Florim Zeqa: Oda Shqiptare
| E Hene, 09.05.2016, 07:23 PM |

Oda Shqiptare

Shoqata "Nënë Tereza" nga Concordia Saggitaria (VE) organizoi mbrëmjen

Shkruan Florim Zeqa

Në mbrëmjën e së shtunës së 7 Majit 2016-të, në lokalitetin Concordia Saggitaria, Sh.K. "Nënë Tereza", në një ambient të ngrohtë dhe vëllazëror organizoj mbrëmjen "Oda Shqiptare", për të gjithë antarët dhe mbështetësit e saj.

Ishte kjo një mbrëmje me karakter pune, për të analizuar të arriturat dhe sukseset e punës njëvjeqare, si dhe trajtimin e halleve dhe problemeve me të cilat ballafaqohet sot mërgata shqiptare në Itali.

Takimin e hapi kryetari i shoqatës, zoti Rizah Hykolli, i cili fillimisht përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje shqiptare, në veqanti mysafirin e nderit, analistin dhe gazetarin e pavarur zotin Florim Zeqa.

Qëllimi i punës tonë është ruajtja e identitetit tonë kombëtar; gjuhës, kulturës dhe traditave të bukura shqipe, si një nga format më të mira për të mbrojtur gjeneratat e reja nga rreziku i asimilimit.

Unifikimi i mërgatës sonë pavarësisht prejardhjes gjeografike, paraqet çelësin e suksesit në arritjen e objektivave tona të përbashkëta. Organizimet deritanishme të shoqatës sonë janë realizuar fal angazhimit të një stafi të gjërë bashkëpuntorësh si dhe ndihmës së afaristit shqiptar Lirim Kolgeciu shpreh kryetari Rizah Hykolli.

Analisti Zeqa ndër të tjera u shpreh; është nderë dhe kënaqësi të jem prezent në një ambient kaq të ngohtë dhe vëllazëror, në mesin e aktivistëve dhe veprimtarëve të shoqatës që mbanë emrin e humanistës,nobelistës e së shpejti edhe të shënjtëreshës së parë shqiptare-Nënë Tereza...

Në anën tjetër, veprimtari Avdi Ajazi bëri apel tek të gjithë prindërit, që në familjet e tyre të jenë të kujdesshëm, të mos flasin gjuhë tjetër me fëmijët e tyre pos gjuhës së bukur shqipe.

Shqetësim i përbashkët i bashkatdhetarëve pjesmarrës në "Odën Shqiptare", ishte trajtimi paradoksal i autoriteteve italiane ndaj shtetasve kosovar me rastin e lëshimit të Lejëve të Qëndrimit (Permesso di Soggiorno"), të cilët, në të shumtën e rasteve janë duke na e vendosur siglën "YUG", qoftë në vendin e lindjes ashtu edhe të nënshtetësisë si dhe regjistrimin e kodit fiskal të ish Jugosllavisë (118) në vend të kodit fiskal të Kosovës (160).

Rreth kësaj dukurie skandaloze, veprimtari Hamit Kurti, kërkoj që me urgjencë të mirren institucionet e vendit tonë (MPJ dhe Ambasada e Kosovës në Romë).

Pas përfundimit të darkës në "Odën Shqiptare", të përgatitur me ushqime tradicionale shqiptare, u vazhdua me pjesën e dytë pak më relaksuese, me biseda të lira, evokime të ngjarjeve nga e kaluara jonë e përbashkët, me anekdoda dhe humor të pastër burimor shqiptar, të shoqëruar më pas edhe me  tingujt e bukur të rapsodëve popullor; Feim Graishta, Musa Ahmetaj, Lendi Bytyqi, Besim Morina dhe Ali Kurti.

Me tingujt e muzikës folklorike shqiptare, "Oda Shqiptare" vazhdoi deri në orët e vona, me këngë të zgjedhura folklorike nga të gjitha trevat shqiptare të kënduara për mrekulli nga rapsodët e shkëlqyer të mërgatës sonë, të përcjellura herë pas herë edhe me këndim të përbashkët të të gjithë pjesmarrësve në sallë.

Kjo mbrëmje e ngrohtë shqiptare, do të mbetët gjatë në kujtesën e pjesmarrësve në këtë aktivitet, e para e këtij lloji e organizuar në mërgatën shqiptare në Itali.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: