Dedë Preqi: Kosova dhe kufinjtë e saj të imagjinuar
| E Marte, 02.08.2016, 08:33 PM |

KOSOVA  DHE  KUFINJTË  E  SAJ  TË IMAGJINUAR, APO TË DYSHIMTË

Nga Dedë Preqi

Ka pasur edhe më herët vërejtje rreth kufinjëve të Kosovës, por , para se Kosova të bëhej shtet i pavarur ishte një qasje tjetër, pothuaj një çështje e qëndrimeve centraliste, sepse në përbërjen e Jugosllavisë së atëhershme bënin pazar të tjerët në vend të Kosovës.

Edhe se shqiptarët konsideroheshin të dorës së dytë, duke dhënë edhe shumë supozime për preardhjen e tyre, por nga shumë historian dhe ata serbo-sllav,  nuk mohohet se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë,  janë një popull i llojit të vet, duke u bazuar në gjuhë, kulturë dhe historinë e tyre të njëjtë,  por, të ndarë nga fuqitë e mëdha dhe të përcaktuar padrejtësisht përmes kufinjëve të imagjinuar, të dyshimtë dhe të dhunshëm.

Mirëpo, problemi i integrimit të shqiptarëve ishte diskutabile, ishte një çështje që burimin e kishte në fuqitë e mëdha  Europiane dhe ato botërore, me çrast ishin të rrallë edhe  ata që e mbështetnin, sidomos  ndryshimin e historisë së Kosovës, se një ditë do të shkëputët nga Serbia dhe do të bëhët shtet sovran e i pavarur, që parasheh mundësinë e vet të ndikimit dhe demokratizimit të hapjes së shoqërisë kosovare, dhe të bëhët zot i vetëvetës, që mund  të vendos për fatin e vet.

Është e vërtetë dhe e çartë se, për tu ndarë nga kthetrat e Serbisë dhe për ta  ndërtuar një shtet të ri jashtë kufinjëve të saj, u deshtë një sakrificë shekullore e popullit shqiptarë dhe një supërfuqi  e madhe botërore, sikur që ishte NAT-o,  bashkë me aleatët e saj, në krye me SHBA-të, për të ardhë deri këtu ku gjindet sot Kosova me kufinjtë e vet të natyrshëm, apo të dyshimtë, siq e thotë për këtë të fundit një pjesë e madhe e popullit shqiptarë të Kosovës, bashkë me opozitën e vendit.

Me fjalë të tjera, populli i Kosovës e ka ëndërruar për një kohë të gjatë këtë evulucion epokal dhe ndryshim historik  për vendin e vet, poashtu dhe si mundësi e krijimit të shtetit të ri të Kosovës,  si një  rrugë e vetme dhe e  rëndësishme e zgjedhjes së problemit të popullit  kosovarë për vetëvendose.

Edhe pse kaluan disa vite pas luftës së fundit dhe fitores së madhe të popullit të këtij vendi me rastin shtetit të pavarur Kosovës, të drejtën për të iu  gëzuar të arriturave të veta akoma nuk e kemi kulmuar në mënyrën e duhur, poashtu mohohet bindshëm fakti se qeveria kosovare ka afruar kushte të mjaftueshme dhe ka bërë të mundur  përmirësimin e gjendjes dhe mirëqenjes së këtij populli.

Natyrisht, një çështje e tillë e gjendjes së pa lakmueshme dhe orvatjet e  përditshme për një jetë më të mirë, shumica e të rinjëve kosovar nga papunësia dhe kushtet ekonomiko-sociale, detyrohen ti marrin në sy rrugët e Europës, e cila Europë, mundësinë e tejkalimit të këtyre kushteve e parasheh  përmes llupave dhe sitave të veqanta e eksperimentale, duke e mos realizuar liberalizimin e vizave për këta qytetarë.

Por, sidoqoftë çështja qëndron se, sa kemi arritur sot me këtë vetëqeverisje, të cilën e menagjojmë me forcat tona demokratike kosovare, apo kur thëmi se kemi arritur rrezulltate të mira, atëherë duhet argumentuar me fjalë dhe vepra,  duke marrë parasysh edhe miratimin  e qytetarëve dhe opozitën e vendit. Për këtë arsye, pozita e vërtetë dhe reale duhet  të jep llogari për të gjitha mangësitë që paraqitën  në zhvillimin e vetëqeverisjes dhe deformimet e saja në praktikën politike të vendit.

Për një Kosovë multietnike me të drejtë për vetëvendosje dhe për një shtet të ri demokratik , i cili ka lind jo rastësisht në mes të Europës, është ngritë mjaftë pluhur deri më sot, jo vetëm për shkakun e problemit të vetëkosovarëve, por edhe të indikatorëve  për rreth dhe të tjerë europian, me ç’rast tregon dhe fakti i zvarritjes së shumë problemeve të pa zgjedhura në Mitrovicën veriore të vendit, e cila çështja ka mundur të zgjidhet më herët, apo menjëherë pas lufte, siq thotë një fjalë popullore „hekuri  drejtohet sa është i nxehtë“.

Mos zgjidhja e problemit të Mitrovicës, ka ndikuar edhe te zvarritjet tjera, sikur që është çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pastaj do të vie çështja më e ndërlikuar dhe më e komplikuar, çështja e Demarkacionit të kufirit me Serbinë. Prandaj, nga këto politika jo integrale, jo parimore dhe jo të përshtatshme për integrimin e Kosovës në instancat regjionale dhe Europiane, gjitha palët kosovare, apo pozitë dhe opozitë, janë në konflikt me njëra-tjetren për një kohë të gjatë, të cilat i kanë arsyet e tyre të mospajtimeve dhe të mos kordinimeve politike për rastet e tilla.

Prandaj, kufinjtë e Kosovës, mund të quhen të imagjinuar, apo të dyshimtë dhe për zgjidhjen e kësaj çështje është e nevojshme ndërhyrja Ndërkombëtare, sikur që ka vepruar edhe në shumë regjione tjera. Përndryshe, kjo dukuri në shtetin e Kosovës, paraqet pengesa të qarta në praktikën integrale të vendit, dhe të njëjtën kohë, ato janë çështje të domosdoshme për përcaktimin e një shteti të ri me kufinjtë e vet të çartë dhe të garantuar, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Problemi i integrimit të Kosovës, është problemi i zhvillimit të përgjithshëm i vendit, i cili reflektohet si kërkesë e domosdoshme dhe si një logjikë e ligjmërisë së shoqërisë kosovare. Dhe në kushtet e fundit, Kosova dhe qeveria e saj, ka nevojë të huazojë prevoja të mira nga regjionet, dhe më se e nevojshme është edhe ndihma e ndërkombëtarëve, që veprojnë pa „hile“, dhe që reflekton raportet dhe qëllimet e palëve në mënyrë korekte dhe të drejtë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: