Preqi: Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme
| E Enjte, 14.04.2016, 08:59 PM |

ZGJEDHJET  E  PARAKOHSHME  SI TË  DOMOSDOSHME

Nga Dedë Preqi

Kosova  ka shumë vërejtje dhe mangësi në sferat politike dhe ekonomike,  të cilat vërejtje pasojnë edhe nga ana e ndërkombtarëve, por më rëndësi është populli i Kosovës, si pjesë  organike brenda shtetit të vet, i cili vuan akoma për një mirëqenje më të mirë. Qeveria aktuale në mes PDK-LDK, bashkë me minoritetet, e përbërë nga një koalicion interesi përsonal dhe partiak, ditë për ditë po e humb peshën e interesit të qytetarëve dhe shtetit të vet, duke e mos dëshmuar modelin e një qeverisje të mirë, dhe duke mos i plotësuar nevojat dhe obligimet e qytetarëve të vendit.

Prandaj, ky kualicion deri më tani nuk e ka realizuar si duhet plano-programin e vet zhvëllimor në fushat e duhura dhe të kërkuara si dhe premtimet e liderëve të tyre kanë mbetur më shumë se fjalë e utopi,  atëherë nga një koalicion i tillë nuk pritët të funksionoj ndryshe, apo më mirë, sepse shërbimet e veta i kanë kordinuar dhe orientuar më shumë për  interesa  partiake e klanore, të cilët i realizuan dhe i akorduan qëllimet e tyre, duke ia kthyer  borgjin njëra-tjetrës,  për të cilin janë bërë pazare të flliqta politike në disfavor të vendit, prandaj, për tu mos u futur në krizë edhe më të thellë, Kosova nuk ka rrugë tjetër vetëm  humbje kohe, më mirë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Duke u nisur nga qëndrimi se politikat e mirëfillta  e përcaktojnë  fuqinë ekonomike të një vendi, por në esencë, qeveria e Kosovë  sikur do ta kishte humbur hapin e nevojshëm me qëllim, e cila në realitet  figuron me shumë mangësi, duke u bazuar në shumë shkaqe, të cilat nuk mnd e arsytojnë  gjendjen e varfër të qytetarëve të vendit dhe pa punësinë e tyre. Ka edhe shumë gjëra të tjera , të cilat e karakterizojnë deformimin e kësaj qeverie dhe çështja qëndron në atë se akoma nuk kemi arritur që sistemin e demokracisë ta kultivojmë dhe ta realizojmë në Kushtetutë dhe ligjet e saj në praktikë.

Praktika, megjithatë i demantoi  këto të arritura  dhe tani ndodhëmi në një rrugëtim të preokupuar, me të ashtuquajtërën problem social dhe ekonomik. Qytetarët e Kosovës menduan se,  e kishin zgjedhur problemin e lirisë dhe demokracisë dhe tani është koha e ndryshimëve dhe reformave të frytshme në ndërtimin e  shtetit të ri demokratik dhe mirëqenjen e qytetarve të vet, duke e mos menduar të kundërtën e saj, e cila dukuri shkon paralelisht me krizën politike, ekonomike dhe sociale, që lidhet me qështjen shtetërore dhe atë nacionale.

Sëcila Kushtetutë e një vendi duhet të reflektojë si  tërësi e nevojshme dhe e domosdoshme e ligjërimëve dhe zbatimin e tyre në praktikë,  mirëpo me keqardhje në Kosovë këto raporte janë përvetësuar në favor të „peshqive të mëdhenjë“ dhe klanëve të tyre, me ç’rast nuk kemi arritë suksese të konsiderueshme në favot të respektimit të këtij Institucioni ligjor, kur shpesh herë janë shkelur substancat e saj, dhe bindshëm  mund të pohojmë se edhe proceset e demokratizimit shoqëror dhe politik nuk janë përafruar si pjesë e proceseve të demokratizimit dhe civilizimit të Europës, e cila me të drejtë, apo pa të drejtë po i izolon qytetarët e Kosovës.

Duke e marrë parsysh gjendjen aktuale në Kosovë, duhet lënë anash interesat partiake dhe vetiake, edhe se konceptet tona politike po kristalizohen përditë e më shumë, sidomos në mes pozitës dhe opozitës, në një ambient ku as Parlamenti i vendit nuk funksionon i kompletuar, sepse pa opozitën është jo e kompletuar dhe funksional, atëherë, dikush duhet të jep përgjegjësi  dhe llogari për të gjitha këto probleme të rrezikshme për shtetin dhe popullin e Kosovës, të cilët e dëshirojnë në këto forma  shkatërrimin e saj. Kush duhet të krijojë  kushte të reja dhe  krijimin e një klime të favorshme, e cila duhet ti afrojë këto subjekte politike, që energjitë e tyre mos ti shfrytëzojnë dhe shpenzojnë kot, por energjitë e tyre të shfrytëzohen  në të mirën e shtetit dhe qytetarëve të vendit të vet.

Jemi të bindur se në Kosovë ka forca të shëndosha në mesin e rinisë së saj, që janë më të afta dhe më të përgaditura dhe janë në gjendje ta përmirësojnë  këtë lloj keqqeverisje dhe ti mundin dogmatizmat e saj, me një potencial të fuqishëm intelektual dhe vullneteral për një sukses  më të mirë të demokracisë në Kosovë, të cilën do ta lakmonin dhe kopjonin për të mirë edhe pjesët e  rajonit. Zgjedhjet e reja do ta krijonin një atmosferë dhe klimë  të re politike, dhe ky proces mos të përsëritet sikur herave tjera, që të votohet edhe me njerëz të vdekur, në mënyrë që të korigjohen listat e votuesve në mënyrë të përpiktë, që  të mirret parasysh vetëm vullneti i lirë qytetar dhe qëndrimi i tyre pozitiv për një të ardhme më të mirë.

Tejkalimi i situatës së pa knaqshme në Kosovë, nuk mund të arrihet me këmbënguljen e akterëve të periudhës së luftës, nga të cilët prej tyre i kanë  zënë kolltuqët pa meritë dhe kanë bërë pushtet e përvoja korruptive dhe të cilët e plotësojnë vetëm numrin në Parlament, që me përpjekjet e tyre synojnë  ta vazhdojnë pushtetin, apo, ta marrin përsëri, kjo nuk mund të arrihet dhe të mirret si një sukses i demokracisë përmes këtyre kompromiseve dhe pazareve politike, të cilët udhëheqjen e vendit e bëjnë për ti shfryer apetitet e tyre dhe për të përfituar nga gjaku dhe djersa e popullit të vet.

Në Kosovë akoma ekziston problemi i hapur tek popullata shqiptare, dhe jo rastësisht ardhmërinë e shohin në të kaluarën e përgjithshme për të cilën nuk duhet të mendohet gjithnjë, por ekziston një gjë e cila i mundon qytetarët e vendit, kur pjesa veriore e Mitrovicës, akoma  gjenerohet  vazhdimisht me konflikte që shkakëtojnë kriminelët serb ndaj popullatës shqiptare, e cila e pengon këtë popullatë të jetojnë në shtëpitë e tyre, apo të punojnë tokat e veta. Këtë opsion e përkrah edhe regjimi i Beogradit, si formë e veprimëve shofeniste, sidomos duke i shfrytëzuar të metat dhe zbrazësirat politike të kësaj qeverie, e cila duhet ti korigjojë të metat e veta pa humbur kohë dhe pa u dëmtuar më shumë.

Prandaj, kjo qeveri nuk e ka bërë të mundurën e duhur dhe të domosdoshme, e cila fare pak ka treguar  përpjekje për ta integruar popullatën e vet shqiptare në pjesën  veriore të Mitrovicës, për të cilën është zotuar, së paku këtë popullatë ta kthejë në trojet e veta. Dhe ajo që është e një rëndësie jetike është edhe ura mbi lumin Ibër, që e tregon hapur kufirin e ndarjes, e cila simbolizon me parkun e „paqës djallëzore“ në vend të asaj ndërnjerëzore. E tërë kjo situatë e pa këndshme u bë edhe në prani të BE-së, si ndërmjetësuese në mes këtij parku dhe kësaj ure, sëcilës nuk po i gutët fare për ti përafruar këta qytetarë në mes veti.

Kështu, Kosovën e mundojnë edhe shumë plagë të tjera, të cilat nuk e lënë të qetë qytetarin e këtij vendi, i cili akoma jeton me ankthe, duke pritë pothuajse 17 vite më të dashurit e vet, të cilët janë të zhdukur që nga koha e luftës deri më sot dhe kjo qeveri, e cila ka pasë rastin në bisedime me palën  serbe në Bruksel, që të bëjë presion dhe të paraqesë kushte, që të nxitojë gjetjen e tyre, por fare nuk e ka futë këtë çështje në rend dite. Padyshim se nuk mund të dëgjojmë lajme të mira nga të tjerët dhe të presim dikush tjetër ti kryej detyrat tona, në qoftëse nuk do ti kërkonim vet të drejtat tona që na takojnë.

Edhe pse në këtë qeveri bëhën përpjekje për t’u nxjerrë nga kjo situatë dhe krizë e përgjithshme, kjo qeveri duhet të shkoqët nga pushteti i saj i qelbur dhe të shkojë sa më parë aty ku e meritojnë, sepse në këtë qeveri  ka të instaluar plot njerëz pa meritë, plot korruptorë  dhe njerëz    kanë bashkëpunuar me krimin, prandaj as populli dhe as vendi kurrë nuk ka me pasë përspektivë dhe ardhmëri të mirë, por vendin e tyre duhet ta zënë  gjeneratat e reja, të cilët mund të tregojnë gadishmëri  e sinqeritet të kulluar, besim tradicional e moral, guxim burrëror, njerëz të pa korruptuar e të pa inkriminuar dhe njerëz që i shërbejnë  këtij populli dhe këtij vendi  me korektësi.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: