometra të “verave kultutore” dhe manifestimeve letrare të “vëllezërve” në Kryeqytetin e shqiptarëve, Shkup?! Qytetin historik, nga i cili gjatë “ndryshimeve demokratike”, dikur vullnetarisht si Parti Politike Shqiptare hoqën dorë në Qeveri. Njëzëri e shpallën kryeqendër politike e kulturore Tetovën. E kënaqën Tetovën dhe Gostivarin. Radha, tashti i paska mbetur ta “shpëtojnë” Shkupin, kush?! Trudëkaçët e Oborrit bythëgrisur, që dje u thurnin “poezi” prijësve partiak dhe sistemit komunist, sot hajdutëve “demokratik”. Krah për krahu dalin partizanët e tyre politik pas lufte me “analiza politike” nëpër debate televizive, gazeta e portale elektronike. Funksionarët e djeshëm politik, të cilët dje para syve të kamerave televizive të Botës i ulnin mikrofonat në Kuvend. Miq besnik të përjetshëm të “vëllazërim-bashkimit” para syve të IRJ të Maqedonisë. Ende çerdhet e tyre i kanë nëpër ato zyra komuniste, sot neokomuniste. I rrëmbyen me bythë e duar gati të gjitha postet politike, çmimet letrare dhe pensionet shtetërore pa asnjëfarë merite e shenje shqiptare. Sot, paskan marrë guximin ta “çlirojnë” Shkupin me “ilahi”, edhe kush, Trudëkaçët?!

Përgjigjem, unë autori i këtij shkrimi publicistik: e kam thënë moti kohë në librin tim publicistik me satira Trumbetat e Tallallit (1992, botuar nga SHGB “ASDRENI”). Libër “problematik” - politik i asaj kohe, i cili me ndihmën e “patriotëve kuqezi” të djeshëm dhe të sotshëm me “Din e Iman” në Qeveri, më ka përcjellur edhe në një bisedë informative në polici si “armik” i shtetit me njëzetë nënshkrime (firma).

Shqiptarët, pikë së pari duhet të çlirohen nga trusakatët e partive politike. Poetë Oborri kemi pasur edhe më herët nëpër shekuj, por ato burra nuk kanë qenë me dimi e pashterka të kuqe para syve të popullit shqiptar. Publikisht, i pyes këto të arratisur “artistik”, vargjet patetik të të cilëve i dëgjojmë me vite, a e dinë se në këto Troje Etnike Shqiptare merr frymë, e ngre zërin një varg tjetër lirik kryengritës?!

Merreni me mend, në  Ditën e Sotshme duan t’ia hedhin mbi kurriz e përqafe si hebe kali popullit shqiptar, se: këto rraçe kopështi - partiake, qenkan poetët “elitar” të Atdheut?! Jo, o kalemxhinj katundi, populli shqiptar historikisht i ka njohur dhe respektuar poetët e tij nëpër shekuj edhe para grykave të armëve: është rritur me vjershat e tyre në Librat e Këndimit, që nga koha e Ministrit Parë Shqiptar të Arsimit, Ernest Koliqi. I di edhe sot përmendësh porositë dhe vjershat e tyre patriotike, kur është në rrezik populli shqiptar. Mirë do të ishte sot, ju të merreni me bozë, tollumba dhe ndonjë limunadë vere në Tetovë, Gostivar e Bit-Pazar të Shkupit, e jo me “politikë madhore “ - poezi! “Akullore” nuk them, se: do ta na i helmonit fëmijët ende të paprekur e pafajshëm nga virusi juaj “patriotik” , që ende nuk kanë shkolla fillore, e kanë nga dy - tri xhami me dy e katër minare në çdo mëhallë.

Vetëm hidhnji një sy listës suaj si “poetë kombëtar” të Kopesë me zgjebe që do të lexojnë “poezi patriotike”: Shkupi lexon ilahi, përkarshi Kishës Ortodokse “ Shën Spasi”, rrëzë Kalasë Dardane Shqiptare?! Kalemnxhinjë Oborri, që kurrë deri më sot nuk thurët në varg të “hajrët” për shqiptarët, por që gjithë jetën u turrët përmbrapa me të katra pas “vëllezërve” të Njerkës, Partive “demokratike” dhe pushtetarëve për poste politike  si dhelpëra dinake pas herdheve të Dashit. Njerëz të “papunë”, që e heqni veten si “artistë”, e në realitet jeni: brez pas brezi RRUFJANË.

Fatkeqësia: kurrë, deri më sot herdhet nuk i ranë Dashit me dy brirë mbështjellur rreth veshëve rrugës. “Intelektualë”, që mezi i kryet shkollat e mesme duke i përsëritur nga disa vite në të njëjtën klasë, e sot brenda një nate u bëtë doktorë shkence e profesorë universitar, veten që e propagandoni sot edhe si poetë “kombëtar”. Gjithë jetën u kënaqët me plagjiate mbi sofrën e shtruar tradiconale shqiptare krah për krahu me politikanë të arratisur duke e arnuar bagazhin e juaj “letrar - politik” të grisur, arnë përmbi arnë nëpër livadhet me ferra të katundeve, duke e lëvduar nateditë njëri - tjetrin në mjetet e informacionit, gazeta partiake e para kamerave televizive.

Vallë, mos është kjo ndonjë marrëveshje e re historike mes Beogradit dhe Stambollit për t’u shpërngulur shqiptarët si “turq ehamdurila” në Turqi?!  Kutadish. Unë ende jo, kurrën e kurrës për së gjalli!  Përpara mejdanin, e pastaj dorëzimin e armëve. Dhe, përderisa im Atë, dje e vriste armikun me pushkë, unë sot e vras me penë. Im Atë, në mes të pazarit Kërçovës e zdepi çotek një xhandar. Vetëm e vetëm, pse e provokoi me fjalë: Çka pret ti që nuk shkon në Turqi?

Hi - hii - hiii... Përinatë, o trusakatë me këmbët dhe trutë në legen, sot e kam nxjerr përmejdani Kandarin Kryengritës të Çajupit. Kaçakun e maleve i rrethuar nga të katër anët pas shpine nga Policia Letrare, i cili ende nuk e dorëzon “nagëntin” me dy tyta, luftën ballë për ballë me penë, dhe kërkon “viktima” (rrunza shterpa azgane) edhe në Ditën e Sotshme Historike nën Rrap, rrëzë Kalasë Dardane. Kandarin e Çajupit, atij Poeti të Madh shqiptar që një dudum i sojit të juaj e shpalli “idiot”:

 

Kërkon belushka të ngrohta
Shijon shalushka të plota
Dhe me to sa guduliset
Fillon çelet kapardiset
Buçkoset e i qesh nuri
Edhe merr pamje prej burri
Pastaj fillon nga zanati
Si e ka bërë dhe i jati.
Dhe rreshqet vrull si ngjalë
Drejtë vendlindjes nga ka dalë...

 

Shkak, që sot e them publikisht: E di, mua dje nuk më kanë dashur komunistët, sot nuk më duan neokomunistët (“demokratët kuqezi”). Dje, më kanë shpallur edhe përndjekur si ballist, sot më sulen me të gjitha forcat Policore Letrare duke më etiketuar si komunist. Herët, kundër meje i keni montuar disa  shpifje e goditje policore pas shpine, se: jam i dërguar nga Kosova për të vepruar në këto anë (Malësinë e Shkupit): zjarrin në banesë, vdekjen klinike në Voskopojë, aksidentin e komunikacionit në Qafë - Thanë, sulmin fizik në rrugë, gjoja se e kam ofenduar Muhamedin a. s. para xhamisë “Jahja Pasha” (Çairçankë), djegëjen e xhipit para dritareve të banesës... Dhe, kohën e fundit, fshirjen e SHGB “ASDRENI” nga Regjistri Qëndror i IRJ të Maqedonisë duke ia mbyllur pa paralajmërim ligjor edhe llogarinë rrjedhëse në bankë.

Përgjigja ime e kaçakut të maleve: U pres në çdo kohë i armatosur me penën në dorë dhe me dy “kashikara” raki rrushi te pragu i derës të Shtëpisë, gjoksin hapur para sulmeve të tjera të Policisë Letrare. Dudumë, që ende merrni guximin të më ngatërroheni edhe sot e kësaj dite nëpër këmbë. Ende, nuk e dini se nga kemi ecur rrugës me vite, kemi lënë gjurmë aq të thella, saqë nuk i fshin dot asnjë stuhi, dëborë e madhe. Padyshim, kam më shumë “miq”, sesa armiq. Heroikishtë, sot Kryengritësin e Çajupit e kam nxjerr nga brekët e kanapit me një kordhë përqafe vetëm me një birë te pragu i derës Shtëpisë, mu si dikur duke e hedhur shurrën përpjetë sa më larg, edhe sot më trim se dje me armë në dorë për Liri t’u bie me të gjitha forcat artilerike ushtarake Sarajeve të Krajlit e Pashait. Krushqëve para koçisë me Nuse u pri me pushkë, lodra e këngën popullore: Hajdeni bini djemtë e Shalës, përmes Sarajeve të Pashës!

E humba Shtëpinë Gazetare Botuese “ASDRENI” të themeluar dhe duke e mbajtur gjallë me pasurinë e Babait (1992) me mbi një mijë tituj të publikuar të librave e shpërndarë nëpër botë, disa të përkthyer nga origjinali i gjuhëve të huaja botërore për herë të parë në gjuhën shqipe në poezi e prozë. Para të derdhura me thasë në bankë (borxhe të mbetura që nga vitet e kaluar ndaj SHGB “ASDRENI” me projekte të realizuara). Gjithësejtë, nga 18 (tetëmbëdhjetë), 04 (katër) projekte të fituara përmes konkursit të Ministrisë së Kulturës për këtë vit (2016): Dudumi gërhet për Liri (groteskë satirike) - Kalosh Çeliku, Policia Letrare (ese) - Flora Sela - Kastrati, Disidencë letrare (kritika dhe reçensione) - Fadil Curri dhe Rrënjët që (nuk) kalben (poezi) - Kreshnik Sopaj. Dihet, pa i llogaritur humbjet tjera materiale gjatë vitit (2016). Shtëpi Gazetare Botuese, që me vite e ndihmonte materialisht edhe e mbante gjallë Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup.

Edhe askushët politik e ligjor, sot marrin guximin që dhunshëm pa asnjëfarë paralajmërimi ose dënimi material ta fshinë nga Regjistri Qëndror i IRJ të Maqedomisë?! Shteti i “përbashkët” i imi dhe i yti, sot Shtëpisë Gazetare Botuese “ASDRENI” ia mbyllin edhe llogarinë rrjedhëse pa asnjëfarë paralajmërimi paraprak ligjor?! Edhe atë, mu ditën e derdhjeve të parave borxh nga viti i kaluar në rolin e Babadimrit, që e grushtuan mesdite në Shkup?! Arsyeja, ende nuk dihet: shkaku gjoja “mosdhënjes të llogarisë vjetore 2013”, sulmeve të përditshme politike partiake nga të gjitha anët e rrethimit, apo mjeteve materiale që me vite ky shtet i “përbashkët demokratik” i ka mbetur borxh SHGB “ASDRENI”, në Shkup. E, sot jemi viti 2016?!

Guximin merr ti “mikja” ime me ferexhe, të m’i përmendësh: “sakatimin e ekzelmparëve dhe se, i ditke çmimet në të gjitha shtypshkronjat, hallin paske që unë të përfitoj” si shkrimtar?! Dorën në zemër, përfitova: Policinë finansiare se, ku i kam harxhuar ato pak para lëmoshë për kulturën shqiptare, që i ndanë Zonja Xhadi?! Qesha, përmbrenda barkut. Përpak, desh plasa nga kurrizi. Dihet, u përgjigja me ironi: pas grave të mia besnike, dy “kashikarave” me raki rrushi dhe dy shtambave me verë nën Rrap. Edhe, e përfitova këtë shkrim publicistik historik. Faleminderit.

Pavetëdije pyet, kujt t’i besosh: vetëvetes, apo mua si shkrimtar?! Unë them: vetëvetes. Dhe, atyre me të cilët krah për krahu me vite bënë hetime policore “artistike”, herë nëpër institucione të Shtetit të “përbashkët” e herë nëpër Bashkësi Fetare “Muslimane”. I keni ndërruar deri më sot disa vende pune. Datë kërkon për botimin e librit, që moti nga ana ime ka dalë nga shtypshkronja. Fatkeqësisht, që ai libër nuk mvaren më nga dora ime e Krijuesit, por është në fatin e pronarit - botues të shtypshkronjës, në të cilin ti ke shumë besim, sojin e të cilëve e ka shumë në qejf edhe Zonja Xhadi: “profesorë” universitar, “analistë politik”, “shkrimtarë”, “gazetarë”,  “hoxhallarë”, “redaktorë”, “resenzentë”, “radaktorë gjuhësor”, partizanë partiak, bozaxhi me diplomë universitare të Jugosllavisë që nga koha e shokut Tito.

Datat, ti i ke caktuar vetë deri më tani për dorëzimin e librave. Përfundimisht, deri më sot, nuk kemi pasur probleme. Tashti, paskemi probleme me këtë libër që më së shumti më ka marrë kohë, shkaku gabimeve teknike, gjuhësore e përsëritjeve të palogjikshme të poezive në të njëjtin libër, lëmsh nën këmbët e Maces Zezë?! Përmëtepër, edhe ma ndërpretë kontratën (2016)?! E, harron obligimet dhe premtimet ndaj Shtëpisë Gazetare Botuese “ASDRENI” se, më së paku sipas marrëveshjes tradicionale që i kemi pasur si palë pajtuese, i takojnë shpenzimet materiale. Punë tjetër është ajo e obligimit të kopjeve për Birbliotekën Universitare.

Përçudia është edhe se, më shkruani përmes një letre se e prishni kontratën: ato pak para lëmoshë i shtini në xhep si “plaçkë lufte”. Puna juaj është ajo se, çka do të bëni ju me ato para lëmoshë të grabitura pa asnjëfarë pike djerse. Guximin tim krijues, librat i keni në bilbiotekë dhe në dorë të autores. E, për marrëveshjen që e kam me shtypshkronjën, ju mos e mbani atë “gajle”. Hetimet policore, bashkpunimin dhe pazarin që keni bërë pas shpine me pronarin e shtypshkronjës pa dijen time, është problem i juaj profesinal, nuk është i imi si botues. Dhashtë Zoti, ju së paku ia shihni “hajrin” me të si bashkëpuntor besnik, ngase unë deri më sot nuk ia pash “hajrin” edhe sot e kësaj dite.

Intersant, ma përmendëni “Besën”, fjalën, humbjen e mjeteve materiale me disa botime në vjet.?! Paratë që do t’i siguroja gjatë një viti duke qenë në lidhje mes shtypshkronjës dhe juve si institucion kulturor i shtetit të “përbashkët”?!

“Hajrin” ua pafshi atyre parave, “shpërblimeve” letrare! Unë nuk i dua “dhuratë” as për “Bajramin” e Madh, dhe as për “Bajramin” e Vogël, pa sikur të jenë edhe me miljona euro e dollarë. Humbje kohe është sot, ende t’i vardisesh Zonjës Xhadi me dashuri platonike. Patjetër, “miqtë” e mi që i kam të ngarkuar toptanë me etiketa fabrike jugosllave nga sistemi dje komunist, sot neokomunist edhe sot e kësaj dite, duaj - duaj kashte ende të palidhur njëri përmbi tjetrin në qerre, nga ana ime i ke “hallall”. Mullarë stine me brymë nëpër ara e livadhe të pakositur me vite, tashti duhet të jeni të lumtur?! Kokën, që ende e keni tek Partitë Politike Shqiptare e bythën nateditë në prehërin e Zonjës Xhadi. Unë, nuk mendoj “ndryshe”. Dhe, nuk mund të hyj në të njëjtin thes me arna, të cilin ju e keni nxjerrë në Bit-Pazar.

Punë të mbarë, Zonja Xhadi me Policinë Letrare!...



(Vota: 39 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: