Dedë Preqi: Serbska lista dhe politikat e pista
| E Diel, 17.07.2016, 08:49 PM |

SERBSKA LISTA  DHE POLITIKAT E PISTA

Nga Dedë Preqi

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, apo Ushtria e Kosovës, varet nga Lista serbe, ky është një kushtëzim dhe nënçmim  për shtetin e Kosovës. A është e drejtë që shteti i Kosovës së pavarur  të formojë Ushtrinë e vet, për këtë duhet të pytët  Lista serbe, që derigjohet përmes Beogradit. Deri kur mund të ndihemi si qytetarë të lirë të kësaj bote, deri kur duhet të durojmë situata të tilla provokuese dhe poshtëruese edhe sot në shtetin e lirë të Kosovës ?

Duke ndodhur Kosova në këtë retrospektivë, imponohen dy gjëra: së pari, a është kjo pjellë, apo   farë e dreqit që nuk dëshiron kurrë në këtë vend  paqë dhe stabilitet, dhe e dyta, a është kjo një politikë e pistë dhe rrezulltantë e ekskluzivitetit serbo-sllav dhe mostolerancës ndaj gjithë popujve tjerë ?

Pikërisht kjo dëshmon pozitën fyese për shtetin dhe pushtetarët kosovarë, nga të cilët kërkohet  përgjegjësi  nga ata që i premtuan këtij populli, që t’ia kthjenë identitetin njerëzor dhe përspektivën qytetare. Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, nëse varet nga vullneti i serbëve të Kosovës dhe Beogradi zyrtar, ky formacion nuk do të realizohet kurrë, sikur që u realizue formimi i UçK-së, por një gjë e tillë mund të transformohet vetëm me vullnetin qytetar të Kosovës dhe harmoninë që lidhet me përkrahjen e fuqive dhe miqëve ndërkombëtarë.

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, është një ligjësi objektive dhe dialektike, sikur që e meriton  çdo popull dhe shtet demokratik në botë,  i takon edhe këtij shteti dhe këtij populli, që u bë kurban për këtë të drejtë sublime dhe njerëzore. Kosova dhe populli i saj nuk do të ndalet kurrë në kërkim të drejtave të veta , deri sa ato do të plotësohen dhe realizohen në favor të tyre.

Lista serbe është pjellë kopilare, që lindi nga Beogradi zyrtar, e cila po hanë me dy lugë, me njërën nga Kosova  dhe tjetren nga shteti i Serbisë, por sa do të zgjatë kjo, është sikur ajo përrala që tregohet për derisa fëmijët duhet me i vënë në gjumë. Me fjalë të tjera këto politika nuk janë të pastra, apo janë politika të pista, sepse nuk kemi ndonjë model  të tillë askund në botë, dhe kjo tolerancë po shkakëton pasoja të rënda në kurriz të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Shteti i Serbisë, këta njerëz i përdor si vegla politike, të cilët i ekspozon sa herë që ka nevojë si dardha të dukta,  por nesër do të vie koha, që do ti quan edhe tradhëtarë, sepse ata janë shtetas të Republikë së Kosovës , dhe në situata të tilla sëcili mund të dështojë, sepse ky shfrytëzim është një industri e vjetër e politikës serbe, që prodhon gjithherë politika të gabuara ndaj shqipatrëve.

Ndoshta ndryshimet  me gjithë kundërshtimet eventuale do të realizohen, por së paku nuk do të rënkonim nga plagët që ia shkakëtuam edhe vetëvetës. Por, të besojmë se, edhe dallaveregjinjtë politikë përditë e më shumë do të humbin fuqinë e tyre në nxitjen e konflikteve të reja, dhe populli i Kosovës, pa udhëheqësit e tyre qëllimerrtë do të zgjedhin qështjet  e tyre të rëndësishme.

Prandaj, kualacionin që bëri PDK-ja, edhe me Listën serbe,  duke ua plotësuar të gjitha kushtet, vetëm e vetëm  ky subjekt politik të fitojë në lojrat e veta politike në krye me Thaçin President dhe interesat tjera  të tyre, por jo edhe në interes të shtetit dhe popullit të Kosovës. Ndërsa në qështjet më vendimtare siq është edhe kjo e formimit të FAK-ut, sot kjo parti hamendet se mund ti kthejë këta njerëz në anën pozitive për ta votuar këtë amandament të rëndësishëm për Kosovën dhe popullin e saj.

Përndryshe,  të gjithë e dimë se, në fund të fundit populli e ka kandarin në dorë, që di ti peshojë mikropeshat dhe ato të rënda që po e rëndojnë kurrizin e tij, njëherazi populli është matësi më i mirë që di ti peshojë edhe fajtorët e tragjedisë së tij. Mjetet, metodat dhe mënyrat që i përdor Lista serbe, për të bllokuar nga çdo pikëpamje formimin e FAK-ut, janë të ndryshme, dhe në disa raste janë të çuditshme dhe të turpshme, sepse ata janë shtetas dhe banorë të Republikës së Kosovës.

Kjo do të thotë se, ndërtimi i marrëdhënieve të shëndosha shoqërore duhet të merr parasysh pa dallim të gjitha mjediset  njerëzore, që jetojnë në vend, apo në një shtet të përbashkët sikur që është edhe Kosova. Problemet që paraqiten si probleme ndërnacionale, kanë ekzistuar prore në çdo mes shoqëror, poashtu edhe në Kosovë, të cilat nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë dhe në favor të shqiptarëve asnjëherë, për derisa ky vend ishte nën okopimin serbo-sllav.

Mirëpo, sot Kosova si shtet i pavarur, në bazë të Kushtetutës së vet, respekton dhe përfill të gjitha të drejtat e çdo minoriteti pa dallim nacioni dhe religjioni dhe duhet cekur se, në veqanti populli serb mbas pavarësisë së Kosovës, është minoriteti më i priveligjuar në vend, ndërsa në anën tjetër shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, përkundrazi  radhitën ndër popuj të dorës dytë nështetin e Serbisë.

Përderisa jetojmë në të njëjtin shtet dhe prej këtij shteti shërbehëmi  dhe i shfrytëzojmë të gjitha të mirat që na nevoitën, poashtu edhe problemet duhet ti zgjedhim në mënyrë të përbashkët për të mirën e këtij shteti dhe këtij populli në aspektin moral dhe njerëzor.

Përkundrazi,  mbyllja e syve para qështjeve të rëndësishme të shtetit, apo pengimi  me qëllim në zgjidhjen e qështjeve të rëndësishme shtetërore, pa tjetër shpie nga se të tillët nuk ia mendojnë dhe nuk ia duan të mirën këtij populli  dhe as këtij vendi, pa marrë parasysh se  është  serb, apo shqiptarë  dhe minoritete tjera që jetojnë në këtë shtet.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: