Fahri Xharra: Lufta e përmendoreve!
| E Diel, 10.07.2016, 11:58 AM |

Lufta e përmendoreve!

Nga Fahri Xharra

Në historinë e Europës ishte e vështirë të gjendej një tjetër rast ku një rrëfim epik të jetë përdorur kaq shëmtueshëm nga politika shtetërore. I shndërruar në mit të rrejshëm, prej akademisë, poezisë dhe psikozës kombëtariste, me veprimin e tij të mbrapshtë ende sot –shkruan Kadare , per mitin serb të Betejes së Kosovës (1389 )

Serbet ia krijuan pashaportën vetvetës se kanë qenë dhe janë të këtuhit . Ishte sundimi i Bizantit aso kohe ; serbët as qe diheshin si komb. Por  nejse , na hongri furra neve shqiptarëve duke iu falenderuar marrëveshjes që në fillim të rritjes së Osmanisë me Bizantin. Ishte fryma e ndarjes së Kishave , asaj Lindores nga Perëndimorja.

E kemi një hall dhe një nismë të mbarë : “Beteja e Kosovës e vitit 1389 është njëra prej datave të rëndësishme në Historinë e Kosovës dhe të Ballkanit. Ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit perëndimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje. Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftëtarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo! Rrjedhimisht kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt”, ka thënë Haradinaj.

Sigurisht që shqiptarët e kanë hisen , bile më të madhen në këtë betejë. Por medet ndërrimi i fesë dhe imponimi turk na katandisi aq largë sa që ne kurrë mos të flasim ae as mos të guxojmë të flasim për të parët tanë që ishin ndoshta edhe shtylla e kësaj beteje.

Historia e pamëshirshme ndaj nesh duke i falënderuar robërisë 500 vjeçare , dhe ndërrimit të shqiptarit si vetdije , na solli aty ku e mbyllëm gojën, . Neve na mashtruan , na ndërtuan një Tyrbe të Sulltan Muratit  të cilin e vrau i biri Bajaziti

( Sulltani ,  eshtrat i ka në alalenë e sulltanëve në Turqi , kurse këtu janë të mbrendshmet dhe fekalet e tij. Nuk e keni ditur ?)

Pak hitori “Për Betejën e Kosovës së 28 qershorit 1389 është folur e shkruar shumë, në të cilën Koalicioni i Krishterë Ballkanik, ku morën pjesë edhe ajka e princave shqiptarë (arbër dhe epirotë), e humbi luftën ndaj osmanëve të komanduar nga Sulltan Murati i dhe i biri Bajazidi “

Ka shumë të dhëna për këtë betejë. Por të dhënat më të hershme janë nga burimet osmane dhe më vonë nga burimet serbe dhe ato të Venedikut e të të tjerëve përfshirë dhe kujtimet e njërit nga nipërit e Muzakës, që mori pjesë në luftë.

“Burimi i parë historik, deri tani i panjohur vjen, nga poema `Iskender-name` i poetit Ahmedije të Anadollisë, të shkruar më 13 mars 1390, pra pothuajse një vit pas betejës së Fushë Kosovës, por dhe nga shkrimtari persian, Ardardshir Astrabadija, në vepren `Bazm u Razm` ku flitet për komplotin e Bajazitit, njërit nga djemtë e Sulltan Muratit, kundër të jatit dhe të vëllait të tij Jakupit Vepra u përfundua më 1398 në persisht “ ( nag Pirro Prifti )

Në këtë betejë morën pjesë edhe princërit e Arbërisë dhe të Epirit. Nga forcat e Arbërisp dhe Epirit morën pjesë princërit: Gjergji I Balsha, Teodor Muzaka I, Pal (Gjegj-) Kastrioti, Dhimitër Jonima (zotëruesi i Lezhës dhe Rrëshenit), dhe Marash Nikolla Kopili (Komneni) ose Kopiliq, Princi i Fushë Kosovës

“Sipas Jeraksit, në Betejën e Kosovës nuk shkuan vetëm sundimtarët arbëresh nga Shqipëria (Gjergj I Balsha, Dhimitër Jonima, Theodor Muzaka etj.), por edhe feudalët shqiptarë nga Kosova: Milosh Nikollë Kopiliqi, sundimtar i Drenicës, Ban Strahinja, sundues i Trepçës, Gjon Kosançi, sundues i Llapit, Musa Arbanasi, sundues i Ibrit të Poshtëm. Po kështu nga Shqipëria morën pjesë edhe Lekë Dukagjini, Gjon Kastrioti etj. Është e njohur se në traditën mesjetare fshati merrte emrin e zotërisë, e së këndejmë fshati Kopiliq i Drenicës, përgjithësisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit.” ( Pirro Prifti )

Serbëve për dijeni por edhe shqiptarëve kript oturq : “Humanisti raguzan Tuberoni, nënshtetasit e Car Llazarit i quan dardanë, ilirë dhe maqedonas, ndërkaq vetë Llazarin mbret të dardanëve, të cilët gjatë betejës mbroheshin me aq guxim, saqë turqit mezi bënin ballë. S`ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Kosovës, që autori e përmend me emrin e saj të vjetër. Se arbërit e Kosovës kishin marrë pjesë masivisht në betejë, dëshmohet edhe nga një e dhënë tjetër, ”despoti Lazar i Serbisë, bullgarët … dhe sundimtarë të Arbërit nga Dardania … u mblodhën … u hapën luftë turqve, por Lazari dhe shumë të tjerë humbën jetën në betejë”. Sipas Filip de Mezier, jo rastësisht këtë betejë e vendosi në pjesët e Arbërit, me çka la vend që të kuptohet drejt karakteri etnik arbëror i Kosovës, pasi kuptimi gjeografik, parimisht nuk e mohon kuptimin etnik.”

Po ku kishte serbë në atë kohë ?

Aq e vërtetë është se trimi Marash Nikollë Kopili (disa i venë mbiemrin Komneni) ishte arbër i Kosovës, sa që edhe sot në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Milloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Llazari… vendin e tij e ka pasur kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.

“Sipas një burimi tjetër, Milosh Kopiliqi kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës si prijës i djalërisë së Drenicës me 2000 luftëtarë, numër i konsiderueshëm ky, pasi i tërë koalicioni krishter përbëhej prej 40.000 luftëtarëve ballkanas.Sa i përket përkatësisë fisnore të trimit në Drenicë që të gjithë pohonin se ishte nga fisi Gash,( nga Pirro Prifti )

Edhe kjo :” Debatet historike të akademisë serbe për t`i ulur vlerën Millosh Kopiliqit dhe për të ngritur në shenjtor Car Llazarin janë mesa duket vazhdimi i përpjekjeve politike serbomëdha për të shuar historinë e arbërve të Kosovës duke i quajtur ata sllavë apo serbë. Këtë gjë e përmend dhe një historian serb J.Tomiq. Pasi që ishte sulmuar nga kritika, J. Tomiq kishte dhënë përgjigje: `Mbytjani dikujt të kaluarën e tij, me këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë`. (Enver Rexha – Miti per Kosoven “

Pra, : `Mbytjani shqiptarit të kaluarën e tij, me këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë “!

Por jo , jemi aq të aftë që ta mbrojmë të kaluarën qoftë ajo pagane  apo e krishterë !

Serbëve të sotëm edhe një porosi ‘ falë rrethanave historike , falë shqiptarëve ju e keni fituar pavaresinë nga turku , falë shqiptarëve ju e keni fenë ortodokse që ju e quani pravosllave , falë shqiptarëve ju keni mësuar shkrim –lexim . Ju kujtohen ?

Që të jemi më kokëfortë ndaj historisë , pra Betejës së Kosovës duhet t`i jipet edhe ngjyrë shqiptare

( sa për fillim ) . S`ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Kosovës, që ishte aso kohe , i përkatësisë fetare katolike dhe asaj ortodokse.

Një obelisk për popullsinë arbërore të asaj kohe dhe  kësaj kohë sepse : Në këtë betejë morën pjesë edhe princërit e Arbërisë dhe të Epirit. Nga forcat e Arbërisë dhe Epirit morën pjesë princërit: Gjergji I Balsha, Teodor Muzaka I, Pal (Gjergj-) Kastrioti, Dhimitër Jonima (zotëruesi i Lezhës dhe Rrëshenit), dhe Marash Nikolla Kopili (Komneni) ose Kopiliq, Princi i Fushë Kosovës.


Gjakovë, 08.07.16

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: