Dedë Preqi: Haga amniston kriminelët serbë
| E Premte, 01.04.2016, 08:44 PM |

GJYKATA E HAGËS  PO I AMNESTON  KRIMINELËT SERB

Nga Dedë Preqi

Gjykata e Hagës  për krime të luftës, duket se tani po dëshmon në mënyrë të kundërt prioritetin e vet dhe verdiktin për një Gjykatë të pa anshme, kur merr vendime të tilla ndaj krimeinelëve serb, të cilët janë të akuzuar dhe kanë plot dëshmi me veprimet dhe nxitjen e luftave në ish vendet e Jugosllavisë së shkatërruar, apo në Ballkanin Përëndimor.

Ndërkaq, duke ditur edhe emrin e Sheshelit si kriminel i luftës  në Bosne, Kroaci dhe Vojvodinë, Gjykata e Hagës i është vënë në gjurmë vetëm për sy e faqe, sepse nuk del i arsyeshëm arrestimi i tij, duke e liruar nga gjitha akuzat, i cili edhe sot para opinionit botëror për të dëshmuar se kush është krimineli Sheshel, e djegë flamurin e NATO-s,  dhe flamurin e BE-së.

Prandaj, vendimet e Gjakatës së Hagës gjatë kësaj kohe janë fare ndryshe nga ajo  që duhet të na prezentojë si një Gjykatë Ndërkombëtare dhe e pa anëshme, me ç’rast nuk mund të pajtohet jo vetëm drejtësia e krimeve dhe nomava morale, por kurrsesi  as pala e dëmtuar, e cila vuan akoma nga pasojat e krimeve nga kriminelët e tillë.

Natyrisht, përpjekja për të arritë që kriminelët e luftës në Ballkan dhe gjetiu,  me ç’rast nuk kërkohet në të gjeturit e divergjencave  të pa pajtueshme në mes përsonazhëve, apo autorëve të krimit, por kërkohet drejtësi absolute, duke i ruajtur karakteristikat e natyrës së përcaktimit dhe të vërtetës, të përkatësisë Institucionale dhe të drejtës njerëzore.

Kryesisht këto diferencime të kësaj përkatësie nga ana e kësaj gjykate po shijohen me të meta, sepse për palën serbe njerëzit e tillë kriminel shpallen hero, ndërsa për palën e dëmtuar është një akt shumë i rëndë, që vështirë përballohet, duke mbetur të zhgënjyer me drejtësinë njerëzore.

Ky fakt është një indikator që, edhe pse bëhët fjalë për drejtësinë siq është edhe Gjakata e Hagës, nënkupton se kriminelët serb po amnistohen dhe nuk e marrin dënimin e merituar. Edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, me çrast ka pasë me qindra masakra, me qindra dhunime të femrave shqiptare, kriminelët e këtyre ngjarjeve shetisin edhe sot  të lirë, sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Drejtësia ndërkombëtare përmes Gjykatës së Hagës, si Institucioni më i lartë i Drejtësisë, akoma nuk e ka thënë fjalën e vet të vërtetë, e cila me fuqinë e vet në kuptimin e vërtetë të drejtësisë,  ka marrë vendime të drejta për ti dënuar kriminelët e luftës, sidomos kriminelët serb, që ishin kasapët më të famshëm në Ballkan dhe Europë, që pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri më tani.

Dhe pas këtyre shenjave të qarta që jep kjo Gjykatë e Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë,  atëherë çka pritet të veprojë nesër Gjykata Speciale, që po  përgaditet enkas për krimelët shqiptarë në Kosovë, e cila është e ngritur  në bazë të dyshimëve dhe rrëfimëve të përsonazheve anonim.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: