Orhan Rexhepi: Si u themelua Britania nga dardanët
| E Shtune, 07.05.2016, 07:39 PM |

Pas deklaratës fyese për Shqiptarët, për Sekretarin e Shtetit BRITANIK për Drejtësinë MICHAEL GOVE, po edhe për Ambasadorin e BRITANISË së MADHE në Tiranë NICHOLAS CANNON dhe Ambasadorin tjetër të saj në Kosovë RUAIRI O’CONNELL.)

SI U THEMELUA BRITANIA NGA DARDANËT (A N G L I A - U E LL S I . . .)

Nga Orhan Rexhepi

Nëse Historia e hershme paraardhëse e EUROPIANËVE (BRITANIKËVE, SKANDINAVËVE, BELGËVE, GJERMANËVE, FRANCEZËVE, POLAKËVE. . .) është qartësuar nga Prifti Kaldean i Babilonisë BEROSI (BEROSSUS), Historiani Egjiptas MANETHO, Dijetari dhe Prifti Italian GIOVANNI NANNI DOMINIKANE,  pastaj edhe nga Studiuesit dhe Historianët e ndryshëm si  ISAAC PRESTON CORY, E. RICHMOND HODGES, ALEXANDER POLYHISTOR, RON ASHER, EVANS THEOPHILUS, MATTHEW of PARIS, LEWIS THORPE, STEVEN WOOD COLLINS, VOJTECH ZAMAROVSKY, EDWIN PEARS si edhe nga ENCYCLOPAEDIA OF THE MUSLIM WORLD (Enciklopedia e Botës Muslimane), JESUS College MS LXI (Cronicle Tyallyao), EARLY HISTORY OF ROME (Historia e Hershme e Romës), SAGAT HEMISKRINGLA, COMPENDIUM OF WORLD HISTORY (Përmbledhje e Historisë Botërore), GUTIERREZ FAMILY HISTORY (Historia e Familjes Gutierrez), THE TROJAN  ORIGINS OF EUROPIAN ROYALTY (Origjina Trojane e Familjeve Mbretërore Europiane), OUDE KRONIJK VAN BRABANT (Kronika e Vjetër e Brabantit)  po edhe nga ENEIDA e famshe e VIRGJILIT, pastaj përgjithësuar prej të dhënave nga SCOTLAND AND IRELAND 1587 (Skocia dhe Irlanda 1587), MEDIEVAL HISTORY IN THE TUDOR AGE - Historia Mesjetare e Epokës Tudor (1971, MAY McKISACK), ALBIONS ENGLAND - Anglia e Albionit (WILLIAM WARNER 1612 dhe 1971), NEGLECTED BRITISH HISTORY (Historia Britanike e Neglizhuar), THE ILLUSTRATED HISTORY OF IRELAND (Historia e Ilustruar e Irlandës) dhe THE HISTORY OF IRELAND (Historia e Irlandës), por mbi të gjitha nëse Departamenti për Evolucion, Ekologji dhe Biologji të Popullsisë CALIFORNIA UNIVERSITY, nën udhëheqjen e Studiuesëve Amerikan PETER RALPH dhe GRAHAM COOP, në bazë të Studimit GJEOGRAFIA E FUNDIT E PREJARDHJES GJENETIKE NËPËR EUROPË (viti 2012), në të cilin SHQIPTARËT dhe popujt e tjerë të EUROPËS dolën të jenë me paraardhës të njejtë qysh prej 3 mijë vjetësh, atëherë është fare e paqartë se përse HISTORIOGRAFIA BRITANIKE akoma mbanë fshehur shumçka për të kaluarën e largët të saj. Historinë e tyre ata e mësojnë vetëm nga shekulli VII e këtej, me gjithë faktin se akoma quhen BRITANI dhe BRITANIKË, derisa në anën tjetër gjithnjë ka pasur zëra se duhen ndryshuar gjërat, në studimin Uellsiano-Kanadas THE TROJAN CITY OF LONDON (Qyteti Trojan i Londrës) shkruhet, Të para-Krishterët e dinin se kishin zbritur nga dikush, sfida e atyre që sot jetojnë në ANGLI dhe UELLS është ta shërojnë Historinë e tyre PARAROMAKE, e sidomos lidhjen e tyre të lashtë me TROJËN”, pastaj sipas insideguide to LONDON, në përmbledhjen BRUTUS OF TROY, FOUNDER OF LONDON (Briti i Trojës, Themeluesi i Londrës) potencohet,Burimet që janë zhytur në GURIN e LONDRËS (Monument Historik), shpesh e përmendin BRITIN e TROJËS si THEMELUESIN LEGJENDAR të LONDRËS,  po atëherë kush në fakt ishte ky BRITI? Si arriti ai deri në BRITANI dhe pse informacionet lidhur me jorastësisht bëhen të paqarta”, ose sipas përmbledhjes tjetër LONDON, OR SHOULD I SAY, NEW TROY (Londra, Ose Duhet të Them, Troja e Re), ku thuhet, “TROIA NOVA (Londra e sotme) mbetet në heshtje për të kaluarën e saj, megjithatë gjithmonë duhet të mbahet një sy hapur rreth përshkrimit të humbur, për të cilin rrëfeu TYSILIO (CHRONICLE OF KINGS OF BRITAIN - Kronika e Mbretërve Britanikë), prandaj sipas Studiuesëve Britanik E. O. GORDON dhe JOHN GRIFFITH, të cilët në përmbledhjen PREHISTORIC LONDON (Londra Parahistorike) vitit 1946 saktësuan, Jo vetëm gjenealogjia e gjithë MBRETËRVE BRITANIKË, e cila shkon deri te ENEA dhe DARDANI, por edhe në bazë të zbulimeve të Arkeologut HEINRICH SCHLIEMANN dhe Linguistit ARCHIBALD SAYCE,  gjurmët e ndikimit të TROJËS në racën e  BRITANIKËVE nuk munden as të përgënjeshtrohen e as të injorohen”, edhe ashtu Studiuesi Çek VOJTECH ZAMAROVSKY, në Përmbledhjen BOHOVE A HRDINOVE ANTICKYCH BAJI (Heronjtë e Miteve Antike), Pragë-Zagreb 1983-85, Faqen 296 e ka saktësuar se sipas parashikimit të Perëndive,  TROJANËVE iu dha e drejta TË DOMINOJNË MBI GJITHË BOTËN, derisa në seksionin e DORËSHKRIMEVE TË BIBLIOTEKËS BRITANIKE  qëndron një dokument i vjetër i fshehur (MS-43-968), është duke u ruajtur në KËSHTJELLËN WINDSOR si Tabelë e veçantë, që saktë e jep gjithë prejardhjen e FAMILJES MBRETËRORE BRITANIKE deri te BRITI, prandaj edhe e vërteta e plotë është kjo, Historianët mesjetar Britanik NENNIUS dhe GEOFREY of MONMOUTH, Studiuesi mesjetarë Norman ROBERT WACE dhe ai Britanik LAYMON, Egjiptologu Anglez FLINDERS PETRIE, Studiuesja Irlandeze MARY FRANCES CUSACK, Studiuesi Britanik BILL COOPER, Historiani Irlandez GEOFFREY KEATING,  Poetët e vjetër Anglezë EDMUND SPENSER dhe MICHAEL DRAYTON, Studiuesi Amerikan JAMES I. NIENHUIS, Proza Skandinave EDDA dhe Historiani Skocez WALTER BOWER, për popujt në BRITANINË e para 3000 vjetëve,  ishin këmbëngulës se edhe ata që kishin qenë aty prej shekujsh, edhe ata që kishin ardhur më vonë ishin të së njejtës etni, të asaj PELLAZGO-DARDANO-TROJANO-ALBANE, prandaj edhe para se të krijohej si e tillë, BRITANIA për 618 vjet u quajt ALBANI, e dëshmojnë këtë Studimi Uellsiano-Kanadas THE TROJAN CITY OF LONDON (Qyteti Trojan i Londrës) me konstatimin, “BRITI dhe ushtria e tij pas ndalimit në disa pjesë të AFRIKËS, përmes SHTYLLAVE të HERKULIT (Ngushtica e Gjibraltarit) vazhduan rrugën për në GALI (Franca e sotme), nga e cila pastaj shkuan në destinacionin e tyre të planifikuar në veri të saj, në ishullin i cili ishte i njohur si ALBANI”, poashtu edhe Historiani Britanik Sir MOSES FINLEY dhe HOLINSHED’S CHRONICLES OF ENGLAND... (Kronikat Angleze... të Holinshedit) Vol.6 i vitit 1587 duke shkruar, Perandoria SAMOTHEANE e pas Përmbytjes së Madhe, u rrëzua nga ALBIONËT në vitin 1721 para Krishtit, të cilët këtë ishull e quajtën ALBANI, derisa mbërriti BRITI DARDANO-TROJAN i cili në bazë të emrit të tij e quajti BRITANI”, e po edhe Historiani dhe Gjeologu Amerikan JAMES I. NIENHUIS, në veprën e tij OLD EARTH? WHY NOT! (Toka e Vjetër? Përse Jo!) vitit 2003 i përmendë ALBANËT e LASHTË ishujve SHETLAND dhe ORKNEY, pra BRITANIA para se të quhej e tillë për 618 (përkatësisht 681) vjet rresht ishte quajtur ALBANI.

Troia nova - LONDRA - DARDANËT

Poeti i famshëm Britanik JOHN MILTON, në Poemën e tij ELEGIA PRIMA AD CAROLUM DIODATUM, shkruar në vitin 1627, rreshtin 73 shkroi, “Tuque Urbs DARDANIIS LONDINUM Structa Colonis (Ti Qytet i Londrës, i ndërtuar nga Dardanët e Ardhur)”, po edhe në përshkrim-përshtatjen e parë në gjuhën Angleze THE FIRST ELEGY TO CHARLES DIODATI (Elegjia e Parë te Charles Diodati), shkruar në vitin 1792 nga WILLIAM COWPER,rreshtat 73-74 thuhet, And then You The CITY of LONDON, founded by DARDANIAN HANDS (Dhe atëherë ti qyteti i LONDRËS, i themeluar nga DUART e DARDANËVE)”, e poashtu edhe Studiuesi dhe Poeti Anglez prof. GORDON TESKEY, në parathënie të MILTON’S LATIN POEMS (Poemat Latine të Miltonit), botuar nga THE JOHNS HOPKINS UNIVERSITY PRESS vitin 2011 konstatoi, “LONDRA e fortifikuar është qyteti i ndërtuar nga stërnipi i devotshëm i ENEAS BRITI”,  dhe derisa ajo në fillim u quajt TRINOVANTE-TROIA NOVA (Troje  e Re) më vonë mbeti të quhet LONDON, kjo sipas përmbledhjes LONDON, OR SHOULD I SAY NEW TROY (Londra, Ose Duhet të Them Troja e Re). Po kjo LONDËR pra, sipas ANNALS of WALES (Analet e Uellsit), ANGLO-SAXON CHRONICLES (Kronikat Anglo-Saksone), BRITISH KINGS RECORDED (Shënimet e Mbretërve Britanikë) dhe Studiuesit Uellsian KEITH HUNT,  ishte themeluar njëkohësisht me MBRETËRINË e BRITANISË në vitin 1103 para Krishtit, nga themeluesi i kësaj BRITANIE BRITI. Studiuesja Britanike GLADYS TAYLOR në Përmbledhjen THE MAGNET OF THE ISLES  (Magneti i Ishujve), Londër 1971, faqen 37 precizon, "Familjet Mbretërore të ANGLISË dhe UELLSIT dolën nga BRITI TROJAN”, edhe ashtu Studiuesi Holandez IMAN JACOB WILKENS, në librin e tij WHERE TROY ONCE STOOD (Ku Qëndronte Troja Dikur) ka thënë, “Është e ditur se ELIZABETA e PARË (Mbretëreshë e Anglisë dhe Irlandës e vitit 1558), vërtetë ishte trashigimtare e Fronit Mbretëror TROJAN, prandaj edhe HISTORIA ANGLEZE duhet të ritrasohet qysh nga DARDANI, themelusi i DARDANISË“, po edhe The Library of alexandria në përmbledhjen voluminoze The Mother of All Family Trees (Nëna e të Gjitha Pemëve Familjare) theksohet,Mbretërit legjendarë të BRITANISË trasuan pemën e tyre familjare përmes nipit të ENEAS BRITIT”, derisa  në librin e shekullit VIII HISTORIA BRITTONUM (Historia e Britanisë) të Studiuesit Uellsian NENNIUS, jepet një e dhënë nga BIBLA e VJETËR, në të cilën tregohet qartë se kombi BRITANIK e ka prejardhjen nga njëri prej bijëve të NOE-NOAH-NUHUT JAFETI, gjithnjë përmes DARDANIT. Në anën tjetër Antropologu Franko-Amerikan PAUL BELLONI du CHAILLU, në librin SYD-SKANDINAVERNAS FORSTFODSLORATT (Skandinavojugorët e Sapokrijuar), faqen 47 ka shkruar, ”ANGLO-SAKSONËT e kishin bazën e tyre në TROJË", po edhe në ANGLO-SAXON CHRONICLES (Kronikat Anglo-Saksone) shkruan se ANGLO-SAKSONËT e ardhur më vonë e dinin mirë origjinën e BRITANIKËVE dhe i konsideronin ata të një Race me veten e tyre, derisa Historiani Anglez SHARON TURNER dhe Instituti Historik WAKE UP (1980) e kanë përpiluar Historinë gjenealogjike të prejardhjes së ANGLO-SAKSONËVE nga themeluesi i DANIMARKËS ODINI DARDANO-TROJAN, në të cilën paraardhësit e tyre janë përmendur qartë, sikurse edhe në variantin tjetër sipas KRONIKËS më të rëndësishme ANGLO-SAKSONE të quajtur WIDUKING, ku thuhet, ANGLO-SAKSONËT e kanë prejardhjen nga MAQEDONIA”, por edhe sipas ANGLO-SAXON CHRONICLES, ata ishin MAQEDONAS, ushtarë të ALEKSANDRIT të MADH LEKËS, deri edhe aty sa sipas përmbledhjes CHRONICLE of HUNIBALD (Kronika e Hanibaldit),  ANGLO-SAKSONËT  decidivisht ishin me prejardhje ILIRE, që në fakt do të thotë se fare nuk kishte dallim etnik midis DARDANO-TROJANËVE, MAQEDONASËVE dhe ILIRËVE, gjë e cila saktësohet edhe përmes Studiuesit dhe Shkrimtarit Malazez VASKO KOSTIĆ kur thotë, TROJANËT dhe ILIRËT ishin i njejti popull”.

Gjuha e parë e BRITANIKËVE

Studiuesi mesjetar Britanik GEOFFREY of MONMOUTH, në librin e tij të vitit 1136 HISTORIA REGUM BRITANNIAE (Historia e Mbretërve Britanikë) shkroi, BRITI dhe njerëzit e tij FLISNIN NË GJUHËN  TROJANE, e cila më pas u shëndrrua në gjuhë BRITANIKE”, për ta sqaruar këtë konstatim duhet ndërlidhur me  Studiuesin Amerikan GEORGE FRED WILLIAMS, i cili në vitin 1913 fare shkoqur e tha se në TROJË është folur ajo që është Gjuha SHQIPE e sotme, po edhe Linguisti Anglez SIMEON POTTER poashtu precizoi, Gjuha ILIRE është gjuhë e parë e këtyre anëve”, derisa për Studiuesin Francez ROBERT d’ANGELY, Gjuha SHQIPE është po aq e lashtë sa edhe vetë RACA e BARDHË”, gjë të cilën e vërteton  plotësisht edhe  Departamenti për Evolucion, Ekologji dhe Biologji të Popullsisë CALIFORNIA UNIVERSITY,  e që mund të finalizohet me Gjenetistin Italian të popullsisë prof. LUIGI LUCA CAVALLI-SFORZA dhe dy Studiuesit e gjuhës prof. ERICH MINCH dhe ROBERTO PIAZZA, që në vitin 1996 e nxorrën Gjuhën SHQIPE si të parën nga të gjitha Gjuhët INDOEUROPIANE, prandaj edhe në Gjuhën ANGLEZE të sotme janë ruajtur fjalët e Gjuhës SHQIPE që më së shpeshti përdoreshin në atë kohë, si VICTORY (Fitore), CASTLE (Kështjellë), STATE (Shtet), DESIRE (Dëshirë), SENCER (Sinqertë), FATE (Fat) etj. të cilën e vërteton Gjuhëtari Bavarez JOSEF RITTER von XYLANDER kur thotë se fjalë të gjuhës SHQIPE  kanë mbetur edhe në gjuhën ANGLEZE, pa e harruar këtu edhe kultin fetar të parakrishter të cilin BRITANIKËT e quanin DRUIDISM (Druidizëm), nga fjala SHQIPE DRU, sepse besohej pikërisht në DRU.

POR

Nëse historia e themeluesit të BRITANISË BRITIT (i lindur në vitin 1125 para Krishtit) siç u tha më parë, ndër shumë të tjerë më së miri është sqaruar nga dy Studiuesit mesjetarë, Historiani Uellsian NENNIUS me veprën e tij vitit 830 HISTORIA BRITTONUM (Historia Britanike) dhe atij Britanik GEOFFREY of MONMOUTH me kronikën HISTORIA REGUM BRITANNIAE (Historia e Mbretërve të Britanisë) shkruar në vitin 1136, dhe nga fakti që veprat e tyre janë mbështetur nga Kronisti Norman ROBERT WACE, me librin e vitit 1115 ROMAN DE BRUT (Romani i BRITIT), Historiani Anglez HENRY of HUNTINGDON, me librin e vitit 1129 HISTORIA ANGLORUM (Historia e Gjuhës Angleze), Historiani tjetër Anglez ALFRED of BEVERLEY, me ANNALES (Analet) botuar në vitin 1191, Poeti Anglez LAYAMON me veprën e vitit 1190 BRUT (Briti) dhe Kronisti Uellsian GERALD of WALES, me përmbledhjen e vitit 1191 ITINERARUM CAMBRIAE (Udhëpërshkrimet Uellsiane), e sidomos Kronisti Anglo-Norman GEFFREI GAIMAR, me librin e tij shumë argumentues L’ESTOIRE DES ENGLEIS (Historia e Anglisë) të vitit 1137, të cilit jorastësisht në kundërshtim TENDENCIOZ i doli Historiani Italian POLYDORE VERGIL, përmes librit të tij ANGLICA HISTORIA (Historia Angleze), por Arkeologu Britanik TIM MURRAY e hodhi poshtë IRONINË e tij kur në shesh doli tendenca e këtij Historiani që paargumentueshëm e vuri në pyetje vërtetësinë e kësaj Historie, prandaj patjetër duhet kujtuar njerëzit që e kanë dokumentuar Historinë para-ROMAKE, përfshirë këtu dy Studiuesit e sapo përmendur (NENNIUS dhe GEOFFREY of MONMOUTH), të cilët janë përbuzur (sidomos ky i dyti) edhe nga disa Historianë destruktiv, sepse ai kishte pohuar se vepra e tij ishte një përkthim i një libri shumë të lashtë askush nuk mund të gjejë, megjithatë ky tendenciozitet i nxituar është plotësisht i pajustifikueshëm, sepse CHRONICLE OF KINGS OF BRITAIN (Kronika e Mbretërve Britanikë) nga TYSILIO, ishte pikërisht burim i materialit të këtij autori. Argumenti në mbështetje të TYSILIOS (i vdekur në vitin 640) u dha në një letër të quajtur NEGLECTED BRITISH HISTORY (Historia Britanike e Neglizhuar), paraqitur ACCADEMIA BRITANNICA  1917 (Akademia Britanike 1917) nga FLINDERS PETRIE. Natyrisht se për qëllimin final është e patjetërsueshme të injorohen të gjitha këto Histori tendencioze, sepse NENNIUS e jep jo vetëm Historinë e BRITANIKËVE dhe prejardhjen e tyre nga DARDANO-TROJANO-ALBANËT, por edhe zbritjen e tyre nga NOE-NOAH-NUHU, dhe fatmirësisht ai është vetëm njëri nga të shumtët në një konstatim të tillë.

LIGJET e BRITANISË (Kanuni i SHQIPTARËVE)

Ishte viti 1108 para Krishtit atëherë kur BRITI (17 vjeç) me të afërmit dhe shokët e tij kishin dalur për gjueti, dhe gjatë përdorimit të harkut me një shigjetë të shkrepur fare rastësisht e kishte qëlluar të atin e tij SELVIN, nga e cila edhe kishte vdekur (RASTI MBRET I BOTËS), prandaj edhe në këtë rast doemos duhej të dilte në skenë KANUNI i STËRLASHTË, në bazë të të cilit BRITI patjetër duhej larguar nga Mbretëria e tij e ALBANËVE në ITALINË e atëhershme, ku e kishte edhe titullin e PRINCIT, nga ku u kthye në atdheun e të parëve të tij, në TROJËN DARDANE, prej nga edhe pas 5 vjetësh u nis në destinacionin e tij TË SHKRUAR NGA PERËNDITË, ku siç thuhet në ANNALS OF THE ROMANS (Kronikat e Romakëve), “Duhej të bëhej KAMXHIK I GJITHË NJERËZIMIT”. Ai me vete  i kishte marrur të gjitha, edhe GJUHËN, edhe ENTITETIN, edhe TRADITËN, edhe KULTURËN, edhe TRIMËRINË, po edhe TITULLIN, po patjetër edhe KANUNIN i cili edhe e kishte përzënë nga atdheu i tij,  po ai KANUN nga i cili edhe do të krijoheshin Ligjet e para, e që në fakt vetë ky KANUN ishte edhe LIGJ edhe ZAKON edhe  KUSHTETUTË edhe gjithçka. Studiuesi Japonez KAZUHIKO YAMAMOTO, në librin e tij THE ETHICAL STRUCTURE OF KANUN AND CULTURAL IMPLICATIONS (Struktura Etike e Kanunit dhe Nënkuptimet Kulturore), SHBA 2005, e nxjerr KANUNIN e SHQIPTARËVE shumë më të vjetër se 3500 vjet, e që i njejti sipas tij u shëndrrua në KODE ZAKONORE të Mbretërive të hershme rreth MESDHEUT, për të shërbyer si bazë për LEGJISLACIONET e tyre të atëhershme, derisa të njejtat këto nga andej përmes ROMËS kaluan në vendet e ndryshme të EUROPËS, në anën tjetër sipas SOFOKLIUT zbulohet se të dyja anët e Luftës së TROJËS i kishin të njejtat NORMA të moralit, e që në gradualitetin e zbritjes së tyre nëpër kohë u shëndrruan në LIGJE, ZAKONE dhe KUSHTETUTA të VËRTETA të SHTETEVE, MBRETËRIVE e deri edhe PERANDORIVE  të mëdha, derisa eksperti Juridik Aglez Sir JOHN FORTESCUE, në Traktatin e tij DE LAUDIBUS LEGUM ANGLIAE-CONCERNING THE PRAISES OF THE LAWS OF ENGLAND (Lidhur me Lavdëratat për Ligjet e Aglisë), botuar në vitin 1616, shkroi, "LIGJET ORIGJINALE BRITANISË u përmblodhën nga elemente të tilla që BRITI së pari i kishte  përzgjedhur nga Institucionet TROJANE", ligje këto të cilat menjëherë u bënë me shumë ndikim në TË DREJTËN ANGLEZE. Edhe Politikani dhe Juristi më i madh Britanik i shekujve XVI dhe XVII, Sir EDWARD COKE, kishte shkruar, "Ligjet origjinale të këtij vendi, të zgjedhur nga BRITI, ishin të TROJANËVE të LASHTË", derisa në përmbledhjen The LAWS OF ENGLAND (Ligjet e Anglisë) thuhet, Në lidhje me kompetencat e pretendimeve të Mbretërive, LIGJET kanë lindur ekskluzivisht ndryshe nga natyra e INSTITUCIONEVE ORIGJINALE, dhe në këtë drejtim Mbretëria e BRITANISË origjinën e saj e kishte nga TROJA, pra gjithçka kishte lindur dhe ishte zhvilluar ekskluzivisht nga KANUNI PELLAZGO-DARDANO-ILIRO-SHQIPTAR.

Njësia matëse e gjatësisë HOSTENI

Dëshmi tjetër bindëse e prejardhjes së BRITANIKËVE nga DARDANO-TROJANO-ALBANËT është edhe NJËSIA MATËSE e GJATËSISË, në kohën e LUFTËS së TROJËS, sipas HOMERIT në Poemën ODHISEU, distanca matej me HOSTEN (i tillë quhet edhe sot në shumë fshatra SHQIPTARE), dhe pos GJUHËS, TRADITËS, KANUNIT, VESHJEVE e CIVILIZIMIT në përgjithësi, DARDANO-TROJANO-ALBANËT sigurisht se me vete e morën edhe NJËSINË MATËSE të GJATËSISË HOSTENIN, e që më vonë në Atdheun e ri filluan ta quajnë INÇ (INCH), dhe për tu plotësuar gjithçka GJATËSIA e një HOSTENI, gjithnjë sipas sqarimeve të HOMERIT, ishte DY METËR E GJYSMË, po aq sa edhe në përpjestim INÇI ANGLEZ sot. Ironizues mund të dalë fakti nëse sot shkohet në ndonjë fshat të largët SHQIPTAR, dhe ndonjë plak i shtyrë në moshë pyetet se ÇKA ËSHTË HOSTENI, ai menjëherë do të përgjigjet, NJË SHKOP I GJATË I DREJTË, dhe në pyetjen tjetër se SA I GJATË DUHET TË JETË ky SHKOP, përsëri përgjigja e menjëhershme do të jetë, NJA DY METRA E GJYSMË.

Në këtë Grafo-Tabelë të nxjerrur nga Libri AFTER THE FLOOD (Pas Përmbytjes) të autorit BILL COOPER,  e titulluar FROM JAPHETH TO BRUTUS (Nga JAFETI deri te BRITI), e përpiluar në bazë të të dhënave nga ENEIDA e VIRGJILIT, HISTORY OF THE KINGS OF BRITAIN (Historia e Mbretërve Britanikë) të GEOFFREY of MONTHMOUTH, JESUS College MS LXI (Tyallyao Chronicle) dhe nga EARLY HISTORY OF ROME (Historia e Hershme e Romës) janë të përpunuara pesë variantet e ndryshme të prejardhjes së BRITIT nga JAFETI (i biri i NOE-NOAH-NUHUT), gjithnjë e patjetër përmes DARDANIT.

S K O C I A - I R L A N D A . . .

Historiani dhe Kronisti Skocez WALTER BOWER, në librin A HISTORY BOOK FOR SCOTS 1410 (Një Libër Historie Për Skocezët 1410), Edinburgh 1992,  shkroi, “Mbretëria e Skocezëve në ishullin ALBION është krijuar 2350 vjet më parë (viti 940 para Krishtit), nga emigrimi i  Mbretit te bardhe GAITELO (kupto, GATELI) prej EGJIPTIT, i cili ishte i biri i Mbretit NEOLO të ATHINËS  dhe gruas se tij SCOTA”, po edhe Historiani dhe Hulumtuesi Amerikan JOHN D. KEYSER, në librin THE TROJAN ORIGINS OF EUROPIAN ROYALTY (Origjina Trojane e Mbretërive Europiane), Linjën Mbretërore  SKOTO-MILESIANE të Racës DARDANE, nën udhëheqjen e GATELIT, e nxjerr të zhvendosur në IRLANDË, duke krijuar një linjë të Mbretërve që sunduan IRLANDËN dhe SKOCINË për shekuj me radhë, i njejti Autor  në të njejtën libër sqaron vijën e hershme të Mbretërisë BRITANIKE që ka zbritur tradicionalisht PËRMES Mbretërve DARDANO-TROJANË, por sipas tij edhe vetë Mbretërit e IRLANDËS janë deklaruar se në IONA (Ishull jashtë bregut perendimor të Skocisë) kanë ardhur nga familja Mbretërore e MILESIANËVE DARDANË. Edhe në Portalin Britanik FAMILY TREE MAKER, në studimin TROJANS, MILESIANS,  CELTS and SCYTHIANS (Trojanët, Milesianët, Keltët dhe Skithët) shkruan, “MILESIANËT TROJANO-DARDANË kaluan në SPANJË dhe pastaj erdhën në IRLANDË rreth viteve 700-600 para Krishtit”, fundja edhe sipas LEGJENDAVE IRLANDEZE, IRLANDEZËT e sotëm origjinën e tyre ia dedikojnë MILESIANËVE DARDANË, gjithësesi pa i anashkaluar edhe KELTËT që sipas HOMERIT gjithashtu ishin të ardhur nga DARDANËT e TROJËS, në këtë drejtim edhe Studiuesi Amerikan RICHARD WASWO, në përmbledhjen EVERYBODY'S GENEALOGY (Gjenealogjia e të Gjithëve) saktëson, Përmes DARDANIT rradha shkoi deri te i biri i HEKTORIT FRANKU, i cili ishte Mbret i KELTËVE”.

Pse dhe si u quajtën SKOCEZËT ALBANË

Nëse Studiuesi Amerikan JAMES I. NIENHUIS saktësoi se Nipi i ENEAS legjendar BRITI, njërit nga bijtë e tij ia vuri emrin ALBAN, i cili u bë emërues i ALBANËVE atje (Skocezëve të mëvonshëm)”, patjetër duhet të vihet te përfundimi se nëse vetë BRITI ishte një Princ ALBAN dhe ishulli ku sapo kishte ardhur (Britania) prej 618 vjetësh quhej ALBANI, ishte i detyruar që njërin nga bijtë e tij ta quaj pikërisht ALBAN, dhe pjesën veriore të këtij ishulli t’ia lë në sundim atij si Mbret, që e njejta edhe 63 vjet të tjera të vazhdonte të quhej ALBANI, më vonë edhe ALBA, e që pastaj përfundimisht do të quhet SKOCI. Por Publicisti dhe Politikani Anglez JOHN WILKES shkon edhe më largë, kur në veprën The YLLIRIANS (Ilirët), 1995, shkroi, Në dokumentet ROMAKE me titullin ILIRIKE-1, POLIFEMI u martua me GALATËN nga SICILIA dhe nga martesa e tyre ata patën tre djem me emrat KELTI, ILIRI dhe GALI,  të cilët emigruan në vendet ku edhe i formuar popujt me emrat e tyre”, po edhe Linguisti Anglez SIMEON POTTER, në librin LANGUAGE IN THE MODERN WORLD (Gjuha në Botën Moderrne) Londër 1960, faqen 95 precizoi, Gjuha ILIRE si e para e këtyre anëve është BAZË e gjuhës KELTE”, gjithashtu edhe APIANI i ALEKSANDRISË  e nxjerr një fakt interesant kur thotë  se KELTËT (Irlandezë të sotëm) dhe ILIRËT (Shqiptarë të sotëm) janë vëllezër, edhe BAYERISCHE MITTELALTERLICHEN CHRONIK (Kronika Bavareze e Mesjetës), KELTO-ILIRO-GALËT (Irlandezët, Shqiptarët dhe Francezët e sotëm) i konsideron të ardhur prej NJË NËNE, po edhe Gjeografi Serb Dr JOVAN GJ. MARKOVIĆ, në përmbledhjen GRADOVI JUGOSLAVIJE (Qytetet e Jugosllavisë), Beograd 1971, faqet 389-390 qartëson gjakun vëllazëror mes KELTËVE dhe ILIRËVE.  Nga të gjitha këto të dhëna nuk dallojnë fare as edhe KRONISTËT IRLANDEZË, të cilët thonë se MILESIANËT DARDANO-TROJANË erdhën, nga THRRAKIA drejtë e në IRLANDË.

Gjarpëri Dardan dhe IRLANDEZËT

Që nga krijimi i saj, IRLANDA për KULT-SIMBOL të sajin e ka pasur dhe akoma e ka GJARPËRIN, edhe pse në IRLANDË në bazë të kushteve klimatike nuk ka pasur dhe as sot e kësaj dite nuk ka qoftë edhe një GJARPËR, dëshmohet kjo edhe nga Historian Irlandez Sir JAMES WARE, i cili ka shkruar, GJARRPËRI nuk mund të jetojë në IRLANDË edhe po ta dërgoje atje”, e poashtu edhe Hulmtuesi Britanik FYNES MORYSON (MORISON), që në multi-vëllimin ITINERARY 1617 (Itinerari 1617) shkroi, IRLANDA nuk ka karkalecë që këndojnë natën, as cicërima nëpër pyje, po as edhe zvarranikë”, pra derisa askush nuk ka parë ndonjëherë GJARPËR në IRLANDË, mbetet vetëm një alternativë, KULT-SIMBOLI i GJARPËRIT në IRLANDË është dërguar nga të parët e tyre, KELTO-MILESIANËT e TROJËS. Pra paraardhësit e IRLANDEZËVE të sotëm, KELTËT dhe MILESIANËT ishin vëllezër qysh në TROJË, domethënë ishin DARDANË.

Kulti Fetar - DRUIZMI, Pamja - Veshjet

Historiani dhe Kronisti Skocez WALTER BOWER, në librin A HISTORY BOOK FOR SCOTS 1410 (Një Libër Historie Për Skocezët 1410), Edinburg 1992,  në faqet 12-15 sqaron se si në SKOCI egzistonte DRUIZMI, i cili ishte KULT FETAR që e kundërshtonte KRISHTERIMIN dhe pushtimin ROMAK, udhëheqësit e tyre për simbol e mbanin të njejtën Stemë që e kanë edhe SHQIPTARËT sot, SHQIPONJËN DYKRENARE. DRUIDËT ishin kulte pagane që besonin tek DRURI, prandaj edhe u quajtën DRU-IDË, nga fjala SHQIPE DRU, që në ANGLISHTEN e sotme dhe gjuhët përreth nuk ka asnjë kuptim, derisa Studiuesi Franko-Britanik JOHN de FORAN, i përshkruan SKOCEZËT nga këndvështrimi i veshjeve tradicionale, Burrat SKOCEZË vishnin FUSTANELLA si ILIRËT, dhe i kanë mbajtur ato deri në fund të shekullit XIX”, gjithashtu edhe MARGARET MacMILLAN, që një kohë të gjatë punoi si Profesoreshë Historie në OXFORD UNIVERSITY, në veprën PARIS 1919 - SIX MONTHS THAT CHANGED THE WORLD (Parisi 1919 - Gjashtë Muajt Që e Ndryshuan Botën), New York 2001, saktësoi, “SHQIPTARËT kanë shumë pika takimi me SKOCEZËT dhe IRLANDEZËT, nga fizionomia apo pamja e jashtme, një SKOCEZ apo një  IRLANDEZ mund ta marrësh tamam si një SHQIPTAR”, derisa për këtë ngjashmëri midis SHQIPTARËVE dhe SKOCEZËVE, Profesori i mirënjohur Britanik NOEL MALCOLM tregon se Shumë ANGLEZË e shohin një paralelizëm, nje ngjajshmeri te ngushtë mes MALËSORËVE SKOCEZË dhe MALËSORËVE SHQIPTARË”, po edhe Udhëpërshkruesi Britanik JOHN FOSTER FRASER, në librin e tij PICTURES FROM THE BALKANS (Pamje nga Ballkani)vitit 1906, flet për ngjashmëritë e padiskutueshme mes SHQIPTARËVE dhe SKOCEZËVE, e poashtu edhe udhëheqësi fetar Kanadas me origjinë Skoceze HUGH ALLAN MacDONALD  (Kryeprift në Dioqezën ANTIGONISH, te Nova Scotia Kanada), i cili në një festë fetare në vitin 1975 para besimtarëve të tij të shumtë poashtu me prejardhje SKOCEZE, pas shtjellimit të argumentuar të lidhjeve të hershme SHQIPTARO-SKOCEZE është shprehur, ”I am ALBANIAN, therefore you are ALBANIANS also(Unë jam SHQIPTAR, prandaj edhe ju jeni SHQIPTARË), po edhe sipas gazetës prestigjioze Amerikane THE NEW YORK TIMES, “SHQIPTARËT janë si SKOCEZËT e  shekullit të XVII”, por edhe vetë thënia e vjetër popullore e tyre ALBA GU BRATH qartëson gjithçka, është ajo që edhe sot e kësaj dite përdoret kur SKOCEZËT kapen në emocione, e cila ndër të tjera me të madhe potencohet edhe në filmin e famshëm të MEL GOBSONIT BRAVEHEART (1995),  e që në përshtatjen moderrne i bie RROFTË SKOCIA, me gjithë faktin se pas krijimit të Mbretërisë ALBAshekullin IX, jorastësisht jepet një sqarim alternativ për rrënjën fjalës ALBA, dhe si finalizim sipas THE ILLUSTRATED ENCYCLOPEDIA UNIVERSAL (Enciklopedia e Ilustruar Univerzale), pesha e të gjitha dëshmive që janë zbuluar, fare thjeshtë tregon se edhe PIKTËT ALBANË para fillimit të marshimit të tyre drejt ishujve BRITANIKË, u larguan nga rajoni që i përfshinte territoret e Lashta të  ILIRISË.

S T O N E H E N G E

Është një monument i Lashtë, parahistorik apo ndoshta i mëkëtejmë, që nuk dihet dhe nuk është zbuluar ende saktësisht se cilës kohë i takon, ndodhet në jug të ANGLISË së MESME (qarku WILTSHIRE), është një nga vendet më të famshme Historike në Botë, mbetje e një unaze të madhe me gurë gjigand të vendosur në këmbë. Koleksionisti Anglez i gjërave Antike JOHN AUBREY (shekullin XVII), paraqiti teorinë se STONEHENGE është NJË TEMPULL DRUID (DRUIZMI ishte besim fetar EUROPIAN i parakrishter, besohej në DRU dhe vetë emërtimi ishte në gjuhën SHQIPE), derisa supozimi i dytë ishte se ishin ROMAKËT ata që e ndërtuan këtë tempull për nevojat e tyre, por ama edhe ROMAKËT ishin me prejardhje DARDANE, edhe shkrimtari Anglez WALTER CHARLETON, në librin e tij CHOREA GIGANTUM (Vallja e Gjigantëve), botuar në vitin 1663, vuri në dukje ngjashmërinë midis STONEHENGE dhe qarqeve gurore DANIMARKË, dhe arriti në përfundimin se STONEHENGE ishte prodhim DANEZ, derisa në kontest të gjithë kësaj dihet mirë se edhe DANEZËT përmes ODINIT, apo VOTANIT (dar-DANIT) ishin formuar si entitet nga DARDANËT e TROJËS, edhe Historiani, shkrimtari dhe kritiku Anglez i shekullit XVIII THOMAS WARTON Jr. në poemën e tij WRITTEN at STONEHENGE (Shkruar në Stonehenge), botuar në vitin 1791, i jep disa versione për ngritjen e Gurëve STONEHENGE, duke i përmendur edhe BRITANIKËT, edhe  Priftërinjtë DRUIDË edhe DANEZËT, që gjithashtu përmes të së njejtës Poemë ia le lexuesëve të vendosin nëse STONEHENGE ka qenë vendi i varrimit të Mbretërve vjetër të BRITANISË apo vendi i tyre i kurorëzimit si Mbretër, derisa variantin e DRUIDËVE e mbështesin edhe ROSEMARY HILL, LUCANI, JUL CEZARI, SUETONI, CICERONI dhe DIODORI i SICILISË, por nëse këto teori hidhen poshtë sipas disa Studiuesëve, atëherë duhet drejtuar të dhënave tjera të tërthorta, sipas kronistit Anglez RAPHAEL HOLINSHED, ALBANËT në bazë të prejardhjes së tyre, që nga viti 1721 para Krishtit, këtë ishull për 618 vjet rresht e kanë quajtur ALBANI, derisa në vitin 1103 mbërriti BRITI i RACËS DARDANO-TROJANO-ALBANE, ose edhe më sakt i entitetit ALBAN, pra i racës së njejtë me ta, i cili pasi në bazë të emrit të tij ia ndërroi emrin në BRITANI vazhdoi ta sundojë këtë ishull edhe për një kohë të gjatë. Pra fare qartë del se GURËT e mëdhenjë STONEHENGE, në të gjitha variantet e mundshme i kanë ngritur ALBANO-DARDANËT.

Prandaj kur gjërat janë kaq të qarta, pse qoftë edhe në horizont nuk ka një inkorporancë mendore që bërdhogun e HISTORISË SHQIPTARE ta hedhë menjëherë atje ku edhe e ka vendin, në plehun e Historisë, e kjo tjetra, HISTORIA e VËRTETË e SHQIPTARËVE të DALË nga ky PLEH, të zbardhet, dhe definitivisht të abdikohet nga virolenca intuitive e injorantëve indoktriniv, që PËRFUNDIMISHT  të thuhet E VËRTETA e MADHE e SHQIPTARËVE.

Orhan Rexhepi

“GJENEALOGJIA DARDANE

NGA NOE-NOAH-NUHU DERI TE SHQIPTARËT”



(Vota: 57 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: