Dedë Preqi: LDK mustafiane, aspak Rugoviane
| E Diel, 22.05.2016, 12:57 PM |

KJO  LDK MUSTAFIANE, NUK ËSHTË ASPAK RUGOVIANE

Nga Dedë Preqi

Ndjejmë keqardhje  që po e trazojmë qetësinë e përjetshme të madhit Ibrahim Rugova, por nuk mundemi të fillojmë ndonjë rresht pa e përmend emrin dhe vepren e tij, nëse flasim për LDK-, të cilën e themeloi ai vigan i kombit shqiptarë. Pra, kaloi edhe një kohë pas vdekjes së tij, por vepra e dr.Rugovës, është e veqantë dhe e madhe, e cila ka lënë gjurma të dukshme, veçmas në efektet e natyrës dhe  filozofisë së urtë politike, të cilën pasadhësit e tij po e keqpërdorin, vetëm që të jenë vetë faktor të veqantë të funksionimit në mes këtyre rrethanave.

Nga kjo pikpamje, reagimet janë të ndryshme dhe të lloj-llojshme, por në realitet ajo që pamë këto ditë  para tubimit  të mledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ishte shumë skandaloze, kur një motër e jona  dhe bija e atdhetarit Jufuf Gërvalla, largohet me dhunë nga një tentim i saj, që të merr pjesë në një tubim të tillë, si kryetare e degës së LDK-së, në Gjermani.

Si rrjedhim i kësaj ngjarje jo të zakontë, sëcili krytar i degës së LDK, nga diaspora ka të drejtë , madje edhe në këto rrethana të merr pjesë në tubimet  e tilla, por jo ndoshta edhe të merr fjalën, por shikuar shpirtërisht edhe nëse Donika ka shprehë dëshirën e saj në këtë rast, sjellja e komandës dhe akterëve të sigurimit të këtij tubimi, dëshmon një mundësi të natyrës dhe qëndrimëve moniste, të cilat nuk lejojnë t’ua turbullojsh ujin, vetëm nëse bëhësh lodër e tyre dhe shdërrohesh në formë të një anëtari „tipik „.

Mënyra se si ishte sjellja e kësaj situate të pa këndshme, kërkon mënyra të shpjegimit se si ato metoda mund të bartën në shtetin tonë demokratik,  kur sëcili me mundësitë e veta është munduar të jep kontributin e vet për ndërtimin e këtij shteti dhe nën rrethana edhe më të vështira.  Edhe nëse LDK, do i kishte rregullat e saj strikte, për të ndaluar ndonjë përson tjetër të vezhgojë  mledhjen e Këshillit tëPërgjithshëm, kjo gjë do të mund të dallonte me Donika Gërvallën, e cila me rrezistencën e saj të një anëtare të devotshme, bija e atdhetarit dhe poetit  Isuf Gërvalla, do të ishte më e rëndësihme se tërë ai tubim.

Asnjë  parti  në Kosovë, dhe ajo më e vogla,  nuk e kishte ndërmarrë një sjellje të tillë me anëtaren e vet , prandaj nga këto skandale depërtojnë edhe të tjerat të cilat bëhën edhe më të turpshme, të cilat nuk e kanë trashëgiminë rugoviane dhe nuk përkojnë me filozofinë e tij . Në fakt, tërë kuptimin e kësaj ngjarje mund ta definojmë në këtë mënyrë: Sëcili prej nesh të përjetojë në vete këtë rast të Donikës, dhe në vend të saj ta sjellë bijën, apo motren e vet dhe të jep një përgjigje, kur në këto kushte të sotme dhe në një vend demokratik, bija e kombit tonë të largohet dhunshëm dhe zvarrë, vetëm pse ajo dëshiroi të merr pjesë në një tubim të tillë, si vet anëtare e saj.

Ky qëndrim është i njohur prej atëherë kur LDK, ka rënë në duart e njerëzve, që i shfrytëzojnë meritat e dr.Rugovës dhe mburren me vepren e tij filozofike dhe atdhetare. Ndërkaq, në kohën rugoviane njerëzit e tillë të dyftyrësisë ishin të rrallë, sepse parimet e dr.Rugovës ishin cilësore, optimiste dhe të sinqerta, i cili e kishte një shpirt fisnik dhe të dlirë diku në thellësinë e vet të pa dukshme.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: