Gjovalin Muzhani: Një katakomb i vogël në lagjen Perash
| E Hene, 07.03.2016, 10:12 PM |

NJI  KATAKOMB  I  VOGEL  NE  LAGJEN  PERASH

Nga Gjovalin Muzhani

Ne Shkodren e lashte te rralla jene shtepijat e banimit karakteristike me çardak te madh shkodrane (halier),  ditet e sotme mbetun ekzemplare te rralle, kazma e anti kultures e Diktatures i shembi, i rrafshoi me qellim per te zhduke veprat e artit, te ketije qyteti djepi i kultures Kombetare…Me shum perpjekje Zonjusha etnografe Fatbardha Shkupi me nderhymjet e saja kamngulese, mezi arrijti t’a shpetoje gjysem shtepine ma te vjetren 350 vjeçare, prone e vllazanve Filip e Luigj Muzhani, shtepi karakteristike shkodrane. Vite perpara u shemb shtepija ma e bukura karakteristike shkodrane me çardak te tipit Pan Ballkanik e Bep Muzhanit me lashtesi 200 vjeçare, karshi D.P.M.Sh. rrugen e Re (e Gjane).  Ish shtepija ma e bukura e mirembajtun e tipite karakteristike shkodrane me çardak halier. Se rrafshoi lufta, as termeku, por majku i Diktatures anti-kultures.

Shtepija e Filip e Luigj Muzhanit, dhe pse kje shtepi Muzeale me vlere kje ne nji pozicion shum te bukur per tu pa si dekor i qytetit nga rruga, qe rrenue gjysa, me qellim shembeje, si me i pase ra bomba gjate luftes!?…

Ne shtepine e Luigj Muzhanit, qe familja kaluene per banim ne Tirane, kjo shtepi kje ne mbikeqyrje te vllaut tije Filip Muzhanit qe banoi e jetoi mberenda. Shtepija asht e ndertueme ne nji terren zallishte si kuptohet  aluvione te Lumit te Kirit nder shekuj. Asht n’afersi te lagjes Perash, e vendosun ne krahin e djathte te rruges Skanderbeg, tue marre drejtimin nga lagjja Serreq. Si kufizim ndertesa me faqen kryesore ka drejtimin nga rruga Skanderbeg (gjyse pjesa e rrenueme). Ne veri kufizohet me shtepine e Luigj Ashikut. Nga jugu nji hapsine e madhe kopshtijesh disa dynymesh shtrihet nga Arra e Madhe dhe zgjatje ne drejtim njite me shtepine e Dr.Terezina Suma. Ne drejtimin e Lindjes sot shtepia Muze e Filip Shirokes. Nga V.L.L. kufizohet ne shtepine e Lec Ndrekes se vjeter. Po te ishin ruejt pa u prish ne origjinalitetin e tyne, kjo ndretese, me shtepine muze te Filip Shirokes e Lec Ndrekes do te ishte nji zone muzeal shum e bukur, origjinal i banesavet karakteristike tipike Shkodrane me shum vlere mu vizitue si karakteristike antike…

Krahin Prendimore ka pase pak shtepia, ku ka jetue arsimtari Sul Saraqi, sot e prishun. Banesa e Filip Muzhanit asht antike, si e nji pasanikut te vjeter te asaj periudhe. I gjith territori i madh i shtepise me oborr e kopeshte dikure rrethohej me mure gurit te nalte (quhen avulli). Muri ndertohet me gure zallit te medhaj te Kirit, ka dhe rrasa si perforcuese antisizmike. Avullija nuk vjen e drejte,  ka gjarprime dhe kethesa qe te jep mendimin se ka pase zgjanime muresh, nga mireqenja tue ble terrene. Muret jane mjafte te nalta tipike shkodrane, per mos me hy kush, mbrojtese ne kohen e Turkise, dhe mos te shofin kujshija. Muret gurit jane te veshun me shermashek, te vjetrit e mbjelleshin. Dukeshin si mure te gjelbrueme ne hijeshi,  te tipit keshtjelle, mendojshin se e lidhe murin mos me ra. Por po te thahet shermasheku, depertimi i rrajvet te shermashekut e prishe lidhjen kristalore gurore gelqerore murore, qe ma vone nga erozioni rrezohet vete.

Dera e oborrit ishte ne drejtim te Veriut me dalje ne rrugen Skanderbeg. Dere e madhe ndertue prej drrase pishe, se i rreziston rreshjevet pa u kalbe, se rreshina se len me depertue ujet e shiut. Dere e nalte 4m. me hapje dy kapakesh, kure hynte karroca, dhe perdite hapej vetem kapaku i vogel i deres per hymje e dalje. Dera ne te dy krahet kishte te montueme dy reze te bukura me ornamente metalike te punueme te kovaçi. Rezja ma e vogel ishte ne deren e vogel montue djathtas, rezja e madhe e vendosun ne kapakun e majte te hymjes. Konstruksioni i deres se oborrit lidhej e perforcohej me trare te gjate qe nguleshin gozhda te gjata me koke te madhe punue te kovaçi. Koka e gozhdes ngulej para deres, qe dukeshin si pulla metalike ne hijeshi. Gozhda e ngulun delte anen tjeter, kethehej dy here ngulej ne tra, merrthehej me persosmeni, e s’u hiqt ma. Kjo dere kaq e madhe kapej nga mbrapa me gonxhe te medhaja, te nguluna ne korrnize te trarit te madh te deres. Dera mbyllej me shula te medhaj, nalte e poshte dhe me nji xhirandul me çengel permbrenda. Asht brava e deres me çeles te madh si te nji kalejet, vdoset dhe doreza me hape deren. Dera perforcohet nga mbrapa me te dy kapaket me ka nji heker, qe asht i çimentuem ne mure me drejtim djagonal.

Muri i deres si dy kolona te trasha gurit ne forme kuadrate me gur rrasa te bardha te skalitun me kujdes. Ne dy anet e ketyne murevet ka pase dy si kamera te medhaja si dritare harkore, per tu shlodhe udhetari, ne pritje deri te hapet dera. Kolonat anesore lidhen me çemerin sipri te ndertueme me shum mjeshteri, gure te skalitun nji copet qe i jep vleren artistike kesaj dere antike…Ne mesin e çemerit nji gure paksa ma i dalun skalitun mjeshterisht si steme familje ose data e ndertimit sikurese e pati shtepija e Bep Muzhanit 1797, dhe Muzhanet e Arres Madhe 1835, nuk e dijme te saket daten e ndertimit, mendohet lashtesia rreth 3,5 shekuj. Ne njenen shtylle ne naltesine 2m ka pase nji kryq te skalitun ne gure, qe ishte shej tregues se kjo shtepi ka dhomen Kishe permbrenda. E gjith kjo dere e madhe mbulohet me pullaz i madh me tjegulla, qe mbulon dhe kalldramin e deres se hymjs, me rrasa te bardha te limueme, shtrue mjeshterisht ne toke. Anash murevet te deres ka pase dy vrima te ngushta katrore me permasat 5X20 cm. quheshin frenxhi, per te pa se kush vjen, si sot qe sherben syni magjik, frenxhia sherbente per me vue mazerren (pushken e gjate) ne rase se vjen turku apor dhunuesi i shtepise, si ide te mbrojtjes Kombetare dhe e mbrojtjes se nderit familjare.

Para shtepise ishte oborri me permasa rreth 50X100m2. Ky oborr i bukur te joshte se plot peme dhe lule ne gjelbrime ne njomesi. Nga vijimsija e deres se oborrit vazhdonte rruga e shtrueme me kalldram deri te shkalla e bukur gurit e hymjes ne shtepi, mbetej gjithmone ne pasterti. Anash oborrit ka pase vllaj me lule, rrethue me gure te medhaj te bardhe si dekor, marre nga zalli i Kirit. Me bordure me shemshir e lavandola. Nder keto vllaj mbidheshin lule karakteristike qe ju pelqejshin gravet shkodrane amatore te medhaja per lule, qe tregonin kulturen e tyne. N’oborri botanik shkodrane mbillshin: zamake te bardhe e bezhe, lule margerite, lule iqindi, karajfila shume ngjyreshe e topshe, kishte  kangen “Karajfilat qe ka Shkodra”. Lulen e bukur te marangjylit, qe i kendohet kanga: Marangjyli kaq i bukur…Lule erbarozen i kendohej vashes “te vjen era elbaroze…Ne çdo kand te oborrit ka te mbjellun lule boren qe kendohet kanga e bukur e “Lule Bores”, simbolizim i Shkodres, perla e kanges se kompozitorit Simon Gjoni. Hijeshohen parcelat plot me zymbula ndure ngjyrashe, filcigen, ciklamine, rozmarie, lule Sh-Jozef (primula), marshalloje, lule lejlaku, lule arkivan, lule mullaga lloje ngjyrash, lule narçisin, vjollcat ermira e lule dele mbi bare plot njomesi. Varun mbi parmaket e shkalles lule mustaku ne profumin, se bashkut me lule vilen e lule Krishtin (pasa-flora).

Mbushun me drandofillet shum ngjyreshe ermira. Mbillnin lule dimni, qe hape e para ne acarin e dimnit ne janare, me ato lule naziqe ne profumim. Ket lule e sollen Muzhanet e vjeter nga Venediku, u perhap ne Shkoder. Amvisja e shtepise çdo dite kepuste nji tube lulesh te ndryeshme e vjollca me i vue ne dhomen Kishe te ilteri prane fugures Zojes Shkodres. Pema qe hijoshe ne ket landeshaf  gjeografik te ketije oborrit botanik shkodrane, asht mandi i bardh i madhe qe varshin shtregullat, shoqnue me kanget e vallet shkodrane te shtregullavet, aq bukur e mjeshterisht i kendoi bylbylli  kanges shkodrane Bik Ndoja, meritat e kanges  File Gjeloshit, Klotilde Shantojes, Florinda Gjergjit e Shyqri Alushi, me kanget e tyne e perjetue ne Darsmen Shkodrane e shtregullat drejtue nga mjeshtri i madh i muzukes i paharrueshmi mesuesi im Z.Preng Jakova.

Ne oborrin e vogel mbas shtepise rrethue me rrete teli per pulat hijoshte mandi i kuq me frytet e tyne bajshin pekmezin (rreqel mandash). Kopshtin e madh 4-5 dynymsh livadhe te blerta mbushe me peme: fiqt e shumet lloje te ndryeshme, qe i thajshin e bajshin buke fike, kenaqesija e femijvet kure i hajshin. Plot me kumbulla prej tyne bajshin pistil kumbudhash, plot peme frytore si: dardhe, shega devedishe e stambollesha, zerdeli, pjeshke, çershija, vishnje, fiq e mushmollen naziqe si t’ishte hurma shkodrane, e ndonji kimçe...

Anash murevet rrethues kishte tanda hardhijash, varjetete te ndryeshme. Hanin rrush te pjekun, mandej e vilshin tue shtrylle nder fuqija per me fermentue e me nxjerre vene e me pjeke raki, çdo shtepi shkodrane e kishte alambikun bakrit me pjeke raki me kujdes e graden si ja pelqente goja. Ditet qe vehesh kazani me pjeke raki, dera e oborrit lehej e hapun, vijshin shoke e miq me pi raki te porsa pjekun. Te F.Muzhani vinte orkestrina popullore,  ky ishte violinisti i saje, tue kendue e hjelle shtrregull, ha e pi ne dajdhek…Natet e kazanave qe libri i humorit i shkruem nga Dom Lazer Shantoja me titull: “Nate kazanash”plot humor i tradites shkodrane…Vijshin shoqnija, miqesija, ilakate, qejfli pijesh ne kenaqesi, kesi qefi zgjaste nji jave.

Ne shtepijat e vjetra shkodrane n’oborr jetonte nji bolle, e quhej: “bolla e shtepise”(gjarpen jo helmues.) Kerkush se trazonte,  sillte mjafte dobi tue shfarose nji sasi te mijvet t’aravet, qe mica i dron me i hanger, te ruen nga gjarpijt helmues. Kjo ishte mike e shtepise se F.Muzhanit te pa martuem qe se trazonte... Ndihme te luftes kunder mijve qe bukla gjakatarja e mijve, vinte nga kopshti ja pastronte mijte nder hatlla ne miresi.

Micen e shtepise, qe Filini e donte shum, i jepte mire me hanger, qe dhjamose e plake me luejt mijte me te.

Ne oborrin perpara shtepise ka kene pusi per me marre uje me çekerk e konop, me çemgel per me vare koven. Gryka e pusit ishte nji copet punue me shum mjeshteri gurit te bardhe. Kjo shtepi e kishte te skalitun me ornamente ble ne Venedik. Afer pusit ishte lugu, dhe ky gurit te bardhe nji copet. Ishte dhe guri i madh si rrase nji copet, sherbente me rrahe teshat me pirajke e ferkue teshat mbi ket rrase te madhe gurit. Ne krahin e majte te deres s’oborrit te hymjes, qe jerevija nji kateshe per me zie teshat e me vue kazanin me pjeke raki. Perdorej me shtype ullijt me nxjerre vojin. Mbrenda kishte te punueme me mjeshteri furren e perdorej me pjeke buk e laknor. Njite me te ka qene kulla e sanes dy kateshe, sipri u vejshin dengat e sanes e poshte rrinte lopa qe ushqehej e mjelej per tambel, ne perdorim te familjes qumeshti, kosi e djathi. Afer shkalles se gurit te hymjes ne shtepi qe nji gure i madh granitit ne forme konike, nji bire te gjane si zgaverr mbrenda shum e lemure, me shtype kafen e mire arabike te kavertisun, me shtere, (cilinder metalit hekuri (gizet) me nji koke te gjane me shtyp kafen, krahin e kundert vjen me maje). Sherbente si mulli kafjet qe e blunte mire dhe imte, per kafen ala turka. Ne kambet e shkalles se hymjes ne shtepi veheshin vazo te bukura gurit, terrakote ose dheut, mbushe me lule si karajfila e mullaga, filcigen, lule vath, elbaroze, karajfila etj. Shkalla e gurit asht punue me shum mjeshtri, me skalitje e vjen si rrethore. Ka 4-5 kambe shkalle nji shesh e ngjitje per ne katin e dyte. Shkalla mbeshtetet mbi gure e vjen si qemere harkore te hymjes ne katin e pare perdhese t’ahrevet. Shkalla gurit skalitun mjeshtrisht i jep bukurine ne hijeshi ne madheshti shtepijave karakteristike shkodrane.

Dera e oborrit, me kalldremin e shkallen e skalitun i jep sfondin e bukur madheshtore shtepise shkodrane… Shkalla qe ne fillim fillon si gjysem rrethore, mbas 4-5 kambe shkallash ka nji shesh te vogel e merr drejtimin e ngjitjes ne katin e dyte, hyne ne çardakun e madh halier tipit pan ballkanik. Kjo shkalle gurit veper arkitektonike me saklitje te bukur, qe i binte me qene ne gjysen e tratuarit te rruges, per tu pa si veper artit, do tu prishte, si veçese te sakatohej kjo shtepi muzeale teprue si ma e vjetra ne Shkodren e djepit te kultures, si me e pase sakatue lufta, ose rrezue termeku i majkut te diktatures antikultures, se tradites karakteristike te trashigimise kulturale shkodrane…Anash shkalles se gurit ka pase parmake drunit, dhe e gjith kjo shkalle mbulohej nga çatija (pullazi) madheshtore, me çardakun e madh halier.

Shtepija dy kateshe ndertohej me konstruksion gurit si rrase e gjane qe latohej e vendosej mbi murin me preqizion, tue e lidhe mire murin si te ishin tulla gurore me llogaritje si anti sizmike. Themelet baheshin te thella e te gjana 90cm. mandej muri paksa hollohet (ngushtohet) me njitjen ne naltesi, vjen 45 cm gjane. Ne muret e moçme kan te futun dhe trena drunit, nji teknike e lashte ndertimit anti sizmike. Muri prej gurit lidhej mire me llaç gelqerje, gelqerja blehej heret e lehej ne grope 20-30 vjet si stazhionim (bahet viskoze) e njet shum mire, ngurtesohet tue u gurezue si çimento. Llaçi qe suvatohet shtepija perzihet bashke me ranen ne proporzione, qe i shtihet lesh dhijet e lidhe si antisizmike, suvatimi nuk bjen. Keto ndertesa si keshtjella mesjetare me tekniken e konstruksionit te lidhun gelqeror i rrezistuene ne shekuj termetevet te fuqishme te vitevet: 1894 me intensitet 8 ball, 1905 (9 balle), 1979 (8 balle) tue rrezistue kohes si fortesa te vogla. Por giotina e injorances e anti kultures e ndau pergjysem shtepine, me te marre vaji per ket vandalizem te kesaj shtepije muze ma e vjetra rreth 350 vjeçare, teprue ne kambe ma e lashta ne qytetin e djepit te kultures.

Ndertesa muzeale ble nga familja e nderueme vllazen Jubani: Rrok, Kole e Çesk Jubani. Bane disa ndertime te pjeseshme meremetuese, pershtatje per banim. Ndertesa e ish Filip Muzhanit ka dritare me madhesine mesatare ne te kater anet e horizontit, me marre drite e mbyllen me taraba drraset sidomos ne mbramje, mos me hy kerkush. Ishte çardaku i madh i tipit Pan Ballkanik pa tavan. Duken trenat prej lande tisi (lloj lisit shum i forte, rrezistent ) e lande geshtejet (rreziston gjate, perdorej si lande tavanesh ne shtepijat e moçme). Lidhja e trenavet te kulmit te shtepise ka nji lidhje te bukur, t’lehte e rrezistente anti sizmike, sot s’perdoret!

Çardak i madh halier i sherbente shtepise mjafte mire per darsma, me vue shterregullen me kendue  hengexhijte qe vijshin shpesh te F.Muzhani, se merrte pjese ne orkestrinen popullore tue i ra qemales mbeshtete mbi gjy. Çardaku i madh perdorej per te vare trinat me e rrite krymbin e mndafshit, nxirshin fijen e mendafshet per te ende pelhure. Ne ket shtepi punojshin tezgjahiste me pagese, banin pelhure per shitje.

Nevojat e shtepise  me ba pajen me martue vajzat. Anash ketije çardakut ka dhoma te gjitha me dyre drras arre te skalituna mjeshterisht (sot te prishuna). Ka pase dhome per miq, per grate, burrat,  beqaret, dhomen divide te punes te zotit te shtepise, guzhinen (akshihanen) e madhe me oxhak e gavixh (kamin), hamamxhikun me u la me stjollin e bajen ala turka. Dhoma e madhja permasat 6X8 m. sa 1apartamant shtetit me siperfaqe 48m2, e vetmja dhome ne Shkoder me keto permasa te medhaja. Egziston veten tavani drraset i daltuem me nji mjeshteri te rralle punime te vjetra. Ketu ishte e duken gjurmet qe ka egzistue oxhaku.

Qe vertete i bukur punue me gjeso-plastike nga mjeshtra ne za dibrane. Sot duken vetem gjurmet qe i ka rriparue disinjatori i afte Rrok Jubani, ishte njeri art dashes. Dhoma tjeter asht ma e vogel, paksa e damtueme e ruejtun arkitektura e dikurshme. Ka tavanin drraset punue me skalitje artistike dhe ne mes ka nji si zemer me dru arret e punueme me mjafte mjeshteri. Ketu banon dizinjatori Rrok Jubani,  i ka ruejte e rrikonstruktue vete tue ruejte tiparet e dhomes shkodrane. Anash murevet te kesaj dhome mbete e veshun me drrase arret asht gjithkahe e daltueme mjeshterisht der ne hatlla. Ka qemere, me harkore, trapazane, sergjije e safalleqe te bukura te skalituna, rafte te bukura ne mure, me kapake drraset te skalituna me ornamente dekorative me shume mjeshtreri. Kjo i jep sfondin ne bukuri te dhomes shkodrane. Oxhaku qe dikure mjafte i bukur punue nga mjeshtrat dibrane me shume mjeshteri me tekniken e gjeso-plastikes. Oxhaku  marre pa leje e vendose ne shtepine Muze te Oso Kukes ish oxhaku i shtepise se F.Muzhanit;  grabitje si u thoshte athere ne sherbim te kultures!? Kartoline- foto nji oxhak i marrun ne fotografi nga Fotografi Marrubi. Oxhak qe ne ish shtepine e bukur te Bep Muzhanit, foto Marubi e pelqej si ma te bukurin oxhak te qytetit e nxori ne kartoline.

Ne shkallen e ndertueme prej gurit te skalitun ne anen e mbrapme ka si dy kolona qe lidhen me nji harkore tue formue qemerin, krijon hymjen per te hye ne katin perdhese t’ahrevet. Ishin  dy ahre te medhaj. Perdoreshin per vendosjen e tezgjahevet te endjes pelhures, me punue paje nusesh e nji tesxhah punishte per te punue breza te kuq qe i punojshin leshit e te pambukta, perdorej prej mashkujvet ne veshjen shkodrane, dhe fshatet i perdoreshin ket brez te kuq ne kreni...Jerevija (dhome zjarri) perdorej per te nxjerre vojin e ullinit, qe shtryllej me kambe nder thase, mbi lugje e pritej voji nder kazane, ndahej voji mandej nga mudra. Perdorej me zi e la teshat me fi (hi zjarri n’uje) perdorej ne vend te saspunit, por i grinte (konsumon) teshat.

Voji ruhej n’ene te qypavet te gurit, si lugje gurit me kapak drunit, ene gurit dhe n’ene teneqje, ruhej ne aher. Rrezervohej i veçante ena e vojit te mire me ndeze kandilin e Zojes Shkodres ne Kapelen Kishe  te shtepise, te Zojes qe bante mbrekullina me respekt te veçante ne ket familje. Ishte ahri i madh ku leheshin fuqija venet e rakijet, rrathe, hinka, ruhej alambiku i bakrit me tubin e bakrit per me pjeke rakine. I mbushun ky aher polot rraqe, rropopoqe e partalla (rrongalla). Sherbente kantine me ruejte venen e rakine ne fuqia drunit lisit.

Venat nder shishe futun n’arke ndrye me çeles, ne ruejtje te zotit te shtepise per miqt e ardhun. Nji stalle kuajsh e samaresh, ryheshin veglat e marangozit, te muratorit e bujqesore. Kishte stallen per lope jashta shtepise e kullen e sanes. Kjo shtepi nuk mbante dhi per qumesht, mjaftonte qumeshti i lopes. Anen prendimore te nderteses jashta shtepise, ne katin e dyte, ka qene nji pike vrojtimit si balkon, per me vrejte ne drejtim te Liqenit te Shkodres. Kjo shtepi asht marre me veprimtari kombetare tue strehue mjaft patriot ilegal te levizjes sone kombetare, kryesisht te Lidhjes Prizrenit (duhet t’kishte tabele munumentale historike !?).

Dhoma Kishe ne ilterin qe thonte meshen meshtari ne ballin e saje ishte e vendosun fugurja e Zojes se Keshilli te Mire me permasat 40X60 cm. qe mbyllej ne mbramje ne ruejtje nga dy kapake drrase me skalitje.

Çdo mjes sa u hapte kjo kapele u pastronte e hapeshin dy kapaket e fugures se Zojes. Thohet se kure ka vdeke katraghyshi i kesaj shtepije, qe ishte shum besimtare si frati, njeri posaqerisht i mire sikurese thojshin, rrinte tue ju lute pernate kesaj fugurje te Zojes. At nate si zakonisht qene mbylle kapaket, dhe kure vdiq. Te nesermen erdhen per me thane urate per te ndjerin, u gjeten kapaket e hapun te fugures, dhe lot nder syte e Zojes!? Pra u kuptue se asht fugure Mbrekulli-base. Kjo fugura ma vone asht fale nder murgeshat  e Motravet Stigmatine. Ne nderim te saje per mrekullite e ndernat qe bante ju perkushtue Ilteri i Zojes se Keshilli te Mire, ndrye ne kornize me xham tue u mbushe nder dhurata ndaj ndernavet te kryeme. Kjo fugure pikture vajit, ka mjafte vlere, asht mbi 200 vjeçare. Kjo familje e mire e Muzhanvet te vjeter te perkushtuem ndaj fese kristiane e ndertuene nji dhome Kishe te mbeshefun ne kohen e erresines te persekutimit e te luftimit te fese, te epokes se pushtimit otoman ne Shqipni. Ne ket shtepi te madhe karakteristike shkodrane dy kateshe, ne sofiten e saje, nen hatllat e qatise se shtepise, ndertuene me mjeshteri nji dhome te vogel per ta parshtate per kapele Kishet. Ishte krejtesisht e mbeshefun. Per te mos u diktue, qe ndertue ne mesin e shtepise me mjafte mjeshteri (fantazi), mjaft veshtire per tu zbulue e mbetej e mbeshefet ne mes mureve.

Hymja sot asht nga mbrapa, nga Jugu, permes te nji deret te vogel te pa dukeshme si dere raftit, dhe te nji shkalle qe lehej ne korridor te ngushte, posaqerisht ilegale per te hy ne ket kapele. Vehej shkalla dhe hymja mberenda permes te nji kapanxhje (dere dyshemje). Dikure hymja ishte permes te safallekut e sergjivet si te nji rafti musandre (ku leheshin dusheket) te dhoma ku banonte i nderuemi Rrok Jubani. Qe mjaft e maskueme hymja permes se nji dere (kapaku) te vogel raftit. Dhoma Kishe ndodhet ne pjesen qendrore te shtepise, ne zemren e saje krejte e pa diktueshme (klandestine)!…Asht nji dhome e vogel ndertue nen hatllat e trapazanevet, me permasat 4m gjate e 2,5m. gjanesi, me nji naltesi 3m. ne formen e trapezit. Muret i ka te suvatueme mjafte mire duken ala sot. Te lyeme shum here vetem me boje te bardhe per te marre drite. Mund te kishte pase neper mure ndonji afresk ose pikture murore. Nji studiuse ma i ngeshem ti kruejne muret per ta hetue (zbulue). Ka dy dritare qe i sherbejne per ndriçim. Ma e madhja ne drejtim te Lindjes qe shtjen drite e dritarja nuk duket fare! Ne kohen me diell shtinte driten e Diellit per dy ore, kjo dritare e pa dukeshme!

Dritarja ma e vogla ne drejtim prendimore kahe Liqeni i Shkodres. Asht me hekura, me kapake si taraba drrase, me pa ne drejtim te lagjes Perash, per ndonji raste te pa pritun t’ardhejes s’asqervet turq, mbasi strehojshim  luftaret trima patriotet e lirise Kombetare…Thohej se nga balkoni i çardakut te kesaj shtepije afer kesaj dritarje dukej Liqeni i Shkodres, se s’kishte shtepija banimit se ishin fusha, qe horizonti i pamjes shifte deri ne bukurite e kaltersise Liqenore. Kjo kapele dhe pse e vogel ndahej ne dy pjese, me drejtimin lindje-prendim. Pjesa e dyte lindore ka madhesine 2X2,5m.asht vendi per me pa meshen besimtaret: njerezit e shtepise, kushrijt, miqt e kujshijte, qe vijshin mbesheftas ne kohen e turkut. Njerzit qe vijshin me pa meshen e prifti hyjshin permes te nji dere te vogel ne rrugice te Lecajvet, njite me shtepi te Filip Shirokes, dere arkapijet (dere e vogel dytesore e hymjes ne shtepi), per te mos u diktue. Dyshemja asht e shtrueme me mjeshteri drraset pishe te bardhe mbajtun ne gjendje mjafte te mire. Ne pjesen e perparme prendimore jane te montuem parmaket drunit punue mire mjeshtrisht e nji dere e vogel per te hy prifti me thane meshen. Keto parmake te bukur vlejshin per tu gjujzue e mbehtete duret besimtaret gjate marrjes se Kungimit Shejt.

Perballe ne faqaten kryesore ishte i vendosun Ilteri i Zojes Keshillit te Mire. Asht nji harkore e futun ne mure si hark qemerit tue formue Ilterin, me gungen sipri. Harku ka mjeshterine e punimit, ne mes vendosej fugurja e Zojes Hirplote me krishtin ne parzem. Kjo fugure kishte kornizen e vet drunit me skalitje artistike tue zbukurue imazhin e Zojes, pajtimtare e qytetit te Shkodres. Kur thuhej mesha hapeshin kapaket e kesaj fugurje, mbas meshet mbylleshin tue ja lane dy kandila me voj te mire gjithmone ndeze, n’adhurim te saje…Ne dy anet e elterit ka te ndertueme dy serxhi te zgavrueme ne mure. Sipri ka harkoren e poshte vjen si kolone deri ne dysheme ne dy anet e harkores si te ishin dy iltere ne miniature. Ketu vendoseshin dy kandila Zojes qe rrijshin ndeze. Mbas ketyne dy harkorevet, ne dy anet e faqevet te murit, jane ndertue dy bazamente te punueme vertete bukur si arkitekture, te skalitun ne dru, qe mbeshteten ne krahet e nji engjellit.

Mbi keto bazamente ka pese statuja te bukura shejtnish. Mendohet te kene qene: Shna Ndou, Shen Jozefi e Shen Kolli si pajtimtare e ruejtes gjate udhetimevet ne detna me anije, me ju prite rreziqet. Ne dy anet e murit drejtimin  veri-jug ne ndarjen e pjeses ku thuhet mesha, nga vendi ku luteshin besimtaret, jane te montueme dy shtylla te bukura drunit me bazament katrore 15cm.e me maltesi 2m. dhe mandej vjen e rrumbullaket tue perfundue ne nji bazo-rriliev. Ne kater cepat e kesaj kapele ka skulpetura murore me ornamete dekorative simbas teknikes se oxhaqevet te gjeso-plastikes. Ne kulmin e mesit te kupules se kapeles punue me arte si vezake (gunga e kapeles), duket nji vrime qe tregon se asht vare kandili i madh me vojgurit i bukur ble ne Venedik e ndezej gjate meshes. Gjyshja e jone tregonte perpara 180 vjetvet kure jetoi:“Banojshim ne lagjen Perash afer Selezianevet, dhe shkojshim per me pa meshe mbesheftas te kushrijt tone ne shtepine e Filip Muzhanit ne kohen e turkise, hyjshim nga rrugica te nji dera e vogel e arkapise”.

Mendoi ket kapele klandestine do ta kene dijte familjet kujshi muhamedane: Ramadanet, Dragushejt, Saraçet, Rrapusht, Zekajt etj. Ne bashke-vllaznim si shqiptare e Atdhetare s’kan tregue, bile dhe mbrojte. Sot kjo Dhome Kishe asht shum e damtueme si nder mure e nder tavane. Kryesisht nga vjetersija e perndjekja fetare ne kohen e diktatures. Qe ka shpetue kan merita dhe njerzit qe banuene mberenda, si shkodrane te vertete. Tashti ajo s’ka asnji objekt fetare mberenda. Kuptohet orendite e objektet fetare i rrenoi shteti ateist i vetmi ne Bote. Damtimet si pati as nga vjetersija, as termetet, por nga vandalizmi social-komunist, tue grabite, rrenue, plaçkite e prishe ket te vetmen vater kristiane shkodrane qe kishte teprue, ma e vjetra mbi 350 vjeçare e vetmja dishmitare, si u ruejt feja me sakrifica e vishtiresina e frigen, me trishtimin ne zemer.

Do te ishte mire bamiresija e institucionevet fetare, apor Muzeumi i Shkodres, ose ndonji dore bamirese ta baje rikonstruksionin e saje, ku ajo te vizitohet si nji objek kultit fetare i lashte 3,5 shekuj, si i vetmi ne Shkoder e Shqipni. Kjo kapele ilegale tregon se si asht ruejte feja gjate robnise turke, ne periudhen e masakrimit antifetare e antikultures te diktatures 47vjeçe. E nderumjaZ.Fatbardha Shkupi s’jeton ma, nji koleg etnograf, intelektual i nalte me kulture si Bep Jubani, te krijoje mundesite nga instutucioni i kulture ket gjysem ndertese antike shkodrane, te baje perpjekjet te restuarohet ndertesa me kapelen me fonde te kultures.

Eshtnat e shejtit Shen Prosper kan qene te ruejtuna ne ket dhome kishe per disa vjet, ma ka  deshmue mue gojarisht shum i nderuemi fotografi shkodrane Zotni Angjelin Nenshati dhe Pr. Nush Radovani.

Kjo te jete nji pasqyre dhe nji shembull per rinine tone, se sa kan sakrifikue per Fe te paret tone, sikurese edhe per Atdhe, tue rrezikue jeten me ruejte fene kristijane dhe lirine Kombetare.

Shenim: J.Myler vizitoi Shkodren ne vitin 1838 e shkruente: Shtepija shkodrane ka pak zbukurime jashte ndertese, mbrenda asht luksoze e komode per jetese te rregullt ne at kohe. Ne lagjen Perash nji shtepi 150vjeçare me çardak e industrialit te madh Muzhani (shenim Gj.M. 1838 kje 150 vjeçare, deri ne vitin 2014 del lashtesija 326vjeçare, mendohet rreth 350 vjeçare, ma e vjetra ne Shkoder), flet per ket shtepi ku  jetoi etnografi i madh Hungarez Franc Nopçe ne vitin 1800 per 10vjet (qe Shtepija e B.Muzhanit). Ia lypi dhe ja mori njenin oxhak ne Vjene qe ishte ma i bukuri. Ja solli tue ja fale te vetin ne mermer, mjafte i bukur. Kazma vandale e antikulture e shembi komplet me gjith shtepine muzeale, se ruejti oxhakun e F.Nopqe!?…

V.O.Shkrimin ma kerkoi Dom Ndoc Noga, botue te rivista”Mbas Teje” pa u krenue e shkruej: qe lavdrue…

Mbasi u lexue artikulli dhe ne Tirane, nji firme Italiane deshti te ndertoje hotel 5 katesh e ruejte 2 katet antike karakteristike shkodrane, hijet e zeza e penguene te mos ndertohet Hoteli te shtepija ish Muzhanve!?

Marre nga libri “Trashigimia e Familjes Muzhani (1274-2016)”

shkruar nga Gjovalin Muzhani (biokimist)



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: