Shaban Cakolli: Naim Frashëri dhe poezia e tij e traditës ''Fjalët e qiririt''
| E Marte, 19.08.2008, 05:11 PM |

Naim Frashëri
NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TIJ E TRADITËS"FJALËT E QIRIRIT"

Shkruan: Shaban Cakolli


Studiuesit e letërsisë shqiptare me të drejtë këtë poezi të Naimit e kanë vlerësuar si një ndër krijimet më të mira të tij e të letërsisë së traditës.Në te poeti shpreh thelbin e shpiertit të tij, dashurinë për njeriun.Te poezia e tij duket qartë se poeti ynë i madh ishte armik i urrejtjes,i dhunës dhe armiqësisë midis njerëzve.Ashtu si qiriri Naimi digjej për të u dhënë dritë të tjerëve.Thirrja e poezisë së tij ishte kuptimplotë.Njerëzit duhet të sakrifikojnë,duhet " të digjen si qiriri" për të ndihmuar njëri-tjetrin" Për të parë dritë";domethënë për të hapëruar e përparuar.Naimi urrente errësirën dhe paditurinë,dëshironte që drita e diturisë dhe përparimit kombëtar si dhe zhvillimi dhe përparimi i atdheut,të mos ndalen kurrë.Ai porosiste shqiptarët që të vëjnë në veprim disa cilësi që të gjejnë mirëkuptimin dhe harmoninë,e ato cilësi ishin:Urtësia,miqësia,sjellja e mirë
si dhe ndihma e dashuria për njëri-tjetrin.Këshillat e poetit janë edhe sot aktuale dhe vazhdojnë ti ftojnë shqiptarët të jenë të bashkuar në rrugën e tyre të zhvillimit dhe përparimit kombëtar.Vepra e tij ka bërë,po bënë dritë dhe kurrë nuk do të shuhet.
Naimin duhet të e njohim  më mirë të gjithë,të e kuptojmë më drejt këshillën e tij,por e rëndësishme është me çdo kusht të e njohin gjeneratat e reja,e sidomos nxënësit tanë në mërgim.Kohë më parë Redaksia e "Doruntinës" me një kujdes të veçantë i u është përkushtuar botimeve të lektyrave shkollore për nxënësit e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe në mërgim.Ndër lektyrat për këta nxënës Redaksia zgjodhi poet të traditës dhe duke u bazuar në vështërsitë që hasin nxënësit në mërgim për të kuptuar poezinë,është dhënë shpjegim i veçantë për çdo poezi.Kjo mënyrë e botimit duhet të jetë ndihmesë për nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë në diasporë.Nga lektyra"Poezia e Naim Frashërit";ne po shkëpusim në tërsi poezinë"Fjalët e Qiririt",ndoshta jo vetëm për lexuesit e rinjë,por ekziston edhe mundësia të u ken dalur nga kujtesa edhe atyre që kaherë e kanë
mësuar!


NAIM FRASHËRI

FJALËT E QIRIRIT


Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që tú ap pakëzë dritë,
Natënë túa bënj ditë.
Do të tretem,të kullohem,
Të digjem,të përvëlohem,
Që t´u ndrinj miré të shihni.
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s´e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s´dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë
Sa të mund t´u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur,
Jam i gjall e jam ndë jetë,
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj.
M ´´ë´shtë falurë durimi
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k´ënda tú bënj mirë,
Të mos mbeti n´errësirë.
Jakeni rreth meje rrini,
Flisni,qeshni,hani,pini.
Në shpirt kam dashurinë,
Po digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn e shkretë.
Për atë zotn´e vërtetë.
Me zjarr ta djek  mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimet e tija
të vete tePerëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësiné urtësinë,
Në bëni shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjatrin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zemëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mbase krahët tí përvëlon,
Po shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë
Gjithë tuajt´i kam parë,
Mëm´e at´e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrinin në këtë vënt,
Edhe sot ndër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
Ejam përzjer´e ndryshuar,
Po jam bërë shumë herë
Zjar,e uj´e balt´e erë.
Jam një shkëndijë prej qielli
dhe një drudhëzë prej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brenda në det qëndronj,
Shumëherë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë;
Bënem qënq e kec i pirë,
Lul´ebar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t´u them,
Po trembem mos i bënj ujem.
E ku shkruhet në kartë
Fjalët´e gjuhësë zjarrtë?



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: