Dedë Preqi: Një hop vetëm me top!
| E Shtune, 21.05.2016, 05:36 PM |

KOSOVA  BËNË  NJË HOP  VETËM ME TOP!

Nga Dedë Preqi

Është e vertetë se,  Kosova ngërthenë në vete fatet e saj historike dhe politike, të cilat si të tilla përbëjnë në tërësi fatin e një populli, i cili e meriton të drejtën e vet për vetëvendosje, apo për t’u çliruar nga kurthat dhe kthetrat e një mozaiku të tmershëm fashizoid, sikur që ishte nën obrellën millosheviqiane, si trashëgimi e një miti shekullor serbo-slav, që Kosova të  mbahet gjithmonë nën thundrën e kësaj kulqedre ballkanike.

Por, për çudi si mundet Europa e sotme të disponojë pashkathtësi, apo seriozitet të mjaftueshëm për ta ruajtur dhe për ta mbajtur në dorë autoritetin e vet, duke „mos vërejtur“  dhe tërhequr vërejtjen në çastin e duhur një mozaiku të tillë dhe të rrezikshëm për tërë rajonin dhe Ballkanin perëndimor, duke ditur se  edhe sot po  vazhdon një avaz i njëjtë me Serbinë, i cili e ka ndërruar vetëm fasadën e jashtme, ndërsa brendinë e ka të njëjtë, sikur që e kishte edhe para një shekulli ndaj popullit shqiptarë.

Ska dyshim se,  duke u mbështetur në rutinën e tillë politike të Serbisë, si një  keqpërdorim i vullnetit politik të Kosovës dhe ndërmjetësuesit  Europian, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në mes dy vendëve fqinjë, Serbia është po e njëjta, e cila po i shqelmon këto iniciative shumë të rëndësishme, atëherë ç’farë po përfiton Kosova si palë e dëmtuar dhe ku mbetët Europa dhe rroli i saj në marrëdhëniet bilaterale të anëtarëve të vet.

Europa si një fuqi integrale e anëtarëve të vet, duhet ta ngjallë disponimin  dhe vullnet politik me anëtarët e vet të rinj, apo të ardhshëm, duke marrë parasysh edhe Kosovën si një anëtare të natyrshme të saj,    të krijohet një Europë e mirëfilltë dhe prosperuese për gjithë popujt që e përbëjnë fuqizimin e saj dhe për një Europë të fuqishme politike dhe ekonomike me të drejtat e barabarta për gjithë anëtarë e saj.

Kuptohet se Kosova nuk mund të integrohet përmes Serbisë dhe rrolit të saj të pa cipë, kur ajo me gjitha kapacitetët e veta politike dhe strategjikeqë disponon  mundohet ta pengojë  çdo lëvizje të Kosovës në integrimet europiane dhe euroatlantike, duke filluar nga njohjet  e saj e deri te natyrat tjera kulturore dhe sportive, për atë,  rroli i Europës,  duhet të jetë më i fuqishëm dhe më i zëshëm karshi popujve me pak influencë, që t’u krijojë hapësirë edhe popujve të tillë në gjirin e vet.

Ata që disponojnë ide të tilla dhe në saje të tyre hyjmë në historinë e njerëzimit bashkëkohor, ska dyshim se duke u mbeshtetur në retorikën e tyre , nuk mund të thuhet se ka predentime për një cilësi dhe rrugë të kërkuar për ta ngritur në një shkallë më të lartë intensitetin dhe zhvillimin e një shoqërie bashkëkohore, por përkundrazi  është një kthim mbrapa, duke përsëritur dhe mos vërejtur kohën në të cilën gjendemi.

Thjeshtë, Kosova po hynë në histori të reja, sikur që është edhe historia e saj për herë të parë në UEFA, dhe në FIFA,  e cila ka një rëndësi të madhe në arenën e saj politike dhe kulturore, por edhe e një rëndësie ndërkombëtare, duke llogaritur që për herë të parë Kosova  merr pjesë në mënyrë të barabartë me kombet tjera dhe  të shprehë aktivitetet e veta të kulturës dhe sportit si një vend i lirë  me përshtypjen e një shteti të lirë, demokratik dhe bashkëkohor.

Kosova duhet të krenohet, por jo të lavdërohet, sepse akoma gjindet në rrugëtim dhe ndërtim të shtetit të saj, e cila në këto momente bënë vetëm një hop me top, nga i cili përfiton respekt dhe kredilibitet, që të avansohet në rrjedhat e trendëve me shoqëritë e zhvilluara bashkëkohore, të cilat krijojnë mundësi të reja, për të nisur episode të reja në rrugën e zhvillimit dhe ndërtimit të shoqërisë kosovare, që të realizojë shtigje të reja dhe shumë të rëndësishme në rrugën e saj zhvëllimore dhe autoritative.

Sporti për Kosovën është vetëm një rrugë e zhvillimit dhe avansimit të kulturës, e cila ka predentime të koloritshme për një kuptim  të rrjedhave të një shteti modern, apo, e  jep fizionominë e një shteti demokratik dhe të paisur me predentimet e ndjenjës dhe ëndërrës së një shteti dhe vendi me prespektivë, por politika kosovare  momentale është në buzë të greminës së një politike fatkeqe, e cila duhet të korigjohet, apo të zavendësohet me një garniturë të re politike nga radhët e ardhshme dhe gjeneratave të reja.

Shkurt dhe trup, kur është i realizueshëm dhe më i përceptueshëm vizioni i së nesërmës, pse të mos jetë i mundshëm, të paktën për një çast edhe në krahët e gjeneratë së re dhe intelektuale, të qeverisët Kosova dhe të merrë në duart e veta timonin e shtetit të Kosovës, që do të ishte i vetmi instrument i përshtatshëm dhe prosperues, që do të lironte barrën e rëndë që e ka rënduar shtetin e ri të Kosovës.

Në këtë mënyrë, duke e falenderuar gjeneratën e luftës dhe të bëmat e saj, si një element i rëndësishëm i luftës çlirimtare të Kosovës, duke e liruar atë nga njerëzit që kanë zënë vende kyqe në qeverisje  dhe kolltuqët e saj, që  të fillohet një shërbim i ri i vendit  me njerëz të rinj dhe intelektual, të cilët i përmbushin nevojat dhe kriterët e shtetit pa banalizma dhe kompozicione të tjera, të cilët shtetin e konsiderojnë të popullit dhe jo pronë të vetën.

Ndërkaq, Kosova deri kur të  disponon durim të mjaftueshëm, që të presë dhe ti thotë gjërat haptas, se kjo qeverisje nuk është cilësi  dhe aftësi për të arritë besimin e duhur, që të mirret si manir dhe si  plotësim  i nevojave të qytetarëve të vendit, për të ngritur shkallën dhe rrugën e kërkuar për një përshtypje të mirë dhe zhvëllimore të vendit dhe popullit .

Prandaj, fjala e lirë si mjet i shprehjes e ka edhe fuqinë e saj në shërbim të popullit dhe vendit, që efektet e saj të shdërrohen në virtuziotet për të plotësuar dhe kënaqur motivet e nevojshme, që kemi të bëjmë me një shoqëri bashkëkohore, dhe të drejtat e natyrës specifike të një populli të mishërohen në funksion dhe mënyrë të natyrtshme, ashtu sikur përligjën të drejtat e çdo populli në shoqëritë e sotme të lira dhe demokratike të botës.

Populli shqiptarë e ka vështirë të bashkohet lehtë për faktin se, ngërthenë në vete plot odisejada të ndryshme tragjike dhe të rrezikshme, të cilat akoma lëngojnë të kaluarën e saj, por vizioni i së nesërmës i mund të gjitha, për faktin se shqiptarët nuk janë në shërbim të boshtit të ndonjë metode keqbërëse, duke përfshirë rajonin dhe të tjerët, por përshtypjen e parë dhe orientimin e kanë për të ruajtur dhe për të mbajtur të gjallë identitetin e vet kombëtar dhe arritjen e tyre në një shoqëri bashkëkohore dhe synimin e saj në integrimet  eropiane.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: