Dedë Preqi: Më mirë festë se protestë!
| E Premte, 12.02.2016, 09:38 PM |

MË MIRË  FESTË SE PROTESTË !

Nga Dedë Preqi

17 Shkurti, për Kosovën dhe banorët e saj, është dita më historike dhe më sublime e një populli, i cili më shekuj luftoj dhe sakrifikoj për këtë bazament shtetëror. Qëllimi i  këtyre fjalëve  është gjetja e kuptimit të plotë të jetës dhe gjendjes së këtij populli, kur para disa dekada e shekujve e ka ëndërruar shtetin e vet dhe pavarësinë e tij, duke e realizuar këtë ëndërr dikur shumë vonë, ndërsa sot, në vend të festës dhe manifestimit të pavarësisë së shtetit e zgjedh ditën e protestës.

Nuk është lehtë të dalish sot në protestë ditën e festës më të madhe të shtetit tonë, me ç’rast duhet i madh e i vogël të shpreh gëzimin dhe madhështinë e kësaj dite historike, por jo edhe të protestosh për disa pika kyqe dhe për të pa drejtat që e kanë  kapluar dhe shkakëtuar kaosin e të kqijave në këtë vend. Dikush thotë, pse këtë ditë të mbahet kjo protestë e organizuar nga opozita e vendit, kur janë edhe 364 ditë të tjera, dhe të zgjedhët një ditë tjetër. Edhe kjo pyetje është shumë më vend,  por zëri i opozitës  nuk dëgjohet në ditët normale dhe kjo ditë historike e ka zërin e vet të madh dhe të vogël, të cilin duhet ta dëgjojë e gjithë bota demokratike.

Por, një gjë duhet ta marrim parasysh dhe do të ishte shumë e rëndësishme, nëse gjatë protestës eskalon  dhuna dhe mënyrat tjera sikur ishin ato të më hershme, i tërë mundi i opozitës do të shkojë huq dhe protestat e tilla nuk do ta gjenin fare arsyen e vet. Prandaj, sëcili qytetar i vendit të jetë i vetëdishëm dhe të merr përgjegjësinë që ai e bartë për shtetin e vet, i cili në këtë ditë feste  proteston për atë që i takon,  sepse në të kundërtën,  nuk është vështirë ta demolojmë shtetin tonë, të cilin e krijuam me shumë mundi dhe sakrifica.

Ndoshta fjalitë e tila duken të pa suksesshme në kuptimin e asaj që ndikimi i tyre peshon sa një fije floku, por kjo dozë e vogël  fjalësh, ka për qëllim të shëroj një plagë të madhe në shoqërinë tonë kosovare, e cila i ka dhënë një hije të keqe dhe nënqmuese shtetit dhe qeverisë së Kosovës, por  që kërkon shërim adekuat ende pa u bërë vonë.

Por, çka të thëmi më tutje?

A jemi ne, qenje njerëzore dhe lirinë tonë ta kultivojmë si duhet dhe të veprojmë ashtu siq na ka hije në rrethin ku jetojmë. A është kjo e vërtetë, që t’u besojmë bindjeve tona se,  edhe ne shqiptarët jemi njerëz të civilizuar dhe dimë të mbajmë shtet, të cilët jemi faktor dhe produkt i këtij mjedisi, të natyrës biologjike, psikologjike e shoqërore. Apo, a jemi ne shqiptarët vetëm një produkt aksidental, që dëshmojmë diçka të veqantë në këtë mjedis, dhe pse nuk jemi të tillë, pse  nuk jemi në gjendje të gjejmë një alternativë tjetër të funksionimit  dhe parimit në mes këtyre rrethanave.

Megjithatë,  përshkak të kësaj natyre që jemi një popull i vjetër dhe kemi tradita e kulturë të  lashtë, të cilat na mbajnë dhee  ruajnë gjënezën tonë kombëtare, gjithashtu ky popull i ka karakteristikat e veta të veqanta dhe cilësohet e krenohet me to ndër popuj të tjerë, me tipare dhe vlera shumë të bujshme njerëzore, atëherë çka na tërheq nga të mbrapështat, apo na largon nga ky ambient aq më rëndësi për rrënjët dhe shpirtin e këtij populli.

Sëmundjet dhe simptomet e xhelozisë  ndërshqiptare duhet të shërohen o, sot  o,  kurrë, kur kuptohet se në ç’farë gjendje ishin shqiptarët dje, dhe në ç’gjendje janë sot këto dy shtete , mundësisht të bashkuara  një ditë dhe të plotësuar në mes veti. Çka ëndërruam më së shumti si popull? Endërruam bukën e gojës dhe lirinë njerëzore, dhe mungesa e këtyre elementeve njerëzore na dërgoi shumë largë, me  kërkesën e dëshirave dhe ëndërrave tona kurrë më parë të realizuara, por në ato kontrast të tmershëm përfituam dukshëm atë që na takoj sikur u takoj edhe popujve tjerë të botës.

Atëherë, mënyra se si ky popull duhet ta pranojë fatin e vet pas shumë vuajtjeve, e detyron që ta bartë këtë barrë me përgjegjësi morale dhe njerëzore dhe nën rrethana tjera, apo edhe të sotmës ti kushtojë vëmendje, që të shtojë një kuptim të thellë në jetën e tij, i cili do të mbetët i guximshëm, i denjë dhe jo vetiak. Prandaj, edhe në kohën e paqës, në luftën e vet për vetëmbrojtje, nëse nuk qëndron i bashkuar, ai popull mund të harrojë dinjitetin e vet njerëzor dhe mund të bëhët jo më shumë se të dallohet nga kafshët, të cilat  mendojnë  vetëm për vete.

T’i  rikthehëmi rastit dhe situatës në Kosovë, që të shpëtojmë vetëvetën nga një krizë e tillë politike, ekonomike dhe Institucionale, e cila në këto çaste shpërthenë pa nevojë lufta me moton, opozitë kundër pozitës dhe anasjelltas, përkatësisht grupet apo klanet e caktuara kundër njëri-tjetrit. Sëcili  grup kërkon të përvetësojë sa më shumë anëtarë në mbrojtje të interesave të veta dhe partiake, duke   lënë anash interesat dhe nevojat e qytetarit, e cila mënyrë e pamundëson mirëqenjen dhe jetën e këtij populli.

Kosova nuk duhet të tregohet sot aq primiteve me politikën e vet qeverisëse, dhe  çdo ndryshim  e reformë të bëhët me ndihmën e vendeve të kuintit, apo ndërmjetësimin e tyre, kur ka mundësi të tregoj kapacitetët e veta njerëzore dhe intelektuale dhe të tregoj botës se ky vend e ka kapacitetin e një shteti  funksional dhe predenton  të bëhët një shtet i përpjekjeve edhe më të mëdha, duke i përmbush detyrat dhe nevojat e qytetarëve të vet, për një mirëqenje më të mirë dhe më stabile.

Sëcila situatë është e shquar nga uniteti i saj, dhe aty gjithmonë ekziston vetëm një përgjigje e drejtë, e cila do ta fiksonte gjendjen, kur ky popull do ta kuptonte fatin e vet largë vuajtjeve, për faktin se mundësia e e tij unike qëndron në mënyrën se si ky popull i bartë përgjegjësitë e veta me dinjitet dhe dhe ndershmëri. Përpjekjet që bëhën nga ana e qeverisë aktuale në Kosovës, për  t’i  dhënë këtij populli kurajo, duke ditur se atij i duhet  t’i  jepet diçka, së paku atë që e meriton dhe që e shpien drejtë ardhmërisë.

Prandaj, shkaqet dhe acarimet e tilla nuk do të heqën lehtë në shoqërinë tonë dhe në asnjë shoqëri tjetër, nëse koka e lokomativës ( shtetit tonë) që udhëheq i përplas vagonat tjerë mbrapa, si do që këta do të ishin të mbushur apo të zbrazur, e devijojnë rrugën e vet. Kurdo që shumica e graduar dhe pakica e degraduar bien në konflikt, me çrast ekzistojnë me qindra raste, rrezulltatet janë shpërthyese dhe gjendja tensionohet, përderisa drejtësia dhe ligjet e humbin rrolin e vet.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: