Nëngurra: Si e mbaj mend Heroin Ahmet Krasniqi
| E Marte, 29.03.2016, 08:25 PM |

SI E MBAJ MEND USHTARAKUN SHQIPTAR NË ZAGREB KAPITENIN E KL. PARË Z. AHMET KRASNIQI

Nga Bardh M. Nengurra

Meqense në sherbimin ushtarak në APJ ( Armata Popullore e Jugosllavisë ) shkova bukur shumë i shtyem në moshë pasi e kisha shty shkuemjen në sherbim disa here shkaku i kushteve të liga ekonomike në familje ku isha i vetmi antar i punsuem pata fatin qe sherbimin në ushtri ta baj në Zagreb.

Në kasermen ku më sistemuen në Zagreb pasi kisha mbarue parapregaditjen qe serbisht i thoshin OBUKA me par tre muje në Bihaq qytet ky në Bosne e Hercegovinë, ne Zagreb gjeta shumë ushtar shqiptar dhe menjihere mora vesh se aty asht edhe nji epror shqiptar qe quhet Ahmet Krasniqi dhe se asht kapiten i klasit të parë.

Ishte  fillim marsi i vitit 1981. Në Kosovë posa kishin fillue trazinat e studentve dhe popullit shqiptar atje per të drejta e barazi qe sot njihen si demostratat e vitin 1981.

Unë kisha te thyem gishtat e kambës së majt per çka ma heret kisha pas dy operacione jo të suksesëshme në Klinikën me famë ZALLOSHKA BOLLNICA në Lublanë të Slovenisë ku unë jetoja dhe punoja kisha nevojë të kontaktojë oficerin pergjegjes per njisitin ku unë isha dhe tja spjegojë rastin tim pasi unë asesi nuk kisha mundësi të mbathë kepucën adekuate me madhesi dhe ta lidh ate me lidhset , por duhej nji numer ma i madh dhe ta mbaj zgjidhun. Kjo nuk ishte e lejueshme në ushtri shkaku i rregullores sepse ushtari duhet të jet pedant me të gjitha e edhe me veshmbathje. Me derguen te Komandanti i çetës sikur i thoshin atje. Trokita në derë dhe pasi ndegjova zanin e lejes per të hy mbrenda hyna dhe pershendeta si ishte rregullorja por pa perfundue unë mirë fjalët ndegjojë të me flet Kapitetni me ni shqipe të rrjedhëshme dhe me nji ngjyrë zani kumbuese por te ambël ;.... po fol shqip o vëllaçko... dhe u ngrit nga fotelja ku ishte ulun dhe ma zgjati dorën. U pershendetem dhe unë kuptova se ky duhet të jet ai shqiptari kapiten qe me folen disa ushtar nji ditë ma parë.

Ta them të drejtën ata që me folen per te ishin ushtar të vjeter në sherbim aty, por të ri me moshë dhe më than se kapiteni asht i rrezikshem , asht rigoroz dhe kerkon disciplinë te madhe nga ushtaret çka pash se disave nga ata nuk ju kishte pelqye ky tipar i Kapitenit.

Tash qe ai ende mbante doren time dhe me shikonte drejtë ne sy unë ndjeva se para vetes kam nji Burr me të gjitha tiparet e nji ushtaraku, por ma shumë se kaq kam nji Shqiptar Atdhetar e patriot.

Pasi me dha leje të ulem perball Ti ai fillojë të më ban pyetje qe edhe tashi derisa i shkruej keto rreshta per te me duket se e ndegjojë at za të Kapitenit dhe se ende e shof atë ftyrë të buzqeshun por serioze me mustak te zi qe i rrinin aq bukur , me duket se shof shtatin e nji ushtaraku qe uniforma i rrinte per mrekulli në shtatin e ti si të Herkulit.

Kapiteni vazhdojë biseden me mu ne gjuhen shqipe dhe unë mezi mbahesha pa leshue lot nga entuziazmi dhe kënaqesia.

Po nga je o vëllaçko?

Jam nga fshati Lubozhdë afer Istogut i them unë.

Po pse kaq vone erdhe në ushtri?

Jam fukare, vetem unë isha i punsuem ne familje dhe shkaku i kesaj e kam shtye disa here, tash ma nuk pata si ta shtyj sherbimin.

Kend ke nga familja?

Kam babën , Mustafë quhet, nanën Zyhra quhet ajo , kam pastaj dy vëllazen ma te ri se unë Ibrahim dhe Qazim quhen ata , kam motren qe quhet Ajshe dhe kam edhe nusen shtatzanë me te cilen jam martue para 8 mujve.

Urojë qe nusja ta lind nji djalë me tha Kapiteni dhe vazhdojë me pyetjet.

Ku punon dhe çka punon?

Punojë në Lublanë te Sllovenisë.

Çka ke krye nga shkollimi?

Te mesmen ekonomike dhe shkollen e Naltë Administrative Profesionale , i kam mbarue në Kranj të Sllovenisë.

The se nuk punon askush nga familja e jote dhe the se je i varfen, pse nuk punojnë ata?

U stepa per momentin , a ti tregojë realitetin apo si tja baj tash?

Mirë nese nuk don të flasësh per këtë ska problem tha Kapiteni dhe me ketë me dha kurajo dhe ju pergjigja.

Baba im asht fatlumi i rrallë qe ka shpetue nga Tivari në vitin 1945, ai asht me damkë si nacionalist shqiptar. Ka qen disa here i burgosun , bile burg ka ba disa vite edhe në Goli Otok dhe per këte shkak asnjihere se kan pranue askund në punë. Vëllau Ibrahimi ka mbarue sherbimin ushtarak por as ate se pranojnë askund në punë shkaku i të kaluemes së babes. Kur mbaroj ushtrinë unë do e marr me veti ta punsojë diku në Lublanë, i them unë Kapitenit.

Posa mbarova fjalinë time ja leshova syt dhe pash se dy pika lot i dolen në skaje të syve dhe ju rrokulisen faqeve e i ran në mustak.

Leshoj nji ofsham dhe me tha, eh o çëllaçko , fati i jonë i zi, por do vin ditë të mira edhe per neve. U ngrit dhe ma vuni doren në sup, dhe mu drejtue me pyetjen pse kerkova ta takojë?

Unë se kam dit se do vi te nji kapiten shqiptar, por unë kam nji problem shendetsorë andaj kerkova te vi te ju si Komandant qe ju kam.

Pasi ndegjojë hallin tim më tha se ai do rregullon punën qe unë sa ma shpejt te shkoj në Klinikën ushtarake në Zagreb qe quhej Shallata dhe aty mjeket do ma sherojnë kambën e pastaj do vazhdojë sherbimin në ushtri. E falemnderova dhe në dalje tue u pershendet dorë per dore sikur tishim pa me vite dhe tishim dy miq të zemres mes veti ai më tha; .. gadi harrova , ketu në stacionar asht nji ushtar mjek qe asht nga fshati Cerrcë e Istogut, Sadik Llullaku quhet ai.

 U ndam mes veti dhe sa u gëzova kur mora vesh per Dr. Sadikun qe e njifsha mirë e kisha mik dhe njifeshim familjarishtë.

Pas diku 10 ditve me derguen në kliniken ushtarake SHALLATA dhe aty pata tri operacione të komplikueme në kambën time dhe rehabilitimi zgjati disa javë aty e pastaj kur u këtheva në kasermë vet Kapiten Ahmet Krasniqi me lejoj nga të gjitha obligimet dhe punët. Herë pas here me vente kujdestar te armet dhe aq ishte krejt çka duhej të baja unë.

Kaq sa per raportin mes meje si ushtar i APJ-së dhe Kapiten i Klasit të parë z. Ahmet Krasniqi gjatë kohes sa unë sherbeva në ushtri nga marsi 1981 deri me tetor 1982. Ne vazhdim do shkruej disa raste qe i kam pa e ndegue per Ahmet Krasniqin këtë burr të fisit Krasniqe të fshatit Zhilivodë te Kosovës.

Vet Ahmeti me pat tregue se ai asht ba ushtarak me preferencat e heroit Metush Krasniqi  dhe Prof . Zekeria Canës. Isha i sigurt se Ai krijoj nji bindje se me mu mund te flet shlirë. Andaj as unë sa here kisha rastin te jem vetem me te nuk mshifsha asgja nga ai. I tregoja me sinqeritet gjithçka , qoftë per veten time e familjen time qoftë per ndonji ushtar aty.

Ahmeti kuptojë se mu askush nuk më dergon asnji para sepse ska kush me dergon.

Në Universitetin e Zagrebit kisha dy djem daje qe studjonin aty. Ata vinin shpesh te me marrin dhe të dalim së bashku në sheti në qytet. Asnjihere nuk ka ndodhë qe kur ka qen Ahmeti aty dhe asht dasht ti kerkojë lejen me dal qe Ai mos ta ket hap kuleten dhe mos te mi ket dhan 1500 dinar. Kur mi pat dhanë të paren here me erdhi keq dhe i thash jo se vetem do shetisimpak dhe nuk kam nevojë. Ata djemt jan student e nuk kemi nevojë me shkue askund. Ju do shkoni të tretë me pa far filmi dhe mund ta pini nga nji pije , por asesi mos pini alkool e me u deh se pastaj mos bani far problemesh me tha Kapitetni.

Pra mu mi jipte  parat qe duhet ti ndaja me studentet djemt e dajes tim secili nga 500 dinar.

Dhe mjerisht shumë vite ma vonë , vetem 11 orë pas vrasjes se Ahmet Krasniqit në Tiranë njeni nga keta student pasi ju ba nji telefonatë per lajmin e vrasjes së Ahmet Krasniqit derisa unë isha me te në Zyren e Degës së LDK-së në Oslo u gëzue aq shumë sa une se besojë te jetë gëzue asnjihere në jeten e vetë ma shumë.

Kishte harrue respektin dhe dinarët qe ja jipte kapiten Ahmet Krasniqi dikur .

Shkaku i damtimit qe kisha në kambë dhe pasi mjeket ushtarak asesi nuk  me lejuen nga sherbimi,  Ahmeti intervenojë dhe me transferuen në Kasermen Borongaj në çeten e bukëpjeksve. Atje ma dhan nji vend pune në nji zyre ku unë kisha obligim vetem ti numrojë shportat e bukës qe i merrshin shoferat e kamionve per nevojat e kasermave tjera të Zagrebit dhe rrethinës. Dhe pasdite merrsha telefonata nga po ato kaserma per nevojen e ditës së neserme , pre sasinë e bukës dhe at porosi ja jepsha mjeshtrit në furrë qe te gatuhet buka naten per te qen e gatshme në mengjesin tjeter. Kjo ishte puna qe duhej ta kryeja atje dhe kjo mu mundësue falë Ahmet Krasniqit.  Në fillim u pata merzitë sepse tash mu nderrue gjinia ushtarake nga këmbësoria me transferuen në itedanturë, por ma së shumti pse se kisha tash ma Ahmetin Komandant, por e kisha nji kroat qe kishte pas qen mik i Ahmet Krasniqit. Mbaj mend se ai asht quejt Lubiq Zhelko dhe ka qen poashtu kapiten i klasit të parë.

Në Borongaj kishte shumë ushtar shqiptar, flitej se kaserma ka gjithsejtë 6000 ushtar ndersa vetem shqiptari ishin 1200. Aty gjeta edhe disa vendas të mi istogas, mes tyne ishte edhe kunati im i vëllai i bashkëshortes time Skender Hoxha.

Unë kisha me veti nji çifteli dhe aty ishte edhe nji shqiptar nga fshati Prilep i Deqanit qe quhej Nazmi Shehu dhe ai kishte nji violinë. Kur kishim kohë neve bashk banim muzikë dhe ushtarët  shqiptar e ndegjonin. Kjo sillte deri te grumbullimi i tyne rreth nesh. Për këtë mu filloj të ma shtren zullumin nji oficer i sigurimit ushtarak nji serb nga Zubin Potoku qe ishte toger me gradë. Nji ditë me mori në pytje dhe fillojë të me provokojë se pse mu më vin letra nga dikush nga Kosova me dergues njifar Enver Hoxha. I spjegova se ai asht kunati im , nxanës në Gjimnaz në Pejë dhe se ai e ka at emen. Por serbi filloj pse e ka mbiemnin Hoxha e jo Hoxhaj qe asht prapashtesë tipike per mbiemnat shqiptar.  Po ku di unë pse , nuk i kam pyet miqët e mi pse se kan mbiemnin ashtu si po thue ti. Fjala fjales dhe u ndjeva shumë i provokuem dhe pa leje u ngrita dhe dola nga zyrja ku ishim. Per qudi ai nuk reagojë. Unë menjihere shkova te dhoma e fjetjes dhe u vesha me rrobat e festive, dola nga kaserma dhe shkova në kasermen Mareshali Tito ku ishte Kapiten Ahmet Krasniqi. Per fat ai kishte pas qen kujdestar i kasermes. E takova te porta kryesore dhe e pershendeta ushtarakisht dhe pasi u pershendetem i tregova fije e per pe se ma ka pru diellin mbi kokë oficeri i sigurimit nga Zubin Potoku ( nuk ja kam mbajt mend emnin per ta shenue ketu tash) dhe Ahmeti me ndëgjojë me vemendje. Buzqeshi dhe ma vuni dorën në sup. Vëllaçko mos u ban nervoz, ai at punë ka , por ma asnjihere nuk ka me të thirrë. Këtë ta garantoj unë. Ik tash shko e qetsohu dhe mos u merzit. Posa ktheva të shkoj në stacionar ( shtëpinë e shendetit ) ku doja ta takoj ushtarin Dr. Sadik Llullaku ndëgjojë zanin kumbues të Ahmetit. Kakav je to pozdrav druzhe Pukovniqe, naregjujem ti , vratise  i pozdravi kao vojnik. Kako qu ja trazhiti od obiçnog vojnika vojniçki pozdrav ako oni vide kako ti pozdravish tvog oficira?! ( Qfar pershendetje asht ajo shoku kolonel, të urdhnojë të këthehesh dhe të pershendesish si ushtarak. Si do i kerkojë unë ushtarit të thjeshtë pershendetje ushtarake kur ai shef se si pershendet ti eprorin tand?! ) Ne zaboravi da sam ja sada na duzhnost dezhurni kasarne pa zato ti trazim vojniçki pozdrav i ponashanje. ( Mos harro se jam në detyrë kujdestar i kasermës dhe per këtë te kerkoj sjellje dhe pershendetje ushtarake. ) Ishte ai Kolonel Rade Llukaq me pozitë zavends komandant i kasermes aty. E shikova me vemendje dhe pash se ju zverdhë ftyra , por ndaloj dhe e pershendeti Ahmetin si duhet sepse kur Ahmeti e paska pas pershendet ai vetem paska pas ngrit dorën tue e injorue ate.  Këte e paska pas pa ni ushtar pasi unë se pash se si filoj fjalosja e Ahmetit me te sepse isha i kethyem me shpinë nga ai dhe ai ushtari ishte shqiptar dhe me tregojë se pse Ahmeti reagoj ashtu.

Ishte kenaqësi dhe krenari me e pa at burr qe ishte ushtarak i lindun, ishte gjak dhe gen ushtaraku sa mu qe njof pak historinë tonë të lashtë shpesh me dukej se Ahmeti asht njeriu ma i zoti në APJ ( armaten popullore jugosllave ). Mu kujtoshin Aleksandri i Madh, Pirro, Gjergj Kastrioti etjerë ushtarak me za shqiptar dhe Ahmeti me dukej pasardhes i denjë i tyne. Tash pasi kisha mesue se Ahmeti asht djali i Hajriz Zhilivodës -Krasniqi dhe nip i luftëtarit të madh nacionalist Aziz Zhilivoda as nuk quditesha se si Ahmeti ishte aq i zoti, trim, i fjalës , i besës dhe i urtë njikosishtë, por i vendosun e i fortë si shkamb graniti per drejtësi dhe rregull.

Unë takova Dr. Sadik Llullakun me te cilin ndejta pak qaste dhe u këtheva në kasermen time, por pasi fola me Ahmet Krasniqin nga ajo ditë asnjihere ma asnji oficer i sigurimit nuk me ka trazue.

Ato vite ishin vite kur në Kosovë kishte trazina , u pat aplikue edhe ora policore. Burgjet u mbushen perplot me shqiptar, dhe edhe nga kasermat ushtarake gjithandej Jugosllavisë ketheheshin ushtar shqiptar në arkivol. Per qudi te gjithë bajshin vetvrasje. Pra pasi i vritni eproret serb ata banin procesin se ushtari gjoja paska ba vetvrasje. Në Borongaj kishte 1200 shqiptar edhe në Mareshali Tito kishte disa qindra dhe asnji nga ata nuk e pesojë. Kujdesin per neve e bajshin eproret Kapiten Ahmet Krasniqi dhe Kolonel Filip Koteli. Ky i fundit ishte nji shqiptar nga nji fshat afer Tuzit në Mal të Zi.

Nji ditë e pata pyet Ahmetin se si nuk po frigohen te na perkrahin dhe të na mbrojnë si prindi femijet e vetë sepse edhe per ata ishte rrezik. Eh more vëllaçko , me vjen mirë qe te shkon mendja aty, por kemi edhe na ni burr shqiptar me grada të nalta qe na mbron neve. Ai asht Gjeneral Major Ramiz Avdyli.

Gjenerali Ramiz Avdyli ishte nji shqiptar nga Peja dhe ishte zavendës Komandant i Armatës së 5-stë të Jugosllavisë dhe edhe drejtor i Akademisë Ushtarake në Zagreb.

Per Heroin Ahmet Krasniqi nuk asht e letë të shkruhet. Ai ishte nji personalitet karizmatik. Si ushtarak vërtetë ishte rigoroz. Por shumë principiel. Ishte i dashtun dhe nuk bante dallim me ushtaret. I donte shumë ushtarët e rregulltë e të disciplinuem. Asnjihere nuk ngurronte të fliste shqip me ushtaret shqiptar. Mirpo kur shifte ushtaret shqiptar qe ishin problematik me sjellje rrugaqesh nuk falte. Nji here në nji orë politike ku nji referat na e mbajti edhe Ahmeti. Ai kerkojë leje nga eprori pergjegjes te na fliste shqip sepse kishte disa qe se dishin serbokroatishten. Mes tjerash na tha;...... mbane mend po takova dikend të shperthekuem , të pa rruem, të parregullt dhe qe lejon ti shfryhet nji kërrparosh ( keshtu i quejshin eproret nen graden e togerit ) tue ju pshtu syve e ftyrës dhe tu ju sha pse si ke hekuros pantollonat apo pse sje rrue do ju hy boksa dhe do rrehem me ju. Disa filluen me qesh dhe Ai tha , mos u qeshni se seriozisht po mendojë. Mos lejoni ti hapet goja dikujt kunder jush. Po ju shau dikush pa arsye ejani te unë dhe ai ma ska me e sha askend.

Ushtaret e sjellshem dhe të mirë Ahmeti i quente gjithmonë Vëllaçko ndersa ata qe ishin problema i quente Kodosh.

Unë asnjihere se harroj ditën qe kreva sherbimin ushtarak dhe shkova ta kerkojë Ahmetin per tu pershendet me te dhe Ai me perqafojë e me shtërngojë shumë dhe me urojë shendet e fat dhe me tha. Gjithmonë je i mirëseardhun të me takosh po të qiti puna në Zagreb. Ma von Ahmetin e kishin pas sistemue ne Gospiq  nji qytet ky në Kroaci ku edhe e zan lufta qe shpertheu mes forcave per çlirimin e Kroacisë dhe atyne te APJ-së.

Ishin këto disa nga pershtypjet e mia per ish eprorin tim ushtarakun shqiptar qe kur fillojë pregaditja per luftën per çlirmin e Kosovës tash Kolonel Ahmet Krasniqi emnohet Ministër në Ministrinë e Mbrojtjes se Republikës së Kosovës dhe në atë detyrë nji natë vritet në qender te Tiranës mizorishtë nga dora e krimit të klyshve të kuq komunist shqipfolsa qe per ta likuidue Ushtarakun profesionist , atdhetarin e madh bashkrenditen veprimin per ta ba krimin e shekullit.

Sot Kolonel Ahmet Krasniqi asht Hero i Popullit të Dardanisë.

Mallkue qofshin vrasësit e ti.

Zoti e bekoftë Heroin tonë Ahmet Krasniqi.


Borgenhaugen: 29.03.2015

(Vota: 21 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: