Florim Zeqa: Kosovë jashtë e Kosovë brenda
| E Enjte, 18.02.2016, 08:33 PM |

Kosovë jashtë e Kosovë brenda, njësoj dyjat i don zemra

Nën patronatin e shoqatës "ILIRIA" Treviso (Itali), në Paderno u kremtua  8 vjetori i njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës

Shkruan Florim Zeqa

Një orë para se të arrij ylli i muzikës shqiptare, salla ishte mbushur përplot me mërgimtar të ardhur nga anë të ndryshme të Italisë, nga Zvicëra dhe Sllovenia, që prisnin me kurreshtje më të madhën e estradës shqiptare.

Koncerti u hap me intonimin e himnit kombëtar, të kënduar zëshëm nga të gjithë të pranishmit në sallë, për të vazhduar me pas me himnin shtetëror pa tekst të shtetit të Kosovës.

Moderatori i këtij koncerti, studenti i dalluar Halit Cikaqi i cili e udhëheqi në mënyrë briliante këtë aktivitet festiv, pas një përshkrimi të historikut dhe rendësisë së 17 shkurtit, më pas i përshendeti mysafirët e nderit; Ndue Qokaj  shoqata "Sofra" Lecco, Drita Qokaj, drejtuese e grupit të valleve "Shqiponja" Lecco, Agim Mullosmani, Selim Musaj kryetar nderi i UNIKOMB-it, Florim Zeqa publicist, Mejdi Bislimi veprimtar, Gëzim Muqolli krijues nga Padova, Halil Bytyqi veprimtar nga Sllovenia, Rizah Hykolli shoqata "Nënë Tereza" Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), Miradie Avdullahi poete, Avni Llumnica veprimtar i UNIKOMB-it nga Zvicëra dhe Hajrush Behluli mysafir nga Kosova, etj.

Moderatori, fillimisht për një fjalë përshendetëse e ftoi presidentën e shoqatës "ILIRIA"-Treviso, zonjushen Ermira Zhuri e cila përveq urimit për pavarësinë e Kosovës dhe urimit për ditën e të dashuruarëve, të gjithë të pranishmëve ju dëshiroj mirëserardhje dhe argëtim të këndshëm gjatë shoqërimit me yllin e muzikës, të madhen Shkurte Fejza, Gjin Shanin dhe Elhame Ahmetaj Gyheli.

I pari në skenë u paraqit këngëtari Gjin Shani me një këngë autoriale për Adem Jasharin, për të vazhduar më pas me grupin e valleve të shoqatës "ILIRIA", nën udhëheqjen e koreografit Muhamet Brezaliu dhe mjeshtërve të vallëzimit Imri Osmani dhe Arif Musaj.

Paraqitja në skenë e këngëtarës së madhe Shkurte Fejza, ngjalli emocione të papërshkruara tek të pranishmit në këtë aktivitet festiv.

Këngëtarja Shkurte Fejza, para se të filloj me kengën, përmes një përshendetje të ngrohtë ua uroj tetvjetorin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës të gjithë mërgimtarëve me fjalët; "Uroj të na vijnë ditë më të mira, të kemi një shtet më të mirë ashtu siq na e dëshiron të gjithëve zemra.

Kënga e parë me të cilën prezantoj ylli i muzikësh shqiptare, ishte "Thërret Prizreni mori Shkodër".

Edhe përkundër pengesave të shumta teknike, që erdhën si pasojë BLACK-OUT-it apo e ndërprerjes së energjisë elektrike disa herë në vazhdimësi gjatë koncertit në njërën anë, ...dhe në tjetrën të distonisë totale të DJ-it me muzikën që i shkon për shtati këngëve të Shkurtës, megjithatë vokali i fuqishëm i saj pa asnjë problem i tejkaloi të gjitha pengesat,....duke u dëshmuar edhe një herë para mërgimtarëve, se nuk është rastësisht këngëtarja numër 1 në trojet etnike shqiptare dhe diasporë.

Këngëtarja e madhe, Shkurte Fejza, edhe përkundër moshës 54 vjeqare, zëri i saj ka mbetë i të njëjtit nivel artistik, sikurse para 20-30 viteve; i freskët, i ëmbël dhe shumë i dashur, që kënaq zemrat dhe shëron shpirtërat e të gjithë bashkatdhetarëve, si në trojet etnike ashtu edhe në diasporë.

Pas paraqitjes disa herë në skenë dhe ndërprerjes poashtu disa herë shkaku i energjisë elektrike, Shkurta me shaka dhe ironi u shpreh; "Pengesat me drita po na ndjekin ne shqiptarëve kah do që jemi...!"

Më pas radha i erdhi edhe këngëtarës së mirënjohur, me qendrim të përkohshëm në Quinto (TV-Itali), zonjës Elhame Ahmetaj Gyheli, e cila përformoi në mënyrë të shkëlqyer me një potpuri këngësh popullore shqiptare.

Në përmbyllje të koncertit, u paraqit prap në skenë e madhja Shkurte Fejza, me këngën sa të dashur po aq edhe prekëse "Dy Kosova", e cila ngjalli emocione dhe ndjenja të përziera për mërgimtarët, përmes vargut kulmor të kësaj kënge; "Kah nxenë dielli e ndrit hana dy Kosova i ka nana, Kosovë jasht e Kosovë brenda, njësoj dyjat i don zemra".

Në fund të këtij shkrimi, vlenë të theksohen dy gjëra krejtësisht të kundërta; e para, organizimi i shkëlqyer i këtij aktiviteti është rezultat i punës së një stafi të gjerë të shoqatës "ILIRIA"si; Mumin Brezaliu, Muhamet Abazi, etj. e në veqanti punës së palodhshme të nënpresidentit të shoqatës, profesorit Beqir Cikaqi,...dhe e dyta, e rastit të pazakont e ndërprerjes së energjisë elektrike për vendet përëndimore, e cila u bë pengesë serioze e mbarëvajtjes së koncertit. Se a ishte  BLACK-OUT i rastësishëm apo i qëllimshëm, mbetët të zbardhet në ditët në vazhdim nga organet kompetente ?!



16/02/2016

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: