Dedë Preqi: Profesorë flliqana
| E Premte, 01.07.2016, 08:51 PM |

JU  PROFESORA FLLIQANA, MJERË  KOSOVA E MJERË  NËNA

Nga Dedë Preqi

Në informatat e pa numërta të nxënësve dhe studentëve që i akuzojnë mësimdhënësit e tyre për shkaqe të abuzimëve seksuale në shkolla të mesme dhe fakultete, lindin konflikte të brendshme familiare dhe serioze ndërmjet këtyre gjërave negative në shoqërinë tonë kosovare, si shprehje e vazhdueshme e këtyre karaktereve të njerëzve të ashtuquajtur „pedagog“, të cilët punën e tyre pedagagjike e shdërrojnë në dhunë dhe në vepra demagogjike.

Në çdo shoqëri njerëzore në aspekt të zhvillimit intergjeneracional, gjenerata e vjetër, apo pjesa pedagogjike e këtyre njerëzve e kanë obligim moral dhe edukativ që të pranojnë dhe valorizojnë procedurat më racionale e pedagogjike, e cila i përkushtohet atyre dhe i përcjellë këto gjenerata dhe u ndihmon në drejtim të dijës dhe kulturës, ashtu që këto gjenerata të reja mund  ta përvetësojnë kulturën, dijen dhe të kalojë një hap më lartë drejtë ardhmërisë së tyre dhe në të mirën e shoqërisë.

Shkollat, apo Fakultetet janë Institucione të dijes dhe kulturës shoqërore, të cilat janë të organizuara për edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja, dhe me qëllim të plotësimit të kërkesave më relevante të sistemit shoqëror, duke intenzivuar fuksionimin e të gjitha mekanizmave që veprojnë në trasformimin e qenjës së nxënësit dhe studentit.

Nëse të gjitha këto koncepcione i shdërrojmë në anën e kundërt, duke manipuluar përmes  femrave nxënëse  dhe studente, duke i shdërruar këto në materializëm dhe në shfrytëzim të epsheve seksuale nga ana e profesorëve në këmbim të një note  në mësime, në esencë rruga  njerëzve të tillë demagogjike dhe të pafytyrë, duhet të iu nënshtrohen  kritereve të rrebëta pedagogjike dhe shqyrtimit të procedurave ndëshkuese nga ana ligjore e shtetit.

Kjo pikpamje e përhapur në Kosovë dhe më gjerë në trojet shqiptare, mbështetët jo në zhvillimin dhe edukimin e gjeneratave tona të reja, por metodat e tilla janë metoda më përfide të një shoqërie dhe të një sistemi arsimor. Prandaj, Ministria e arsimit dhe Institucionet përkatëse duhet, jo vetëm t’ua tërheqin vërejtjen këtyre njerëzve, por urgjentisht të marrin masa ndëshkuese, që profesorat e tillë të marrin denimin serioz dhe të merituar.

Është turp, kur përmendet disa herë emri i profesorit dhe ish-Kryetarit të Kushtetutës  Enver Hasani, i cili akuzohet për përdhunime seksuale me studentet e veta, në shkëmbim të një note. Ky është turpi më i madh dhe më i shëmtuar kur, në rend të parë si shqiptar, si mësues, pedagog e profesor, abuzon me femrat tona, të cilat ato janë vajzat dhe bijat tona të kombit tonë.

Njerëzit e tillë nuk janë shqiptarë dhe pedagog të ndershëm,  ata nuk mund ti mbulojë  as emri „flliqana“ të kombit shqiptarë, që nuk kanë dallim aspak me  dhunuesit serb, të cilët i dhunuen me qindra  bija të kombit tonë. Profesorat e tillë dhunues dhe abuzues me bijat dhe gjeneratat e rea të kombit tonë, duhet ti shpallim tradhëtar dhe bashkëpunëtorë të armikut tonë të përbashkët dhe njerëzve të  tillë duhet t’ua tregojmë rrugët ligjore dhe jo ti përkrahim veprat e tyre të shëmtuara.

Dhe rastet e tilla krijojnë mosbesim  real  në Institucionet përkatëse të vendit dhe  stafit  pedagogjik të tyre, si dhe humbja e besimit në fuqinë e politikës zyrtare në shtetin e Kosovës . Kjo është një dhëmbje e madhe për  brezin e ri kosovar, të cilët kanë mungesë të madhe të përspektivës në gjitha nivelet, e cila kërkon ndihmë nga brezi i rritur dhe nga vetë shteti i Kosovës.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: