Pëllumb Gorica: Mik me detin
| E Enjte, 14.07.2016, 06:29 PM |

MIK ME DETIN

 

POEZI NGA PËLLUMB GORICA

 

MBRËMJE BUZË DETIT

 

Hareshëm sonte kjo shëtitore:

dritë, ajër, duket gjithë jetë,

zagushi e magji shpirtëtore,

afshin e nxehtë e flaka në det.

 

Freski kaltëroshe çdokujt i jep,

kjo mbrëmje buzë detit me miq,

mërmërimë e valëve përkëdhelet mes nesh,

Parajsën na mbjellka në shpirt.

 

Po shkrihet buzëmbrëmja përmbi shëtitore

dhe drita ka tingull magjik.

O mbrëmje, që sonte rininë na kujtove,

prej teje ngurroj të ik.

 

 

MIK ME DETIN

 

Me çfarë të shuash nxehtësinë,

këtu ku nuk ka një pikë erë,

bëhu ti mik me detin,

si çekan godet kjo verë.

 

O s’do të ketë kurrë arsye,

të vendos diku harmoninë,

kur mes një çadre mbrojtëse,

trupin e bëshëm krejt e shtrin.

 

Rrezatim marr prej teje

trup ngjyrosur çokollatë,

s’verbohem shikimit prej reje.

ndaj trazoj rërën e nxehtë.

 

Akrepat më ngyrosin tatuazhin e vjetër,

sikundër oreksi dëshirën e shton,

për të bërë një makiazh tjetër

dhe ulet aty e pjesë- pjesë mbulon.

 

 

HESHTJA KËRKON TË HARROHESH

Një krimineli

 

U largove nga bota me një rënie,

theve qeshjen nën peshën e ndërgjegjes,

me heshjen pagove një lot të ngrirë,

si hermetik durove orët e prehjes.

 

Me sytë e ngrirë si manekin,

kudo ke mbjellur errësirë.

O trup katran, o i pashpirt,

tek ti ndërgjegjja vetëm nxin.

 

Mbi libër jete gdhende vdekje,

me farë dhimbjesh të pangour,

kjo kohë ka shumë uri dhe etje,

dhe ty me brryl të shtyn pasosur.

 

 

KRYEMLLEFIN  E  NDESH

 

Ne jemi sërish ata që ishim dje,

kështu do mbesim përsëri dhe nesër,

ecim durojmë së bashku çdo vuajtje.

si shpirt i vrarë dhe i verbër.

 

Jetojmë rutinës që vetë ngritëm,

të ndjejmë se toka rrotullohet,

lëvizim në drejtim të kundërt me dritën

dhe ndjejmë se çdo ngrohje ftohet.

 

Në zjarr mëkati vëmë drejtësinë,

si klithëm fshehur brenda nesh,

zjarrmon vullkani thellë në shpirt

dhe kryemllefin kudo ndesh.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: