Dedë Preqi: Zgjedhja e Presidentit
| E Hene, 15.02.2016, 09:33 PM |

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT, ZGJIDHJE E NYJËS POLITIKE  NË KOSOVË

Nga Dedë Preqi

Pas vdekjes të Presidentit Rugova, gradimi i kësaj pozite  në Kosovë, e ka humbur rrolin e vet presedenticial, përderisa pas këtij vigani dhe vizionari të madh të kombit, sëcili nga pasardhësit e dr.Rugovës, u zgjodhën me përjetime të ftohta.

Sëcili prej nesh e kishte imagjinuar presidentin e Kosovës me optimizëm dhe kishim një fije shprese se edhe pas presidentit Rugova, besonim se nuk do të na mungojë aq shumë lartë madhëria e tij, por,  po shihet dhe po vertetohet se, dr.Rugova, do të mbetët një figurë e madhe historike e kombit tonë, i cili do ti frymëzojë përjetë  brezat e  këtij populli dhe vendi.

Ndërkaq, natyrën e zgjedhjes së presidentit në Kosovë, e cilëson një përcjellje ogurzezë dhe e pa fat, që nuk e dha efektin e duhur të presidentit të vendit, që rrolin e vet presedencial mund ta mbajnë të sigurtë, të paktën mandatin që u takon.

Dhe ndërprerjet e mandatit të dy presidentëve të mëhershëm, të z. Fatmir  Sejdiu dhe z, Bexhet  Pacolli, largimi i tyre mbetët akoma si një mister. E vetme zonja presidente Jahjaga, dukej e arritshme, duke shkuar deri në fund të mandatit të saj, në shtigjet e një rroli të tillë presedencial.

Prandaj, për t’u vënë në kërkim të gjurmëve të presidentit Rugova, do të thotë se nuk është vështirë, por edhe aq lehtë jo…!  Në fakt presidenti Rugova, si koncept  filozofik e atdhetar  dhe si virtyt të parë,  e kishte lirinë, paqën dhe demokracinë, për të qenë plotësisht si qenje e kompletuar njerëzore.

Dhe  thjeshtësia e Presidentit Rugova ishte e  jashtëzakonshme, i cili nuk ka ditur ta fsheh identitetin e vet kombëtar dhe  kur e vizitonin njerëzit dhe miqtë e mëdhenj, ai dinte ti pritëte me mikpritje dhe përveq bujarisë tradicionale, ka pasë edhe sofrën e mbushur me minerale të Kosovës, me ç’rast ka dashur të thotë se ky vend, përveq traditës bujare shqiptare,  e ka edhe tokën e saj pjellore dhe të pasur me minerale të çmueshme.

Zgjedhja e Presidentit të ri në Kosovë, është edhe zgjidhje e nyjës politike, e cila kërkon një përvojë të pasur dhe të pastër të përsonazhit, që tregon  një përkushtim vetëmohues, dhe krijon mundësi  për një mirëqenje më të mirë qytetare dhe zhvillim të vendit.

Pa njerëz me vepra të mira atdhetare, pa njerëz të menqur dhe të kulturuar, pa njerëz me virtyte morale e njerëzore, pa njerëz punëtor dhe të arsimuar, nuk mund të merret me mend dhe nuk mund të paramendohet një shtet  i zhvilluar dhe i mirëfilltë.

Nuk duhet harruar fatin tragjik të këtij populli, përmes të cilit duhet të mësojmë shumë dhe të nxjerrim në dritë shpirtin e pa mposhtur të popullit tonë dhe rrezistencën e tij aktive që pati me shekuj, për ngadhnjimin e asaj që i takoj, të cilën nuk po dimë akoma ta shfrytëzojmë dhe ta përjetojmë si duhet.

Populli i Kosovës, sikur edhe kësaj here nuk është i çliruar nga ngarkesat dhe preokopimet që e kanë kapluar edhe nga retrospektiva tragjike e mbeturinave të kohës fashiste, por edhe nga mbeturinat e çuditshme, gjegjësisht nga laramania e brendshme e njerëzve të pandërgjegjshëm, që e kanë marrë pushtetin pa meritë.

Natyrisht se të kaluarën duhet ta kuptojmë si një humnerë të qartë, atëherë  e sotmja pse nuk na motivon në kuptimin e një jete më të mirë, por më shumë na nxitë ndjenjën e ankthit dhe zhgënjimit nga qeveritarët e vendit dhe një gjendje e tillë pasigurie jep shumë pak shpresë këtij populli dhe vendi për një të ardhme më të mirë.

Dhe të gjitha këto sinjale vijnë si rrjedhojë e aparatit të dobët shtetëror dhe jofuksional, që pastaj degëzohen edhe shumë kanale tjera në aspektin ligjor dhe kushtetues, të cilat shkelën në sëcilin rast dhe moment pa mëshirë.

Njerëzit e këtij vendi më shumë u përngjajnë endacakëve të pa punë dhe pa përspektivë qytetare, të cilët i kanë humbur shpresat dhe besimin në zgjedhësit e vet dhe në këtë stad të zhvillimëve, nuk besojnë se e nesërmja do të sjellë një të ardhme më të mirë dhe në favor tëqytetarëve të këtij vendi.

Në këtë pikpamje këtu edhe qëndron kuptimi i ekzistencës dhe jetës së qytetarëve të vendit, kuptimi i motivit të kësaj gjendje, i shkakëtuar nga format e qeverisjes së njerëzve të korruptuar dhe të akuzuar për krime, e cila na jep me kuptue vetëvetiu se, nga njerëzit e tillë nuk mund të presim gjëra që cilësohen dhe kanë një optimizëm  për një qeverisje të mirëfilltë.

Zgjedhja e presidentit të përshtatshëm duhet të ishte boshti kryersor dhe nyja që përbënë indin kryesor në këtë shtet, që do ta udhëhiqte dinjitetshëm rrolin e presidentit, duke pasë parasysh kushtet dhe rrethanat  që nuk përputhën me propagandat ekzistuese që dalin nga qeveria aktuale, e cila në këtë kualicion ia ka dhënë vulën e shëmtimit me këtë lloj qeverisje të pafrytshme.

Prandaj, për të vazhduar çështjen në fjalë, zgjedhja e presidentit të ardhshëm, duhet pa tjetër të ndriqohet dhe sqarohet fare mirë, dhe në çfarë gjendje është sot vendi, me ç’farë lloj veprimi dhe gjendje do ta zgjojë dhe nxitë ndjenjën optimiste ndaj këtij populli dhe ndaj këtij vendi.

Ndërkaq, me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, popullatën  e këtij vendi e ka kapluar një lloj ndjenje e natyrshme, por edhe e frikshme, me ç’rast sikur se, sëcili popull që i ka arsyet e veta edhe populli i jonë ka shumë arsye, që zgjojnë ndjenjën e simpatisë dhe dashurisë, apo ndjenjën e antipatisë dhe urrejtjes.

Është fare e qartë se populli anon kah simpatia, gjëneza e sëcilës duhet kërkuar atje ku burojnë elementet e pastra dhe humane, apo gjëneza e sëcilës buron diku në keqardhje dhe në dhembje të këtij populli.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: