Dedë Preqi: Pak e çuditshme!
| E Shtune, 13.08.2016, 05:55 PM |

PAK E ÇUDITSHME !

Nga Dedë Preqi

Të gjithë e dimë se me ndihmën e Aleancës Veriatlantike të NATO-s, dhe me ndihmën e luftëtarëve të denjë të UÇK-së, Kosova arriti lirinë dhe sovranitetin e saj. Por, edhe pasi që Kosova u pamvarësue, u kërkue nevoja e pjesëmarrjes së  Misioneve Ndërkombëtare, që Kosova të ndihmohet edhe në kohën e paqës, përmes misionit ushtarak të KFOR-rit, poashtu edhe përmes misionit  UNMIK, dhe tani EULEX, të cilat kanë marrë rrolin kyq në sistemin  e drejtësisë dhe disa kopetenca tjera në Kosovë.

KFOR-i, si pjesë ushtarake e NATO-s, e ka rrolin e vet ushtarak në mbrojtjen teritoriale të Kosovës, dhe menagjimin e kufinjëve të saj,  i cili që prej vitit të prezencës së tij, nuk ka vërejtje në rrolin e vet ushtarak dhe mbrojtës në Kosvë dhe se meriton lavdatë në çdo aspekt.

Misioni i UNMIK-ut, i cili e kishte rrolin në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë së brendshme të Kosovës, ka mundur të jetë më i suksesshëm dhe më i kujdesshshëm, për ta kryer rrolin e vet, sidomos në ligjet e drejtësisë dhe disa aspekte tjera, apo nuk i ka kryer fare dhe jo korekt, duke i vazhduar EULEX-i, deri në ditët e sotme, të cilat tani më janë shumë gjëra të pa kryera dhe diskutabile.

Mund të thuhet se qeveria e Kosovës, gjatë kësaj periudhe të pasluftës ka qenë e pa suksesshme, sidomos në zbatimin e ligjeve të drejtësisë, të cilat kanë ndikuar shumë edhe në ekonominë e vendit, nga vetë fakti tregon se një çështje e tillë, ka krijuar edhe shumë mangësi tjera në gjitha poret e jetës, kur vetë populli nuk ndjehët i kënaqur me udhëheqjen e politikave të vendit dhe qeverisjen e anëtarëve të saj, duke vequar  udhëheqjet e fundit, me pak rrezulltate të dukshme, që kanë mundur të përmirësojnë  gjendjen e qytetarëve të vendit.

Në këtë kuadër të qeverisjes shumë pak  gjejmë mbështetje në njëri-tjetrin, sidomos kur bëhët fjalë pozitë-opozitë, dhe si të tillë, të ndarë e të përçarë në pozicionet e tyre partiake dhe vetiake, duke realizuar qëllimet e veta në favor të interesave dhe politikave që nuk kanë të bëjnë  në interesin e shtetit dhe popullit të këtij vendi.

Pse nuk funksionon si duhet shteti i Kosovës,  ashtu sikur duhet të fuksionojë  një shtet normal dhe demokratik, që të plotësojë nevojat e qytetarëve të vet , në mënyrë që  ky popull të ketë një mirëqenje me standarte  dhe kushte normale. Ne do mundohemi kot, edhe nëse i sjellim ligjet e Amerikës, apo të shtetëve perëndimore në Kosovë , sepse ato nuk fuksionojnë në kushtet tona, në të cilat gjendet sot Kosova dhe punon qeveria e saj.

Prandaj, asgjë nuk është e qëndrueshme nëse niset nga efektet jo parimore, që kanë bërthamën e  gënjeshtrave dhe kurthave të saja, e cila mund të shpaloset nga rrokullisjet e shthurjes së kohës, kapitujt e një politike që më shumë se nga askush dhe nga asgjë tjetër , bëhët shkak i vetë shkatërrimit të saj, duke u zhveshur një ditë me gjithë anakronitetin dhe maskën  e saj të ndytë.

Kujna po i shërbejnë këto ndasi dhe përqarje politike në mes partive dhe grupeve të ndryshme në shtetin tonë, të cilat nuk mund të thuhet se rrjedhin nga një shoqëri e shëndoshë dhe demokratike, por kanë kahe të sëmuar politike dhe egoiste, apo si të tilla janë të kundërta me interesat e vendit dhe shoqërisë tonë kosovare.

Pse po stagnon sot Kosova në shumë aspekte ekonomike e sociale dhe të tjera, kur asnjëherë në jetën e vet  dhe gjatë periudhave historike nuk e ka pasur këtë pozicion më të favorshëm, që të zhvillohet dhe të pozicionohet në mesin e vendeve të zhvilluara të rajonit dhe Europës.

Lëvizja e rinisë tonë që shohim rreth e rrotull vehtës është shumë inkurajuese dhe intelegjente, mos të thëmi e bezdishme, e cila mund të krijojë  një klimë të re dhe të vrullshme pune,  jo vetëm për vetëvetën,  por dhe në shërbim të popullit të vet, e që për fat të keq, ajo sot përjeton vetëm një dozë të vogël të përspektivës nga qeveria e shtetit të vet. Prandaj, nuk duhet ta lejojmë këtë boshllëk në mesin e rinisë tonë, por duhet ta mobilizojmë dhe t’ia  plotësojmë kushtet dhe aspiratat e saj, për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Liderët politik të Kosovës, duhet ti hapin sytë dhe të mendojnë më shumë se, kjo metodë e tyre e udhëheqjes është e pa përshtatshme dhe e dëmshme për shoqërinë tonë, duke bërë vetëm propaganda zhvëllimore, sepse preokopimet dhe ankesat e popullit janë barometri më i mirë që masin suksesin e sëcilit udhëheqës në vend.

Korrupsioni, tani më është bërë rutinë e përditshme në Kosovë dhe kot flitet për ta parandaluar dhe penguar zhvillimin e këtij elementi  të rrezikshëm në këtë shoqëri, kur flitet se, „bosët“  kryesor të shtetit i hapin vetë kanalet e këtij elementi, që e ka pushtuar vendin. Nuk do të thotë çmenduri, nëse këtë fenomen dhe të tjerat duhet ti zhdukim vetë, tjetër kush nuk mundet, sepse ne jemi ata që i krijuam këto elemente negative në shoqërinë tonë, përderisa të tjerët mundën vetëm të na këshillojnë.

Dhe, ja ky do të ishte  një vizion i qëlluar dhe shumë margaritar, sepse shumë mbeturinave dhe shkakëtarëve që kanë qëllime të errëta për këtë vend dhe shoqëri do e kishin mbyllur gojën, të cilët në këtë hapësirë të sotme e kanë gjetë terenin  e përshtatshëm dhe presupozojnë jetësimin e tyre, duke qelur edhe shumë rrugë tjera për ta rrezikuar jetësimin e shtetit të ri të Kosovës.

Por, është pak e çuditshme, kur sot Kosova ka aq nevojë, kur Kosova ka aq shumë probleme të mëdha dhe aq shumë mangësi politike e strategjike në qeverisjen e saj, e cila tregohet e pa aftë të menagjojë vetën në mënyrën e duhur dhe të mundshme të saj, atëherë:

Pse nuk del një ndërkombëtar, një ambasador i kuintit dhe një mik i dashur i Kosovës, si edhe EULEX-i,që të deklarohen, apo, t’ia  thonë në sy kësaj qeverie, se nuk është në rrugë të mbarë,  dhe se, “ KOSOVA E MERITON NDRYSHE“ , kur e dinë të gjithë përmes opinioneve dhe fakteve se,  kush janë faktorët dhe shkakëtarët e kësaj gjendje të palakmueshme, kush janë kriminelët e luftës dhe të pasluftës, kush janë korruptorët dhe peshqit e mëdhenjë  të këtyre lojrave të ndyta, dhe kush janë abuzuesit e këtij shteti dhe këtij populli, duke e mos  merituar një përkrahje dhe mbështetje të tillëve.

Sepse, të gjithë këta që i përmenda jetojnë dhe punojnë, ushqehen dhe pijnë në shtetin e Kosovës, të cilët, as më shumë dhe as më pak, interesin e kemi të përbashkët, por duhet vequar dhe akceptuar më mirë dhe më më kujdes të ardhmën e këtij populli, që akoma vuan nga plagët dhe pasojat që ka lënë fashizmi i kohës.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: