Dedë Preqi: Europa po na afron, apo bojkoton
| E Enjte, 17.03.2016, 08:33 PM |

EUROPA  PO NA AFRON, APO BOJKOTON

Nga Dedë Preqi

Europa po zgjerohet dhe po bashkohet si një kontinent i lirë e demokratik, duke e lënë  vetëm Kosovën të izoluar, të cilën në njërën anë bëhët se e afron, kurse në tjetren anë ia ngushton rrethin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj, duke e izoluar brenda kufinjëve të shtetit të vet.

Edhe sa  kushte duhet të plotësohen, që Kosova të merr dritën e gjelbër, që të sigurohet e drejta e këtij shteti dhe të repektohen  të drejtat e qytetarëve të saj, sikur të tjerët  të kenë  lëvizjen e lirë në Europë dhe botë. Vetëm në Kosovë është ngushtuar ky rreth, me qëllim, apo pa qëllim, por vetë fakti tregon, aq sa t’a  kthejë këtë vend në një teren krizash të panevoshme.

Ne besojmë se sot Kosova e meriton sikur vendet jera, që i kanë, apo nuk i kanë plotësuar kushtet e nevojshme, por janë në familjen europiane me lëvizjen e lirë të qytetarëve, prandaj edhe kosovarët janë pjesë e njerëzimit dhe sikur të tjerët mund t’i  kontrollojnë problemet praktike që lindin  nga një status i tillë që përmbanë Europa për qytetarët e vet.

Atmosfera  e re, apo lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës, nuk do të bëhët pengesë e qytetarëve të tjerë, sepse edhe në këto kushte të izolimit, qytetarët e këtij vendi janë detyruar nga kushtet ekonomike të marrin në sy rrugët e Eropës dhe botës  edhe pa liberalizim të vizave, por liberalizimi i vizave ua mundëson dhe lehtëson rrugët e lira dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të sëcilit vend që mos të përplasën dhe gjymtohen njerëzit pa mëshirë.

Nëse Kosova mbetët vend i izoluar brenda teritorit të vet, padyhsim se kjo është një çështje e ndieshme, dhe kur këta njerëz do ta ndjejnë vetën si qytetarë të lirë, të cilët predentojnë që një ditë ti bashkohen familjes europiane, me të drejta të barabarta sikur kombet tjera.

Proceset demokratike në Kosovë, normal që po zhvillohen më ngadalë se në vende të tjera të rajonit, mirëpo si kombet tjera edhe kosovarët kërkojnë zhvillimin e tyre të plotë në Kosovën demokratike, por, ky proces i ka drejtuar sytë edhe kah Europa e qytetëruar dhe jo nga ngatërresat ballkanike, të cilat këtë vend e kanë nënvlerësuar gjithherë.

Ky proces e tregon besimin dhe dëshirën e popullsisë kosovare si dhe të intelegjencës së saj, duke u bazuar në forcën e demokracisë dhe parimet europiane, si proces i rëndësishëm i europizimit të Kosovës, i cili vend mund të shquhet  vend i njerëzve të lirë dhe dallimet etnike, fetare dhe ideologjike e kanë më lehtë të hambasin peshën e tyre.

Qëndrimi pozitiv i Europës ndaj dy milion banorëve të Kosovës, do të ishte një efekt  i madh për këta qytetarë të izoluar, të cilët dëshirojnë të jenë qytetarë të lirë, apo lëvizja e tyre të jetë e lirë në Europë, aty ku mendojnë se në këtë vend   janë të ndërtuara  thëmelet e lirisë dhe demokracisë, si dhe respektit të të drejtave të kombeve të ndryshme pa dallim.

Shqiptarët tani më nuk janë barrë e askujna, Shqipëria dhe Kosova, janë sikur dy faqet e një monedhe, të cilat sot janë pjesë e botës së qytetëruar. Dhe shqiptarët janë qenje njerëzore, ashtu si çdo qenje që vuan, shtypet dhe nënçmohet, por që dinë ta vlerësojë dhe të gëzohet me jetën e lirë,  i cili asnjëherë duke qenë agresor dhe zaptues i pronave të huaja, por duke u mbrojtur dhe rezistuar gjithmonë për aspiratat e veta njerëzore, për të jetuar të lirë dhe në paqë.

Atëherë cilat kushte po kërkohen nga BE-ja, duke marrë parasysh konceptet tona demokratike dhe synimet e së ardhmës, të cilat po varën rreth pikës qëndrore, që do të thotë „Europë e bashkuar“, apo jetë në liri dhe paqë!  Lëvizja e njerëzve të lirë që shohim rreth e rrotull vetës, nuk do të thotë se nuk është inkurajuese dhe imponon një klimë që duhet ti afrojë popujt me njëri-tjetrin.

Në asnjë vend të botës nuk e dëshirojmë lëvizjen e kufizuar të njerëzve dhe as izolimin e tyre, veqanerësht përspektiva që synohet për një Europë paqësore, të lirë, të bashkuar e demokratike, dhe të distancuar nga konceptet mesjetare, që ta çlirojnë individin nga barrët e rënda,  që të lëviz dhe të jetojë i lirë në këtë botë.

Populli që nuk e ka lëvizjen e lirë qytetare, i mungon edhe përspektiva e përgjitshme, që ia mundëson zhgjidhjen dhe plotësimin e kushteve jetësore,  atëherë e ka shumë rëndë të mbijetojë si qenje e lirë, sepse atij populli mund ti ngjasë gjithçka e pa pritur, duke marrë opcione të tjera, të cilat e qojnë në rrugë dhe alternativa të pa lakmueshme.

Nëse Kosova lihet anash në këtë mënyrë, duke e situr dhe shoshitur BE-ja, për sëcilin drith që korrim, apo mbjellim, atëherë Kosova kurrë nuk mund të del nga krizat e veta  dhe politikat e tilla krijojnë më shumë tensione, apo ballafaqime me jetën e izoluar, dhe qytetarët kosovar karshi popujve tjerë po ndjehën qytetarë të dorës së dytë në Europë.

Europa edhe këtë herë po na afron, apo bojkoton me liberalizimin e vizave, një gjendje e tillë  po e rëndon popullin e Kosovës, duke e izoluar, apo mbyllur brenda një tuneli, ku ka vetëm hyrje pa dalje. Kosova më shumë se çdo vend tjetër, i dalë nga lufta,  ka nevojë të lirohet dhe populli i saj të lëvizë i lirë, sepse mjaft e kanë izoluar dhe copëzuar okupatorët dhe fashistët e pa mëshirshëm, prandaj BE-ja, duhet të tregohet më e sinqertë dhe më e ndieshme ndaj qytetarëve kosovar.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: