Dibrani: Donjeta Sadiku synon me medalje të reja
| E Enjte, 14.04.2016, 08:58 PM |

Donjeta Sadiku synon të stoliset me medalje të reja ndërkombëtare

Shkruan Asllan Dibrani

Të shkruash për një njëri me famë të madhe është  privilegj për  gazetarin. Po të shkruash për portretin e një të reje me  reputacion ndërkombëtar dhe  bashkëvendëse nga Malësia e Gallapit  dhe nga  fshati Dushkajë ish Dabisheci,për mua është krenari dhe me nxiti ta shkruaj këtë reportazh-portret me përkushtim për këtë sportiste emër që flet vet.

Ma tutje ndihem dy herë krenar që Donjeta Sadiku është  anëtare  e "Klubit i Boks Gollaku",që i  solli Kosovës medalje ndërkombëtare për rangun e saj.

Donjeta Sadiku në “Klubin e  Boksit Gollaku në Prishtinë” kreu stërvitjet që  5 vite me radhë  dhe dallohet ndër më të mirat  si sportiste nën rregullat dhe mjeshtërinë e boksit. Edhe përfaqësuesit e Klubit Gollaku  japin  opinione shumë pozitive për te. Me këtë  klub  shënoi rezultate  të mëdha nga  i cili u ngjit edhe në  skenat e kampionatit botëror, ku u stolis me medaljen e argjend,pra medaljen e parë  për Kosovën.    -Donjeta me bisedën tonë  që zhvilluam ndjehet  shumë krenare, që  kësaj i takoj dhe pati fatin  t’i sjell medaljen e parë Kosovës për ketë fushë sporti. Ajo pretendon që në  të ardhmen të jetë  pjesëmarrëse, në çdo garë, qoftë evropiane apo botërore,dhe thekson se do të stolisem me medalje të reja. Ajo përkrah ndjekjes se shkollës së mesme në Prishtinë për të nxënë dije dhe kulturë, përgatitet edhe për studime të larta,por sportin pa e lënë anash nga e cila  edhe në vitin e kaluar është shpërblyer me medaljen e artë në kampionatinn garues , që u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Për këtë fitore na foli edhe sportisti dhe gjyqtari i madh kosovar z.Latif Demolli  që nuk e fsheh  gëzimin për  Donjetën, po edhe për Kubin Gollaku dhe për  rezultatet e tyre. Ai më tutje tha se për momentin e vetmja Donjeta  Sadiku është   që pas lufte  i solli Kosovës medalj ,por edhe e dyta në Bote për juniorët!

Me pyetjen tonë, për planet e saj aktuale?Ajo pa u hamendur shprehet se në qershor të këtij viti kam një garë në Poloni dhe në shtator është garuese në Kampionatin evropian për të dy këto ngjarje të mëdha shton ajo,  se  jam duke bërë stërvitje intensive me trajnerin tim Besim Brahimi, që të kemi paraqitje sa më të mirë dhe të sjell medalje tjera Kosovës e sidomos  edhe në “Lojërat Olimpike, që është edhe objektiv kryesor i nënkampinatës së botës. Donjeta me modestinë e saj të një të reje sportiste ka krijuar një personalitet dhe imazh  sportisteje shumë  të natyrshme, si  guximtare,luftëtare me një talent dhe mjeshtri  të rrallë  në fushën e kësaj disipline të sportit.

Sot Gallapi (ish Gollaku) merre frymë ma mirë se kurdo herë, qe këta yje të nivelit botëror pasqyrojnë Kosovën si sportist nga Gallapi e pikërisht nga Dushkaja ish Dabisheci. Kjo sportiste  e re dhe e vogël me vite,por e madhe me punë  dhe  vlera,do të jetë pjesëmarrëse  e "Manifestimit në Takimin Kulturor dhe Tradicional" që do të mbahen me datën 13-14 Gusht 2016 në Fshatin e prejardhjes se saj  Dushkaja ish Dabisheci. U ndamë nga kjo sportiste e dalluar me një porosi dhe mesazh  qe ta ndjekin rinia kosovare hapin e saj . Vet -vetiu emri i saj  flet dhe thotë shumë. Le të mbetet që Donjetës t'i urojmë suksese të reja ne karrierën e saj të sportit.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: