Tahir Bezhani: Vizitë vendeve të veçanta
| E Diel, 12.06.2016, 11:04 AM |

VIZITË VENDEVE TË  VEQANTA TË HISTORISË E KULTURËS SONË.

Nga Tahir Bezhani

Dje, me dt.05.qërshor, 2016 në shoqëri me mikun,  Bardh Nëngurra, gjatë qëndrimit disaorësh në Istog, vizitova vendlindjen e të madhit Ibrahim Rugova, burreshtetit historik të vendit tonë, përsonalitetit të rrallë të kohës, fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Para se të ofrohesh në këtë fshat, të mbërthen një ndjenjë, një nostalgji, një mallë që shetit trupin e shpirtin, duke imagjinuar figurën e Tij me rëndesi kombetare. Sapo të futësh në oborr të shëpiseë, vëren një pishë të lartë, sa vet madhështia e Tij, ku vizitorët nuk ikin pa e prekur me dorë, atë pishë që e ka mbjellur dora e Dr.Ibrahim Rugoves. Aty anash, një kopsht i mbjellur, tregohet se ka qenë shtëpia e vjetër e dietarit tonë, mu aty edhe ka lindur Dr.Rugova. Shtëpitë tjera për rreth, me ndërtim modern, janeë të vëllazërve te Rugoves. Në  te dalur nga ky oborr, patjeter se të mbesin sytë e mbushur malle e lot me imagjinatën e rritjës së përvuajtur si femijë pa baba, dhe, në anën tjetrër, të mbushet zemra krenari duke menduar figurën e përsonalitetin e tij madhor dhe veprën e pavdekshme që beri për kombin e vet.

Duke u këthyer për në Istog me mikun tim, Bardh Nengurra, me pyeti se: "a ke parë varrin e Selman Kadrise ndojhere?" Dhe, pa hezituar, i thash se jo. Duke drejtuar makinën, pas pak minutash u ndal pranë një varri dhe me foli:"ja varri i Selman Kadrisë, i cili e ka pas vra kriminelin e njohur të popullit tonë, nga me te medhnjet e kohes, Miliq Kersten". U shtanga nga madhështia e tij në bronz! Nga rapsodi Rifat Berisha, në mendjën time,  filloi të jehoi kënga për Selman Kadrine....Një jetë, një histori, një ngjarje që nuk duhet harruar.kurrë... Vepra e Selman Kadrise të bën të ndihesh krenarë për trimeritë e popullit tonë nëpër kohë me hordhitë serbo-çetnike.

Ne fund të vizitës, Bardhi nuk deshi te ndahemi, pa parë vendin se nga ku buron uji që shuan etjën e Istogut me rrethinë. Dhe, sapo mberrrimë te ai burim i paster, për kuriozitet pamë se si nga ata shkëmbijë buronte gjithe ai uij, i cili plotëson të gjitha nevojat e qytetit,  por edhe për uitjën e tokës së etur e shumë produktive te Istogut.

Pas gjitha vizitave që bëmë me mikun, Bardh Nengurra, ndaluam te hoteli "Freskia, ku nga një lartësi vërehej bukuria e   tërë  qyteti .Aty drekuam nga një peshk, duke shijuar përgaditjën e mirë dhe shërbimin shumë profesional.

 

Ne vendlindjen e Dr.Ibrahim Rugova, fshati Cerrnicë,   vërehet pisha të cilën e ka mbjellë personalisht Rugova.

Pjesa e kopshtit me të mbjella, aty ka qenë shtëpia e vjetër e dr.Rugoves, shtëpi guri,  ku ka lindur e rritur dr.Rugova.

Varri i Selman Kadrise, buzë rruge , në drejtim te fshatit Cerrcë, majtas,  për të cilin këndohet e gjatë kënga,  nga rapsodi Rifat Berisha, për vrasjen e kryekriminelit, Miliq Kërsta.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: