Pierre-Pandeli Simsia: Tonin Tershana, Artist i Merituar
| E Marte, 19.08.2008, 04:52 PM |

Tonin Tershana
Tonin Tershana, Artist i Merituar

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Isha shume i vogel ne ato vitet e largeta te femijerise sime ne vitet 60-te kur degjoja ne radio kengen "Fishekzjarre ne qiellin blu": Fishekzjarre ne qiellin blu/ po ndricojne sonte kudo/ qesh vogelushi i nenes qesh/ qesh ti sonte mos pusho.../
Me pelqeu shume ajo kenge, por nuk e dija se cili ishte kengetari.

Njehere tjeter degjova folesen ne radio te thoshte titullin e kesaj kenge dhe kenduar nga Tonin Tershana.
M'u ngulit ne mendje ky emer i kengetarit dhe sa here qe e degjoja ate kenge thosha me vete: "Tonin Tershana"
Me vone, do te degjoja edhe nje kenge tjeter te kenduar nga Tonin Tershana: "Te dua o det" : /I kalter,si syte e vashes sime/ pa fund e gjere, si e jona dashuri/ se ti m'jep gezime, e m'fal ma te kthjelltin frymezim/ andaj zemra ime, te do ty o det deti im.../    qe per mua edhe pse kane kaluar mbi dyzete vjete, ajo kenge mbetet perhere e fresket.
Duke degjuar keto dy kenge ne ato vitet e largeta te femijerise sime, si edhe nje tjeter kenge kushtuar nenes, gjithe nenave shqiptare, "Kenga e nenes" fituese e cmimit te pare ne Festivalin e 10-te te Kenges ne RTVSH, Dhjetor, 1971, kompozuar nga Agim Prodani me tekst nga Poeti Agim Shehu dhe dubluar nga Sherif Merdani, kisha shume deshire te shihja edhe kengetarin e atyre kengeve: /Une isha femije ne klasen e pare/ u ula ngadale n'abetare/ e c'ngjyra m'u hapen ne flete si lendine/ ja, e para fjale erdhi nena.../
Deshira m'u realizua ne Festivalin e 11-te te Kenges ne RTVSH 1972, kur une, qe nga ai festival e deri ne vitin 1990 festivali i 29-te, nuk do shkeputesha per te pare festivalet dhe per t'i mesuar pothuajse te gjitha kenget.
Ne Festivalin e 11-te te Kenges ne RTV nepermjet ekranit te televizorit, e pash per here te pare kengetarin Tonin Tershana, ku edhe fitoi cmimin e pare me kengen "Erdhi Pranvera", kompozuar nga Pjeter Gaci: / Qendroi dallendyshja e varrur n'fole/ flatrat e lehta i rrihte ne ere/ qielli i pafund dhe dielli u futen ne krahet e saja/ dhe prap dikush me tha, erdhi pranvera/ por une nuk e besova.../
Pas trofeut qe morri ne Festivalin e 11-te te Kenges, mospjesemarja e tij ne Festivalin e 12-te, na la te kuptonim se kengetari i suksesshem morri edhe ai goditjen e radhes si shume artiste te tjere ne ate kohe. Fati i mire e ndihmoi Toninin t'i shpetonte goditjes se cmendur komuniste.
Nje vit me vone, ne Festivalin e 13-te Tonin Tershana kendoi kengen e Agim Prodanit "Kenga e Poetit": / Isha i parritur, di c'kerkoja/ nje deshire e zjarrte, me trazonte/ donte zemra ime, te kendonte/ per ju o njerezit e mi.../
Ne Festivalin e 14-te, ne Dhjetorin e vitit1975 Tonin Tershana kendoi kengen "Miremengjes" dhe dubluar nga Vace Zela: / Dielli diten hap, ti bij cel syt' e zez/ drita rreth e qark, te zgjon dhe te flet/ eshte dielli yt, eshte dielli im/ qe ngrihet lart cdo dite/ na rri ne sy, ne zemra hyn/ drita e Shqiperise.. kompozuar nga Feim Ibrahimi me tekst nga Natasha Lako.
Gjate provave per ate festival, Tonini ishte pergatitur te kendonte edhe kenget: "Buka e duareve tona" /Toka jone e lire, kudo ne na therret/ ne i japim force edhe jete/ ne fusha dhe male djersa jone kullon/ toka shqiptare rinon../ me autoret Kujtim Laro dhe Xhevahir Spahiu, si dhe kengen "Dasem ne fshat" /O tek obori i nuses sone/ o ven e vijne krushq e dasmore/ kercet dajreja dhe hidhet vallja/ c'e tundin o shamine keto djem e vajza.../ kompozuar nga Agron Xhunga me tekst Ismail Kadare. Te dyja keto kenge u vleresuan;njera me cmim te pare dhe tjetra me cmim te trete. Ishte nje goditje indirekte qe i jepej kengetarit, perderisa edhe ia hoqen ato kenge per te mos i kenduar ne ate festival.
Nje vit me vone, ne Festivalin e 15-te Tershana kendoi kengen "E bukura Shqiperi" e kompozuar nga Pjeter Gaci, qe u vleresua edhe me cmim te trete, dubluar nga Pellumb Katroshi: /Shekuj mbi shkemb e gure/ me plumba e mbrojtem ket' vend/ dhembja s/na mposhti kurre/ ne ecem me pushke dhe me kenge.../
Ne festivalin e 16-te te Kenges ne RTVSH Tonin Tershana ishte i vetmi kengetar qe kendoi tre kenge ne ate festival "Cdo agim zgjohesh me e re" (Kujtim Laro, Xhevahir  Spahiu): /Nga duart tona, prej gjakut dhe djerses u rrite/ c'do agim ti zgjohesh perhere dhe me e re.../ "Gjyshi dhe mbesa", si dhe kengen "Nena jone" : /Une i vogel n'ato vite lozja/ me gezhoja plumbi neper rruge/ shoket me vinin prane/ shoket ishin si une.../
Ne festivalin e 17-te kengetari iu rikthye perseri duetit, por kesaj radhe me nje tjeter kengetar, qe ishte bere po aq i njohur sa ai vete, kengetari Luan Zhegu, te cilet kenduan kengen "Djepi i Trimerise" kompozuar nga K.Laro:  /Jeta cel lule dhe rini/ bijte e tu jemi Shqiperi/ djem te forrte rritur ne pranvere/ trimerine mbajme ne gji... /
Ajo kenge u vleresua me cmim te dyte
Perseri ne festivalin e 18-te Tonin Tershana kendoi nje kenge ne duet me kolegen e tij te punes, kengetaren e Ansamblit te Ushtrise, Arta Babaramo "Lulet e Dasmes", kompozuar nga Aleksander Peci: /Nje dite te thoshja a e mban mend?/ Lulet qe celin kane emrin tend/ dhe une te flisja plot drite ne sy, lule celi jeta per ne te dy/ Ja k'te te diele e pritem shume/ nje tufe me lule te solla une.../
Ne festivalin e 19, qe u zhvillua ne Dhjetor 1980 Tonini kendoi kengen e kompozuar nga
Spartak Tili "Duarartet tane", dubluar nga Suzana Qatipi: / Kjo shtepia jone cel deren qe na pret, na percjell/ permbi dere krahet e shqiponjes ka, c'dore i gdhendi valle ata krahe?/... /Duarartet tane qe j'u njohu bote e gjere/ kur stolisnit jeten-o me dalte dhe gjilpere/ gjithe bukurite, i falet per Lirine/ mbetet i pavdekshem kush qendis Shqiperine.../
Perseri ne Festivalin e 20-te Tershana do te rikthehej ne duet me nje tjeter kengetare te njohur, Lindita Theodhori, me kengen "Agimet tona",
kompozuar nga Flamur Shehu, me tekst te Luan Qafezezit, fituese e cmimit te dyte :/ Jehon kjo kenge jehon/ gazmor ne pune ne na fton/ dhe hapi yne me tingujt po kumbon/ ne enderuam o shoke dhe enderojme gjithmone/ vendit gezim t'i shtojme/ Qiellin e kalter, detin e paster shoh ne ata sy/ me e bardhe cdo dite plot drite/ vjen per ne te dy.../
Festivali i 22-te do ta rikthente perseri Tonin Tershanen ne fitues te cmimit te pare me kengen "Vajze moj, lule moj" /Pikoj vesa e mengjesit/ hapi dielli syne e tjarrte/ neper fushe ta ndjeva hapin shoqe moj/ ... Do te vij si fllad i malit/ do te gjej moj lule fushe/ faqet c'tu bene flake te kuqe, kur te thash do te marr nuse.../ kompozuar nga Luan Zhegu me tekst Adelina Balashi dhe dubluar nga Liljana Kondakci.
Ne festivalin e 23-te perseri nje duet, me nje tjeter kengetare qe ishte ne kulmin e shperthimit te saj si artiste, Parashqevi Simaku, kenduan kengen e kompozuar nga
Spartak Tili "Ngrohtesi" /Ne shteg te malit mbremja bie/ Eja pse vonon/ femijet jane me lodra yjesh, zbukurojne bredhin tone/ nga puna vij me buleza djerse dhe per ju mendoj/ dhe ngrohtesine ia ndjej un' vatres/ prej se largu shoqe moj .../
Po ne ate festival Tonini kendoi edhe kengen tjeter"Me shoket e mi", kompozuar nga Alfons Ballici: /Tok, ne kasolle prane vatres ndezur/ enderuam lirine/ dhe kafshaten e fundit ndame/ si ndame dashurine.../
Ne festivalin e 24 kendoi nje kenge te kompozuar nga Avni Mula me tekst te Hysni
Milloshit.
Ndersa ne festivalin e 25-te Tonin Tershana kendoi kengen e komozuar nga
Osman Mula, e cila edhe u vleresua me cmimin e trete: / Ne rrugen me debore, nje vajze ma ben me dore, si zana/ une para saj qendroj dhe ne kabine e ftoj, Albana/ e veshur plot me nur, me faqet si purpur nga era/ papritmas ate cast m'u duk se erdhi vete pranvera.../
Tonin Tershana neper vite ne udhen e gjate e te bukur te kenges ka qene edhe pjesemarres i anketave muzikore te muajit. Permend ketu kenget: "Ndalu pak e fol njehere" /...Porsi dielli po te pres/ vashez-o e mir'-o/ te du pergjithmone.../. Kengen "Nena e kasolles, kompozuar nga Pjeter Gaci: /Nje djal' dhe nje kasolle kish' ajo/ dhe dashurine per malet e larte/ atje ku djali rra/ la pas kasollen qe i digjej flake/ dhe iku ne mes nates ne tufane/ me shoket e t'birit nena partizane.../
Gjithashtu Tonin Tershana eshte fitues i cmimit te pare ne Festivalin e intrepretuesve te kenges ne RTVSH me kengen: "Lumturia nuk dhurohet": /Shikoj diellin qe po agon/ shijoj aromen qe kundermon/ te lumtur s'bashku k'te dit' te re e presim ne/ jo, lumturia nuk dhurohet/ nuk falet, por fitohet.../
Ne repertorin e tij te madh Artisti i Merituar Tonin Tershana ka edhe kenge
popullore, sic eshte ajo "O moj bukuroshe" /O moj bukuroshe, synin kur ta pash/ rruges kur kalojshe/ dy tri fjale ti thash.../
Tonin Tershana njihet edhe si kompozitor i kengeve te cilat i ka kenduar ai vete.
Ne vitin 1980 kompozoi kengen "Pushka kerkon trima" /O i mire i nenes, trendafil me ere/ mbylle syne e bukur/ gonxhe ne pranvere/ Sot qe je i vogel, fli bir sa me shume/ se te do atdheu neser te pagjume.../ Kjo kenge u shpall fituese ne anketen muzikore, si dhe kengen "Manushaqja" /Me mall e brenge, Naimi te kendoi/ Manushaqe, pse s'ngre kryet perpjete/ dhimbjen e thelle qe nga zemra pikoi/ pena e arte erdhi permbi flete.../
Tonin tershana mban titullin e larte "Artist i Merituar"
Edhe pse kengetarin e madh Tonin Tershana e kemi larg fizikisht, ate e ndjejme prane perhere me zerin e tij melodioz, me kenget e tij te bukura qe na ka lene... edhe pse jeton ne vend te huaj,ne nje vend, qe, sic e ka thene vete artisti ne nje interviste, ne vend qe te themi  "Miremengjes" themi "Kalimera",
Deshiroj dhe shpresoj qe ne nje te ardhme te shpejte Artistin e Merituar kengetar kompozitorin Tonin Tershana ta shohim ne skenat shqiptare, ne token tone, Shqiperi...



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: