Bajram Çeliku: Lufta për çlirimin e Kërçovës
| E Marte, 22.03.2016, 08:55 PM |

LUFTA HEROIKE BALLË PËR BALLË

PËR ÇLIRIMIN E KËRÇOVËS

(Rënia historike e Rramazan Mislimit - DAUTI).

NGA BAJRAM ÇELIKU - BALI

Historinë të shtrembëruar, na e shkruajtën okupatorët, të vërtetën e gjen vetëm në popull. Këto fjalë, shpesh m’i thoshte gjyshi im Emin Çeliku, përderisa e shoqëroja një natë vjeshte në një kolibë, te vatha ku mbanim delet, për të plehëruar arën te Dardha Gorricë, aty pranë Përronit të Xhetit dhe Jasakëve të Tike, aty pranë fshatit Cërvicë. Po si ashtu, ore gjysh? – ia pritsha unë. Ai  më shikonte thellë në sy, duke u munduar të më shpjegojë, që edhe unë të kuptoj, atë që më tregonte ai me perpikëshmëri historike.

Okupatorët, tregonte ai: shqiptarët i paraqisnin si njerëz të egër, po sikur ujku, e në të vërtetë ujqër ishin ato, që luanin rolin e ujkut delengrënës. Po si mundet, o nip i dashur, të paraqesësh ujk atë që mbron trojet e veta Etnike, sikur ne sonte këtu, që e ruajmë vathën me delet me të cilat plehërojmë arën tonë, prej së cilës presim të na japi drithin, me të cilin do të bëjmë miell, për të ngrënë të gjithë ne, në shtëpi?... Ujqër të vërtetë ishin ato që sulmonin e pushtonin trojet tona Etnike, por gjithmonë aty ishin jo të mirëseardhur... Dikur, pas një kohe i priste shpata famëmadhe e Skënderbeut, e më vonë edhe pushka e Bajrm Currit, si kjo e imja - mauzerri, të cilën e mbante te kolibja e vathës, për t’u mbrojtur nga egërsirat që synonin të rrëmbejnë delet e rrethuara me trina prej druri dhe të përforcuara me hunj të fortë gradhi prej dushku. Aty afër, nën Dardhën Gorricë, bënin roje qeni besnik Murgu, një qen i sojit të Sharrit, dhe Loshi me qime të verdha e të gjata. Të dy këto trima sypatrembur, për çdo ditë, shoqëronin bagëtinë mes maleve, kudo që kulloste ajo malit e fushës, por bënin roje edhe gjatë tërë natës.

Pasi i futëm delet në vathë, dhe gjyshi ua mbylli derën që të mos dalin më jashtë deri sa të agojë dita e nesërme, e luta gjyshin që kësaj nate edhe unë ta shoqëroja te kolibja. Më tha, se: së pari duhet të kërkoj leje nga nëna ime dhe nga gjyshja, që ndodheshin në shtëpi, e pastaj, ia bëjmë disi kësaj pune. Meqë, shtëpia jonë nuk ishte shumë larg nga Lugu i Ymerit, vrapova shpejt deri në shtëpi, dhe e luta nënën dhe gjyshen, që të më japin leje, natën ta kaloja te kolibja e gjyshit (vatha), atje te ara e Dardhës Gorricë. Pasi mora leje, me vrap shkova te gjyshi dhe i tregova, se: e kam lejen që sonte të bëhem mysafiri i tij, rrëzë malit. Pak kohë para se të më merrte gjumi, në koliben e gjyshit, e luta që të më tregonte, një nga ato rrëfimet e tij interesante për ndonjë trim nga rrethi i Kërçovës. Ai së pari buzëqeshi nën mustaqe, dhe pasi vërejti se, me të vërtetë, i preferoja rrëfimet e tija, për trimëritë e burrave shqiptar, më mori në prehër të tij, dhe u bë gati për të rrëfyer histori, e unë ia ngula sytë, duke pritur që të fillojë rrëfimin.

Sikur ne sonte, që ruajmë delet nga ujqit delengrënës, edhe stërgjyshërit tonë dikur, kanë mbrojtur trojet tona Etnike Shqiptare, ia filloi rrëfimit gjyshi im krenar. Dikur moti, për t’u mbrojtur nga armiqtë e jashtëm e të brandshëm, tregonte ai, të parët tanë kanë përdorur shtizën e shpatën, më vonë edhe ato të zjarrit, sikur kjo pushka ime - mauzerri, që e mbante aty pranë. Për shumë nga këto ndodhi, ka shkruajtur edhe historia, por unë sonte do të të rrëfej për një ngjarje gjatë Luftës së Dytë Botërore, e zhvilluar në Kërçovë, në mes të forcave partizane, në përbërje nga serb, malazezë, maqedonas e të tjerë, dhe forcave të Ballit Kombëtar, në përbërje nga shqiptarët e rrethinës Kërçovës. Ajo luftë, rrëfente gjyshi njihet si Lufta Ballë për Ballë. Ose, Lufta për çlirimin e Kërçovës, si që e pagëzuan disa të tjerë burra. Ushtrinë e Ballit Kombëtar e udhëhiqnin, Ramazan Mislimi (Dauti), nga fshati Cërvicë, dhe Habib Kaleshi.

Forca të mëdha partizane në përbërje me serb, malazez, maqedonas e të tjerë, tregonte gjyshi, ishin vendosur në Kala të Kërçovës, dhe kishin shpallë se Kërçova ka ra në dorë të partizanëve. E kishin shfrytëzuar rastin, kur Mefaili i Vogël me forcat e veta të Ballit Kombëtarë, i kishte shkuar në ndihmë Xhemë Hasa Gostivarit, për të azgjësuar forcat partizane në ato anë. Komandantët e Ballit Kombëtarë nga Kërçova, në udhëheqje të Ramazan Mislimit (Dauti), dhe Habib Kaleshi, mbledhin forcat e tyre nga të gjithë fshatrat e Kërçovës, dhe nisen në drejtim të Kalasë së qytetit, ku ishin përqendruar forcat partizane, duke i sulmuar me një shpejtësi rrufeje. Asaj kohe, zhvillohet një betejë e shkurtër tregonte gjyshi, dhe forcat partizane lëshojnë Kalanë e qytetit dhe fillojnë të ikin në drejtim të Stacionit hekurudhor të sotëm, ose më mirë me thënë në drejtim të Krushinës dhe Knezhinës. Në mesin e ushtarëve të Ballit Kombëtarë, ndodhesha edhe unë tregonte gjyshi im Emin Çeliku. Në dorë mbaja pushkën e në një strajcë përqafe disa bomba dore. Në radhët e para qëndronin komandantët sypatrembur Ramazan Mislimi (Dauti), dhe Habib Kaleshi, të armatosur me mitraloza dhe me nga dy ndihmësa, që i furnizonin me fishekë. Unë qëndroja pak më mbas dhe sulmoja nga krahu i djathtë i Ramazan Mislimit. Trimi sypatrembur nga Cërvica, tregonte gjyshi me mitraloz në dorë bënte kërdi mbi ushtrinë partizane. Rrugët e qytetit ishin plot e përplot me partizanë të vrarë, nuk mund as të i numroje, por mund të ishin mbi një mijë të vrarë. Përderisa kaloja mbi trupat e pajetë të partizanëve, dëgjoja klithma dhe ofshama në gjuhën serbe, malazeze, ishin ato që ende kishin mbetur gjallë. Kishim frikë që mos na vrasin nga pas në pabesë, prandaj i vrisnim, aty për aty me nga një plumbë në kokë. Më e rrezikshmja tregonte gjyshi ishte ajo, se: maqedonasit vendas gjuanin nga dritaret e shtëpive të tyre, e ne nuk mundeshim t’i hetojmë nga na vriten shokët e luftës. Kjo dëshmon se, maqedonasit vendas që nuk ishin të përfshirë në aradhat partizane nga dritarja e një shtëpie në afërsi të Xhamisë së Madhe, të qytetit vranë komandantin sypatrembur Habib Kaleshin. Edhe pse, ne pasi pamë nga u vra ai, hymë në shtëpi, nga ku u gjuajte dhe e vramë atë si një derr të egër. Vdekja e komandantit tonë na tërboi edhe më shumë, duke marrë hak në partizanët që iknin para nesh, sikur ik lepuri para qenit që e ndjek pas, jo me lehje por me pushkë. Ramazan Mislimi (Dauti), tregonte gjyshi me mitraloz në dorë bënte kërdi mbi forcat partizane. Ato tani duke ikur përpara shqiptarëve, në drejtim të Krushinës e Knezhinës, kishin mbetur fort pak, që shpëtuan gjallë. I ngjiteshin kodrës, tregonte gjyshi si lepujt këmbëshpejtë, dhe nuk shikonin më prapa. Ramazan Mislimi tregonte gjyshi kishte arritur deri afër stacionit të sotëm hekurudhor të Kërçovës, ku një plumb që doli nga dritarja e një shtëpie maqedonase, në afërsi të stacionit të sotëm policor në Kërçovë, e godet pas shpine. Ai duke mbajtur ende në dorë mitralozin me dy këmbë, e i plagosur për vdekje, u thërret shokëve: - ...Hajde vëllezër bëni gajret!... Ku u humbën partizanët faqezi?... A, mos  ndoshta dheu i përbini ?... Çitni... vrisni të pabesët ...mos lini asnjë të gjallë ... Tregohuni atyre se, ky vend është vetëm i yni, se ky vend quhet Shqipëri... Këtu nuk ka vend, as për serb, as për malazez e as për bullgarë e të tjerë. Vrisni të gjithë, mos leni asnjë të gjallë, dhe ndërroi jetë mbi një gurë që ndodhej aty pranë.

Maqedonasi që e vrau pas shpine komandantin tonë, u likuidua nga shqiptarët që vinin pas brigadës, por humbja e komandantit nga Cërvica, na mërziti shumë të gjithëve. Na u dhimb ky trim sypatrembur, sepse nuk i kishte mbushur as 27 pranvera, dhe ende ishte i pamartuar. Në shtëpi kishte lënë vetëm një motër e një vëlla. Ishte burr trim dhe i besës, rrëfente gjyshi, dhe i respektuar në fshat. Cërvica kurrë nuk do ta harroj veprën e tij. Ai dha jetën për të mirën e popullit shqiptar. Nuk duroi robërinë, nga do që të vinte ajo. Lavdi veprës së tij atdhetare. Me këto fjalë gjyshi mbaroi rrëfimin e tij, e nga sytë e tij rrodhën disa pika lot.

E falenderova gjyshin për këtë rrëfim heroik të dhimbshëm, i premtova se edhe unë kur do të rritem, këto rrëfime që i dëgjova prej tij, nesër do t’ua tregoj nipërve të mi, e pse jo edhe të tjerëve shqiptarë. Ndoshta këto rrëfime ndonjë herë do të jenë interesante për brezat që vijnë pas nesh me libra e lapsa në brez. Ku ta dish?! Rrëfime, që dalin nga goja e të parëve tanë trima, prandaj ne jemi të obliguar t’i rrëfejmë djal pas djali. Pse jo, nesër edhe t’i hedhim në libër...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: