Kolë Krasniqi: Terrorizmi Islamik (I)
| E Shtune, 26.03.2016, 08:10 PM |

TERRORIZMI ISLAMIK

NGA DR. SC. KOLË KRASNIQI

1. Kontekstet mbi ekzistencën e terrorizmit islamik

A ekziston terrorizmi islamik? A janë të bazuara lëvizjet e ndryshme terroriste në ideologjinë fetare islamike? A është feja islame, një fe e dhunës dhe e terrorit? Këto dhe pyetje të ngjashme kishin filluar të parashtroheshin që nga koha kur grupi i studentëve militantë iranianë kishte sulmuar dhe 14 muaj e mbajti të pushtuar Ambasadën Amerikane në Teheran 305. Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të ndryshme dhe varen kryesisht nga orientimi ideologjik i autorëve. Në këtë kontekst, politikanët dhe intelektualët e ndryshëm myslimanë e kanë parashtruar edhe idenë e një diskuti-

mi të përbashkët lidhur me raportin e fesë islame me terrorizmin. Sipas tyre, konstatimi i njëanshëm i ekzistimit të terrorizmit islamik, ashtu si praktikohet nga disa ideologë perëndimorë, për botën islame është jo vetëm i papranuar, por edhe i tepruar, tendencioz dhe fyes. Nga ana tjetër, autorët e ndryshëm perëndimorë e sidomos ata izraelitë, me shkrimet dhe diskutimet e tyre të shumta, janë përpjekur ta „argumentojnë” lidhjen e terrorizmit me kulturën dhe fenë islame. Në këtë drejtim ata duke ofruar edhe shembuj të ndryshëm praktikë, kanë konstatuar se çdo politikë e bazuar në ideologjinë fetare islamike detyrimisht do të rezultojë me dhunë fizike dhe terror.

Këtu nuk synoj të polemizoj me asnjërin nga këto qëndrime të polarizuara, por si përgjigje ndaj tyre ofroj një „shkrim të shenjtë”, të profetit më të madh islam të shekullit XX, Ajatollah Ruhollah Homeini. Ky shkrim i titulluar „Feja islame nuk është religjion për pacifistë”, ishte botuar në revistën “Kaschf al – Asrar” (Çelësi i Fshehtësirave) në vitin 1942 në Qom dhe ishte ribotuar më 1980 dhe më 1983 në Teheran.

Si në shkencën, ashtu edhe në praktikën bashkëkohore kriminalistike mbretëron bindja se disa grupe dhe organizata terroriste janë të bazuara në ideologjinë fetare islamike dhe veprojnë në emër të dogmave fetare të saja. Kjo mund të argumentohet edhe me faktin se mekanizmat e tillë terroristë, jo vetëm themelimin, por edhe arsyetimin e veprave të tyre kriminale, e bëjnë kryesisht duke interpretuar mësimet e ndryshme të Kuranit. Me gjithë argumentet e ofruara, këto „bindje perëndimore”, refuzohen kategorikisht nga politikanët dhe shkencëtarët e botës islame. Në këtë kontekst, ata parashtrojnë edhe pyetjen: „Përse atëherë në botën perëndimore nuk përdoret nocioni „terrorizëm katolik“ kur është fjala për „Armatën Republikane Irlandeze“ ose për disa organizata të tjera terroriste, që veprojnë në Amerikën Latine, të cilat kanë anëtarësi të pastër katolike dhe vrasin ekskluzivisht qytetarë të përkatësive të tjera fetare?!

Këtu përgjigjja është e qartë: jo vetëm Armata Republikane Irlandeze ose Shtegu i Ndriçuar në Peru, por asnjë organizatë tjetër terroriste, me anëtarësi të pastër katolike, nuk vepron në emër të katolicizmit! Ato janë organizata terroriste, të cilat veprojnë në bazë të ideologjive të ndryshme politike, e jo fetare të cilat e zbatojnë dhunën terroriste si mjet strategjik për arritjen e qëllimeve të caktuara politike ose nacionale! Në këtë drejtim qëllimi i Armatës Republikane Irlandeze, ishte ribashkimi i Irlandës, ndërsa ai i Shtegut të Ndriçuar, është ndërrimi i sistemit shtetëror kapitalist në Peru, në një sistem socialist.

Me gjithë këto qëllime, organizatat e ndryshme terroriste islamike si, p.sh., Xhihadi Islamik (Përpjekja Islamike), Hezb - Allah (Partia e Allahut), HAMAS (Lëvizja e Kryengritjes Islamike), etj., i rekrutojnë anëtarët e tyre jo në emër të çështjes së tyre nacionale, por në emër të fesë islame. Udhëheqësit e këtyre organizatave terroriste janë kryesisht edhe udhëheqës fetarë, të cilët duke

e akuzuar dhe fajësuar botën perëndimore për çdo gjë të keqe që ekziston në botën islame, e propagandojnë edhe qëllimin e tyre të fundit „përhapjen e fesë islame në tërë botën, në rast nevoje edhe me luftë”!

Opinioni botëror duhet ta ketë të qartë se okupuesit islamikë nuk kanë asgjë të përbashkët me okupuesit e tjerë joislamikë.

Këta të fundit, dëshirojnë ta okupojnë botën vetëm me qëllim të shkatërrimit të fesë islame, e cila realisht u shërben interesave të njerëzimit.... okupuesit joislamë, nëpërmjet pushtimit të botës dëshirojnë përhapjen e padrejtësive të liga, me qëllim të shfrytëzimit të lirë të epsheve të tyre jonormale seksuale. Ndërkaq, Islami dëshiron ta okupojë botën me një qëllim krejtësisht tjetër. Qëllim i Islamit është përhapja e vlerave të vërteta shpirtërore dhe krijimi i një drejtësie të tillë njerëzore, në të cilën do të përgatitet rruga për ardhjen e pushtetit të vërtetë të Allahut... Pra lufta e shenjtë ilamike është një luftë kundër të pafeve, është një luftë kundër perverzioneve seksuale, është një luftë kundër shfrytëzimit të njeriut dhe kundër

shkeljes së të drejtave dhe vlerave morale të tij, etj.

Opinioni botëror duhet ta dijë gjithashtu se të gjitha vendet, të cilat ende nuk janë okupuar nga islami, janë të zgjedhura për dritën e përjetshme, e cila do ta ndriçojë jetën e popujve të tyre me ligjet e Allahut.... Ata që nuk kanë kuptuar gjë nga Islami, thonë se feja islame predikon paqen. Mirëpo, ata janë frikacakë! Feja islame thotë: „Vritni të pafetë, ashtu si do t’ju kishin vrarë ata juve“. ...Feja islame thotë: „Çdo gjë që është e mirë ekziston vetëm përmes shpatës dhe hijes së saj.

Njerëzit, vetëm me përdorimin e shpatës, mund t’i bësh të dëgjueshëm. Shpata është çelësi i xhehenetit, pa të cilën nuk mund të zhvillohet Xhihadi. Më gjerësisht: Amir Tacheri, Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Aus dem Englischen von Agnes Beck, München 1993, f. 329 - 331.

Si lëvizje, organizata ose grupe terroriste islamike nuk duhet kuptuar të gjitha lëvizjet, organizatat ose grupet terroriste me anëtarësi të pastër myslimane, por vetëm ato që janë të organizuara dhe që veprojnë në emër të „interpretimeve të ndryshme të mësimeve të Islamit”. Të gjithë këta subjekt terrorist islamikë, duhen dalluar qartë nga organizatat, grupet dhe lëvizjet e ndryshme militante që veprojnë edhe në vetë botën islame. Kriteri themelor për dallimin e tyre është qëllimi politik. Në bazë të këtij qëllimi mund të thuhet se Partia Komuniste e Kurdistanit, me gjithë faktin se ka një anëtarësi relativisht të pastër islame, nuk konsiderohet si organizatë islamike, por si lëvizje nacionale, e cila është e organizuar dhe vepron në bazë të ideologjisë komuniste me qëllim të çlirimit dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kurdistanit. I njëjti parim vlen edhe për Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Askush në botën perëndimore, madje as Izraeli zyrtar, asnjëherë deri tash nuk e ka trajtuar Organizatën për Çlirimin e Palestinës si organizatë islamike, jo nga fakti se shumë udhëheqës të saj, respektivisht shumë udhëheqës eminentë të organizatave dhe grupeve të ndryshme terroriste që veprojnë në kuadër të saj (si, p.sh., Dr. Georg Habash, kryetar i Frontit Popullor Palestinez, Gjeneral Dr.Vadi Hadad, kryetar i Komandos Direkte të Frontit Popullor Palestinez, Fuad Shemaili themelues i Shtatorit të Zi, etj.) ishin të krishterë, por nga fakti se qëllimi politik i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, kishte të bënte me zgjidhjen e çështjes kombëtare arabe, përkatësisht asaj palestineze.

2. Rrënjët e terrorizmit islamik

Me qëllim që të kuptohet më mirë rreziku që paraqet terrorizmi islamik për botën joislamike dhe rendin juridik ndërkombëtar, së pari duhen sqaruar rrënjët historike të urrejtjes ekstremiste islamike ndaj botës perëndimore. Shumë pak qytetarë të Evropës janë të informuar lidhur me ngjarjet vendimtare që kanë ndikuar në tensionimin e përhershëm të raporteve në mes botës islame dhe asaj

perëndimore.

Në vitin 630, profeti Muhamet përmes propagandimit të një besimi luftarak, kishte arritur t’i bashkonte fiset e ndryshme arabe në një popull, i cili me fjalën e Allahut do ta vendoste pushtetin e vet islamik në tërë botën. Në bazë të një propagande të tillë, profeti Muhamet dhe pasardhësit e tij, vetëm brenda një shekulli kishin arritur t’i bënin arabët e islamizuar sundues të një perandorie të madhe, e cila shtrihej në tërë territorin e Lindjes së Afërt, Persi, Indi, Afrikën Veriore dhe në Azinë Jugore. Më vonë ishte pushtuar edhe Italia Jugore dhe Spanja, nga kishte filluar edhe marshimi nëpërmes Pirinejeve në drejtim të Francës. Sikur në vitin 732, afër Poitiers, e cila gjendet vetëm 200 kilometra larg Parisit, të mos kishte arritur

Karl Martell t’i shpartallonte forcat arabe, tash me siguri që e tërë Evropa do të ishte një kontinent mysliman. Kjo ngjarje historike e harruar në Evropë, është pjesë elementare e kulturës myslimane, e cila asnjëherë deri tash nuk është shlyer nga kujtesa.

Pas kësaj disfate, në kulturën ekstremiste islamike është evidentuar edhe viti 905 si vit i luftës për mbrojtjen e „tokave myslimane“, në mesin e të tjerave edhe Izraelit, Spanjës dhe Italisë Jugore (të pushtuara më parë), nga sulmet e forcave të krishtera. Në këtë kohë te rrezikut permanent dhe disfatave të shumta arabe, bota islamike kishte qenë në kërkim të gjetjes së një udhëheqësi të ri, të një Kalifi të aftë, i cili do të ishte në gjendje t’i korrigjonte gabimet historike ndaj botës islame dhe kësaj t’i jepte një forcë të re me të cilën do të riktheheshin tokat e humbura dhe do të pushtohej Evropa. Kështu, që nga ajo kohë e deri më tash, ideologjia radikale islamike në të gjitha periudhat e ngritjeve të shteteve të ndryshme myslimane, e kishte aktualizuar ëndrrën për pushtimin e Evropës. Në bazë të një ëndrre të tillë, në vitin 1638 në drejtim të Evropës kishin marshuar edhe forcat turke. Në kulturën ekstremiste të qarqeve të ndryshme islamike, kjo ngjarje është shënuar si depërtim i dytë i forcave myslimane në Evropë.

Shkatërrimi i Perandorisë Osmane, që kishte filluar paralelisht me ngritjen e fuqive të ndryshme evropiane, për kulturën ekstremiste islamike ishte shumë i mundimshëm. Në vitin 1798, Napoleoni pa ndonjë vështirësi usharake kishte arritur pushtimin e tërë Egjiptit. Në vitin 1830, Algjeria ishte shndërruar në koloni të Francës, ndërsa Anglia i kishte vendosur nën kontroll të gjitha ujërat detare në Lindje të Afërt dhe bregdetin arab. Kështu, vetëm brenda disa dekadave, shtetet e krishtera, si Italia, Franca dhe Britania e Madhe, kishin arritur pushtimin dhe ndarjen e tërë rajonit të Gjirit Persik dhe Afrikës Veriore. Në këtë mënyrë ishin pushtuar dhe ndarë edhe shumë pjesë të Perandorisë Osmane. Të gjitha këto territore të okupuara arabe, përkatësisht myslimane, ishin vendosur nën administrimin e shteteve të ndryshme evropiane, me ndihmën e udhëheqësve të ndryshëm lokalë myslimanë, të cilët që nga ajo kohë kishin filluar të shpërblehen me tituj tradicionalë evropianë, si „mbretër“ ose „princa“. Këta udhëheqës të rinj myslimanë, falë statusit të tyre të privilegjuar shumë shpejt kishin arritur të pasurohen. Sidomos pas zbulimit të naftës, pasuria e tyre kishte arritur përmasa përrallore.

Edhe më vonë, kur ishin krijuar mundësi të tjera të vendosjes, kjo klasë e pasur dhe sunduese myslimane, kishte vazhduar bashkëpunimin e vet me botën perëndimore.

Në këtë mënyrë vazhdimisht ishin krijuar forma dhe mundësi të reja për vazhdimin e influencës së gjithanshme të botës perëndimore mbi atë islame.

Shtetet e banuara me popullsi myslimane

- Prej numrit të përgjithshëm të popullsisë myslimane (1.2 miliardë), Indonezia është shteti me numrin më të madh në botë, me 188 milionë banorë myslimanë. Pas saj vjen India me 142, Pakistani 141, Bangladeshi 120, Turqia 70, Irani 66, Nigeria 61, Egjipti 57, Algjeria 31, Etiopia 30, Maroku 29, Afganistani 28, Iraku 23, Sudani 23, Arabia Saudite 22 milionë banorë, etj. Shumica e besimtarëve myslimanë i takojnë ritit fetar Sunit, ndërsa Shiitët janë shumicë vetëm në Irak dhe Iran.

- Numri më i madh i popullsisë myslimane në Evropë, është në Rusi, ku jetojnë rreth 19 milionë myslimanë. Ndërsa shteti me shumicën më të madhe të popullsisë myslimane në Evropë është Kosova me rreth 85 %, pastaj Shqipëria me rreth 65%, Bosnja dhe Hercegovina me 40% dhe Maqedonia me 25%.

- Në Bashkimin Evropian jetojnë rreth 10 milionë myslimanë. Prej tyre në Francë jetojnë rreth pesë milionë, në Britani të Madhe rreth 1.6 milionë, në Gjermani rreth 3.2 milionë (kryesisht turq, 2.1 milion), etj .

Pas një të kaluare të tillë historike, në të cilën kishte humbje dhe fitore, e sidomos pas vendosjes së protektorateve evropiane mbi shtetet e ndryshme myslimane, në tërë botën myslimane ishin paraqitur dy rryma politike, të cilat propagandonin kundër gjendjes së mjerë dhe poshtëruese në të cilën ishte katandisur populli arab dhe përgjithësisht ai mysliman:

- Rryma e parë e përfaqësonte idenë e nacionalizmit panarab dhe propagandonte bashkimin e të gjithë popujve arabë në një shtet të ri dhe modern. Kjo ide ishte propaganduar sidomos nga ish-kryetari i Egjiptit Naser dhe nga disa qarqe zyrtare siriane dhe irakiane.

- Rryma e dytë ishte propaganduar nga Vëllazërimi Mysliman dhe disa organizata të tjera fundamentaliste islamike, të cilat e kishin refuzuar idenë panarabe madje edhe duke i akuzuar përfaqësuesit e saj si heretikë dhe në vend të saj kishin propaganduar mitin dhe ëndrrat e vjetra myslimane për bashkimin e të gjitha tokave të tyre në një shtet, i cili do të organizohet sipas parimeve fetare.

Këto rryma politike në të gjitha shtetet myslimane kishin filluar të zhvillonin një propagandë të fuqishme kundër familjeve mbretërore arabe dhe shahut të Iranit, të cilat akuzoheshin për ligësi e tradhti kombëtare dhe fetare. Pastaj fajësoheshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e ndryshme evropiane për përçarjen e botës myslimane me qëllim të varfërimit, ndarjes politike, shkatërrimit kulturor dhe përgjithësisht poshtërimit të tyre. Me qëllim të mënjanimit të një gjendjeje të tillë, sipas rregullave të xhihadit (të propaganduara sidomos nga “Vëllazërimi Mysliman”, së pari duhet goditur armiku i afërt, në këtë rast familjet mbretërore arabe e pastaj katili i largët). Nga këto parime kudo në botën myslimane kishin filluar aksionet terroriste kundër pushteteve mbretërore, të cilat në disa raste si Egjipt, Irak, Siri, Libi dhe Iran kishin marrë përmasa të revolucioneve që kishin sjellë ndërrimin e pushteteve mbretërore properëndimore me regjime të ndryshme ushtarake dhe diktatoriale.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: