Dedë Preqi: Qeverisje e turbullt
| E Shtune, 18.06.2016, 07:22 PM |

NJË QEVERISJE E TURBULL E DOBËT NË TIMON DHE VIZION

Nga Dedë Preqi

Deri kur Kosova të mbetët peng i veprimëve të veta negative,  e protagonistëve të  krimit të organizuar dhe korrupsionit të pa ndalur, sikur kaluan shtatëmbëdhjetë vite pas luftës, pa pasur mundësi ta merr vetën në dorë, por kjo  ndodh, atëherë kur del  jashta  skemave dhe koncepteve të shtetndërtimit, duke mbetë  peng i njerëzve që qështjen e shtetit e konsiderojnë si pronë të tyre, të cilët e kanë marrë timonin, por nuk dinë më mirë, apo më keq  të udhëheqin dhe më këtë  vizion të turbull  presin mëshirën e tjerëve, apo miqve ndërkombëtarë që të shpëtohet vendi.

Kjo qeveri duhet të ikë, duke parë se nuk është e aftë të bëjë ndonjë ndryshim cilësor për  të mirën e këtij vendi, e cila ka më shumë fjalë se vepra, atëherë ky akt i keqmenagjimëve dhe veprimëve korruptive në dëm të popullit dhe shtetit, nënkuptohet vetëvetiu, meqë janë të qarta të metat dhe bindjet për një qeveri  të pa suksesëshme, atëherë  duket se është e tepërt të vazhdohet në këta binarë  të pasigurta dhe të pa shpresë për  të tanishmen  dhe të ardhmen më të mirë të këtij vendi.

Kulmin e të zezave të kësaj qeverie e përjeton Kosova si asnjëherë tjetër, me kualicionin në mes të PDK  dhe LDK-së, bashkë me minoritetet,  të cilët në vend të bekimit e lidhën mallkimin e një  qeverie të pasukseshme, me ç’rast këtu fshehët tragjëdia e luftës së këtyre dy parttive, që përshkak të shumë skandaleve të pasluftës  ishin në kundërshti  njëra me tjetren, sepse këtu fshehet ironia e ashtuquajtur „luftë kundër presidentit Rugova“, si refren i pëherheshëm kundër vizionarit dhe strategut të pavarësisë së Kosovës.

Kjo metodë nënkupton një lloj bastarllimi  dhe pështjellimi  të mundësive për zgjedhjen e problemeve të shumta që e kaplojnë vendin, pikërisht për të arritur efekte pozitive, që zgjojnë dhe krijojnë mundësi  në investimet e një rruge të kërkuar, që shpejton integrimin e shoqërisë kosovare në integrimet Europiane.

Kjo qeveri  nuk mund të apostrofohet ndryshe se e korruptuar  dhe inkriminuar, e cila nuk mundet të pastrohet aq lehtë, sepse është e zhytur deri në fyt dhe nëse autorët e kësaj kategorie veprojnë akoma me duar të lira, të cilët ia kanë zënë frymën të tashmës dhe të ardhmës së këtij vendi, duke e shfrytëzuar djersën dhe gjakun  e këtij populli , i cili nga brumi i këtyre rrethanave po përjeton një jetë „qenqe“ dhe aspak të njerëzishme.

Nuk është e çuditshme pse Kosova mbetët e izoluar një ndër popujt më të përvuajtur të kësaj pjese të Europës dhe botës,  dhe kjo është  tragjedia morale e këtyre udhëheqjeve politike të vendit, të cilët shtetin e konsiderojnë si pronë të vetën, ndërsa popullin si shërbëtor të tyre. Duke qenë bartës të pushtetit PDK dhe LDK, bashkë me minoritetetet tjera, ata janë edhe bartës të përgjegjësive për fatin e popullit të Kosovës, prandaj kjo përgjegjësi po realizohet në mënyrë të kundërt dhe të pa ndërgjegjëshme.

Qeveria në pushtet ka dhënë shumë premtime, të cilat kanë të bëjnë dhe me sovranitetin e vendit, por pas marrjes së mandatit të tyre, kjo çështje as që i brengos protagonistët politik në krye me z.Thaqi dhe Mustafa, që mburren dhe krekosen me fjalë për të arriturat në mandatin e tyre,  por si të parët e vendit nuk dihet se kanë marrë guximin ndonjëherë të shkelin veriun e vendi, së paku për ndonjë paraqitje të tillë, nëse e ndjejnë si popull dhe vend të vetin dhe atë pjesë të Kosovës, nëse nuk e konsiderojnë vetën edhe si „mëkatarë“ për këtë çështje…

Ura mbi lumin Ibër, ka mbetë si një „mollë sherri“, e cila po shfrytëzohet si kufi ndarës në mes veriut dhe pjesës tjetër të vendit, sipas opsioneve që ka planifikuar qeveria e Serbisë në bashkëpunim me kriminelët serb, që jetojnë në pjesën veriore  si pushtet, apo „zajednicë“  në vete, të cilët mbahën dhe paguhen nga qeveria e Beogradit, me qëllim që Kosova të mbetët si vitrinë e destabilizimit para syve të Europës dhe botës.  Prandaj,  edhe Bashkësia Europiane ka gisht në këtë çështje, por kjo çështje është përgjegjësi e qeverisjes së Kosovës, e cila nuk  ka treguar rezulltate dhe aftësi politike e strategjike, që të zgjidh këtë nyje përmes konsulltimëve dhe bisedave në Bruksel.

Në të vërtetë kjo është politikë e FTOHTË dhe aspak fuksionale në favor të këtij populli, kur Kosovës po i mirren me dhjetra hektar tokë, nga kufiri me  Malin e  Zi, si dhe në pjesët  tjera të Kosovës, dhe si plaqkitëse e brendshme dhe e rrezikshme na del edhe Kisha Ortodokse serbe e  Mnastirit të Deqanit, së cilës i jepët nga UNMIK-u, dhe së fundi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtueshmëri me qeverinë e saj disa hektar tokë në kurriz të popullit tësaj.

Atëherë, cilat janë ato të arritura të vendit që duhet të mburret qeveria e Kosovës?  Është brengosëse kur rinia e Kosovës, apo ardhmëria e vendit, shetitet rrugëve të fshtrave dhe qytetëve të Kosovës, e pa punë dhe pa përspektivë, e cila në pa mundësi për t’u punësuar në shtetin e vet, ajo i merr në sy rrugët e Europës dhe botës, duke mos pasë të drejtë të lëviz e lirë, i mbyll sytë dhe kalon rrugëve ilegale, duke kërkuar mëshirë nga ndonjë vend tjetër i Europës.

Në këtë situatë të palakmueshme politike, ekonomike dhe sociale, lindin pakënaqësi  dhe revolta të  mëdha të popullit, i cili më të drejtë kërkon normat e veta ligjore dhe njerëzore, kur nuk e ka të siguruar kushtin themelor të ekzistencës dhe deri në atë masë sa që shumë familje janë sjellë deri te shkopi i lypësit dhe buzë urisë formale, të thëmi edhe shumë prej tyre edhe pa strehë dhe të zënë nga streha, sikur që ishte edhe rasti i fundit i voglushës tre vjeqare nga Prizreni, duke u konsideruar  jashtë normave morale dhe njerëzore për një vend demokratik, sikur që është edhe Kosova.

Sëcili qeveritar që lavdërohet dhe krenohet me të arriturat e kësaj qeverie, nuk është asgjë më shumë se po tregon një turp qeveritar, i cili duhet  të mirret pakëz me matematikë të thjeshtë dhe të llogarit 20 mijë femra shqiptare të dhunuara nga kriminelët serb gjatë luftës  së fundit dhe askush nuk e ngriti qështjen e tyre në Bruksel, që të dënohen dhunuesit e tillë. Janë edhe qindra shqiptarë të zhdukur dhe të rrembyer gjatë luftës së fundit nga kriminelët serb, të cilët ekzistojnë diku të fshehur nëpër varreza masive në Serbi, apo gjetiu dhe kjo qeveri  fare nuk e ngriti qështjen etyre aty ku duhet ngrutur dhe debatuar me ngulëm dhe seriozitet.

Ne mund të ushqehemi  natë e ditë akoma me gënjeshtra dhe iluzione, fjalë dhe premtime, por një qeverisje e turbull pa timon dhe vizion, Kosovën po e dëmton, dhe dukuritë e tilla janë të kuptueshme, por  të padurueshme, edhe pse kthesat nuk janë të lehta, por edhe të rrezikshme, shumëçka mund të ndryshojë për të mirën e këtij populli dhe vendi me „pensionimin e kësaj qeverie“, duke e marrë timonin  në dorë një udhëheqje e re e rinisë intelektuale, e cila është e sinqertë  dhe ka program të artikulluar për një Kosovë më të mirë dhe prosperuese.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: