Pëllumb Gorica: Në vesh të Perëndisë!
| E Marte, 09.08.2016, 06:33 PM |

FJALA E ARDJANIT, NË VESH TË PERËNDISË!...

NGA PËLLUMB GORICA

Duhen përgëzuar vlerat artistike të Ardjan Bërdufit, fotografit të Shpatit, Elbasan si një promovues i turizmit të kësaj treve. Të bën përshtypje fjala e tij e thjeshtë.

- Ajo që bëj unë është një pasion për të treguar peisazhin dhe etnokulturën, që ka Shpati. Nuk është puna vetëm tek peisazhet e bukura, do të ndihesha shumë mirë kur këto peisazhe të kundroheshin, siç thuhet live, “të shkeleshin” me këmbë! Si njohës i mirë i çdo pëllëmbe të kësaj zone, unë personalisht ftoj vizitorët, se do të ndihen të mrekulluar mes bukurisë malore dhe njerzore të Shpatit, në monumentet e natyrës së tij, siç janë Dushku i Lleshanit, Kanionet e Valshit, Pishat e Bukanikut, kishat e Shelcanit dhe e Valshit, etj. Në Shpat kostumet popullore, apo punimet e dorës, që janë karakteristikë, po evidentohen jo vetëm në festat familjare, por edhe në manifestimet kulturore. Këtu në Gjinar çdo fillim qershori organizohet festa “Miqtë e malit”. Vizitorët në Shpat kanë mundësi të shijojnë shumëllojshmërinë e produkteve bujqësore – blektorale dhe cilësinë e tyre Bio. Mirsevini në Gjinar, Shpat, Elbasan, Albania!” Nuk është një reklamë që bëj, është një thirrje e sinqertë shpirti që nuk të zhgënjen.

Të prek fjala e Ardjanit. S’kemi ç’të themi më tepër, urojmë që fjala e tij, siç thotë populli, të shkojë në vesh të Perëndisë”!...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: