Dedë Preqi: Lënda fetare në shkolla
| E Marte, 19.04.2016, 08:47 PM |

LËNDA FETARE NË SHKOLLA

Nga Dedë Preqi

Feja është ushqim shpirtëror të cilën duhet ta marrim me doza të konsiderueshme dhe aq sa kemi nevojë për të. Çështja e kuptimit të fesë është e tillë që nuk mund ti shmangët asnjëri, e cila përherë vjenë në pyetje në praninë tonë si drejtpërdrejt, ose indirekt. Si e tillë nuk mund të jetë si produkt i gjendjes jo normale, por në shumë raste, disa herë keqpërdorët  si shprehje jo njerëzore, e cila kultivohet në mënyrë ekstremiste, sikur pa pranishmërinë e mendjes të cilën e ka njeriu me mendje të  shëndoshë.

Feja paraqet edhe kulturë të veqantë te njeriu dhe kuptim për të ndërtuar marrëdhënie kontinuitive ndërmjet faktorit njeri, pamvarësisht nga lloji i saj. Në shumë shkolla të perëndimit kanë gjetur vend të veqantë disciplinat e karakterit fetar dhe është dhënë kontribut në qështjen e kësaj lëmie, si edukim i përgjithshëm  dhe si element i nevojave shpirtërore.

Mirëpo, qëllimi i kësaj lënde na detyron të bëjmë një analizë të veqantë të vendeve perëndimore me vendet tona shqiptare, si edhe kriteret në zgjedhjen e metodave për zbërthimin e këtij problemi shumë të ndieshëm. Të plotësohet kjo nevojë, apo të futët lënda fetare në shkollat tona, në Kosovë dhe Shqipëri, është qëllim i fundit, duke i dhënë përparësi lëmive shkencore dhe teknologjisë, ndërsa realizimin e atij qëllimi varet nga kultura aplikative, gjegjësisht përgaditja e kuadrit të zgjedhur dhe disciplinave përkatëse të kësaj lëmie.

Në shumë vende të ndryshme perëndimore, metodat e punës në lëndën e kësaj lëmie zhvillohen dhe organizohen te nxënësit në mënyrë të veqantë, jo vetëm në klasë, por edhe në këndin e gjallë për çka bëhët fjalë, që fëmijët të disponohen dhe të përafrohen me fakte , dukuri dhe rregullat e kësaj lëmie teologjike. Ashtu , sipas këtyre metodave të punës, nxënësit e kuptojnë mundësinë e tyre të pranimit aktiv të diturive pa imponim, si procedurë që e përcjellë nxënësin dhe logjikën e tij, gjegjësisht ndryshimin  e formës së të menduarit të fëmijët.

Në këto shkolla,  lënda fetare mësohet sipas planoprogrameve të përcaktuara në aspekt dhe kuadër të arsimimit dhe zhvillimit intergjeneracional, ndërsa gjenerata e vjetër e pranon si obligim të verifikojë dhe valorizojë procedurë racionale dhe religjioze që e përcjellë gjeneratën e re, që ta përvetësojë kulturën e trashëguar fetare dhe njerëzore, që të kaloj edhe një hap më shumë. Proceset mësimore të kësaj lëmie zhvillohen në mënyrë të përcaktuar teologjike, me detyra specifike, të cilat realizohen në këto shkolla. Mirëpo, mësimi të ia arrijë qëllimit të dëshiruar, duhet shkencërisht identifikuar dhe verifikuar burimet që qojnë deri te ky qëllim, një gjë e cila bie ndesh kjo lëmi me shkencën.

Liria e besimit është vlerë universale dhe e respektit për sëcilin besim, si nevojë për të kuptuar dhe dashur më mirë njëri-tjetrin. Si çdo vend tjetër të zhvilluar, sidomos duke u bazuar në vendet e perëndimit edhe Kosova duhet ti respektojë programet e tilla që kanë të bëjnë me forcimin e të drejtave të njeriut dhe zhdukjen e paragjykimeve, duke futur edhe lëndën  fetare në shkolla, si edukim i brezit të ri, që përfshinë edukimin global të një shoqërie.

Bota ka bërë ndryshime të mëdha, ku edhe ne shqiptarët jemi pjesë e këtyre ndryshimëve të natyrave të ndryshme. Por, në vrullin e këtyre ndryshimëve duhet medomos të përmendim edhe shkollat tona, të cilat po hasin dhe ballafaqohen përditë me probleme dhe kriza të brendshme, por edhe kundërthënje që paraqesin pasoja të konfliktit të domosdoshëm ndërmjet tradicionalizmit të emituar dhe koncepcioneve moderne mbi proceset edukative dhe arsimore.

Mirëpo, vjen pyetja: A ekzistojnë kushtët në Kosovë, apo Shqipëri, që kjo lëndë të rënditët dhe të përvetësohet edukimi i përgjithshëm i kësaj lëmie si parim edukativ dhe fetar, sipas të cilit çdo mësimdhënës përmes lëmisë së tij përkatëse të pranojë obligim të veqantë, ose në kundërshtim më të, që të shtohet lëmi e veqantë kësaj lëmie mësimore në dukimin fetar sipas një ekstrmizmi të çfaqur në botë , e cila mund të merr  kahje të padëshirueshme. Këtu ekzistojnë dilemat dhe paragjykimet tona, sepse kemi shembuj të ndryshem, që e mbulojnë me dëshmi të shumta negative shpjegimin e këtij edukimi tek brezat e ri në Kosovë dhe Shqipëri, duke mos lënë hapësirë të vazhdohet një orientim i tillë, që devijon interesin, jo vetëm të shtresës së caktuar, por tërë interesin shoqëror.

Jo vetëm që feja dhe shkenca bien në kundërshti njëra- me tjetrën, por kemi shumë shembuj të shumtë në vendet e botës, që përballën nga dogmatizmat dhe ekstrmizmat fetare, që zanafillën e kanë nga mësimet fetare dhe trajnimin e tyre që i dedikohet brezave të ri, apo sikur të kishte ndikim pozitiv feja  në shkollat e këtyre vendeve nuk do të ishte ballafaquar bota me ekstremizmat e tillë që ndodhin në emër të fesë, duke e futur edhe zotin në  lojën e tragjidive të tilla.

Futja e lëndës fetare në shkolla nuk është domosdoshmëri e një shoqërie, veçmas për ne shqiptarët ku nuk janë akoma të pjekura kushtet dhe rrethanat  për një organizim të tillë, apo për të arritur në nivel  aplikimin e këtyre koncepcioneve teologjike, edhe pse klerikët tanë e pohojnë  dhe e pranojnë një praktikë të tillë, që të zhvillohet në jetën e shkollave tona. Kosova dhe Shqipëria, për nevojat e kësaj lënde fetare kanë mjaft shkolla dhe medrese fetare, të cilat janë të lidhura direkt me fenë dhe rrolin e saj. Sot ekzistojnë botime të ndrysheme dhe broshura të shumta që shpejgojnë për fenë dhe ndikimin e saj në shoqëri, sa edhe prej tyre nuk janë të licensuara, apo të kontrolluara fare se çfarë përmbajnë në brendinë e tyre.

Feja, si pjesë e veqantë e ndërdijës dhe kulturës njerëzore, nuk mbetët e tillë në çdo mes shoqëror, kur ajo i futë hundët gjithkund edhe në politikë, sikur që kemi shembuj të shumtë në historinë e kombit tonë, ku feja dhe priftat ordoks serb i mbrojnë kriminelët e vet përmes dhe në emër të institucioneve fetare. Apo, nëse nesër zbatohet dhe aplikohet kjo lëndë fetare në shkollat tona, si do ta shpjegojnë ndryshe këtë lëndë fetare në ato mjedise, ku më herët është predikuar dhe mbjellur vetëm urrejtje fetare dhe ndërnacionale, që ka buruar nga goja e predikatorëve dhe institucionëve të tilla.

Dhe sipas një logjike të shëndoshë, duhet të orvatëmi më shumë që teorisë dhe praktikës në shkollat tona ti kontribuojmë në mënyrë modeste lidhur me shkencën, pse jo edhe mbi teologjinë, që aplikimet dhe analizat tona  të mbështetën në shprehje cilësore dhe shoqëria e jonë të ekzistojë dhe krijojë model  të avansuar ardhmërie, në aspekt të zhvillimit dhe edukimit të brezit të ri. Pradaj, tema të cilën e shqyrtojmë është mjaftë e gjerë dhe një gjendje e tillë nuk është e rastit, por ka orientime e qëllime edhe politike, si frut dhe rrezulltat i lëvizjeve dhe përvetësimëve të nevojave të tyre. Apo, thënë troq, lënda fetare të futët në këto gjenerata  të reja dhe shkolla, nuk është gjë tjetër  vetëm se,  sikur pesticide të fusim në molla të shëndosha.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: