Entela Binjaku: Arsimi i globalizuar
| E Marte, 15.03.2016, 09:22 PM |

Arsimi i globalizuar dhe “Festa Kombëtare e Mësuesit”...

Nga Entela Binjaku

7 Marsi i këtij viti përkoi me 129-vjetorin e çeljes së “Mësonjëtores së Parë” në qytetin e Korçës. Për breza të tërë kjo datë e çmuar për kulturën kombëtare, njihet  si “Festa e Mësuesit”  dhe sëbashku me 8 Marsin, “Ditën Ndërkombëtare të Gruas”  është bërë pjesë e   psikës shoqërore. Kalimi nga sistemi parauniversitar në atë universitar sjell një sërë ndryshimesh tek të rinjtë tanë një ndër të cilat lidhet edhe me lënien pas të elementëve me të cilët ata janë identifikuar që në fëmijëri. Për shembull  lidhja me “Festën e Mësuesit”  vjen e pakësohet deri në atë shkallë, sa  krijon edhe një lloj kaosi të brendshëm tek ata, e që reflektohet kryesisht tek  studentët rishtarë të cilët me statusin e ri nuk dinë si të sillen në afrim të kësaj date.  Pikërisht duke kuptuar se shkëputja e beftë me një simbol me të cilin lidhen kulturalisht që kur bëhen pjesë e sistemit arsimor, krijon një lloj boshllëku shpirtëror, Fondacioni “Harriet Martineau” organizoi ,më 7 Mars një pasdite social-kulturore me titullin” Arsimi i globalizuar dhe Festa Kombëtare e Mësuesit”. Për të nderuar kontributin e arsimit kombëtar, në një hapësirë që vazhdon të zgjerohet ku lëvron dija në ditët e sotme, në një nga mjediset kulturëdashëse të kryeqytetit,  “Muza” Bar,  u zhvillua një takim ku morën pjese te rinj, studentë të vitit të parë  te cilet ndane sebashku mendime per arsimimin në një botë të globalizuar.

Ne kete aktivitet mes të pranishmëve u ndanë  përvojat rumune, siriane, turke dhe padyshim  shqiptare të arsimit, ku kjo e fundit ishte dhe pikënisja e kësaj ideje.

Nje vend te rendesishem në këtë aktiviti   zuri diskutimi i profesorit Kopi Kyçyku, i ftuari i veçantë,  i cili  ndau me të rinjtë pervojen e tij në sistemin  arsimor  ne Universitetin e Bukureshtit, por  edhe disa fakte të tjera nga  pjesëmarrjet e tij të fundit në Gjenevë dhe në universitetin “Apollonia” në Jash (Iasi). Duke theksuar rendesine qe ka zgjerimi i pervojave arsimore tek te rinjte, ai i inkurajoi ata të këmbëngulin për të zgjeruar dijet e tyre duke i shërbyer vetes dhe nevojave që ka shoqëria.

Siria dhe realiteti sirian erdhën për të pranishmit nga rrëfimi i Beshirit, një djali rreth të 20-tave,  student i saporregjistruar në një nga universitetet tona.  Përmes intervistës që realizoi me të sociologia Entela Binjaku dhe drejtuese e Fondacionit “Harriet MARTINEAU”   të pranishmit mësuan informacione  interesante mbi Sirinë, mbi sistemin arsimor atje, përvoja arsimor në Dubai, një tjetër shtet ku Beshiri  kishte studiuar i detyruar të emigrojë, dramat njerëzore që sjell lufta, nevoja për të kuptuar më shumë mbi realitetin e emigrantëve sirianë etj. Mikpritja,  ngrohtësia dhe mbështetja që kishte gjetur tek bashkëmoshatarët e tij, ishin disa nga  elementët  që u përcollën në këtë pasdite kushtuar në tërësinë e saj edukimit.

Në opinionin e përgjithshëm mendohet se në në Turqi mjaft nga studentët shqiptarë shkojnë të studiojnë fe, ose mendohet se mësimet e fesë janë kryesore në formimin e tyre. Pikërisht për këtë arsye në takim ishte menduar të sillej edhe përvoja e një ish-studenti të diplomuar në shkencat sociale në një nga universitetet e Turqisë aziatike. Në fjalën e tij ai solli për të pranishmit disa të dhëna nga ku rezultonte se  6-7 %  e më shumë se 1200 studentëve shqiptarë kishin shkuar për të studiuar fe,  gjatë vitit 2015. Jeta universitare, miqësia shqiptaro-turke erdhi në këtë pasdite përmes rrefimit te Sametit.

 Takimi i shoqërua edhe nga tingujt  e  kitarës dhe vokali i  studentëve artistë, Marjona  dhe Llazari  të cilët sollën krijime  nga repertori shqiptar i muzikës.

Në kalendarin e aktiviteteve Fondacioni ka përfshirë edhe disa takime që kanë në qendër edukimin rinor, nevojën për modele  që të  ngjallin besim tek vlerat  e kulturës sonë. 

Në fund të muajit Fondacioni “Harriet MARTINEAU”  ka planifikuar një takim me të rinj gjimnazistë në një nga shkollat e mesme të vendit, jashtë kryeqyetit si dhe është duke punuar për të zhvilluar një takim mes të rinjve dhe një prej figurave me një personalitet profesional mbresëlënës që vjen nga fusha e sportit. Këto aktivitete janë në vazhdën e qëllimeve për të kontribuar në të mirën e bashkëqytetarëve tanë, ku një vend të rëndësishëm zënë të rinjtë dhe nevojat e tyre  për edukim të vazhdueshëm.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: