Sopi & Laçi: Intervistë me z. Demush Mehmeti
| E Marte, 29.03.2016, 08:30 PM |

REMNIKU

Fshat në komunën e Vitisë, ka një lartësi mbidetare 520 m. Edhe pse ende nuk kemi ndonjë monografi të këtij fshati që supozohet dhe sipas disa indikacioneve është mjaftë i lashtë, neve në bisedë me intelektualin, poetin dhe studiuesin z. Demush Mehmeti nga fshati Remnik kemi nxjerrë mjaftë të dhëna mbi këtë fshat, të dhëna gojore, supozime e hipoteza por të cilat mund të mbështetën sot o nesër me dokumente shkencore (nëse punohet) cilat mund të përmblidhën dhe të bëhet një monografi e bukur shkencore.

Thuhet se Remniku gjithmonë ka qenë i banuar me shqiptar që nga kohërat më të lashta, lidhje me këtë tregojnë edhe toponimet e vendeve që kanë domethënie iliro-dardano-shqiptare. Në kohërat e më vonshme këtë fshat e banojnë edhe kolonizatorët serb ku nga viti 1918-1941 kemi në Remnik të sistemuar diku 19 familje serbe.

Shtrirja e Remnikut

Remniku shtrihet në pjesën lindore të Komunës së Vitisë. është fshatin kufitar me Komunën e Gjilanit, konkretisht afër fshatit Zhegër, Zhegrën e dëshmorit të Kombit Agim Ramadanit, në kufi me Stubllën e Epërme me pjesën malore, pra me Stubllën e Engjëll Zefit, Stubllën e mësuesit don Mikel Tarabolluzit, me Selishtën fshatin origjinë të poetit të madh kombëtar Mirko Gashit, pra poetit tonë të famshëm dhe djalit të atdhetarit tonë të madh Marko Gashit. Remniku është siç cekëm në rrënjët e Maleve të Karadakut, dhe i shpërngulur apo më mirë thënë i zbritur qysh herët nga majet e Karadakut.

Pamje nga fshati Remnik nga shihet edhe Kodra e Stubllës me banorët e të cilëve Remnikasit gjithmonë jetuan në paqe, harmoni e dashuri ndërvëllazërore

Historik i shkurtër i fshatit Remnik

Fshati Remnik i takon grupit të fshatrave të lashtë të Komunës së Vitisë siç kam dëgjuar dhe lexuar siç janë fshatrat e Juaj Binça dhe Smira e pastaj Tërpeza, Tanusha etj...fshatëra këta shumë të lashtë por që në mesin e tyre bënë pjesë edhe fshati Remnik. Mirëpo, me këtë nuk dua të them se edhe banorët e këtyre fshatrave tani momentalisht janë më të lashtët meqë neve e dimë se gjithmonë kemi patur lëvizje të banorëve nga fshati në fshat etj, mirëpo me rëndësi është këtu se këta fshatra e në mesin e tyre edhe Remniku gjithmonë ka qenë e banuar dhe fshat me banorët autokton shqiptar. Kurse lidhje me etimologjinë e emërit të fshatit Remnik kemi disa variante, një variantë është ai sllav Ribnik që do të thot vend i peshkimit, pra të jemi modest dhe jo egoist, pra ka disa elemente që e bazojnë dhe mbështesin këtë nocion (veçmas elementi serbosllav) por jo me një përqindje të qindëpërqind, kurse varianti i dytë që duket se është shumë më i besueshëm dhe i pranueshëm në popull sipas traditës është se fjala Remink vie nga dy emëra pra REM (a) i NIK (ës) pra Remnik. Por është edhe një variant tjetër SHA-RA-NIK dhe këta dy emëra të fundit janë shumë të ndërlidhur mes veti sepse edhe vet pjesa malore e fshatit Remnik kryesisht në kuptimin e gjerë quhej Sharanik që do të thot: Ku ra Nika! Domethënë Rema i Nikës po e bazoi në emërin e banorëve, sepse diku në librin “Kultura atdhetare...” të Asllan Alisë, nga Ramadan Asllani cekën aty se emërat e banorëve të hershëm të Reminkut kanë qenë Nikollë, Nikë, Marin, Budrik etj...pra këta emëra kanë qenë të ndikuar nga fryma fetare, mirëpo këtu duhet cekur se fshati dikur në lashtësi dominohej nga emëra fetar dhe iliro shqiptar...Mirëpo, në bazë të emërave e toponimeve kam përshtypje dhe mund të konstatojmë se Reminku apo vet fjala Remnik është më e gjerë në kuptimin etimologjik se vet fshati, pse sepse edhe fshatin Asanaj, Budrikë sepse ky Budrim (Budrike) i lindur në Remnik, kështuqë edhe Budrika si vendbanim është formuar me ndarjen e vëllazërive. Remniku sot përbëhet nga dy-tre mbëdhjet familje të ndryshme, me origjinë të ndryshme. Çka i përket fiseve këtu dominojnë dy fise: Sas dhe Gash!

Remnikun si vendbanim me këtë emër e hasim qysh nga shekulli i XII (shek. 12), sepse ekzistojnë shënime ku shembull për Kishën e Deviçit (Kishë shumë e lashtë) kanë dhënë kontributet e tyre edhe banorët e Remnikut. Egzistojnë dokumente të shkruara si shembull numëri i banorëve, gjendja familjare, të vejat, beqarët...por kuptohet atëherë nuk ka qenë fshati Remnik me një numër të madh të banorëve, të cilin e kemi sot.

Përveq kësaj që cekëm se të dhëna rreth fshatit Remnik gjindën në “defterët” (shënime) në dokumente kishtare të Deviqit e autorëve të ndryshëm, neve mbi lashtësinë e fshatit bazohemi edhe në toponimet e ndryshme këtu në këtë fshat e për rreth të cilat na shpijnë të mendojmë e të hulumtojmë tutje dhe të vërtetojmë me saktësi se ky vendbanim është Iliro-dardano-shqiptar, pra me një histori shumë të lashtë... Ja shembull kemi vendin i cili quhet që nga lashtësia: “Vorret e moçme”, “Brode”, mos të mendojmë këtu se “brode” është fjalë sllave që do të thot “anije” jo asesi, pra të marrim fjalën gjermane Brot që i bie në shqip Bukë, e mos të harrojmë se Remniku është vend pjellorë me një tokë shumë pjellore që jep bukë. Pra, këtu duhet të kuptojmë se nga këto anë si Letnicë e Shasharë kanë jetuar Sasët... dmth kjo na jep me ditë apo së paku me supozuar se fshati është i hershëm dhe mund që ky vend apo toponim “brot” të jetë nga Sasët, pastaj “Kodra e kryqit” etj... Mirëpo këto mund të jenë edhe hipoteza deri mos të zbulojmë saktësisht domethënien e vendtoponimeve të vendit Remnik dhe rrethinës së saj, si shembull thuhet se në: Në malet e Remnikut është i fshehur “Cjapi i arit”, mirëpo para se me ardh tek kjo të them se në Remnik kemi “Maja e Sinaritit” (senjoritave-nga latinishtja zonjave) që na qonë të mendojmë se kjo maje ka marrë emër iliro-romak, e më vonë këtë maje e kanë quajtur “Maja Krstit” (sllavët ashtu e quanin) e në të vërtetë ishte “Maja e Kryqit”.

Remniku para dhe gjatë luftës në Kosovë 1998/99

Gjatë luftës së fundit të Kosovës, fshati Remink ishte i mobilizuar në shkallën më të lartë siç din të mobilizohet një lokalitet me traditë të mirëfillët atdhetare e patriotike.  Remniku pos të kishte dërguar djemtë më të mirë të vetët në vija të frontit me armë në dorë anë e mbarë Kosovës, aty ku e kërkonte nevoja, edhe në vet fshatin Remnik sikur në të gjithë fshatrat rreth tij ku nuk kishte vija të hapura të luftës frontale, prapë ishte i mobilizuar dhe vigjilent e i përgatitur për t’i përballuar sfidat e kohës dhe për t’iu kundërvu armikut me të gjitha format.

Mirëpo, Remniku aq sa dijti e mundi edhe në këto kohëra të vështira për Kosovën gjatë vitit 1998/99 dhe kontriboutin e tij, kështuqë në Remnik ishin strehuar në fillim dikun 45 banorë të ardhur nga zona e luftës frontale. Kështu me krenari Ramniku gjatë kohës luftës gjeti dhe ofroi strehim e bukë për rreth 10.000 banorë.

Më kujtohet kur me një rast iu thash bashkëpunëtorëve dhe vendasëve të mi remnikas; “Ju lutëm të jemi sa më sy hapur, human sepse rrethanat e krijuar na kanë detyruar e do na dëtyrojnë të jemi të kujdesshëm dhe një mundësi për të bërë mirë e kemi edhe sot atë që ka bërë Remniku gjatë luftës së Dytë botërore, pra atëherë Remniku bëri me kokrrën e plumit, kurse tani nga ne kërkohet këtë ta bëjmë me kokrrën e grurit, kështuqë askush nuk guxon të na mbetët i uritur. Kështu, jo vetëm unë me familje, por i gjithë Remniku u treguar i pashoq në këtë plan. Mund të ceku se edhe këtu njësitet ushtarake ishin të mirëorganizuara, mirëpo ndikuar nga gjitha rrethanat e krijuara u patëm dakorduar sipas nevojës të ndezët pushka e shpëtimit, por asesi jo pushka e nxitjës. Kështu mund të them se u sollëm njësoj dhe u gjindëm në rrethana të ngjashme sikur ishin edhe gjitha fshatrat tona për rreth nesh.

Vlenë të cekët se në Remnik, pikërisht në shtëpinë e Malokëve, saktësisht në shtëpinë e luftëtarit të lirisë z. Hajriz Jakupi, ky që pas përfundimit të luftës edhe ishte kryetar i veteranëve të luftës për Komunën e Vitisë, qëndruar edhe prindërit e heroi tonë Kombëtar Agim Ramadani-t. Gjatë kësaj kohe Remniku vizitohej dhe në te qëndronin edhe komandantët e luftës në mesin e tyre siç ishte edhe z. Selam Neziri.

Remniku sot

Fshati Remnik nga gjithsej 220 shtëpi me 2100 banorë sa kishte para luftës së fundit në Kosovë, tani aktualisht ka mbi 300 shtëpi me rreth 3.000 banorë, kështuqë për dallim nga fshatrat tjerë të komunës sonë, remnikasit shumë pak dhe në një numër simbolik janë shpërngulur nga fshati i tyre.

Kurse sa i përket migrimit në shtetet perendimore as fshati Remnik kësaj dukurie negative nuk i ka shpëtuar, kështuqë siç cekëm në një regjistrim që bërëm para luftës nga 2100 banorë na dolën 600 banorë të jenë shpërngulur jashtë, pra në diasporë. Pesëqindë (500) nga ta në Perëndim ishin me status të rregulltë qëndrimi e pune, kështuqë mund të themi tani se një e treta (1/3) e Remnikasëve jeton e punon në botën Perendimore, kështu fatkeqësisht edhe Remniku është shndërruar sikur gjithë fshatrat tjerë për rreth nesh në një fshat mërgimtarësh si janë edhe Stubëlla e Epërme, Godeni, Stubëlla e Ulët e Skifteraj...

Nga banorët që jetojnë sot në fshat kemi një numër solid intelektualësh; një doktor shkence, pesë persona me mastër, 35 persona me fakultet dhe tani diku dhjetë persona me shkollë të lartë mbetur sipas sistemit që ishte, nga këta intelektual kemi profesorë, arsimtarë, mësuesë, ingjinjerë, mjekë, jurstë, ekonomistë, gjuhëtarë e profile tjera, kurse kemi edhe nga ata Remnikas të lindur e që jetojnë jashtë fshatit ka shumë nga ta që me angazhimet dhe veprimtaritë e tyre kanë bërë edhe emër në rrafshinë kombëtarë.

Infrastruktura

Fshati Remnik sot thuajse siç themi cdo pëllëmb rruge ka të asfaltuar, ka rrjet kanalizimi, rrjetin e ujësjellësit, shtëpi të reja e të ndërtuara sipas standardeve më të larta të ndërtimtarisë, ka shkollën fillore dhe ciklin e ulët të shkollës së mesme me objekt të ri ndërtimi pas lufte. Fshati ka edhe Xhaminë e re të ndërtuar viteve të nëntëdhjeta e cila ndoshta edhe është unikale jo vetëm në trojet shqiptare por në botë, meqë në maje të minarës me krenari mbanë në vend të hënës e yllit, shqiponjën dykrenarëshe, është kjo pra Xhamia e parë në trojet tona që ka bërë këtë. Kurse, objekte tjera fetare nuk ka meqë fshati është i populluar me shqiptar të përkatësisë fetare islame, mirëpo gjatë historisë nuk ishte kështu meqë i dimë rrethanat e konvertimit të popullit shqiptar nga krishterimi në isalm, kështu shumë vendtoponime ende bartin dhe ruajnë emërtime të krishtera cilat ekzistojnë dhe dëshmojnë për përkatësinë e mëhershme fetare të këtyre banorëve. Dhe mund të themi padyshim se Remniku sot është njëri ndër fshatrat më të ndërtuar dhe më të pastërta në Anamoravë.

Vendi nga është bërë fotoja quhet “Maja e Kryqit” apo edhe Kodra e Sinaritit (Senjoritave-zonjave)

“Shqiptarin nuk e kënaq asgjë tjetër, kudo të jetë ai, pos të qenit Shqiptar.”(Demush Mehmeti)

Intervistë me z. Demush Mehmeti, jurist i dipl.

(Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Viti)

Demush Mehmeti është i lindur në vitin 1961., në Remnik të komunës së Vitisë. Ka kryer në afat rekord fakultetin juridik pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 1985. Ka  kryer me sukses të shkëlqyeshëm edhe provimin e Jurispodencës dhe atë të Kodit të Etikës për prokuror dhe gjykatës.

Me vite të tëra punon Drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Vitisë, ku është në shërbim të popullit pa dallim përkatësie fetare e naciaonale, pa dallime gjinore o racore. Njeri i të gjithëve dhe për të gjithë, humanist i dalluar, njeri me zemër të hapur dhe të madhe e të dashur për të gjithë e në veçanti për ata që më së shumti kanë nevoj për gjëra materiale e në veçanti për një fjalë të ëmbël e shpresëdhënëse. Z. Demush Mehmeti me shkrime merret që nga shkolla fillore. Deri më tani ka të shkruara mbi 700 poezi, të cilat i ka botuar nëpër shumë gazeta, revista e portale të ndryshme shqiptare. Shumë poezi i ka reprezantuar nëpër takime e organizime të ndryshme poetësh gjithandej Kosovës. Kështuqë z. Mehmeti, për shkak të aktiviteteve të tij të dendura, të gjithëmbarëshme dhe krijimeve të tij poetike është çertifikuar anëtar i Akademisë së Arteve të Evropës. Për ta kuptuar mirë këtë figurë apo personalitet emblematik neve më së miri do kuptojmë nga një koment i Hoxhë Zekerija Idrizit, patriot i shquar, atdhetar dhe intelekual i dalluar i cili për z. Demush Mehmeti-n shkruan:  “nuk kam takuar në jetë njeri si Demushi me diapazon aq të thellë e aq të gjerë dituror: shkencor e filozofik. Njëherësh Demushi thellë në shpirt është një besimtar i devotshëm në Zot, i qofshim falë, dhe këtë ndjenjë të tij ai ma konfirmonte me dhjetëra argumente gjithëfarëshe dhe nga çdo pikëpamje. Më duhet me këtë rast ta them botërisht një fakt për mua të pamposhtur - të vetëdëshmuar: Demushi është ai katalizatori që ka ndryshuar revolucionarisht botëshikimin tim mbi shkencën, filozofinë dhe, veçanërisht, religjionin. Njëherësh është inspiruesi im, si në orientimin tim sa më të thellë në shkencë, filozofi e religjion, ashtu edhe në artin e të shkruarit

Mirëpo, ne me kënaqësi shfrytëzuam rastin për një intervistë me z. Demush Mehmetin i cili me kënaqësi pranoi ftesën tonë për të qenë me ne dhe portalin tonë ZemraShqiptare e portale dhe gazeta tona, të rrëfej mbi jetën dhe veprimtarinë e tij të bujshme dhe të larmishme, të rrëfej rreth punës së tij të palodhshme dhe të gjithanshme në shërbim të së mirës dhe marrëdhënieve të mira ndërvëllazërore mes shqiptarëve...të rrëfej mbi rrënjët tona të lashta pasi e ka pasion historinë e lashtë të popullit më të lashtë në Europë e gjetiu, të popullit të tij të dashur Shqiptarë. Me këtë rast neve falënderojmë z. Mehmeti që pranoi dhe gjeti kohë për gjithë ne, për ju lexues të dashur.

Marjan Sebaj Sopi: Z. Demush Mehmeti, nga fshati i lashtë Remnik-u i komunës së Vitisë, mirë se na erdhe në ZemraShqiptare, e dimë se jeni njeri modest por lu lutëm na thuani kush është z. Demush Mehmeti?

Demush Mehmeti:, Që në fillim ju përshëndes të gjithë juve, e në veçanti ju z. Marjan Sebaj Sopi dhe prof. Nazif Laçin, ju uroj që në fillim punë të suksesshme, të gjithëmbarëshme me plotë të arritura të reja ashtu siç keni arritur edhe deri më tani në rrugën e Juaj të drejtë, të cilën edhe më tutje iu ndriçoftë Zoti.

Marjan Sebaj Sopi: Ju faleminderit shumë për këtë hyrje e urata e bekime drejtuar të gjithë ne. Nga e kemi z. Demush Mehmetin?

Demush Mehmeti: Unë jam Demush Mehmeti i lindur vitin 1961., në fshatin Remnik i komunës së Vitisë, me profesion jam jurist. Jam i lindur në pjesën lindore të Komunës së Vitisë, është fshatin kufitar me Komunën e Gjilanit, konkretisht afër fshatit Zhegër, Zhegrën e dëshmorit të Kombit Agim Ramadanit, në kufi me Stubllën e Epërme me pjesën malore, pra me Stubllën e Engjëll Zefit, Stubllën e mësuesit don Mikel Tarabolluzit, me Selishtën fshatin origjinë të poetit të madh kombëtar Mirko Gashit, pra poetit tonë të famshëm dhe djalit të atdhetarit tonë të madh Marko Gashit. Pa modesti e them këtë gjithnjë e çdokund se krenohem që jemi të njëjtit gjak dhe të të njëjtit trung, dmth kusherinjë diku të brezit të shtatë apo të tetë. Të gjitha këto rrethana më bëjnë të jam krenar, të jam sa më aktiv në jetë ku mundohem të shkojë rrugës së trasuar nga të parët tanë.

Marjan Sebaj Sopi: Nga jeta e juaj fëmijërore, ju kujtohet gjë apo keni nostalgji për te, meqë këtu cekët gjëra të kaluara?

Demush Mehmeti: Shkollën fillore katër vjeçare e kam filluar në fshatin e lindjes në Remnik, pastaj katër vitet tjera të tetë vjeçarës (siç ishte atëherë) i kam vazhduar dhe përfunduar në fshatin Gjylekare tani Skifteraj, kurse shkollën e mesme kam përfunduar në Viti drejtimi juridik. Më pas kam shkuar në shërbimin ushtarak atëherë të detyruar të cilin e kam kry në vitin 1980/81 në Kroaci. Me qëllim e ceka këtë meqë neve jemi një gjeneratë që kemi përjetuar gjëra të rënda por edhe të lavdishme të gjithë ne shqiptarët kahdo gjindeshim në shtetin e atëhershëm Jugosllavi. Mirëpo, kjo në një mënyrë edhe na ka ndihmuar të njihemi, të duhemi mes veti, t’i gjindemi njëri-tjetërit e të jemi sa më të lidhur mes veti pa asnjë dallim por të jetojmë në harmoni, paqe e dashuri mes veti si shqiptarë dhe të punojmë pa pra për një qëllim të vetëm dhe sublim, për idealin që kishim, dhe kemi, pra të jetojmë të gjithë shqiptarët në një shtet të përbashkët. Pikërisht shkapërderdhja dhe politika hegjemoniste ndoshta na ka bërë që neve të lidhemi brez pas brezi mes veti dhe të kuptojmë se jemi vëllezër të një gjaku e trungu, dhe këtë iu dëshiroj edhe sot brezave të ri, të ndjekin rrugën e njejtë të bashkimit, bashkëjetesës dhe dashurisë ndërvëllazërore shqiptare, sepse vetëm kjo rrugë mund të na shpie përpara, sepse vëlla nuk të bëhet askush e asesi jo i huaji.

Marjan Sebaj Sopi: Rruga e juaj pas shërbimit ushtarak, dhe diç nga përvojat e marrura jashta Kosovës?

Demush Mehmeti: Unë pak para shërbimit ushtarak viti 1980/81 kam regjistruar fakultetin juridik në Universitetit e Prishtinës, pra jam regjistruar vitin 1981 dhe brenda tre viteve kam apsolvuar dmth viti 1981-84., këtu duke llogaritur edhe shërbimin ushtarak unë atë kohë e kam shfrytëzue dhe kam krye provime, kështuqë kam diplomuar pikërisht pas katër viteve në fakultetin juridik në Prishtinë. Pas kësaj shpresoj të jam treguar i frytshëm në profesionin tim, jam munduar me punë të kompensoi të gjitha të metat apo ndoshta mos të arriturat më të dëshiruara në fakultet. Pas përfundimit të fakultetit gjegjësisht diplomimit unë jam punësuar në organizatën (apo fabrikën) punuese “Vinex”, atëherë si organizatë më e madhe në komunë të Vitisë, si organizatë e njohur viteve të 90-ta e këndej apo më mirë të themi se ajo çka ishte ndërmarrja “Trepça” për Kosovë, “Vinexi” ishte për Viti, organizatë kjo e cila tubonte të gjitha profilet e shqiptarëve mund të them lirisht më të afta të komunës sonë si ekonomist, jurist, inxhinier...nga të gjitha fshatrat e Komunës së Vitisë, me këtë ishte kjo dhe organizatë e cila iu printe proceseve politike dhe ishte këmbëngultësisht kundër politikës diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e okupatorit serb. Vërtet e them se në këtë organizatë thuajse nuk kishte e të mos ket ndonjë punëtor nga ndonjë fshat i Komunës tonë si nga fshatrat Reminik, Stubëll, Binçë, Kabash, Pozheran, Smirë...shkurtë kishte punëtor pikërisht nga të gjitha fshatrat e Komunës siç potencova më parë. Pse po e them këtë, sepse edhepse ishim në aspektin konfesional të përzier si shqiptarë, neve të gjithë e ndinim vetën vëllezër e motra me parime e qëllime të kjarta ndaj politikës agresive serbo-jugosllave, dhe pikërisht ajo politikë diskriminuese ndaj nesh, neve edhe më tepër na bashkonte të jemi NJË në gjithçka për të mirë të Kombit tonë shqiptar.

Marjan Sebaj Sopi: Sa kohë punuat aty dhe çka ndodhi më pas, meqë e dimë se atëkohë ishte koha e diferencimeve apo më mirë thënë e dëbimeve të shqiptarëve nga puna, pasi nuk pranojshim masat (apo kushtet, politikat) të cilat kërkonte shteti Serb?

Demush Mehmeti: Unë katër vite punova në “Vinex” dhe më pas na dëbuan dhunshëm nga vendi i punës siç ndodhte në tërë Kosovën dhe gjitha ndërmarrjet e institucionet tjera. Këtë kohë të papunës unë jetova në fshatin tim të lindjes, mirëpo asnjë ditë nuk jam ndarë nga libri, nga shkrimet dhe aktivitetet që i kërkonte koha dhe momenti, por them se këtë kohë jetova si një bujk i zakonshëm, me të gjitha vështirësitë e sakrificat që i kishte i tërë populli shqiptarë në Kosovë, por jetova edhe me peripecitë dhe shpresë se me angazhimin tonë në çështje kombëtare do ja arrijmë të ngadhënjejmë e të fitojmë lirinë, pra të japim secili nga ne diç të mirë, apo më të mirën nga vetvetja.

Marjan Sebaj Sopi: Këtu cekët se keni jetuar si një bujk, dhe mesiguri në kushte jo edhe aq të mira meqë i dimë kushtet e asaj kohe. Prandaj, këtu doemos më duhet t’iu shtroi pyetje: Si jetuat, si mbijetuat, sepse keni familje?

Demush Mehmeti: Falë bujarisë, falë solidaritetit në mesin tonë si shqiptarë, edhe katrahurat më të vështira i përballuam dhe i tejkaluam. Unë jetoja e jetoi me një familje me traditë, familje me traditë kombëtare shqiptare, dhe unë gjithnjë e kam thënë dhe e them se çdo njeri në këtë botë, në këtë jetë, është i dërguar me një mision të caktuar, gjithsesi kuptohet për të bërë mirë. Dhe gjithnjë ndihem krenar me ata njerëz të rënditur (në mesin e të cilëve pa lajkë e them jeni edhe Ju) e nëse jam edhe unë në mesin e tyre gëzohem, gëzohem që sadopak ndoshta kam arritur të bëjnë edhe ndonjë gjë më të vogël, apo gjë të mirë për popullin tim, për vendin tim.

Marjan Sebaj Sopi: Gjithësesi se jeni i rënditur në mesin e njerëzve që keni punuar dhe punoni për të mirë të popullit dhe vendit tonë, meqë për këtë arsye edhe jeni të përzgjedhur për këtë intervistë që jemi duke zhvilluar me ju. Mirëpo, t’i kthehemi bisedës. Kam dëgjuar se jeni nga një familje patriotike dhe se baba i juaj ishte mërgimtar, dhe neve e dimë se tek mërgimtarët gjithnjë janë më të mëdha dhe avancuar ndjenjat patriotike apo atdhedashuria....

Demush Mehmeti: Po fillojmë me babën tim i cili kishte babë e gjysh me radhë në shërbim të Kombit. Po baba im ishte mërgimtar, njëherë ka trashëguar një emër të familjes, gjegjësisht të gjyshit të vet, të një dëshmori apo thjeshtë atdhetarit të rënë në frontin e luftës, emërin e kishte Deli pra emër të trashëguar nga gjyshi i tij i cili ra heroikisht në mbrojtje të trojeve shqiptare në Grykën e Kaqanikut apo më mirë siç e njohim neve në histori në Luftën e Kaqanikut vitin 1910. Ishte djali i Remnikut, Remniku është siç kemi cekur në rrënjët e Maleve të Karadakut, dhe i shpërngulur apo i zbritur nga majet e Karadakut.

Marjan Sebaj Sopi: Që po dëshironi të thuani se gjyshi i prindit Tuaj ishte ushtarë...?

Demush Mehmeti: Po, pikërisht ishte ushtar i patriotit të shqyuar dhe heroi të kombit Idriz Seferit. Pikërisht gjyshi i babës tim ishte ushtar i Idrizit që ra në mbrojtje të trojeve shqiptare, dhe emërin e tij e trashëgonte pikërisht gjyshi im, pra emërin Deli-u. Dhe për çudi timën apo ndoshta edhe tuajën, unë këtë emër apo domethënien e emërit Deli-u e kam kërkuar dhe hulumtuar shumë në gjuhën shqipe nuk ekziston, kurse në gjuhën turke quhet Ital. Po e them këtë, shqiptarët pse e kanë lënë këtë emër, mesiguri nga fakti apo si nga inati i turqëve meqë shqiptarët nuk janë pajtuar me sistemin e caktuar dhe turqizmin (osmanljinjët), djemtë tanë ditën të injorojnë shqip Teli arnaut dhe nga ky moment duke mos e kuptuar fjalën Deli por pjesën e dytë arnaut lejuan t’i pagëzojnë në emër të paraardhësëve të vet që ishin kundër turqisë me emër edhe Deli. Kjo duket sikur viteve të tetëdhjeta kur okupatori serb na quante iridentist dhe separatist dhe shqiptarët nga inati i tyre (serbëve) edhe pagëzonte fëmijë pikërisht me këtë emër iridentist. Kurse, sa i përket pjesës tjetër të pyetjes për t’iu mos mbetë borxhë kur ishte fjala se jam djalë i mërgimtarit, po baba im tridhjetë vite ka qenë punëtor gyrbetçar pra mërgimtar, i cili punoi në Gjermani, pra neve jemi pesë vëllezër e një motër dhe për fatin tonë meqë i kishim sadopak kushtet materiale që na i ofronin prindërit të gjithë fëmijtë jemi të shkolluar. Katër vëllazër janë të diplomuar dhe është interesant se kur neve ishim katër vëllezër të diplomuar atëherë Remniku, pra i tërë fshati kishte vetëm katër të diplomuar.

Marjan Sebaj Sopi: Dmth se Remniku nuk qenka fshat i vogël nëse atëherë ka patur katër të diplomuar nga vetëm familja e Juaj (plus katër të tjerë), dhe mund ta marrë me mend se nga atëherë keni edhe më shumë të arsimuar?

Demush Mehmeti: Po ta them edhe një element se Remniku është shumë i madh kur të krahasohen me lagjën time që është edhe më e vogël. Neve jemi lagja e Malokëve, një lagje apo emër që është shumë i shpërndarë nëpër Karadak e siç ceka edhe në fillim se edhe poeti i madh Mirko Gashi i takon kësaj lagje apo Malokëve. Dhe unë gjithnjë edhe e them pakës ndoshta edhe në shaka por që është e vërtetë se; Malokët kudo të janë, janë në lagje të vogëla por që kanë burra të mëdhenjë.

Marjan Sebaj Sopi: Juve dhe familjen Tuaj sa ju njeh rrethi, e ata thonë dhe këtë edhe e keni treguar gjatë historisë se jeni të edukuar përveq se në një frymë patriotike, atdhetare që nga katragjyshi Juaj, jeni pra të edukuar edhe në frymë humane?

Demush Mehmeti: Ju falememinderit z. Marjan për këto fjalë, por është shumë e vërtetë këtë që po e thuani. Prindi im por jo vetëm baba por edhe nëna ime, pra të dy prindërit e mi, falë mundësisë materiale që kishin krijuar në krahasim me të tjerët, gjithmonë e gjithnjë kanë qenë dorëdhënës dhe bujarë, të drejtë dhe human në raport me të tjerët e veçmas me ata që ishin në gjendje më të rënd materiale. Është interesant se edhe neve këtë na kanë lënë si ves (në kuptimin pozitiv) apo më mirë të them si traditë, që nuk mundemi me lëshuar apo lejuar të na  shkon vizitori, apo mysafiri, ose ai që e dimë se ka nevoj e neve pa i dhënë diç. Sepse, jemi mësuar nga prindërit, nga të parët tanë, se kushdo na ka vizituar në familje ata i ipnin diç, aq sa kishin mundësi kuptohet, disave si në shenjë respekti e nderimi, mirëpo veçmas iu ndihmohej atyre që ishin në gjendje të vështirë materiale e që fatkeqësisht kishim mjaftë nga kjo shtresë. Baba im ishte njeri i thjesht dhe shumë modest. Kishte të kryer katër klas, vite, të shkollës së ultë dhe ishte i përcaktuar të ndjek mësimet për mësues, mirëpo nga pamundësia për shkaqe ekonomike edhe pranë dëshirës së madhe ai nuk ka mundur t’i vazhdoi mësimet, apo shkollimin e mëtutjeshëm. Mirëpo, atë zgjuarsi që kishte në veti e dëshmoi gjatë jetës së tij, atë dashuri që kishte për mësim, arsimim, e shprehu tek ne fëmijtë e dij. Neve patëm dy obligime nga prindërit, të jemi të ndershëm në jetë dhe të shkollohemi. Nëna e cila ishte mendjemprehtë siç i kemi gjitha nënat shqiptare, më dukej se ajo kishte njohuri të përgjithëshme saqë kanë sot edhe disa të shkolluar tanë.

“Gjithmonë kemi qenë të bashkuar në momente veçmas të rënda jetësore...”

Marjan Sebaj Sopi: Në familjen Tuaj dëshira për arsim nuk mungoi asnjëherë, mirëpo këtë pushtuesit serb mesiguri se nuk e kanë dëshiruar. Prandaj, edhe ishte familja e Juaj në shënjestër dhe të themi detyrimisht mërgimtare?

Demush Mehmeti: Po më duhet të potencoi këtu diç, është e vërtetë se baba më shkoi në mërgim për shkaqe ekonomike, në një mënyrë që të na mbajë neve gjallë dhe të na krijoi mundësi më të mira jetësore. Pra, ishin këto vitet e para tetëdhjetave. Mirëpo, këtu dua të ceku edhe një fakt tjetër se edhe vëllau im më i madhi në moshë që është historian i diplomuar doli në gyrbet, e qysh që nga ajo kohë e viteve të tetëdhjeta e këndej, jeton e vepron në Zvicër. Mund të shtrojsh pyetje pse ndodhi kjo? Ishte kështu jo nga fakti se nuk mund të gjente punë, por ishte krejt një element tjetër që duhet shpalosur, pra në pyetje ishte një vizitë të cilën ia kishte bërë, vëllau, me disa student tjetër shtetit amë shqipërisë. Ishte viti 1980., ku më pas edhe pasuan shumë ngjarje tjera si demonstratë e studentëve tanë në kërkim të drejtave të barabarta tona, për liri dhe barazi... Kështuqë, ky grup i studentëve dhe profesorëve u anatemuan nga pushtuesi Serbë, dhe që atëherë ai ishte në sy të tyre. Filloi vëllau të punoi në arsim si praktikant por nuk mund të qëndroi më tepër sepse i bënin trysni të ndryshme dhe të vazhdueshme, kështuqë më nuk pati mundësi, nuk e lejuan të vazhdoi punën. Ishin momente të vështira veçmas për intelektualët shqiptarë, kështu edhe vëllau u detyrua të bëjë këtë lëvizje, thjeshtë iki në Zvicër. Mirëpo, kontributi i tij rreth çështjes kombëtare nuk u ndal, dhe është e njohur për shumë mërgimtar dhe bashkëkombës kontributi i tij në shumë sfera si intelektual, kështuqë për njëherë neve kishim dy antarë të ikur nga vendlindja pra babë e djalë (dmth vëlla). Dhe tani erdhëm tek pyetja e juaj si mbijetuat pa punë nëntë vite. Ja, pra falë babës dhe vëllaut tim që dolën herët thënë kushtimisht detyrimisht jashtëvendlindjes, në gyrbet, neve edhe patëm kushtet pak më të mira, falë atyre neve qëndruam jo keq materialisht. Bile e them se edhe sot e asaj dite vëllau më gjindët, sepse jetoi nga një rrogë, mirëpo falë përkujdesjes e ndihmës së tij, ja kështu më jep mua më tepër mundësi të mund të mirrëm me punë e veprimtari intelektuale si shkrime etj... Kuptohet se pa ndihmën dhe përkrahjen e tij do e kisha vështirë meqë jam prindër i pesë fëmijëve e në mesin e tyre i kam tre studentë. Njëri nga djemtë është bursistë universiteti, dhe antarë në senatin e studentëve. Djali i madh dhe vajëza e vogël janë student të juridikut, kurse djali i dytë student në fakultetin ekonomik. Me këtë dëshiroi të them se dashurinë ndaj arsimit, shkollës e kemi trashëguar dhe i gëzohem faktit se për momentin në familjen e ngusht i kemi pesë student. Kuptohet se kemi patur edhe ditë të rënda e të vështira si familje, shembull njëri nga fëmijtë tanë na vdiç si student qysh në vitin e parë dhe ishte student i shkëlqyer, mirëpo ne si besimtar edhe i kuptojmë dhe pranojmë këto gjëra si vullnesë e plan të krijuesit tonë – Zotit.

Marjan Sebaj Sopi: Ne shqiptarët jemi mësuar të vuajmë të përjetojmë gjëra të rënda e të vështira jetësore, por edhe ti përballojmë?

Demush Mehmeti: Plotësisht pajtohem këtu me ju. Është më se e vërtetë kjo. Gjithmonë kemi qenë të bashkuar në momente veçmas të rënda jetësore, mirëpo falë Zotit dhe kompaktësisë tonë, falë bujarisë dhe ndjeshmërisë, afërsisë mes veti, falë harmonisë e dashurisë që kemi njëri ndaj tjetrit edhe i kemi ndihmuar njëri-tjetërit t’i tejkalojmë momentet e krizës, momentet e vështira jetësore që eventualisht na janë paraqitur gjatë jetës e historisë sonë të stërvuajtur por edhe të lavdishme. Momente e tilla edhe ndoshta na kanë bërë të jemi më afër njëri tjetrit, të kalitemi në vuajtje e mundime, por siç e thuani edhe juve shpeshherë z. Marjan dhe kjo qëndron, se: vuajtja përforcon karakterin e njeriut. Ndoshta pikërisht vuajtja edhe ka bërë të fortë popullin shqiptarë, pra të qëndroi stoikisht katrahurave të kohës.

Marjan Sebaj Sopi: Që nga vitet e tetëdhjeta e këndej gjendja ekonomike e në veçanti ajo politike gjithnjë e më tepër keqësohej në Kosovë, gjithnjë e më tepër kishte të rinjë cilët braktisnin vendlindjen e tyre Kosovën, dilnin e kërkonin strehim në vendet Perëndimore e kuptohet më së tepëri në Gjermani si shtet mik gjithmonë i shqiptarëve. E kujtoni këtë periudhë të dhimbshme?

Demush Mehmeti: Mirë që e cekët këtë e që jemi ende në këtë temë. Shihni zotëri, unë këtë periudhë e kujtoj si periudhë vërtetë të dhimbëshme, periudhë kur mendova se dalngadal do na zbrazët e tërë Kosova, por në një mënyrë ndoshta edhe ishte e vetmja rrugëdalje që të shpëtohen jetërat e njerëzve, të rinjët në veçanti të cilët ishin cak i okupatorit, serbisë. Nga kjo periudhë ndihem krenar edhe me babën tim i cili duke shfrytëzuar moshën e tij iu dilte në ndihmë të rinjëve tanë, azilkërkuesve, dhe pa kursyer vetën dhe asnjë moment. Ai bartëte dokumente e dokumente (kuptohet që me këtë rrezikonte shumë jetën e tij) duke iu dërguar tanimë azilkërkuesëve të rinjë në Gjermani. Vraponte kush e thrrsite për ndihmë, e bënte këtë me kënaqësi dhe pa far kompensimi material apo tjetër, por vetëm e vetëm t’iu gjindët në ndihmë vëllazërve pra bijëve të popullit të tij, popullit shqiptar. Këtë e bënte pa farë shpërblimi dhe më vie mirë kur shumë njerëz ende përmendin mirësin e tij. Ai iu sillte mjetet familjarëve të shumtë cilat i dërgonin njerëzit e ndryshëm për mirëmbajtje të familjiarëve që kishin lënë në Kosovë e që ishin vërtetë në kushte të vështira ekonomike, meqë e dimë se më vonë pasoi edhe largimi apo dëbimi i gjithë shqiptarëve nga puna. Falë Zotit dhe dëshirës të mirë të babës për t’iu ndihmua azilkërkuesëve dhe familjeve të tyre në vendlindje, deshti Zoti dhe asnjëherë nuk ra në grackë siç themi. Të njëjtat veprime i ka bërë edhe vëllau që është siç ceka në Zvicër, ndihmoi aq sa mundi gjithsecilin që kërkoi ndihmën e tij, ishte aktiv në çdo aktivitet që bëhej, si demonstrata për kërkim të lirisë dhe drejtave të barabarta në Kosovë, pastaj ndihmoi në çështje humanitare etj., si gjithë shqiptarët tjerë cilët patën mundësi të ndihmojnë e të jenë gjithmonë kompakt e bashkë në ditë e kohëra të vështira. Dhe mund të ceku se atëherë vërtetë solidariteti ishte shumë i madh në mesin e mërgimtarëve dhe them se deri sa ushtarët e lirisë, pra ushtarët e UÇK-së bënë luftë me muaj, lufta e mërgimtarëve zgjati dhe zgjatë ende me dekada, këtë e them sepse jetoi për çdo ditë me këtë dhimbje dhe me këtë krenari.

“Poezia për mua në çdo kohë dhe rrethanë ishte dhe është sikur një kult fetar, një Kishë apo një Xhami...”

Marjan Sebaj Sopi: Z. Mehmeti më duhet këtu të ndërhy, neve juve ju njohim si veprimtarë të dalluar, punë të mira dhe humane, njeri të papërtueshëm dhe të palodhshëm, punë në shërbim të atdheut dhe vëllaut njeri pa dallim feje e besa edhe kombi, ju i’u ndihmoni të gjithëve...Ne na intereson këtu pak më shumë përveç punës të cilën cekëm pak a shumë, pra na intereson veprimtaria e Juaj krijuese, pasi ju njohim si krijues, poet që mirreni me shkrimin e poezisë, poezi të mrekullueshme sipas shumë kritikëve letrar etj...Pra, na intereson të na tregoni a keni ndonjë përmbledhje, apo nëse nuk keni përmbledhje a mendoni në të ardhmën të bëni një gjë të tillë dhe ta pasuroni kulturën tonë me vepra me këtë rast poezi të mrekullueshme që jo rrallë lexojmë nëpër mjetet të informimit e sot edhe rrjete të ndryshme sociale?

Demush Mehmeti: Zotëri kjo që thuani është e vërtetë dhe mund të them se unë me shkrime mirrëm që nga bankat e shkollës fillore, mirëpo jo me ngulëm dhe për asnjë moment nuk ngutëm e nuk mendoj se doemos duhet të bëhet ndonjë përmbledhje, por thjesht unë shkruaj meqë ai është një moment që e don shpirti, momente ndjenjash e dashurie për shkrim e lexim, për poezi, për të shprehur atë më të bukurën në artin e të shkruarit, momente të inspirimeve të ndryshme por mendoi se këtë e kam edhe dhuratë nga Zoti dhe gjithsesi se atë që ta dhuron Zoti duhet edhe kultivuar. Por, çka i përket ndonjë përmbledhje siç thot populli edhe nuk ia bëra bash sa duhet e me këmbëngulje “hyzmetin” kësaj çështje. Pse, sepse pikërisht ishin kohërat të cilat i kaluam e që kërkonin punë e angazhime tjera e ndoshta edhe më të rëndësishme se këto ku shfaqi ndjenjat, përjetimet e momente tjera të jetës sime etj...Poezia për mua në çdo kohë dhe rrethanë ishte dhe është sikur një kult fetar, një Kishë apo një Xhami, ku unë pas lodhjes e mërzisë, mundimeve...pas ndoshta pamundësisë për të gjetur zgjidhje adekuate më tepër nga ana shpirtërore, pikërisht unë në poezi gjeta e gjejë zgjidhjet e jetës, gjejë vetveten, rrëfehem para vetvetes e para Zotit, rrëfehem para njerëzve të mi e për njerëzit e mi. Janë poezi të pranuara nga masa e gjerë meqë janë vargje të dala nga shpirti, ku thash se rrëfehem para të gjithëve. Dhe pikërisht kjo ishte ajo që më mbante dhe më mbanë të lumtur në çdo kohë e rrethanë. Ndoshta atë që nuk kam mundur ta them në asnjë mënyrë e që ndoshta edhe sot nuk mund ta them, e them dhe shprehem haptas përmes poezisë me një fisnikëri më të lartë, meqë unë e dua një shpirt fisnik e këtë unë e dua dhe e them përmesë poezisë. Besoi se juve këtu më kuptoni meqë e di që nuk bëni dallime dhe punoni e mundoheni për bashkëjetesë dhe harmoni e dashuri mes njerëzve, prandaj po e them se jam munduar në një kohë por edhe sot të praktikoj e të sillëm në jetë me të gjithë e për të gjithë njësoj e mirë, t’iu ndihmoi aq sa di e mundëm çdokujt që kërkon ndihmë, apo ndonjë këshill nga unë etj. Shihni, zotëri, gjithmonë është e njohur kjo se poeti apo më mirë të them krijuesi i poezisë asnjëherë nuk din apo nuk mund të recitoi poezinë e tij përmendësh, por e them:

“Tërë jetën e jetës jetojmë,

Të lidhur për fjalë,

Një ditë kur të ikim

nga kjo botë e rreme,

le të jetë bile ndokush e të thot;

ndjesë pastë,

e të na hudhë fytyrës

një grushtë dhe,

apo një grushtë lule

të freskëta mbi varrë.

Të lutët para të Madhërishmit Zot,

Dikush me duar të drejtuar

Kah qiella

E dikush duar të bashkuar

Mbi gjokësin e tij.

Të lutët duke thënë;

O Zot, falja të gjitha mëkatet e bëra,

Kurse për gjithë të mirat që tha dhe i bëri,

Shpërbleje me jetë të amshuar në parajsë.

O i Madhi Zot.

Ja, pra, me këtë poezi apo lutje spontane që bëra dëshiroj vetëm të them se sido që të lutemi Zotit e në far mënyre Ai është Një, ai është Zot i të gjithëve, ai është Baba ynë qiellor e ne të gjithë pa dallim bijë e bija të tij, pavarësisht se njerëzit lutën në mënyra të ndryshme, dikush lutë në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjtë, dikush në emër të All’ahut, Amen apo Amin...Zoti është i përbashkët i pandashëm dhe një për të gjithë, pikërisht siç jemi edhe neve vet shqiptarët të pandashëm dhe një para të Madhit Zot. Prandaj, jam munduar e mundohem tërë jetën të jam me të gjithë barazisht dhe në këtë plan edhe i dua barazisht e nuk bëjë asnjëherë dallime.

Marjan Sebaj Sopi: Për këtë z. Mehmeti edhe ju njohim dhe ju njeh opinjoini që nuk bëni dallime në asnjë mënyrë, por t’i kthehem pyetjës së mëparëshme lidhje me krijimtarinë, poezinë. A keni përmbledhje, apo keni ndërmend të bëni këtë në një të ardhme të afërt?

Demush Mehmeti: Ju faleminderit z. Marjan që më kthyet vëmendjen në temën që patëm. Shihni unë që tani, sot, për momentin kam material dhe të përgatitur tre përmbledhje me poezi, kam me qindra poezi të shkruar që mesiguri duhet edhe pakës shiquar e klasifikuar dhe mendoi se së shpejti më duhet të mendoi edhe në këtë drejtim, por të jam i sinçert edhepse ekziston gatishmëria, jo vetëm gatishmëria por e flaktë mund të them, jo vetëm e imja por edhe e vëllaut tim që të qes në ditë diç, po them ndoshta në dobi të ndokujt. Mirëpo të jam modest, duke mos qenë egosit në të arritura intelektuale në këtë fushëveprimtari krijuese...disi më vie vështirë të them dikujt e të kërkoi që të më botoi poezitë, apo përmbledhjet e mia, disi ngushtohem dhe mendoi mos e ngushtoi kënd, prandaj edhepse siç thash vullneti i madh ekziston për botim, por ja gjendja materiale e imja personale nuk më mundëson ende një gjë të tillë, dhe pres.

Marjan Sebaj Sopi: I nderuar, krejt është në rregull, por këtu pak nuk po pajtohem me ju dhe po them në këtë drejtim pak jeni egoist, pse e them këtë, pasi unë kam lexuar shumë poezi tuaja dhe po nuk u publikuan të gjitha atëherë ju konsideroi egoist, e mira duhet të ndahet me të tjerët, më kuptuat, gjithë këtë e thash në kuptimin më të mirë dhe pozitiv, prandaj duhet gjithësesi gjetur mënyrën për të botuar përmbledhjet tuaja me poezi të mrekullueshme?

Demush Mehmeti: Ju kuptova plotësisht dhe pakeqkuptime, por më besoni se problem është vetëm ana materiale, sepse shihni dëshira ime e flaktë është që të shkolloi fëmijtë, t’i ngris, dhe primare e kam shkollimin e tyre. Por, unë mendoi se atë që gjatë jetës kam krijuar, kjo nuk do të humbët asesi kurr e përjetë, prandaj mendoi se nëse nuk mund t’i botoi këtë vit, nuk do të thot se nuk do jep Zoti apo edhe të gjindët ndokush e të më ndihmoi në realizimin e dëshirës time pra që është botimi i përmbledhjeve të mia. Mesiguri se do i vie koha e rendi edhe kësaj. Kam durim, unë jetoi e punoi në qetësi, krijoi, lexoi, shkruaj dhe pres...eh thonin të moshuarit tanë; durim shpëtim! Dhe i mbahem kësaj thënie gjithnjë. Pra, tani për tani them; një është dëshira e krejt diç tjetër mundësitë momentale. Kryesorja është se kam miq të shumtë, kam adhurues të mëdhenjë të vargjeve të mia e kjo më gëzon dhe jep shpresë dhe më mbanë por edhe frymëzon të mos ndalem në krijimtari. Kështuqë në një mënyrë unë tani brengën e botimeve të poezive të mia iu kam bartë miqëve të shumtë që kam, të shohim.

Marjan Sebaj Sopi: Më falni z. Mehmeti se në këto momente na u bashkëngjitë edhe fort i dashuri ynë, një punëtor i jashtëzakonshëm dhe shumë i madh, prof. Nazif Laçi, historian. Njeri që shkriu jetën në edukimin e sa e sa gjeneratave tona në arsim.

Demush Mehmeti: Prof. Nazifi, është gjithmonë i mirëseardhur dhe tek çdo njeri e çdo ndej shumë i dëshiruar. Ne me bacën Nazif, pra profesorin e nderuar dallojmë në moshë, por nuk dallojmë në preokupime, në pikëpamje, në bindjet dhe punën për të mirën e kombit dhe ardhmërinë e saj fatlume. Kështuqë kur rri me te, unë ndihem shumë më i ri edhepse ai është më i moshuar se ne, por ja vullneti për të krijuar gjëra të mira atë e mbanë shumë vital me këtë edhe unë ndihem pranë tij si djal i ri. Gjithmonë temat që i bisedojmë, analizojmë...janë tema që na afrojnë, tema me të cilat mundohemi t’ia bajmë “gajle” të mirës, të ardhmës...e jo punëve të kota. Prandaj z. Nazifi në syt e mendjën time është i madh dhe njeri që gjithnjë mundohet të nxjerrë dhe qes në dritë të mirën e kaluar të popullit tonë, lashtësinë tonë, të drejtën dhe të vërtetën... Në këtë rrugëtim tonë ka njerëz që hasin në pengesa të mëdha, jemi shoqëri në tranzicion dhe ka shumë njerëz ku mashtrohen, vrapojnë vetëm pas materialës dhe në mungesë të shpirtërorës jo rrallë hasin në ftohje të mëdha shpirtërore duke vrapuar ndoshta më tepër pas materialës. Kuptoi që njeriu ndoshta si qënie i don të dyjat, por në këtë planë më duket se kohën e fundit disi sikur e kemi harruar shpirtërorën e jemi dhënë më tepër pas kësaj që quhet jetë materiale, apo materialiste. Kështuqë deri materia po e përmbushë vetën, shpirtërorja po zbrazët disi... Kështuqë neve si krijues e ndiejmë këtë mungesë në rend të parë në raportë me vetveten e pastaj edhe në raport me njëri-tjetrin si qënie shoqërore. Kështu unë gjithnjë them se komunikimi ndërnjerëzorë, poezia, për mua është një lloj përkufizimi hyjnor, ku unë them se vetëm poezia prekë dhe lidhë këtë botë me botët tjera që nga lindja e deri në mbarim...qysh, vallë a nuk na këndoi nëna ninullat tona që janë poezi? Vallë a nuk na këndon prifti e hoxha poezi (lutje) kur na përcjellin për në botën tjetër? Poezia është mbret i plotësimit të shpirtit të njeriut.

Marjan Sebaj Sopi: Dëshironi me këtë të thoni edhe atë thënien e lashtë popullore shqiptare ku thuhet se; vaji i popullit shqiptar është kënga, kushtimisht poezia?

Demush Mehmeti: Po, pikërisht këtë desha ta them dhe më parë e ceka, se neve vijmë me poezi në këtë botë, dhe shkojmë të përcjellur me poezi (lutje) nga kjo botë! Dhe e tërë jeta e njeriut sipas meje, pavarësisht kushteve e rrethanave duhet të jetë, lutje, këngë, poezi...

Marjan Sebaj Sopi: Z. Mehmeti, neve deri tani këtu biseduam më tepër rreth biografisë Tuaj, jetës dhe veprimtarisë Tuaj. Tani kur na u bashkëngjitë z. Nazif Laçi historian e që projekti ynë i përbashkët është më tepër të flasim lidhje me monografitë apo historitë e fshatrave të lashtë të Komunës së Vitisë?

Demush Mehmeti: Vetëm mos t’iu mbesë borgj edhe diç rreth biografisë sime kur më pyetët, pra një plotësim. Pas lufte, dmth pas pauzës apo papunësisë nënt vjeçare, dhe pas lirisë së Kosovës falë djemëve e vajëzave më besnik e të zgjedhur të popullit tonë, pra pas luftës së drejt të UÇK dhe miqëve tanë ndërkombëtar që na ndihmuan të lirohemi pas sa e sa shekujve nga zgjedha e robërisë, unë u ktheva në vendin e punës së mëparshme të para luftës dmth në ndërmarrjën “Vinex”, por me ndryshimet sistemore ajo organizatë më nuk funksionoi por u privatizua ku për dy vite isha drejtor i shërbimeve të përbashkëta apo siç e quanim më herët këtë shërbim pra sekretar. Dhe punën aty e ndërpreva me vetdëshirë meqë e pash se ashtu nuk funksionon sepse ishim dalur nga sistemi. Kështuqë pas kësaj për dy vite hapa një zyrë për ndihma juridike dhe ndërkohë dhash edhe provimin e jurispodencës me suksese. Dhe deri mendoja të pregaditëm të punësohem si jurist i diplomuar dhe me provim të dhënë të jurispodencës, pra të punësohem në gjykatë, ja mu dha mundësia e ashtu u krijuan kushtet ku u punësova në qendrën për punë sociale këtu në Viti, dhe që atëherë dmth 11 vite jam drejtor në qendrën për punë sociale në Viti. Kështuqë vazhdoj të jap kontributin tim maksimal në këtë qendër me mjaft përgjegjësi dhe punë e ndijshme.

Marjan Sebaj Sopi: Kjo ishte pjesa e parë e intervistës apo bashkëbisedimit me ju z. Demush Mehmeti. Unë këtu do të shkëputën nga pyetjet, por me kënaqësi do dëgjoj bashkëbisedimin  ku dhe do ju lë në bashkëbisedim me z. Nazif Laçin i cili është më kompetent në këtë drejtim edhe t’ju shtroi pyetje meqë është historian dhe është marrë më tepër me figurat apo personalitetet historike të Anamoravës, pra këtu në pjesën e dytë të intervistës do të bisedoni e do të kemi dëshirë më tepër të dëgjojmë diç rreth fshatit tuaj, fshatit Remnik, monografisë apo historisë së fshatit tuaj që bënë pjesë në fshatrat e lashtë të anamoravës dhe që është fshat i njohur e kontributdhënës çka i përket çështjes Kombëtare. Kështuqë, me këtë dëshirojmë të dëgjojmë diç nga ju pasi prof. Nazifi më ka treguar se juve pos poezisë mjaftë kohë kaloni edhe në hulumtimin e lashtësisë së fshatit tuaj, me një fjalë jeni të pasionuar pas historisë. Urdhëroni z. Prof. Nazif Laçi.

Prof. Nazif Laçi: Ju faleminderit dhe para së gjithash të them se z. Demush Mehmetin e kam mik, mik të shtëpisë, mirëpo të them se ajo që na ka lidhë me z. Demushin është krijimtaria, ndoshta për kah mosha pak dallojmë, por mbi të gjitha ajo që na lidhë është se vizionet për ardhmërinë i kemi të njëjta. Demush Mehmeti vjen nga një fshatë i Moravës së Epërme, i cili ka një histori të veçantë sepse në te ka patur shumë personalitete në periudha të ndryshme historike që kanë kontribouar dhe kontribuojnë për çështjen kombëtare. Duke ndërlidhë Remnikun dhe Moravën e Epërme me personalitete historike.

Prof. Nazif Laçi: Prandaj, z. Mehemti, na thuani diç për historikun e fshatit Remnik?

Demush Mehmeti: Fshati Remnik i takon grupit të fshatrave më të lashtë të Komunës së Vitisë siç kam dëgjuar dhe lexuar e siç janë dy fshatrat Binça dhe Smira e pastaj Tërpeza e Tanusha etj...fshatëra këta shumë të lashtë por që në mesin e tyre bënë pjesë edhe fshati Remnik. Mirëpo me këtë nuk dua të them se edhe banorët e atyre fshatrave tani momentalisht janë më të lashtët meqë neve e dimë se gjithmonë kemi patur lëvizje të banorëve nga fshati në fshat etj, mirëpo me rëndësi është këtu, se këta fshatra e në mesin e tyre edhe Remniku gjithmonë ka qenë të banuar dhe fshat me banorët autokton shqiptar. Kurse lidhje me etimologjinë e emërit të fshatit Remnik kemi disa variante, një variantë është ai sllav Ribnik që do të thot vend i peshkimit, pra të jemi modest dhe jo egoist, pra ka disa elemente që e bazojnë dhe mbështesin këtë nocion (veçmas elementi serbosllav) por jo me një përqindje të qindëpërqind, kurse varianti i dytë që duket se është shumë më i besueshëm dhe i pranueshëm në popull sipas traditës është se fjala Remink vie nga dy emëra pra REM (a) i NIK (ës) pra Remnik. Por është edhe një variant tjetër SHA-RA-NIK dhe këta dy emëra të fundit janë shumë të ndërlidhur mes veti sepse edhe vet pjesa malore e fshatit Remnik kryesisht në kuptimin e gjerë quhej Sharanik që do të thot: Ku ra Nika! Domethënë Rema i Nikës po e bazoi në emërin e banorëve, sepse diku në librin “Kultura atdhetare...” të Asllan Alisë, nga Ramadan Asllani cekën aty se emërat e banorëve të hershëm të Reminkut kanë qenë Nikollë, Nikë, Marin, Budrik etj...pra këta emëra kanë qenë të ndikuar nga fryma fetare, mirëpo këtu duhet cekur se fshati dikur në lashtësi dominohej nga emëra fetar dhe iliro shqiptar...Mirëpo, në bazë të emërave e toponimeve kam përshtypje dhe mund të konstatojmë se Reminku apo vet fjala Remnik është më e gjerë në kuptimin etimologjik se vet fshati, pse sepse edhe fshatin Asanaj, Budrikë pra ky Budrim (Budrike) i lindur në Remnik, kështu edhe Budrika si vendbanim është formuar me ndarjen e vëllazërive. Remniku sot përbëhet nga dy-tre mbëdhjet (12/13) familje të ndryshme, me origjinë të ndryshme. Çka i përket fiseve këtu dominojnë dy fise: Sas dhe Gash!

Prof. Nazif Laçi: Si njeri që e don fshatin e vet, popullin e vet, dhe si hulumtues dhe studiues, si hulumtues që jeni, më intereson: A keni has në dokumente apo të dhëna (ndonjë vit etj) të përafërta se kur përmendët për herë të parë fshati Remnik?

Demush Mehmeti: Remnikun si vendbanim me këtë emër e hasim qysh nga shekulli i XII (shek. 12), sepse ekzistojnë shënime për Kishën e Deviçit (Kishë shumë e lashtë) ku kanë dhënë kontributet e tyre edhe banorët e Remnikut. Egzistojnë dokumente të shkruara si shembull numëri i banorëve, gjendja familjare, të vejat, beqarët...por kuptohet atëherë se nuk ka qenë fshati Remnik me një numër të madh të banorëve siç e kemi sot.

Prof. Nazif Laçi: Thatë se ka dukomente ku cekët Remniku qysh në shekullin e dymbëdhjet, më falni, por na thuani cilat janë ato argumente në të cilat bazoheni juve në këtë që thuani?

Demush Mehmeti: Përveq kësaj që ceka se gjinden në dokumente kishtare të Deviqit e autorëve të ndryshëm, unë bazohem edhe në toponimet e ndryshme këtu në fshat e për rreth të cilat na shpijnë të mendojmë e të hulumtojmë tutje dhe të vërtetojmë me saktësi se ky vendbanim është Iliro-dardano-shqiptar, pra me një histori shumë të lashtë...Ja shembull kemi vendin i cili quhet që nga lashtësia: “Vorret e moçme”, pastaj “Brode”, mos të mendojmë këtu se “brode” është fjalë sllave që do të thot “anije” jo asesi, pra të marrim fjalën gjermane Brot që i bie në shqip Bukë, e mos të harrojmë se Remniku është vend pjellorë me një tokë shumë pjellore që jep bukë. Pra, këtu duhet të kuptojmë se nga këto anë si Letnicë e Shashare kanë jetuar Sasët... dmth kjo na jep me ditë apo së paku me supozuar se fshati është i hershëm dhe mund që ky vend apo toponim “brot” të jetë nga Sasët, pastaj “Kodra e kryqit” etj... Mirëpo këto mund të jenë edhe hipoteza deri mos të zbulojmë saktësisht domethënien e vendtoponimeve të vendit Remnik dhe rrethinës së saj, si shembull thuhet se në: Në malet e Remnikut është i fshehur “Cjapi i arit”, mirëpo para se me ardh tek kjo të them se në Remnik kemi “Maja e Sinaritit” (senjoritave-nga latinishtja zonjave) që na qonë të mendojmë se kjo maje ka marrë emër iliro-romak, e më vonë këtë maje e kanë quajtur “Maja Krstit” (sllavët ashtu e quanin) e në të vërtetë ishte “Maja e Kryqit”. Ne këtu flasim si intelektual dhe pa pretendime dhe pa paragjykime, sepse nuk kemi shpirt racist. Por ato që janë tonat janë tonat dhe këto nuk mund t’i mohojmë. Por qëllimi ynë është ta njohim vetveten në rend të parë e me këtë edhe të tjerët për të qenë në rrugë të drejtë dhe ndriçuar drejt ardhmërisë. Vende të lashta që shpijnë nga ajo se Remniku është i lashtë janë edhe “Vorret e moçme” ku mesiguri ka edhe shkrime mbi pllaka por thënë të vërtetën unë nuk kam arritur për t’i dëshifruar apo studiuar më thellë. Këto vorre janë në pjesën ka Nasalja (vend në pykën e Malit)  pra katundi, dhe janë gjëra që shihen e të prekëshme edhe sot. Këtu afër kemi edhe herë thuhej “Fshati i moçëm” e herë “Starosello” nga fakti se këtu kanë jetuar më herët edhe serbët. Nasalja dikur ishte vend pelegrinazh, dmth që kishte shenjtërore sepse dikur popullata e këtyre anëve siç thuhet e tregohet në popull, dhe kemi gojëdhëna ku tregohej deri vonë se kjo pjesë ishte shqiptare dhe kristiane (tanimë nuk dihet a shqiptare katolike apo shqiptare ortodokse), por me gjasë shqiptare katolike. Ka pas deri vonë familja që fshehtas kanë mbajtur fenë katolike apo siç i quajmë neve kriptokatolik (katolik të fsheht). Është interesant ky fakt, janë dy familja (apo sot dy lagje) që quhen apo i thonë janë Qullak (të një qulli). Përpara këtyre ju kanë thënë putur, pse putur? Sepse kanë kaluar nga katolicizmi në myslimanizëm, pra putur do të thot apo i kanë quajtur të tjerët të poturqizuar = putur (nga fjala Sllave poturqen – apo shqip të turqizuar). Të tillë e putur sa e di unë ka edhe në Stubëll të Epërme kur në një moment edhe ata mohuan publikisht fenë katolike e më vonë prapë u kthyen publikisht në te. Është me rëndësi të cekim këtu se gjysma e pjesës së Remnikut është e përbërë kryesisht prej Karadaklinjëve. Gërgja është prej Zllakuqanit dhe Stanqiqit, është një lagje shumë e madhe që quhet Gërgje, pra vet fjala Gërgje të tregon se është fjalë shqipe që e përmend edhe Naim Frashëri, (fjala gërgje = tu telat) aty siç ceka është një lagje e madhe që i takon fisit Gash cilët kanë ardhur në Remnik, pastaj ka nga fisi Kabash të ardhur nga Jezerci, quhen Kabash meqë së pari janë vendosur në Kabash e pastaj janë ardhë në Remnik. Quhen Kabash me faktin se vetëm kanë jetuar një kohë në Kabash, dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me fisin Kabash të ardhur nga Prizreni siç janë Kabashi i Anamoravës. Gash jemi edhe ne Malokët që jemi tre degë, dhe jemi të parët që kemi ardhë në Remnik ku më vonë i kemi sjellë edhe dy degë tjera të Malokëve në lagjen tonë.

Prof. Nazif Laçi: I nderuari Demush Mehmeti, shpesh keni cekur fjalën Malok, a mundeni shkurt të na shpjegoni çka është kjo fjalë Malok nga ju ka mbetur juve kjo të ju quajnë Malok, pasi në rrethinë të Gjilanit apo anamoravës shpeshherë hasim edhe në mbiemër Malok?

Demush Mehmeti: Fjala Malok, besoi se do pajtoheni edhe ju, se gjithë pjesa Veriore e shqipërisë ishin Malok, pra nga fakti se ata banorë jetonin në mal, pra sipas meje fjala Malok nuk ka të bëjë asgjë me aspektin e origjinës kombëtare apo ndonjë etniteti dhe përcaktimit kombëtarë, përkatësisë, por përdorej për mënyrën e jetesës që e bënin ata, pra një pjesë e popullatës sonë. Kështuqë shpeshherë njerëzit i ngatërrojnë këto gjëra si shembull kur thuhet malok mendohej në përkatësinë rome të cilët disa (veçmas ata në Maqedoni) i quajnë malok (shkaku i jetës së tyre nomade dhe lëvizëse e që jetonin edhe në male), mirëpo kjo nuk ka lidhje me përkatësi kombëtare por thash me mënyrën e jetesës të të parëve tanë që vinin nga viset malore, dhe ata i quanin malok apo të ardhur nga malet. Këtu nuk duhet të keqkuptojmë e të hidhërohemi pse i quajmë apo na quajnë malok, sepse e dimë se qysh edhe në shqipëri njerëzit nga pjesët malore quheshin malok apo malësor dhe kuptohet se ata kishin jetën më të vështirë e më të rënd, shkaku i kushteve të vështira ishin edhe më kokëfortë e ndoshta edhe kjo ndikonte që të tjerët të na shiqojnë me një tjetër sy, si njerëz më agresiv..., kurse ne e përdorim këtë thirrje më me krenari meqë jemi origjinal. Bile shpeshherë bashkëfshatarët e mi më kanë pyetur si në shaka; a jemi na të dorës dytë apo më shqiptar se të tjerët (pak shaka). Pastaj një degë e kemi Berishë të ardhur nga Stanqiqi, të ardhur tek ne e që kanë qenë dajallak me ne, e më vonë veq që kemi trashë lidhjet familjare dhe mund të them se me këta jetojmë si një familje. Nga kjo familje degë e Berishëve që quhen lagja e kerrajve nga Stanqiqi të ardhur, kanë dal njerëz të zotët, në mesin e tyre edhe një luftëtar i dalluar i luftës së  fundit që edhe ka qenë kryetar i veteranëve të luftës në Komunën e Vitisë, z.  Hajriz Jakupi.

“...ne gjithë bashkë si gjymtyrë e përbëjmë një trup të vetëm, pra pjesë e atij trupi për lirimin e trojeve shqiptare padyshim se ishin edhe remnikasit.”

Prof. Nazif Laçi: Kur jemi këtu të ndërlidhëm me pyetjën që desha të parashtroi më herët, prandaj pyetje ime është: Cilët personalitete i kishe ranguar të rangut të parë, apo cilëve personaliteteve iu kishe dhënë prioritet e që vlejnë të cekën këtu?

Demush Mehmeti: Që nga koha e Perandorisë Osmane, më pastaj ardhja e Mbretërisë Serbo Kroato Sllovene dhe gjatë gjithë kësaj periudhe vërtetë patëm njerëz me famë dhe personalitete të shquara kombëtare, njerëz të gatshëm gjithmonë për të mbrojtur intereset kombëtare e vatanin, këto troje martire Iliro-dardano-shqiptare. Patëm personalitete të penës e të pushkës, kuptohet siç kishte edhe në fshatra e vendbanime tjera të anamoravës e gjetiu, meqë Remniku nuk është i shkëputur por ndante fatin me gjithë të tjerët. Kuptohet se shumë njerëz tanë, personalitete, jeta dhe veprimtaria e tyre na ka mbetë për ta ndriçuar më mirë. Kështu që gabohet ai intelektual që mendon se mesi i botës është vetëm në fshatin e tij, sepse mos të harrojmë se ne gjithë bashkë si gjymtyrë e përbëjmë një trup të vetëm, pra pjesë e atij trupi për lirimin e trojeve shqiptare padyshim se ishin edhe remnikasit. Mirëpo, para se të cekim personalitete të ceku se Remniku ishte qysh moti i vetëdijshëm kombëtarisht meqë në aspektin intelektual pra të arsimimit qysh vitin 1888 në Remnik ka ekzistuar dhe ka funksionuar një Mejdep, pra një shkollë që ka qenë jo fetare por laike, ku në këtë Mejdep kanë mësuar nxënës edhe nga fshatrat tjerë, pra jo vetëm remnikasit. Pasi e kanë përfunduar atë Mejdep kanë shkuar në Pidijs që është e rangut më të lartë arsimor dhe kush ka kryer me suksese këto grada të shkollimit kanë vazhduar studimet në Stamboll.

Prof. Nazif Laçi: Nga i keni marrë këto burime?

Demush Mehmeti: Shini, këtë e ka treguar një plak i urtë i cili ka jetuar shumë gjatë, pra 117 vite, e ky ishte Haxhi Ahmet Neziri i cili ka vdekur vitin 1992. Pra ky vet tregonte se ka qenë nxënës i asaj shkolle Mejdepi dhe i tregon nxënësit me emër e mbiemër që kanë ndjekur këtë shkollë. Pra, mos të habitemi se në këtë kohë në këtë shkollë është ligjëruar në gjuhën apo alfabetin arab. Këtu po tregoi një shembull pakës si shaka, për me arsyetuar këtë që tregova më parë; kur një i afërm i yni Remnikas kishte pas shkuar në turqi te dajtë e vet për t’i vizituar, e pasi që u kthy e pyetën; po si ishin dhe a mund u morët vesh mes veti (duke menduar se e kanë harruar gjuhën shqipe). Ai përgjigjet; për besë asesi nuk mund u mirreshim vesh, sepse shqipën e kishin harruar krejt por vetëm të falmen “shahadetin” krejt shqip e kishin, sikur na! Me këtë dua të tregoi se ata nxënës sipas haxhi Ahmet Nezirit gjitha komentimet, shpjegimet e gjërat tjera si pyetje etj i bënin kuptohet se në gjuhën shqipe sepse gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit kanë qenë shqiptarë. Mësues i asaj shkolle ka qenë një njeri hoxhë me emërin Mulla Shaip i Cërnicës. Kam gjetur shënime për veprimtarinë e tij, kam hasur dhe lexuar mbi jetën e tij, dhe në shënime kam hasur se një Mulla Shaip i Cërnicës është i pushkatuar nga turqit në Prizren. Pikërisht i pushkatuar shkaku i veprimtarisë së tij patriotike. Po në këtë shkollë dhe nxënës i kësaj shkolle ishte edhe një personalitet i njohur i Anamoravës Haxhi Ahmeti, një atdhetar i shquar dmth Haxhi Ahmet Neziri. Këtu doemos më duhet të ceku se edhe gjyshi i babës tim Deliu me të vëllaun e tij Alinë, dmth dy djemë të lindur në Remnik meqë baba i tyre, vërtetë gjyshi i dyre kishte pas ardhur qysh i ri në Remnik, sepse po e ceku këtu se ne si familje ka më shumë se dy shkeuj që jetojmë në Remnik, dhe kështu pra këta dy vëllezër Delia dhe Alia poashtu kanë qenë nxënës të po asaj shkolle.

Prof. Nazif Laçi: Këtu kur ceke se keni ardhur para dy shekujve e më shumë në Remnik, kurse në anën tjetër thuhet se Remniku është vendbanim iliro-dardano-shqiptar, pra kush ishin në Remnik para ardhjës suaj, që shembull ju mbani mend apo keni dëgjuar nga më të moshuarit, mos të them se ndoshta edhe keni hasur në ndonjë dokument siç cekët dokumente apo shënime nga Kisha e Deviqit etj?

Demush Mehmeti: Bash mirë që ndërhyrët, pra ata apo lagja që e kam cekur më herët kanë qenë aty, pra lagja e Janqullakëve që do të thot Qullak, apo janë të një qulli, apo të njejtë sikur ne, pra të një brumi. Sipas gojëdhënës thuhet se lagja e parë në Remnik janë ardhur Saliqi, që thënë të vërtetën nuk e di nga janë ardhë, mirëpo nuk janë themeltar të fshatit meqë fshati është tepër tepër më i lashtë se ata e  të cilët njëherë kishin pas ra në konflikt me vendasit që janë kanë aty, dmth këta janë Qullak me të cilët thuhet Saliqët kishin pas ra në konflikt, dmth para tyre Remniku ka qenë i urbanizuar (populluar) por këtu duhet të kemi parasysh se Remniku ishte në bazë të disa shkrimeve serbe Saliqët nga emëri Salih njihen si të parët aty por të besimit islam dmth si shqiptar të besimit islam, kurse vendasit pra të tjerët njihen si të besimit të krishter, kështuqë bile me një rast kur njëri e pyet Haxhi Ahmetin nga kemi prejardhjen ne, ai u përgjigj: biro jeni venali! Pra, për këta venali (si janë qullakët) nuk kemi të dhëna të sakta se që kur janë në Remnik. Kurse Saliqët mendohet se janë afër 300 vite në fshat. Pastaj këta prapë kthehen në fshat e pas tyre vie lagja e quajtur sot Kozuli dikur janë quajtur Hyskovit e thonë se dikur ata janë kanë fan të Mirëditës, të krishter, mirëpo kanë ardhur me emëra të myslimanëve (që i bie se mos kanë qenë kriptokatolik).

Prof. Nazif Laçi: Për lashtësi nuk na ke sjellë argumente?

Demush Mehmeti: Ajo çka di unë, edhe në çka unë insistoi janë këto gjëra si vendtoponimet si “Maja e Sinaritit”, pastaj “Lluga e Vërtaqës” (Vërtaq ndoshta nga fjala sllave – sillej), aty gjatë festave na shpie me mendua se aty kanë vallëzu, thuhet në gojëdhëna se përballë majës së Sinaritit kishte qenë një këmban e Kishës në një lis, që i bie në një anë kryqi, në tjetrën anë këmbana ku më vonë njihet si vend me emërin “Maja e Krstit” (dmth “Maja e Kryqit” por dihet që serbët shumë emërtime i sllavizonin). Në Remnik kishte qenë traditë deri vonë që kur ka lind fëmija kanë dhezë qirinjë ku ia kanë lënë emërin. Këtu duhet të kemi kujdes meqë populli përzien festat apo traditat edhe pagane që kanë ardhë deri tek ne si tek pjesa e popullit shqiptar të krishterë si tek ajo pjesë e popullit të besimit islam, mirëpo ja shembull konkret që në popull janë ruajtur disa thënie nga festat e të parëve tanë, shembull në Remnik ende thuhej jo “Natë feste” por “Nata e qirave”, kështuqë ndoshta është edhe festë islame mirëpo neve na ka mbetë të themi; Nata e qirave, pra nga tradita e lashtë e krishterë. Pra, në popull është bartë tradita ndoshta edhe kur ata nuk ia kanë dijtë kuptimin festës shembull të Krishtlindjes apo Pashkëve, thoshte nëna ime; me hangër mollë të dhembë fyti etj kështuqë ka pas elemente që ato ditë feste si shembull vet nëna ime e cila vie nga Dobelldehu janë kujtuar me ndonjë gjest apo ushqim tradicional të festave të krishtera por pa e ditë mirë kuptimin e saj, por është bartë kjo si traditë. Pastaj fjala Sharaniku etj janë fjalë të bastarduara më vonë sepse përndryshe kanë qenë të gjitha fjalë  e vendtoponime shqiptare apo si “Cjapi i arit”, pastaj toponimi “Lugu i keq” apo një pjesë tjetër kur të vihet nga Zhegra quhet “Maja e Gencit” pra nga kjo shohim dhe del që kjo pjesë ka qenë iliro-Dardane kur e dimë edhe faktin se Genci ishte mbret iliro-dardan. Pastaj është vendi “Gurët e Kishës” është vendi kah lagja e Tharralive sot kah pjesa e Stubllës së Ultë por që është në Remnik e që atëherë shtrihet deri tek Abaz Aga, pra familjes së Ekrem Abazit pra afër Stubllës së Ultë.

Prof. Nazif Laçi: A ka gjurmë të kësaj Kishe?

Demush Mehmeti: Po si gjurmë janë ende gurët, pastaj vijat si të murit...por duhet patur parasysh se populli nuk ia ka ditë rëndësinë gjërave historike, kështuqë nga aty kanë nxjerrë gurë dhe kanë shkatërruar vendet me rëndësi historike thuajse si çdokund nëpër Kosovë e troje shqiptare. Me këtë nuk dua të them se ka qenë ndonjë Kishë e madhe, por ka mund të jetë edhe ndonjë kapelë apo diç a ngjashme me te, faltore gjithsesi e krishter po. Këtë e mbështes në faktin se edhepse Remniku kishte Mejtep qysh vitin 1888 që kemi cekur, e më vonë prapë gjatë mbretërisë Serbo-Kroato-Slloveni viteve të 1930.,ta ku kanë mësuar edhe Godeni e Skiftaraj por për çudi në Remnik Xhami ende nuk kishte. Por edhe nëse shohim dhe analizojmë pak atëherë shohim se deri para luftës së fundit në Kosovë xhamiat kryesisht ishin të ndërtuara kah mbarimi i sundimit të Perandorisë Osmane. Nga del se këto pjesë shumica ishin siç i quajmë ne laraman apo kriptokatolik. Pse ndodhi kjo, meqë kur u tërhoq Turkia, me fillimin e ardhjës së Serbëve, filloi nostalgjia për Perandorinë Osmane, nga frika e sërbëve ata tanimë ndoshta po e them në thojëza e donin atë perandori, meqë unë vet e kam dëgjuar axhën tim duke lavërue kur recitonte kështu:

babë mor babë,

baba mbretë,

po na vjenë babë serbia apet,

po na vret e po na pret...”

Pra, nga zullumi që menjëherë ia nisi të bënte sërbia, shqiptarët filluan të kërkojnë mëshirën prapë nga Turqia edhepse i kishte sunduar me shekuj. Kjo i konvenoi serbisë që filloi të lejoi e t’iu ndihmoi të ndërtohen e hapën xhamia, mejdepe etj vetëm e vetëm për të thënë se ja këta janë mysliman e lindor dhe duhet të qohet që këtu, të shpërngulën, kështuqë më vonë e dimë se kanë ekzistuar marrëveshjet për shpërnguljen e popullit shqiptar nga trojet shqiptare ( me pretendime se ata janë turq) e që dy palëve iu konvenonte kjo si Serbisë ashtu edhe Turqisë por e gjitha në dëmë apo siç themi në kurriz të popullit shqiptar fatkeqësisht. Ka këtu edhe një element që shpeshherë me prof. Isak Ahmetin e diskutojmë, i them; Prof. çka ta merr mendja në kohën e martirizimeve të Stubllës (veçmas ato të vitit 1846-48) a u kanë Stublla më katolike se Remniku e Skifteraj?! Në kohën e Tanzimatit kur me dekret u dha liria fetare të shprehet publikisht në Perandorinë Osmane, atëherë Stublla e disa fshatra për rreth të mësuar nga atë Marojeviqi (prif i Letnicës) shprehën lirshëm besimin, dmth ata ishin gjithmonë në rrjedha dhe frymë perendimore e jo se Stublla ishte më katolike se Remniku e fshatra tjerë, por ishte më afër Letnicës që ishte gjithnjë në rrjedha të asaj se çka po ndodhë, prandaj edhe më të përgatitur të marrin një hap të tillë. Mirëpo përndjekja e tyre, apo më mirë të themi martirizimi i tyre frikësoi banorët e fshatrave të tjerë të marrin këtë hap të deklarimit publik të fesë së tyre cilën e mbanin dhe ruanin në shpirt e zemër, pra fenë katolike. Ky edhe qe qëllimi i përndjekjes së sa e sa familjeve nga Stublla, Binça, Vërnakolla, Terziaj (këto troje) etj....

“Shqiptarin nuk e kënaq asgjë tjetër, kudo të jetë ai, pos të qenit Shqiptar.”

Prof. Nazif Laçi: Z. Mehmeti, mua më bëri përshtypje pikërisht ajo që thatë; ndërtimi i xhamive kah fundi i mbarimit të sundimit të Perandorisë Osmane në troje tona dhe gjatë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene e cila përkrahu e mbështeti me të madhe ndërtimin e tyre. Nga kjo shihet e dalin dy qëllime apo dy objektiva të memorandumit serb. 1. Këtë popull me lënë të mirrët me fe e me xhamia, dhe 2. Para botës me akuzu Shqiptarët që ky popull ka kulturë e traditë orientale dhe se nuk i takon këtyre trojeve dhe mentaliteti. Që absolutisht kjo nuk kishte lidhje me kulturën shqiptare. Me këtë arriteshin dy efekte, efekti parë që popullin ta lë analfabet dhe efekti dytë është që ata ta përvetësojnë botën, këtu është fjala për fuqitë e mëdha Europiane, që të mendojnë se këta Shqiptarët janë oriental dhe fundamentalist fetar, që kjo fare nuk ka të bëjë me realitetin dhe të vërtetën.

Demush Mehmeti: Po ndërlidhëm unë këtu, kam lexuar Mejdi Frashëri diplomat i lartë i shqipërisë, në një libër të tij thot, po e parafryzoi; Mua të më pyesni të gjitha shqelmeve që na i ipte turqia ia pamë pasojat sepse ndërdija e krishtere evropiane e përkrahte Serbinë në raport me ne! Këtë e thoshte jo me urrejtje ndaj askujt por si një realitet, meqë pasojat e Perandorisë Osmane – Turke i pësuam e po i pësojmë ende. Këtë i revultuar e thot edhe Gj. Fishta. Mirëpo këtë gabim Europa e pa dhe për atë edhe ndërhyri ushtarakisht kundër Serbisë për ta shpëtuar popullin autokton shqiptar, dmth një e padrejt historike ndoshta sadopak u përmirësua vitin 1998/99. Ne shpeshherë dimë mu vetakuzua në momente të caktuar, mirëpo unë e them dhe ndihem krenar që jemi shqiptar, sepse vetëm ne kemi ditë dhe kemi mund të qëndrojmë apo shkurt me mbijetua në një rreth të këtill shembull në mjedis të sllavëve e jo sllav...kemi arritë me ruajt vitalitetin, me ruajt gjuhën, kulturën, traditën e lashtë. Pse e si? Pse, sepse populli shqiptarë si popull i lashtë me traditë iliro-dardane, duket se qëndresa në mënyrë gjenetike është bartë te ne. Edhepse kur populli shqiptar ishte analfabet, në kuptimin e shkrim-leximit, ishte shumë fisnik në pikëpamjen e përgatitjes shpirtërore dhe krenarisë kombëtare. Dhe nuk pati asnjë popull apo sundimtar që e theu, që ia theu atë krenarinë në te, atë bindjen në raport me vetveten që kishte. Dhe lidhje me këtë një shkrimtar shkruan; Populli shqiptar i dha botës shumë njerëz të mëdhenjë, shihet që vie nga një popull i madh, popull fisnik, popull i lashtë...sepse edhepse sot një popull numerikisht i vogël, por kishte mbetë nga një popull i madh – Ilirët. Shqiptarin nuk e kënaq asgjë tjetër, kudo të jetë ai, pos të qenit Shqiptar.

Prof. Nazif Laçi: Shqiptarët i mbajti gjenetike e tyre, bashkimi dhe ndenja e të qenit shqiptar?

Demush Mehmeti: Pikërisht kjo, sepse shini shembull Diogardi nga arbreshët e famshëm me krenari thot se është shqiptar, apo kongresment tjerë amerikan me prejardhje shqiptare, në mes amerikës me shekuj edhepse shembull ka jetuar me shekuj në Sicili apo kudo tjetër ka vetdijën shqiptare dhe at e mbanë dhe pranon me krenari sepse rrjedhin nga elita e kohës së Gjergj Kastriotit dhe elita është elitë për gjithë kohën. Pra, e them se jemi një popull me shpirtë elitare edhepse nuk jemi elitë në kuptimin e numërave. Po e them se neve i dhamë botës shumë të marrim shembull Perandorët Romak, Konstatinin e Madh, pastaj Shën Jeronimin, Shën Niketën, martirët e Ulpianës Flori dhe Lauri, një Gjegj Kastriot, pastaj shenjtëreshën e ditëve tona Nënë Tereza e sa e sa të medhenjë tjerë si shembull edhe të fesë myslimane më vonë siç ishin hartuesi i alfabetit turk Frashëri, apo drejtori i parë i universitetit turk hoxhë Tasini shqiptar, Ismail Qemaili, pastaj Ataturku presidenti i parë i Turqisë moderne shqiptar, themeluesi i Egjiptit modern mbreti Faruku etj etj. Pyetja po përse këtu nuk patëm njerëz të mëdhenjë? Po, normal sepse këtu na i prishën qerdhën sepse zogjve kur iu prishë qerdhën ata shpërndahen për të gjetur vendbanim tjetër.

“Anamorava apo Karadaku shquhen për mikëpritje dhe në veçanti për besën e dhënë...”

Marjan Sebaj Sopi: Po ndërhy këtu meqë folëm për njerëz të mëdhenjë, për personalitete që i dhamë kombit e botës, folëm për bashkëjetesë ndërvëllazërore pavarësisht besimeve, folëm për bashkëpunim, harmoninë e dashurinë e cila na ka mbajtur në jetë...Remniku në marrëdhënie me fqinjë? Me të tjerët?

Demush Mehmeti: Është normale se vende që janë më afër mes veti ndajnë të mirën e vështirësit s’bashku. Kështu shembull e dimë se Binça edhepse e banuar me popullatë shqiptare të besimit katolik më mirë kanë kaluar dhe kanë patur marrëdhënie të shkëlqyera historikisht me Smirën sesa me Stubllën cilët janë poashtu gjithë shqiptar të besimit të njejt si Binça dmth katolik por që gjeografikisht është më larg se Smira. Këtë dua të them, se edhepse Remniku dhe Skifteraj janë nip e dajë prapë kanë patur ndonjë herë ndonjë ngacmim, kurse shembull Remniku me fshatra tjerë asnjëherë nuk mbahet mend se ka pas probleme me ndonjë fshatë për rreth, aq më tepër shembull me Stubllën e Epërme gjithmonë marrëdhënie kanë qenë vërtet vëllazërore. Bile kur po mbahej orë letrare e “Takimet e don Mikel Tarabolluzit” dhe që më preku pak mua, jo në kuptimin negativ por më tepër atë shpirtërorë, disi më erdhi si inat, ku ndiejta pakës si zbrasti shembull kur gjithnjë e pandërpre cekej shembull; Stubëlla e Agim Ramadanit, Stubëlla e Idriz Seferit, mirë e pse jo Stubëlla e Hasan Remnikut sepse e dimë se as Hasan Remniku nuk është kanë pa Stubëll. Këtë desha të them se nuk ka mund të jetë Agim Ramadani shembull më shumë i Stubllës se sa Hasan Remniku. Hasan Ali Remniku ka pas bashkëpunim të shkëlqyer me Stubllas prandaj nuk duhet të bëhen përjashtime. Sa ka qenë i Remnikut po aq ka qenë edhe i Stubllës dhe Kosovës.

Prof. Nazif Laçi: Ju lutëm z. Mehmeti mos na mbetni borxh dhe na thuani diç më shumë për Hasan Remnikun?

Demush Mehmeti: Remniku njihet si fshat më kokëfortë, por në marrëdhënie me fshatrat tjerë asnjëherë nuk mbahet mend që ka pas ngatërresa serioze apo të ket patur marrëdhënie armiqësore me fshatra më të rinjë për rreth. Sa i përket Hasan Reminkut në librin TRATHTIA te Kapllan Resulit (i cili devijoi me vonë)  ku thot, shkruan se Hasan Alia-Remniku shkoi te prifti në Letnicë me të cilin kishin bashkëpunim të ngushtë, shkoi atje për të marrë vendim se si me i rënditur aktivitetet patriotike në mbrojë të vendit-atdheut kundër okupatorit dhe sipas romanit thuhet se një shërbëtorët (bullgar me prejardhje) e denoncoi takimin tek bullgarët në Viti, mirëpo pastaj kuptohet se autori i jep këtu shkrimit karakter romani-tregimi. Edhe mos të ket qenë pikërisht kështu drama e veprimit, atëherë doemos ka qenë drama e shpirtit që ka funksionuar ashtu. Më vonë në roman tutje thuhet se u rrethua Kisha ndërkaq Hasan Remniku vetëm kishte pas ecë, këtu thuhet se plagosët prifti, dhe më të dëgjuar për këtë rrethim Hasan Remniku u kthy menjëherë pasi i dëgjoi të shtënat e pushkëve duke i dalur zot priftit e Kishës. Unë vitin 2001 në një shkrim timin në Rilindje e kam thënë se; Hasan Alia Remniku kur erdhi në pyetje çështja kombëtare në pyetje nuk e veti priftin se i cilës fe je, por e veti cilës frymë i takon por edhe prifti i cili nuk e përkrah armën por paqën, por kur është në pyetje atdheu atëherë edhe prifti kapi pushkën.”

Prof. Nazif Laçi: Dua t’i them edhe unë disa fjalë këtu për figurën e shquar atdhetare të Hasan Remnikut meqë si historian jam marrë me këtë personalitet. Hasan Ali – Remniku ishte një kaçak shumë i shquar ku kemi çerdhën e kaçakëve në bjeshkët tona gjegjësisht në Kopilaçë që në një mënyrë ishte edhe foleja e kaçakëve. Kështuqë edhe Kongresi i Tretë i Ballit Kombëtar u mbajtë pikërisht në Kopilaçë dhe prej atij Kongresi meqë u panë kah po shkojnë gjërat ata për të shpëtuar edhe u ndanë kaçakët, dhe pjesa dërmuese e tyre u nis për Greqi nga e morën botën në sy. Ndërsa prej këtyre u veçuan Hasan Alia – Remniku dhe Ahmet Demiri cilët nuk u pajtuan të dalin në ilegale por të qëndrojnë dhe vazhdojnë betejën për mbrojtjën e trojeve shqiptare kështuqë Hasan Ali Remniku është kaçaku i fundit në rrafshin Kombëtar i cili qëndroi deri në vitin 1951.

Prof. Nazif Laçi: Pyetja ime do të ishte kështu, sepse kjo është meritë edhe e Remikasëve dhe fshatërva për rreth sepse, të mbash një njeri prej viteve 1945 e deri 1951., nuk ishte lehtë; mirëpo, cilat elemente do i veçoje nga jeta e tij?

Demush Mehmeti: Këtu dëshiroi të jam modest, pikërisht këtë desha të them se sa për Hasan Ali Remikun vet, shembull ai do të zihej me disa herë, mirëpo pikërisht virtytet e larta të burrave të këtyre anëve atë e mbrojtën. Dhe një element shumë me rëndësi që e kam thënë për Hasan Remnikun viteve të 90-ta e që po e them edhe tani: Anamorava apo Karadaku shquhen për mikëpritje dhe në veçanti për besën e dhënë, pra për besë. Në bazë të çkafit e them këtë, apo cilat janë provat nga nxjerrë unë këtë konstatim. Shembull Mulla Idriz Gjilani ruhej me vite nga një familje e vetme, Gjon Sereçi ik e del këndej kah anët tona, pastaj atdhetari Idriz Seferi vdes në shtrat që nuk ka ndodhë me atdhetarët e patriotët tjerë, e pse ndodhë kjo? Sepse, këta personaliteti i ruante populli, i ruante ana e jonë, i ruante këta atdhetar duke ditur vlerën e tyre. Kështuqë askurrë nuk ndodhi që t’i shpiunoi kush. Numëri i atyre që strehonte Hasan Ali Remnikun ishte tejet i madh, kështu ai strehohej pa frikë herë në Remnik, herë Lubishtë, herë në Livoç i Epër dhe i ultë, herë në Smirë e kështu me radh...Prandaj, e them se gjithë ky teren, ky shpirtë arsimor, ky shpirtë patriotik i krejt këtij populli ngjizët në Hasan Ali Remnikun te pushka, ngjizët te mësuesi Engjëll Zefi nga Stublla, ngjizët te don Mikeli i arsimit. Por mua më duket disi sikur i frikohemi të vërtetës, ta themi të vërtetën ashtu siç është. Ja shembull kemi shkollat e para shqipe në Kosovë atë të Stubllës e më vonë të Pozheranit, pse mos të krenohemi me to. Pastaj, nuk po hy në gjëra që nuk më takojnë mua ti them, por sidoqoftë duhet të pranojmë se romanin e parë në Kosovë e shkroi Sinan Hasani nga Pozherani. Pse ne të lidhëm për emërin, të lidhemi për veprën, sepse e dimë se dikur shembull “Formulla e Pagëzimit” nuk luante ndonjë rol në komunizëm bile ishte e ndaluar të mësohet apo thuhet diç rreth saj, por si dokument shqip ka pas peshë, ka pas peshën e saj të madhe dhe shumë të rëndësishme. Ky popull i këtyre anëve është arsimues, atdhetar, besnik e jo euforik...Neve kemi mbijetuar duke e ruajt besën, duke ruajtur vëllau vëllaun pavarësisht cilës i fe i ka takuar dhe nga cila pjesë e trojeve shqiptare është.

Prof. Nazif Laçi: Diç më tepër rreth familjes Hasan Ali Remnikut?

Demush Mehmeti: Po sipas disa të dhënave dhe gojëdhënave, thuhet se familja e Hasan Alisë është shpërngulur nga Cërnica duku vitin 1913 në Remnik. Remnikasit i kanë pranuar menjëherë mirë meqë e njihnin këtë familje si familje të afërt dhe atdhedashëse. Hasan Remniku u lindë vitin 1910., dhe rrithte (vinte) nga një familje e thjeshtë fshatare, por shumë bujare dhe familje e besës. Ai mbet bonjak qysh në moshë fëmijërore dhe ate e rritë gjyshja e tij me sakrifica të mëdha kuptohet.

Me rastin e 60 vjetorit të rënies së tij heroike është promovuar edhe monografia e Hasan Ali Remnikut nga autori Ramadan Asllani; “Hasan Ali –Remniku veprimtar i Shqipërisë Etnike” ku mund të gjeni më tepër informata për jetën dhe veprimtarinë e tij patriotike. Mirëpo, për jetën dhe veprimtarinë e tij patriotike nuk mjafton kurrë të folët apo të shkruhet dhe gjithmonë ka se çka të thuhet.

Familja e Hasan Reminkut është nga familja Çollak, (nënkryetari aktual i Komunës Vitisë z. Hasan Alia është nip i tij), mbiemëri Hasan Aliu, pra Aliu është emëri i babës tij, dikur mbiemëri i tij ka qenë Ramadani apo më herët edhe Sylejmani, por shkaku i veprimtarisë së tij edhe në dokumente gjyqësore e quanin me mbiemërin e fshatit pra Hasan Ali Remniku. Flitët siç cekëm edhe më lartë se kanë ardhë nga Cërnica në Remnik e shpjegojnë sipas një legjende ashtu ta quajmë edhe shkakun e shpërnguljes së tyre nga Cërnica. Me gjasë gjarëpëri iu paska pas helmuar gjumështin dhe se nga ky helm paskanë pas vdekur shumë antarë të familjes dhe këta të mbijetuarit në shenjë zie dhe pikëllimi familjar e paskan pas brektisë fshatin Cërnicë dhe janë vendosë në Remnik. Siç e cekëm Hasan Remniku është i rritur jetim, pa babë, e rriti lokja e tij, lokja që ishte e Seferëve. Hasan Remniku, ishte i martuar me Naziren nga Lubishta, dhe në jetën martesore u linden tre fëmijë: Naziren, Nurien dhe Aliun (1942).

Në kohën e okuptimit të Luftës Dytë botërore, dhe mos të harrojmë se në Remnik në të njëjtën kohë jetonin dy Hasana, Hasan Alia dhe Hasan Agushi, ky i takon familjes Çullakëve dhe që të dy rritë jetima. Bile populli e dante me shprehjet Hasani i bardhë dhe Hasani i zi, Hasani i zi është Hasan Alia Remniku. Gjatë jetës së Hasen Alisë qysh duke ja filluar nga Bullgarët e pastaj Sërbët bënin zullum të madh në popull, e duke parë këtë trysni, tortura të papara në popull, duke parë se populli nuk kishte se çka me ngrën, atëherë Hasan Alia me atdhetarët e tjerë si Hysen Tërpeza e të tjerë organizohen për t’i dalur popullit në ndihmë. Shkaku i veprimtarisë tij të bujshme për bashkimin e trojeve shqiptare ku vetëm të bashkuar e shihte rrugëdaljen dhe pasi u ngushtua rrethi i veprimtarëve të Ballit Kombëtar diku në tentim të braktisjes së vendlindjes për të dal në shqipëri, ai me disa bashkëluftuar tjerë të idealit bie në pritë, Hasan Remniku me shokë, u likuidua në “Pritën në Bistricë” .

Hasan Remniku e nisë me 6 tetor 1951, për të kaluar kufirin por që në mes të natës së 9/10 tetorit bie në të ashtuquajturën “Pritën në Bistricë”. Kështu pra, Hasan Aliu së bashku me disa nga bashkëluftëtarët e tij vritët në afërsi të Prizrenit gjatë kalimit të kufirit shqiptaro – shqiptar në vitin 1951.

Është me rëndësi se Hasan Remiku ishte trim i pashoq, ishte burr human dhe mbi të gjitha atdhedashës i paepur. Këtu asesi nuk guxojmë të harrojmë edhe kontributin e bashkëluftëtarëve të Hasan Alisë, gjatë jetë së tij po edhe pas vdekjes u malltretuan shumë persona, shumë njerëz të cilët u akuzuan me pretekst se kishin strehuar, mbrojtë dhe ndihmuar në veprimtari Hasan Ali Remnikun, kështuqë sipas disa dokumenteve që janë në arkivin e Kosovës thuhet se për një kohë shumë të shkurtër janë marrë mbi 41 veta dhe të cilët janë dënuar në Gjilan nga politika sebro sllave, pra dënuar së bashku me mbi 600 vite burg, kurse tre nga ta u dënuan me vdekje.

Dhe për gjithë veprimtarinë e tij të bujshme, veprimtari politiko e luftarake, heroizmin e treguar, atdhedashurinë..., presidenca e Republikës së Kosovës ia ndanë mirënjohjen post mortum, dmth e dekoron me medalën e “Urdhëri i lirisë” për kontributin e tij të lartë për lirinë e Kosovës.

Shtëpia (muze) e Hasan Ali Remnikut në Reminik

Prof. Nazif Laçi: Krejt në fund një pyetje; Meqë cekët se Hasan Alia kishte bashkëluftëtar, a ju kujtohet ndonjë emër nga ta?

Demush Mehmeti: Shihni Anamorava apo Karadaku ka qenë qerdhe e patriotizmit, në çdo periudhë ka pas dhe ka dhënë njerëz të mëdhenjë të penës dhe pushkës, sa i përket pyetjes konkrete, po miqë të Hasan Ali Remnikut ishin Hysen Tërpeza, Ramiz Cërnica, Mustafë Koka, Afrim Syla (Remnik), Agush Hetemi, Sylë Arifi, Daut Kepa (Livoç), Zemë Lubishta, Ahmeti Demirit, Hysen Pira, Shani Kaja, Dodë Dodaj (nga Binça), Hasan Kabashi, më herët Maliq Vërnakolla, Ivë Sellari, (Ivë Vërnakolla), Idriz Seferi nga tribunët tanë...e sa e sa dëshmorë e heronjë thanë këto pjesë të Anamoravës apo Karadakut në mbrojtje të trojeve tona dhe me idalin e bashkimit të gjitha trojeve shqiptare. Dhe e them edhe sot, edhepse kemi halle e derte mjaftë, edhepse kemi probleme të mëdha ekonomiko-sociale, varfëri...,neve akurrë nuk guxojmë të ndalemi nga ideali i të parëve tanë, nga ideja dhe dëshira shumëshekullore, pra bashkimi i trojeve shqiptare. Rrugën tanimë e kemi të trasuar dhe të mësuar nga gjithë këta njerëz e sa e sa të tjerët se si duhet punuar dhe se si duhet flijuar për Bashkimin e trojeve shqiptare. Prandaj, të jemi kompakt, të jemi të gjithë të bashkuar, të jemi solidar siç kemi dijtë të jemi edhe në kohëra më të vështira, të jemi mes veti at çka edhe jemi vëllezër e motra të një gjaku, të një kulture, tradite, të një gjuhe...të jemi një në gjithçka për të mirë dhe në dobi të qënies tonë shqiptare.

Marjan Sebaj Sopi: Këtë intervistë të shkëlqyer e fillova me fjalët e pratirotit të njohur, publicistit dhe shkrimtarit të madh Hoxhë Zekerija Idrizit, imam në Berlin mbi jetën dhe veprimtarinë e punëtorit të dalluar z. Demush Mehmeti, dhe po shfrytëzoi rastin dhe pikërisht me fjalët e Hoxhës të nderuar edhe po mbyllë këtë intervistë shumë interesante dhe të dobishme për gjithë ne, me porosi të hapura dhe të kjarta për shoqërinë tonë në përgjithësi; pra, z. Demush Mehmeti, edhe pse ju njohim si njeri modest, unë do përfundoi këtë bisedë me fjalët e të madhit (tezakut Tuaj) e vëllaut tonë hoxhë Zekerija Idrizit i cili shkroi, por edhe unë marrë guxim të them po të njëjtat fjalë, pra ai e unë them: Thjesht nuk mund t`i shpërfaq me laps gjitha ndjenjat e mija më sublime që kisha me Demushin, ato ngelin thesar shpirti, margaritarë zemre përjetësisht...

Demush Mehmeti: Zotëri Marjan Sopi dhe z. Nazif Laçi ju faleminderit përzemërsisht që gjetët kohë dhe bërëm këtë intervistë apo bisedë vërtetë vëllazërore për t’i qitur në dritë disa gjëra. Prandaj, juve ju faleminderit, falënderoi dhe përshëndes të gjithë lexuesit dhe i porosisë, punoni për atdheun, për bashkimin kombëtar, sepse jo rastësisht thuhet; Bashkimi bënë fuqinë! Zoti e bekoftë popullin tonë.

Intervistoi: Marjan Sebaj Sopi dhe Prof. Nazif Laçi, historian

Bisedë shumë e këndshme me veprimtarin dhe poetin z. Demush Mehmeti (në mes) z. Nazif Laçi, historian (në t djathtë) dhe Marjan Sebaj Sopi (në të majtë) në ambientet e “Mediteran shoping Centar” Viti’2016



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: