Dedë Preqi: Zhgënjim nga qeverisja
| E Shtune, 06.08.2016, 06:56 PM |

A KA KUSH  KËSAJ  QEVERIE QË I BIE NË FIJE ???

Nga Dedë Preqi

Zhgënjimin që po e pret ky popull nga kjo qeveri e brishtë , është diçka e pa imagjinushme, diçka që nuk e ka menduar dhe as që e ka pritë në jetën e vet. Kur është e mundur që ky popull dhe këta njerëz të këtij vendi  mund të drejtohen njëherë kah  vetëvetja e rëndomtë, që askush nuk ka të drejtë të bëjë diçka të keqe në këtë shtet, apo diçka vetëm për qejfin e vet.

A duhet ndonjëherë të përpiqëmi në favor të kësaj shoqërie, në favor të këtij populli, i cili me padurim e priti lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi, që ishte i okupuar nga fashistat e kohës, ndërsa sot vuan nga  njerëzit e vendit të vet, që janë shdërruar në okupim të Institucioneve, të korruptuar dhe të kriminalizuar deri në fyt, pothuaj se identik me djallëzoret e djeshëm.

Ky popull mendon se tani është i lirë dhe nuk ka nevojë që ta  kthejë  kokën mbrapa në përjetimet e mëhershme, të cilat i ka kaluar me shumë peripeti dhe sakrifica, ndërsa sot, nuk mund ta kuptojë se si ka mundur ti përballoj të gjitha ato, prandaj është e çuditshme se,   përjetimet e të përditshmes së sotme e rëndojnë më rëndë, të cilat nuk po mundet me i përbi, sepse pas gjithë asaj që kishte vuajtur nga pushtuesit e huaj, po i gjasojnë edhe sot në shtetin e vet të lirë dhe demokratik.

Kështu është e pa mundur të definohet jeta normale e qytetarit të Kosovës, kur nuk i afrohet asgjë e dobishme nga  qeveria dhe pushteti ekzistues, që ta shfrytëzojnë mundësinë e përfitimit të vlerave të veta nga puna dhe detyrat që ia përcakton jeta bashkëkohore e këtij shekulli. Nuk është koha që sot të  jetojmë me shpresa dhe iluzione, sepse përpjekjet e këtij populli i kanë tejkaluar këto procedura që e zgjasin jetën me fanatazira…

Një qeveri, e cila vetëm lavdërohet me të arriturat e pa arritura, duke i mbuluar të zezat që i ka brenda, kur në tërë stafin e saj ka të rrallë që nuk janë të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar dhe  e cila është e angazhuar vetëm që ti mbrojë interesat e veta, që të mbijetojë ndonjë ditë,  duke lënë anash interesat e qytetarëve të vendit të vet, ajo qeveri  duhet të largohet, sepse nuk e meriton qeverisjen e mëtutjeshme dhe nuk e meriton qeverisjen e asnjë vendi.

Janë të kota deklarimet e kryeministrit dhe ministrave që japin komente të vazhdueshme për të arriturat e tyre në fushat e veprimit, të vërtetën dhe realitetin e të gjithave e thotë qytetari i vendit, i cili në mungesë të përspektivës dhe papunësisë, e shet edhe atë që ka pas shpirtit të vet, vetëm e vetëm për tu larguar dikund në perëndim, apo për të kërkuar një jetë më të mirë.

Kosova e ka Kushtetutën dhe ligjet e saj shumë standarte, por nuk ka ligje as nene,  që ndikojnë  në prekjen dhe kapjen e peshqive të mëdhenjë, të cilët janë të paprekshëm edhe pse  janë ajka e korrupsionit dhe krimit të organizuar në këtë shtet. PDK-LDK, e kanë sot qeverinë në dorë, të cilët i kanë vënë majën e keqmenagjimit dhe keq-qeverisjes së këtij shteti.

Një qeveri e cila njëmijë e njëqind akuza i ka mbi kry, si mundet të mbijetojë dhe të vazhdojë qeverisjen e saj. Tani, ndër ato njëmijë e njëqind akuza, vjen deri te edhe përgjimet e qeveritarëve, që punësojnë njerëz të vet dhe nga partitë e tyre me procedura të jashtëligjshme, të cilët i pranojnë akuzat hapur dhe ato i mbrojnë me kryelartësi, duke u arsytuar se, ata janë njerëz që po punojnë dhe i punësojnë qytetarët e vendit të vet.

Athua se, ky popull është i tëri i marrë, apo nuk di më shumë se të hajë barë! Athue se ky popull nuk i njeh këta njerëz, të cilët po hanë e po pinë dhe po pasurohen në kurriz të tij ? Athua se, ky popull nuk dinë ndryshe, vetëm të dëgjojë dhe të bëhët i dëgjueshëm me qeveritarët e vet të pandërgjegjshëm, hajna, korruptor, kriminel dhe njerëz që po ia prishin imazhin këtij vendi.

Të gjitha i dinë populli i këtij vendi, por vetëm një gjë akoma nuk e dinë, deri kur duhet të durojë këta ordinerë të pa përgjegjshëm dhe të pandërgjeshëm të vendit të vet. Populli është viktimë e gjitha këtyre praktikave të keqmenagjimit, korrupsionit dhe krimit, me të cilat përditë e më shumë po fundoset e ardhmja e këtij populli dhe vendi.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: