Lifschin: Ndryshim portretesh në dollarin amerikan
| E Diel, 24.04.2016, 11:11 AM |

Ndryshim portretesh në  dollarin amerikan: Eshtë ky një detyrim moral, kompesues për Harriet Tubman , apo një lëvizje për korektesë politike?

Nga Albana M. Lifschin

Harriet Tubman do të zëvëndsojë presidentin Endrju Xhekson    20 dollarshin amerikan.

Sekretari i thesarit Xhek Llu,(Jack Lew) njoftoi të mërkurën  se Harriet Tubman do të zëvëndësojë portretin e  ish presidentit Endrju Xhekson(Andrew Jackson)në  20 dollarshin amerikan.

Sekretari i thesarit  Xhek Llu, tha se “Jeta e Harriet Tubman është një nga historitë e mëdha amerikane dhe ajo nuk është vlerësuar sa duhet për jetën e saj” . Ka  një nxitje për të vendosur në dollarin amerikan figurën e gruas, dhe nga votimet e bëra, Tubman ka fituar duke lënë pas portrete të njohura në Historinë e SHBA, si Eleanor Roosevelt, Rosa Parks etj. Cila ka qënë Harriet Tubman ?

Në mesin e shek. të 19-të jeta e skllevërve në shtetet e jugut të Amerikës ishte keqsuar shumë, por më të rëndë e bëri atë aprovimi i ligjit  nga kongresi për skllevërit e arratisur nga pronari(fugitive slaves), që i rinjihte atij pronësinë e tyre. Harriet Tubman  (1822 – 1913) ka qenë  një  skllave, lindur në shtetin e Merilandit   e arratisur  prej andej në Pensilvani, e cila me kurajo  të madhe ndihmoi  dhjetra  të tjerë të shpëtonin nga skllavëria duke i kaluarë veri të vendit . Ky “trafikim’ skllevërish nga jugu skllavopronar në veriun e SHBA bëhej natën,me fshehtësi të madhe, dhe ajo qe e suksesëshme në të tëra misionet e saj, gjë që egërsoi pronarët e skllevërve të cilët vunë postuan lajmërime  me  shpërblime  në $për kapjen e saj.

Gjatë luftës civile në SHBA ,që  krahas bashkimit të vendit u dha lirinë skllevërve,  Tubman shërbeu në ushtrinë e veriut dhe   u bë ikona  amerikane e lirisë.

Po presidenti Xhekson kush ka qenë? Cfarë ka bërë ky burrë që hyri në historinë e Amerikës si presidenti i 7  i saj? Vetëm dy fjalë nga historia.  Siç dihet Amerika shpalli pavarësinë e saj nga Britania e madhe  në 4 korik 1776. Edhe më shumë se 30vjet më vonë, Britania e Madhe, ruante ende të nxehta ndjenjat e hakmarrjes ndaj Amerikës që i kishte ikur nga duart. Pasi u çlirua  nga luftrat në Evropë, u angazhua sërish në luftë me SHBA , me një ashpërsi të vendosur për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme, dmth në gjendjen koloniale. Lufta ndaj Britanisë së madhe, (1812-1815) për nga rëndësia e saj konsiderohet si lufta e dytë e amerikanëve për të mbrojtur pavarësinë e vendit .

Me zbarkimin e  trupave angleze  në Merilend dhe marshimin e tyre drejt kryeqytetit te vendit Uashington DC, njerëzit nxituan ta braktisnin atë, si një vend pa zot.  Në ato momente kritike, mbetet historike figura e Dolli Medison, gruas se presidentit Xh Medison, e cila shpëtoi  një portret të Xhorxh Washingtonit dhe dokumenta të rëndësishme,për të mos rënë në duart e anglezëve.Ushtria britanike i vuri zjarrin Shtepise së Bardhë(këtë emër e mori pas  restaurimit, pasi u lye me gelqere) dhe godinës së Kongresit amerikan. Krenaria amerikane  mori një goditje të rëndë. Por glezët nuk e dinin që në Luiziana i priste gjenerali Endrju Xhekson. Fitorja e Betejës së Orleansit ndaj ushtrise britanike, nën drejtimin e tij, thyerja e Anglisë në  permasa    mëdha qe vendimtare në mbrojtjen e pavaresisë  së Amerikes. Amerikanët nuk flisnin për asgjë tjetër veçse për këtë fitore të madhe. Xhekson  fitoi famë të madhe në të gjithë Amerikën si  heroi  kombetar. Njerëzit e krahasonin atë  me Xhorxh Washingtonin. Lind pyetja: A ka Harriet Truman vlera të  krahasushme  me  figurën e Presidentit  Endrju Xhekson  që zevendësoi  në dollarin amerikan? Eshtë ky një detyrim moral, kompesues për Harriet Tubman , apo një lëvizje për korektesë politike?

-Per ZemraShqiptare,nga USA,PRILL 2016-



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: