Zeqir Lushaj: Një telefonatë mbas 20 vjetësh
| E Diel, 03.07.2016, 08:02 PM |

NJE TELEFONATE MBAS 20 VJETESH...

Nga Zeqir Lushaj,

Redaktor i Pergjithshem i revistes ZemraShqiptare

Ishte nje telefonate para pak ditesh, jo krejt e zakonshme por disi e papritur per mua... Mbas disa pyetjesh te shpejta me bashkbiseduesin u riktheva (pak i befasuar) ketu e 20 vjet me pare kur ne vitin 1996 kisha botuar nje shkrim qe do e ndiqni me poshte te fotografuar nga  origjinali me titull "Dema qe shet kaseta".

...E kur e mora vesh mire se me cilin kam te beje vazhdova biseden me Demen, bisede nga e cila po veçoj disa fjale te Demes, fjalet qe me preken thelle:

-Te lutem, ma gjeje at' shkrimin qe ke pas ba per mua se me duhet te ju kallxoj ketyre shefave se kush jam une e si kam ardhë deri ketu... Ma kane hequr djalin nga puna se jemi tropojanë o Zeqir vellau. Ti e din se si i kam rritur unë keta femij. Pyeta per Ty dhe nje njeri joti me dha numrin e telefonit ndaj te shqetesova dhe kerkoj falje.

...!

Si ta ndihmoj une Demen (dhe nuk eshte vetem Dema qe trajtohet keshtu, thjeshte se eshte tropojanë!).

Nuk kam asnje fjale me teper se ato qe i kam thene e botuar ketu e 20 vjet me pare. Duke ribotuar kete ese-skice per Demen edhe ja plotesoj kerkesen atij por edhe i kujtoj shume kuadro drejtuese ne te gjitha instancat se "tropojanet nuk jane zullumqarë, nuk jane te atille sic po i diferenconi jo pak te nderuar "pushtetarë".

Ini te lutur te ndiqni shkrimin e meposhtem dhe te gjykoni se si duhet trajtuar Dema e fmijte e tij sot, mbas dy dekadash. A meritojne ata te lincohen per tekat politike te njerit a te tjetrit?!

...!!



(Vota: 31 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: