Reshat Nexhipi: Tre objekte unikate shqiptare
| E Diel, 21.08.2016, 10:00 AM |

Rreth tre objekteve unikate shqiptare, në Maqedoni.

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Fjala është për Teqenë në fshatin Nakolec të Prespës dhe  për Sarajet e Nijazibeut në Resnjë, nga i  njëjti region, si dhe për hotelin ,,Mirazh,, të Strugës. Po i përmbahem rregullit kronologjik dhe po filloi me Teqenë. E konsiderroj për  objekt unikat, sepse  ka një histori, të cilën, nuk e kam hasur në asnjë vend të botës. Këtë ngjarje, e kam përshkruar para rreth  gjysmë shekulli, pak si në poezi, prandaj dhe po e prezentoj në original, me përjashtim të fjalëve të fundit. Për hir të kontinuitetit, edhe  historinë e dy objekteve të tjera, e kam prezentuar në të njëjtën mënyrë,  pra,në poezi, sa ja kam  qëlluar, nuk e di, sidoqoftë, përmbajtja është me rëndësi.

Historia e Teqesë bektashiane

,,100  e ca vite të kaluar, këtë fshat, një dervish  e  ka vizituar dhe, aty jetën ka ndruar. Një ditë, lumi  i fshatit, çdo gjë gjeti përpara  shkatërroi varri i ti asgjë  nuk pësoi. Sepse,  uji, para ti, në dy pjesë  ishte  ndarë, anës, ka shkuar,  varrin  aspak se ka trazuar, banorët ka befasuar. Prej asaj dite, atë  varr, për të shenjtë, e konsiderojnë, maksimalisht e respek

tojnë, pa marrë parasysh, cilit konfesion fetar,  i takojnë,,.

Disa vite më parë, varri në objekt  madhështor është  shëndruar, nga  kurbetçinjt e kësaj ane, i  financuar, arkitekti i vetëm shqiptar nga Manastiri, e ka projektuar, materialisht  ka ndihmuar, ekskavatorin e ti  privat,  disa ditë  aty gratis, e ka  shfrytëzuar, vendin  ku u ngrit  Teqeja dhe  të katër anët e saj, ka rrafshuar, ambientin ka zbukuruar,sepse, më parë, aty vështirë  shkohej, varri  shumë rrallë vizitohej. Prandaj e udhës do ishte një pllakë mermeri të kishte, historia e këti tempulli të tregohej, emri i donatorëve dhe arkitektit të apostrofohej. Një pllakë të tillë edhe xhamia e re moderne e Kranjit, duhet të kishte, sepse kurbetçinjtë para të madhe kanë dhënë, i njëjti  arkitekt ka qënë,. Sa i takon emrit  të ti, në tekstin e hotelit në Strugë, do ta zbuloj, se edhe ai hotel, është vepra e ti, po, rrallë kush e di, shkaqet do t i tregoj, kur historinë e ati  objekti, më poshtë, do ta shtjelloj.

Përndryshe, Teqeja, karshi rrugës, në hyrje të fshatit, është ndërtuar, aty pra, ku varri, një shekull e ca ka qëndruar, nga varrezat e fshatit i izoluar, çdo njeri, nga vatura për  ta shikuar dhe  për ta vizituar, ambientin e brendshëm mahnitës, për ta shijuar, mezarin e Dervish Aliut, për ta shikuar. Lumi, që ka pranë, të kujton ,,veprimin human,, të ti, që ka hyrë në histori, sepse i tillë sikur mos ishte, këtë tempul, sot, nuk do ta kishte. Çdo historian, që e shikon, me shtatë çudirat e botës e krahason, bile edhe  më tepër nga  disa prej tyre  e vlerëson, sepse ngjarjen   e ti, rrallë e gjen në histori,, një studijues i huaj, kështu ka shkruar, kur  e ka vizituar.

Nijazibeu, Sarajet e ti

Nga fundi i shekullit XIX ose fillimi i shekullit XX, është ndërtuar, Resnjën ka zbukuruar, se më parë  fshatit,  i përngjiste, pamje  qyteti, nuk kishte. Nijazibeu ,,Mbret i Prespës,, epitetin,  kishte,  prandaj, ngritja e një objekti të tillë, problem aspak, për të, nuk ishte. Në një mbledhje, në Paris, duhej të shkonte, por i angazhuar me punë, vendosi, një tjetër të dërgonte. Ky, Nijazibeut, objektin  ku  u mbajt mbledhja, si foto, ja  tregoi, me bukurinë e ti, tepër e befasoi, sa që, menjëherë  arkitektët më të mirë, angazhoi dhe të njëjtin e ndërtoi.

Objekti original,  gjatë  luftrave, është  shkatëruar, ky i Resnjës, mbeti inikat, në  tërë botën i  dëgjuar.Turistët, nga tërë anët e globit, e vizitojnë, por emrin e Nijazibeut, kurkund nuk e shikojnë, edhepse përveç këti objekti madhështor, ai, në Manastir, shpalli Hyrjetin, solli parlamentin, absolutizmin pesëshekullor e përfundoi,jetën e çdo komuniteti lehtësoi, kushte për Kongresin e Alfabetit tonë krijoi. ,,Sikur Nijazibeu,  sllav të ishte, para objektit, përmendore, madhështore do kishte, nga Sofja dhe Beogradi që  të shikohej, kushedi sa  do lartësohej,, ka thënë një   Korçar, kur e ka vizituar, kurse unë histornëja kam treguar.

Këtë  objekt, pushteti serb dhe ai komunist maqedonas, edhe si burg  e kanë  shfrytëzuar, qindra shqiptarë, aty janë maltretuar.  ,,Sikur babaj tim, këtë, ta dinte, kurrë nuk do ta ngrinte,,. Kështu, djali i Nijazibeut, në një rast, ka deklaruar, kur, këtë,  që, sapo thashë, ja kam treguar, Resnjën kur ka vizituar, shuma të mëdha parash, ka shpenzuar,  për ta renovuar,  nga zhdukja, për ta shpëtuar. Mirëpo, qeveritarët komunistë, marrëveshjen me të, vetëm pjesërisht e realizuanë, gjysmat  e parave, në xhepat e  tyre përfunduanë.

Struga, hoteli ,,Mirazh,,

,,Hotel, ndër më të bukurit, në Strugë  dhe më gjerë, nga arkitekti shqiptar i Manastirit, i bërë, pamjen e shqiponjës  i ka  dhënë, unikat në botë, për të qënë. Strugën, zbukuron, emrin e arkitektit nderon, edhepse, me përjashtime të rralla, struganët,  emrin e ti, spara e tregojnë, siç duket, nga xhelozia vuajnë?!. Këtë, personalisht, para një vit e ca, rastësisht, e kam vërtetuar, kur recepcionistit të hotelit, vizitori nga Korça  i  është drejtuar: ,,Këtë objekt, kaqë të bukur, cili arkitekt,  e ka ngritur,,,? ai, mblodhi supat, se, nuk e ka ditur. Vetëm emrin e pronarit të hotelit, me mburje e  theksoi,  asgjë tjetër nuk  tregoi. Pranë tyre, një miku im i ngushtë, ishte, afër ti, mua më kishte, recepcionistin e pa dhe si me inat, i tha: ,,Këtë hotel, djali i këti profesori, që kam pranë, e ka ngritur, sa çudi, si recepcionist, këtë se ke  ditur, edhepse  vite të tëra,  ky arkitekt ka punuar, me struganët çdo ditë ka komunikuar,,!?

Korçari, mikut im, të drejtë i dha,  recepcionistit, iu drejtua dhe i tha: ,,Sikur në Korçë, ky arkitekt, hotel  të tillë, të kishte ngrintur,  i madh e i vogël, emrin e ti, do t ia kishin ditur, sepse, në murr, plakatë të bukur prej metali do kishte, biografia e objektit, shkurtimisht do ishte, emrin e arkitektit,  me gërma të arta,  do ta shkronim, Manastirin do ta apostrofonim,  Alfabetin, që na dhurroi,  dhe Arkitektin, qytetin, që na zbukurroj,,.

Recepcionisti, korçarin, plotësisht, e arësytoi, falje për këtë, nga mua, kërkoi, edhe unë,  ndjesë,  prej ti, kërkova, që  me kohë, nuk reagova,  mikun im, ta kisha  penguar, këtë histori, mos e kish treguar, sepse, përveçse recepcionistin që e shqetsoi, edhe mua, në sëklet më vuri dhe  më ngushtoi, nuk dinja si të veproj, si babaj  i arkitektit që isha, prandaj mikun e  kritikova, kohë të gjatë, me të, nuk u takova, edhepse qëllimin nuk e kishte të na denigrojë, por të drejtën të tregojë.

Ps.

Për hir të së vërtetës, korçarit, i kam treguar:brendësinë e hotelit, pronari-blerësi pra, e ka rregulluar, me sende të nevojshme, të shtrenjta  dhe luksuze,  e ka furnizuar dhe, tërësisht, siç duhet, e ka  kompletuar, pamje mahnitëse i ka krijuar.

Ky hotel, me pamjen e ti, shqiponjën jonë dy krenare, simbolizon, Piron dhe Skenderbenë, kujton, prandaj dhe unë,  nga disa projekte,  të cilat, djali mi ka treguar, këtë kam preferuar dhe ja kam sugjeruar. Dëshirën  ma plotësoj, kështu që, sa herë kur ta shikojë, mua do më kujtojë.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: