Drita Lushi: Çdo të ndodhë pas festës?
| E Hene, 14.03.2016, 09:51 PM |

ÇDO TË NDODHE NESËR, PAS FESTËS?

Pas një dite, ku shiu luajti  gjithë ditën me ngjyrat e ҫadrave, dhe njerzit treten vështrimet përmes xhamave të kafeneve apo makinave,sot doli një diell i qeshur...

Ta kish ënda të ecje më këmbë

Natyrisht  gratë nuk munguan sot në  rrugë, nëpër bare , aq sa të dukej se edhe dita kishte parfumin e tyre.

Lulet e kumbullave, të  mimozave ,sythet e gjelbra të pemëve duket sikur ҫelin kastën për to në muajin mars.

Është dita e gruas.

Jo Festa e gruas.

Megjithatë, Ato ndjehen zot këtë ditë, duke festuar!

Bëhen të bukura, burrat u dhurojnë lule, përkushtim, buzëqeshje…

Ndërsa më pare s’e bëja, tani ka kohë që kam nisur  t’i puth duart sime Mëje, sa herë e takoj,jo vetem në 8 mars.

Ka kohë që flas për gjërat që dua në familje, me bashkëshortin dhe vajzën.

Ka kohë që kundërshtoj hapur kur një gjë s’më pëlqen, kur nuk është e drejtë dhe  kur diҫka më përket në ambjente shtëpie dhe të punës.

Ka kohë…

Ndërsa eci rrugës, nis e qesh me vete.

Një  burrë i moshuar, që kisha përpara, mbante një karafil të kuq në dorë pas shpine.

Siҫ duket, do ia dhuronte gruas, por kishte drojë nga kalimtarët.

kur mendova sa do gëzohej gruaja e Tij nga kjo dhuratë, qesha më shumë, dhe  kur i kalova bri  i thashë:”lum gruaja për ty”

Sot gratë kërcyen, pinë, qeshën, u dehën me verë, vallzuan dhe i mbaruan gjithë hallet ,shqetësimet dhe gëzimet në një gotë.

Po nesër?

Çdo të ndodhë nesër kur festimet të mbarojnë?

Çdo të ndodhë365 ditë që do vijnë ?

Do pritet një 8 mars tjetër, që gratë të kenë pak vëmendje, përkushtim dhe pakëz liri?

Nuk mjafon vetëm një datë…

As një ditë…!

@ Drita LUSHI.

Tirane, 8 mars 2016.



(Vota: 8 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: