Rexhepi: Kuvendi i Lezhës - shteti i tretë shqiptar
| E Marte, 01.03.2016, 08:34 PM |

KUVENDI I LEZHËS - SHTETI I TRETË SHQIPTAR

(572 vjetori i 2 Marsit në LEZHË)

Nga Orhan Rexhepi

Egziston një kohë e gjatë në krijimin e SHTETEVE SHQIPTARE, ishin paraardhësit e tyre të drejtëpërdrejtë PELLAZGO-DARDANO-ALBANO-ILIRËT ata që e kishin mbërthyer një traditë të stërgjatë në krijimin e Mbretërive të mëdha, si ajo e DARDANËVE në Azi të Vogël nën udhëheqjen e ERIHTONIT e cila njihet si Mbretëria më e suksesshme (kupto, më e civilizuar) në historinë e njërëzimit, poashtu ajo e TROJËS nën udhëheqjen e PRIAMIT, ajo e ALBANËVE në Itali nën udhëheqjen e ASKAN JULIT, ajo e BRITANISË nën udhëheqjen e BRITIT, si dhe ato të MIKENASVE, SPARTANËVE, MIRMIDONËVE, EPIROTËVE, THRRAKASËVE, ARDIANËVE, DALMATËVE, LIBURNËVE e të tjera, dhe në fund  deri te krijimi i Perandorive të mëdha si ato të MAQEDONISË, ROMËS dhe BIZANTIT, prandaj edhe  SHQIPTARËT si të mëpsatajmit e tyre nuk mundeshin e të mos krijonin së paku SHTETE territorialisht të vogla por të mëdha në ndikim. Dita e nesërme (2 Marsi) është dita nga e cila para 572 vjetëve në LEZHË u bë BESLIDHJA e MADHE dhe u krijua KUVENDI i LEZHËS, i cili edhe e krijoi SHTETIN e SHQIPTARËVE të atëhershëm.

Prandaj Shteti i ARBËRIT dhe i EPIRIT i themeluar nga GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU ishte SHTETI i TRETË SHQIPTAR, pasi që para tij sipas Konsullit Austriak JOHANN GEORG von HAHN dhe ANONIMUS DESCRIPTIO EUROPA ORIENTALIS,Në LINDJE dhe VERILINDJE të territoreve VENEDIKASE, lindi Shteti i parë Autonom SHQIPTAR nën Princin PROGON - Shteti ARBANON, i cili gjallëroi nga viti 1190 e deri në vitin 1216”, derisa SHTETI i DYTË SHQIPTAR (MBRETËRIA e ARBËRISË), i njohur si SHTETI MESJETAR SHQIPTAR  u krijua nga KARLI i PARË i ANZHUINËVE në datën 21. 02. 1272 me kryeqytet DURRËSIN, shtet i cili u pranua edhe nga PAPATI, që atëherë konsiderohej mu ashtu si sot OKB-ja, kurse SHTETI I KATËRT SHQIPTAR, REPUBLIKA e SHQIPËRISË, nën udhëheqjen e ISMAIL QEMALIT u krijua në vitin 1912, dhe SHTETI I PESTË SHQIPTAR,  REPUBLIKA e KOSOVËS nën udhëheqjen e ADEM JASHARIT, u krijua në vitin 2008.

Pra, Shteti i ARBËRIT dhe i EPIRIT, nën udhëheqjen e GJERGJ KASTRIOTIT,  si SHTET decidivisht ETNIK u krijua në vitin 1444, i cili sipas MARIN BARLETIT alternativisht u quajt edhe MAQEDONI. Duke hequr dorë së pari nga GJYSMËHËNA pastaj edhe nga KRYQI, SKËNDERBEU tregoi qartë se ARBËRIA nuk donte të identifikohej as me parimet e lindjes e as me ato të perëndimit, për GJYSMËHËNËN dihet, në kundërshtim të saj e nisi Kryengritjen dhe e krijoi Shtetin, por ama edhe KRYQIN nuk pranoi ta vendoste në asgjë administrative, as në FLAMUJ, as në STEMA e as në VULA. Nga ana tjetër Republika e Krishterë e VENEDIKUT ishte armike për ARBËRINË po aq sa edhe Perandoria Muslimane TURKE, edhe ashtu të dyja këto ishin në bashkëpunim të plotë kundër saj. vitin 1447, pas vdekjes së Lekë Zaharias, VENEDIKU e pushtoi Kështjellën e DANJËS në veri, dhe të njejtën ishte i gatshëm t’ia dorëzonte TURQËVE menjëherë.

SHQIPTARËT e ATËHERSHËM i treguan BOTËS se e kishin identitetin e tyre të veçantë, edhe atë hiç më pak se rreth 400 vjet para se të decidivizoheshin KOMBET e PARA, prandaj edhe erdhën kundërshtime të mëdha nga të gjitha anët, dhe si pasojë në varrimin e GJERGJIT nuk mori pjesë asnjë zyrtar nga Mbretëritë e Krishtera. Shqiptarët pra filluan t’i sjellin diçka krejt të re kësaj Bote, në LEZHË më 2 Marsvitit 1444 u themelua KUVENDI I PARË SHQIPTAR, udhëheqës (kupto, Kryetar) i të cilit u zgjodh GJERGJ ARANITI, ARBËR-EPIROTËT e shpallën veten e tyre të pavarur dhe të barabartë si me MUSLIMANIZMIN e poashtu edhe me KRISHTERIMIN.

GJERGJ KASTRIOTI e ngarkoi LEKË DUKAGJININ, jo ta krijonte ndonjë KANUN, sepse ai ekzistonte prej mijëra e mijëra vjetësh, por ta krijote KUSHTETUTËN e SHTETIT SHQIPTAR, prandaj edhe ky AKT mbeti të quhet KANUNI i LEKË DUKAGJINIT, atëherë në atë kohë, në vend të asaj që sot thuhet SIPAS KUSHTETUTËS, thuhej KËSHTU KA THËNË LEKA, e qartëson këtë mirë e mirë THE NEW YORK TIMES kur thotë, “Kodi i LEKË DUKAGJINIT është një thesar i madh, ky KOD i luftëtarëve ILIRË është parahistorik. Për të gjitha sjelljet dhe zakonet e tyre ata si rregull kishin vetëm një shpjegim, LIGJIN, që thuhet të jetë sjellur vetëm në një formë nga LEKË DUKAGJINI, ndonëse Ligjet dhe zakonet që i vishen atij, në pjesën më të madhe janë padyshim shumë, shumë më të hershme se shekulli XV”, po edhe Studiuesi Japonez Prof. Dr. KAZUHIKO YAMAMOTO, aktualisht Ligjërues në CALIFORNIA UNIVERSITY të SHBA-ve, në librin e tij THE ETHICAL STRUCTURE OF KANUN AND CULTURAL IMPLICATIONS (Struktura Etike e Kanunit dhe Nënkuptimet Kulturore), SHBA 2005, shkroi, “KODI ZAKONOR i SHQIPTARËVE është shumë më i vjetër se 3500 vjet”, e poashtu edhe Studiuesi Amerikan THERON JOHNSON DAMON,NATIONAL GEOGRAPHIC (numri i Nëntorit të vitit 1912) tha, ”Askush nuk duhet të flasë për SHQIPTARIN si njeri pa LIGJE, LIGJE këto të shekullit XV”, prandaj edhe duhet të thuhet rrast e qartë se LEKË DUKAGJINI ishte Udhëheqës (kupto, Ministër) i Drejtësisë, derisa takimet me kancelaritë e Krishtera i bënte i dërguari PAL ENGJËLLI, e që në të vërtetë përsëri duhet të thuhet qartë se ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme, në anën tjetër Ministra të forcave territoriale dhe Usharake (kupto, i Punëve të Brendshme dhe i Mbrojtjes) ishin TANUSH TOPIA dhe VRANA KONTI.

SKËNDERBEU poashtu planifikoi ta zyrtarizonte Gjuhën e ARBËR-EPIROTËVE,  së cilës për t’u bërë GJUHË SHTETËRORE patjetër i duhej gradualiteti në zëvendësimin e LATINISHTES, prandaj edhe së pari urdhëroi që në Kishat Shqiptare Pagëzimet Fetare të bëheshin në gjuhën e popullit të tij.

Dhe, pa asnjë dilemë gjithçka është e qartë si loti, deri aty sa edhe vetë kryearmiku Sulltan MURATI në letrën dërguar SKËNDERBEUT (15. 6. 1444), SHQIPËRINË e atëhershme e ka saktësuar si MBRETËRI, derisa i biri i tij Sulltan MEHMETI II PUSHTUESI e ka pranuar të vërtetën e madhe, kur në letrën e tij të datës 6. 5. 1461, dërguar GJERGJIT ndër të tjera  ka shkruar, ”Nëse trupat e forcave të mia këto ditë kanë guxuar të pushtojnë SHTETIN tuaj, ata kanë vepruar pa urdhërin tim dhe fitoret tuaja mbi ta nuk më kanë hidhëruar fare”, dhe në atë të datës  07. 5. 1463 në përkujtim të Marrëveshjes së Paqes që ishte nënshkruar në SHKUP më 27. 4. 1462  ku kishte shkruar, “Duhet ta pranoni Paqen për të mbetur zot i VENDIT tuaj”, që i bie se në të trija rastet të dy Sulltanët e kanë pranuar hapur ekzistencën e SHTETIT SHQIPTAR të atëhershëm.

Pra SHTETI  i ARBËRIT dhe i EPIRIT nuk ishte AS I KRISHTERË e AS MUSLIMAN, çfarë mund të ishte atëherë kur nuk kishte alternative të katërt, fundja edhe si është e mundur që paraardhësit e SKËNDERBEUT, në radhë të parë PRIAMI 2640 vjet para tij, pastaj ALEKSANDRI i MADH LEKA 1780 vjet më herët, e poashtu edhe PIRROJA 1740 dhe AGRONI e TEUTA 1694 vjet më parë se ai të kishin krijuar SHTETE, MBRETËRI e deri edhe PERANDORI e ai jo, aq më parë kur pos SHQIPONJËS DYKRENARE dhe PËRKRENARES edhe gjithçka tjetër kishte trashëguar pikërisht prej tyre, deri edhe vetë emrin e ALEKSANDRIT të MADH LEKËS dhe MAQEDONISË së tij.

Ndër shumë të tjerë ishte Studiuesi Anglez  E. SPANSER dhe Studiuesi Kroat MILAN SUFFLAY,  ata që atij ia dhanë lavdin meritor, i pari që e cilësoi si njërin nga njerëzit më të mëdhenjë dhe i dyti që e vlerësoi si GJENERALIN MË TË MADH NË BOTË, derisa Studiuesi tjetër Anglez ROBERT AUSTIN tha, “SKËNDERBEU është hero jo vetëm i SHQIPTARËVE por edhe i mbarë EUROPËS, ai ndikoi në mbarë HISTORINË BOTËRORE.

E veçanta tjetër e tij Sipas Historianit Gjerman FRANZ BABINGER, Historianëve Amerikanë KENNETH SETTON e PETER SUGAR dhe SECRET VATICAN ARCHIVES (Arkivi Sekret i Vatikanit), ishte BETEJA që u zhvillua në fushën e ALBULENËS (mes Krujës dhe Lezhës) në datën 2 Shtator vitit 1457, midis forcave OSMANE (së paku 40 000) të udhëhequr nga ISA Bej EVRENOZI dhe forcave ARBËRORO-EPIROTE  (afro 12 000), Betejë kjo që hyri në HISTORINË BOTËRORE për taktikën luftarake unikale që nuk ishte përdorur askund në botë deri atëherë, e që pastaj u muar si shembull nëpër luftëra nga jopak Gjeneralë botëror, mes tyre edhe nga i madhi NAPOLEON BONAPARTA, prandaj edhe sipas SiliconINDIA, së bashku me LEKËN e MADH dhe BONAPARTËN  ai është shpallur NJËRI NGA PESË GJENERALËT MË TË MËDHENJË TË TË GJITHA KOHRAVE NË BOTË.

Ishin pra GJERGJ KASTRIOTI dhe ARBËR-EPIROTËT ata që e bënë PARALAJMËRIMIN e SHTET-KRIJIMEVE në bazë të përcaktimit ETNIK të popujve veçë e veçë. Shteti i ARBËRIT dhe i EPIRIT ishte Shtet-paraardhësi i parë për gjithë EUROPËN e më gjërë ku popujt do të duhej të përmblidheshin rreth GJAKUT dhe GJUHËS së tyre në mënyrë që të definoheshin si ETNI dhe pastaj përfundimisht si KOMBE, por ishte Perandoria Osmane ajo që e ndërpreu këtë udhëtim diku për 400 e sa vjet, në anën tjetër SKËNDERBEU “rastisi” të jetë KËSHTJELLË e PATHYESHME në ruajtjen e QYTETËRIMIT PELLAZG, i cili i bartur së pari nga DARDANËT, pastaj edhe nga ALBANËT dhe ILIRËT erdhi deri te ARBËR-EPIROTËT, që paraprakisht në etapa të mëhershme ishte bërë udhërrëfyes për gjithë atë që sot quhet EUROPË, ku edhe njihet si CIVILIZIM EUROPIAN, prandaj edhe Institutet SHQIPTARE të HISTORISË  duhet ta shikojnë SKËNDERBEUN mu ashtu si edhe e meriton, mu ashtu si e nxjerrin këto fakte të parrëzueshme të shtruara më parë, sepse ai pa asnjë dilemë është FIGURË e MADHE e HISTORISË BOTËRORE, dhe në këtë drejtim është pjesë e atij vargut të madh të të njejtit gjak gjenealogjik, nisur nga PELLAZGU, ATLASI, NOE-NOAH-NUHU, THOTI, ZEUSI, DARDANI, AFRODITA, PRIAMI, AKILI, ENEA, vazhduar nga BAVO, BRITI, ODINI, ROMULI, HOMERI, PITAGORA, HIPOKRATI, ALEKSANDRI I MADH LEKA, ARISTOTELI, CICERONI, VIRGJILI, PIRROJA, TANIA, BARDHYLI, AGRONI, TEUTA, KLEOPATRA, GENTI, pastaj JUL CEZARI, OKTAVIAN AUGUSTI, DIOKLECIANI, KOSTANDINI I MADH, JUSTINIANI I PARË, MEHMET ALI PASHA, NAPOLEON BONAPARTA, KARL GEGA, e deri te MUSTAFA KEMAL ATATURKU, GONXHE BOJAXHIU, FERID MURADI dhe ADEM JASHARI.

Pjesë nga libri im

GJENEALOGJIA DARDANE

NGA NOE-NOAH-NUHU DERI TE SHQIPTARËT

CIVILIZIMI EUROPIAN



(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: