Gjon Keka: Ditëlindja e shpëtimtarit të Arbërisë
| E Enjte, 05.05.2016, 07:39 PM |

Ditëlindja e shpëtimtarit të Arbërisë

(Me rastin e 611 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit)

Nga Gjon Keka

6 Maji 1405 për kombin arbnor do të thotë ditëlindja e shpëtimtarit të saj dhe heroit të pavdekshëm. Lindja e këtij heroi dhe vizionari nënkupton edhe lindjen e një epoke të re të shekullit XV, një epokë të vendosjes së themeleve të shtetit monarkik të arbërit si një shtet me rol të pazëvendësueshëm në historinë e diplomacisë dhe artit ushtarak europian. Poashtu ditëlindja e Gjergj Kastriotit do të thotë ditëlindja e një thesari të madh të kombit arbnor europian. Kështu që lindja e Gjergj Kastriotit d.th. lindja i Mësisë së kombit arbnor. Gjergj Kastrioti i biri i Gjonit i cili u mor pengë nga Sulltanit nga detyrimi pas pushtimit të Shqipërisë u edukua në ideologjinë islame dhe në moshën 18 vjecare Sulltani e vendosi në krye të trupave ushtarake dhe i dha titullin Skanderbeg (d.th. Aleksandër). Por pas vdekjes së babit të tij në vitin 1432 ai i mërzitur thellë në zemër dhe duke kujtuar fjalët që i tha i ati në vegjëli për trojet e arbërit, filloi të dizajnojë planin e tij për të shpëtuar Arbërinë nga thundrra barbare turke. Këtu duhet të ndalem pak. Sulltani asnjëherë nuk lejonte që Gjergj Kastrioti të printe në ndonjë luftë në rajonet europiane, as të merrte pjesën pasi i vdiq babi i tij, por e dërgonte në vendet tjera aziatike larg syve të Arbërisë dhe Europës. Por pas një lutje që i kishte bërë Gjergji ai kishte rënë dakord që të hyjë dhe ti prijë trupave në një betejë në vendet europiane. Kështu ai më gëzimin e brendshëm mori udhëheqjen për të hyrë ne betejën e Nishit ku edhe takohen më pas me Mbretin e Hungarisë dhe Polonisë Gjon Huniadin me të cilën hyn në një marrëveshje sekrete historike, marrëveshje kjo që do të pasonte me marrjen e Krujës (28 nëntor 1443) dhe triumfin e tij përballë skllavërisë së vendit të tij duke e bërë atë vërtetë të lirë nga barbarët turq. Ndërsa dizajnin që kishte planifikuar e realizoi në përpikëri, dizajn ky që e vendosi atë në krye të fronit të Atit të tij dhe më pas në krye të shtetit të Arbërit dhe kuvendit të Lezhës (2 Marist 1444) si komandant i përgjithshëm i shtetit të Arbërit. Pasi e kishte vënë në ekzekutim planin e tij dhe pasi e realizoi atë ai u rikthye në fenë e tij të krishterë katolike që kishte qenë nga fëmijëria dhe vendosi parimet bazë të mbretërisë së tij. Për 30 ditë ai arriti të shtrijë autoritetin e shtetit të tij të Arbërit në tërë vendin, dhe ftoi të gjithë në betejën kundër pushtuesit osman për ta dëbuar atë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga tërë kontinenti europian. Pas rrethimit të njëpasnjëshëm të Krujës sulltani u mposhtë dhe u demolua, ku më pas ai vdiq nga inati i madh që kishte për humbjet e pësuara nga strategu Gjergj Kastrioti mbreti i Arbërisë. Pasuesi i Sulltan Muratit II, Sulltan Mehmeti vazhdoi luftën me Gjergj Kastriotin duke marrë pjesë edhe vetë në luftë me 100.000 trupa por që u kthye i dërmuar dhe me humbje të mëdha saqë u detyrua në vitin 1461 për paqe ose armëpushim me shtetin e Arbërit dhe Gjergj Kastriotin, kjo nënkuptonte edhe njohjn e këtij shteti pas kërkesës së tij për armëpushim.

Duhet potencuar se Gjergj Kastrioti në fillim nuk kishte më tepër se 1500 shokë besnikë të tij që ndjeknin atë dhe merrnin pjesë ne beteja, por që me Kuvendin e Lezhës numri i ushtarëve dhe besnikëve të tij u shtua dhe ai triumfoi gjithnjë. Për 24 vjet ai u bë muri i Europës kundër pushtuesit barbar turk dhe mbrojtës i civilizimit europian se bashku me Gjon Huniadin aleatin e tij të madh me të cilin kishte ndërtuar ura të fuqishme bashkëpunimi e miqësie si ati i tij me mbretin e Hungarisë dhe Polonisë Vladislavin ashtu edhe ky me Gjon Huniadin.

Mund të them më saktësi se Gjergj Kastrioti sëbashku me Gjon Huniadin e shpëtuan Europën nga islamizimi i saj. Duhet nënvizuar se Gjergj Kastrioti jo rastësisht e krahasonte veten me Pirron dhe Aleksandrin e Madh, kjo për faktin se ai ishte besnik për të mbajtur emrat e respektuar të paraardhësve fisnik të tij.

Ndërkaq vdekja e tij më 17 janar 1468 ishte humbje e madhe për shtetin e Arbërit dhe kombin si dhe për tërë Europën, sepse ai i bëri ballë një pushtuesi të egër sic ishte Perandoria barbare osmane duke mos e lënë që Sulltanët t'i realizonin ambiciet e tyre pushtuese në kontinentin Europian. Por Shqipëria pas vdekjes së tij, u bë tokë e martirëve, e derdhjes së gjakut të pafajshëm të arbnorëve, dhe sic dihet i tërë arsenali i Sulltanit me ushtrinë e tij barbare u shfry në trojet shqiptare duke bërë lumenj gjaku të pafajshëm. Kështu gjithë zemërimin e tij Sulltani e shfryu në Shqipëri dhe aty u ndal duke e bërë vendin me imazh sulltanist.

Ndërkaq Gjergj Kastrioti në fushën e politikës europiane ishte një komandant i madh, një diplomat i madh, një personalitet i madh. Kështu Gjergj Kastrioti u rendit në mesin e gjeneralëve dhe shtetarëve të rrallë.

Prandaj ai ishte një nga gjeneralët e aftë që luftoi pa pushim për atdheun e tij, me guximin e provuar dhe kështu u njoh hero i shekullit të tij dhe i pavdekësisë.

Ai u rendit ndër emrat e mëdhenj të botës që kanë lënë gjurmë dhe me reputacion të madh që edhe sot në këtë shekull rrezaton emri i tij, vepra dhe vizioni për një Shqipëri Europiane dhe një Europë të bashkuar dhe të fuqishme.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: