Dedë Preqi: Aleksandër, Kosovën po e sheh në ëndërr!
| E Marte, 05.04.2016, 08:47 PM |

GOSPODIN ALEKSANDËR, KOSOVËN PO E SHEH ËNDËRR!

Nga Dedë Preqi

Vizita e kryeministrit të Serbisë e Aleksandër Vuqiq në Kosovë, nuk është vizitë normale dhe as zyrtare, edhe nëse këtë   e pohon, apo mohon Ministria e Jashtme e Kosovës, sepse vetë fakti tregon se një vizitë e tillë  është jashtë normave dhe protokollit të një shteti . Këtë vizitë e ka lejuar dikush tjetër, sikur vizitat tjera, një gjë që dëshmon se, Kosova akoma derigjohet nga prerektorati ndërkombëtar  EULEX, i cili vetë vulos dhe vetë vendos për gjëra të tilla.

Sa do me keqardhje, apo me të drejtë, ndoshta kryeminstri serb gjenë arsye se banorët e kësaj ane, apo Mitrovicës veriore, nuk vizitohen kurrë nga kryeministri i Kosovës dhe këmba e as njërit kryeministër tjetër kosovar nuk shkeli në këtë vend, popullata e Kosovës dhe shteti i këtij vendi, nuk mund të pajtohe kurrë me ardhjen e Vuqiqit dhe të ndonjë zyrtari tjetër serb, nëse nuk kërkojnë falje publike, apo të pendohen për gjenocidin që shkakëtuan në Kosovë.

Sëcili ministër, apo kryeministër i Serbisë që ka vizituar Kosovën, që pas luftës e këtej, asnjëri prej tyre nuk është përmbajtur, apo të pendohet për të bëmat dhe tragjeditë që i shkakëtuan popullit shqiptarë paraardhësit e tyre, por sëcili prej tyre është shprehur keq e më keq dhe ka treguar nacionalizmin dhe pederalizmin e tyre fashist, i cili fare pak ka ndryshuar deri më tani ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

Poashtu, edhe vizita e Vuqiqit me 3 prill të këtij viti, nuk ishte asgjë më shumë, por vetëm një nxitje, një provokim dhe një shkreptimë e nacionalizmit serb ndaj shqiptarëve, që tregon se urugani i Milloshëviqëve, akoma nuk ka pushuar. Dhe aktualisht, kur Kosova dhe Serbia, duhet në një mënyrë të përtriejnë marrëdhëniet bilaterale dhe njerëzore në mes tyre, shofenistëve antishqiptarë nuk u ka mbetë gjë tjetër, pos sikurse bisha e plagosur që i nxjerrë edhe njëherë dhëmbët gjakatarë për të bërë kafshimin e saj të fundit, të dëshprimit dhe disfatës mbi trupin  e njomë të shtetit të Kosovës.

Kuptohet se vizita e kryeministrit serb nuk ishte as në favor të popullatës serbe që jetojnë në Kosovë, sepse , sikur ky kryministër do t’ua donte të mirën e tyre, do të kishte përdorë një fjalor tjetër dhe miqësor, që të lë përshtypjen e marrëdhënieve të mira në mes popujve të këtij vendi, por jo, duke përdorë edhe një fjalor plot urrejtje dhe me përmbajtje të nxitjes së konflekteve dhe përqarjeve ndaj  popujve  të këtij vendi, gjegjësisht në mes serbëve dhe shqiptarëve.

Vuqiqi dhe shumë të tjerë zyrtarë serb po e shfrytëzojnë shansin e politikës së brishtë kosovare, dhe për shkak të këtyre pasioneve të ndezura dhe gjendjes aktuale në Kosovë, Serbia dhe politika serbe vepron akoma me lojrat e ndyta të saj të vjetra  ndaj Kosovës dhe si të tilla Europa nuk po i merr parasysh dhe as që i korigjon si duhet, sepse vërejtjet e saj janë të vlershme, sikur edhe në këtë rast kur Vuqiqi e fut në rend të ditës për t’a debatuar Trepqën në Bruksel.

Provokimet e hapura të Vuqiqit  ndaj gjigandit   dhe thasarit „Trepqa“, është kurgjë më shumë se vetëm një lojë e vjetër serbe dhe një ëndërr e mitit të tyre dhe e shumë vuqiqave të ardhshëm, të cilët do të ëndërrojnë ditë e natë, por zhgjëndërr nuk do të shohin më, sepse kjo pronë dhe kjo tokë ishte e Kosovës dhe do të mbetët përherë e këtij vendi dhe e këtij populli.

Kosova e ka obligim moral dhe njerëzor, e ka ligjësi objektive dhe dialektike , të cilën nuk ka forcë që mund ta ndalë ecjen e saj, ngadalë por të sigurt drejt një ardhmërie më të mirë dhe prosperuese, në bashkëveprim dhe miqësi  të ndërsjelltë me miqtë e vjetër SHBA-të, dhe aleatët e saj. Serbia akoma është e shfrenuar, me gjithë dhunën parmanente dhe politikën antishqiptare që posedon në shpirtin e saj, por Kosova duhet të vazhdojë strategjinë e vet drejtë objektivave të veta progresive pa ndikimin dhe politikën e Serbisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: