Dedë Preqi: Çdo shoqëri dështon...
| E Merkure, 10.02.2016, 09:01 PM |

ÇDO SHOQËRI DËSHTON KUR  NË VETE PËRMBANË  KOREZION

Nga Dedë Preqi

Mosmarrëveshja në mes pozitës dhe opozitës kosovare, duhet të theksojmë se konfliktet në mes këtyre dy taborrëve politike gjithherë dhe gjithkund ekzistojnë, por në Kosovë, shkaqet janë të ndryshme dhe të dhembshme, dhe pikërisht për këtë shkak, ky virus , që e ka kapluar politikën kosovare, kjo qeveri nuk është në gjendje ta shërojë, apo ta mobilizojë situatën për të tejkaluar këtë gjendje në mënyrë efektive.

Edhe pas disa shenjave të fundit  që japin  palët dhe iniciativa e presidentës Jahjaga,  përsëri mungon një aktivitet efektiv dhe dinamik, mbi të cilin mbështetët zgjidhja e këtij problemi, sepse njëra dhe tjetra  duken shpirtngushta dhe egoiste, duke mos treguar fare tolerancë.

Për çudi, në dy shtetët tona, në Shqipëri dhe Kosovë, nuk ka vullnet dhe disponim të mjaftueshëm politik për  një qeverisje të mirë, ku mund të thuhet se gjërat i bëjmë vetë të pa kuptueshme dhe të ndërlikuara  edhe pse në Parlamentet tona  flitet gjuha amnore, parlamentarët tanë nuk kuptohen në mes vete.  Edhe ata që disponojnë  mendime dhe pikparje parlamentare nga opozita, kundërshtohet nga pozita, duke e quajtë vetën „mazhorancë“.

Në fakt ky është një koncept i huazuar gabim në dempokraci, sepse nuk është rrugë e duhur, që në vendimmarrje mund të vendos vetëm shumica parlamentare, që e përbëjnë numrin, me fjalë të tjera, nuk është e tëra tendencë e demokracisë dhe rrëfim i saj, që mund të arrihet efekti i duhur në një shoqëri të barabartë, por kjo ndodh në vende dhe shoqëri të korruptuara, të cilat kanë për qëllim të ruajnë dhe mbrojnë pushtetin e tyre.

Është shumë e qartë se në Kosovë nuk ka vetëm një hero dhe dëshmor e martir, që e çliroj këtë vend, në Kosovë nuk ka vetëm një njeri që i kontribuojë këtij vendi të lirohet nga okupatori , në Kosovë nuk ka vetëm një njeri që e shpalli Pavarësinë e Kosovës, kur dihet dhe dëshmon historikisht se këtë vend e ndihmuan sëcili shqiptarë dhe sëcili mik, që ia dëshiruan të mirën këtij populli dhe vendi.

Nuk është e ndershme dhe as atdhetare të mburret dikush sot, që të merr flamurin i pari, apo të vetëshpallet „çlirimtar“, pa meritë të hyjë në historinë e çlirimtarëve, sepse ata vetë flasin me veprat e tyre dhe  jetën që flijuan për këtë liri, të cilën ne sot nuk po dimë ta çmojmë. Nuk është e ndershme dhe as atdhetare të mburret dikush sot, në postin e kryetarit dhe kryeministrit të shtetit, të rrethuar me roje speciale, sikur e ndjejnë vetën të frikësuar me shetitë  lirë nëpër vendin e vet, ndërsa në pjesën veriore të Kosovës, këmba e tyre nuk ka shkelur kurrë.

Në kohën e fundit, politika e qeverisë kosovare është bërë vetëm rutinë teorike, e cila ka vetëm  plane dhe fjalë, që fare pak sinjalizon përmirësimin e  jetës qytetare dhe zhvillimin e vendit. Shpeshherë fjalimet e kryeministrit dhe zavendësit të tij, duken si copëza të shkëputura komike, të cilët për punën e tyre shkëmbejnë lavdata , si përpjekje për ti  bërë qeverisjes dhe kalicionit një mesazh të favorshëm nga jashta dhe brenda, por në realitet tregon  vet jeta e qytetarëve të vendit.

Kjo metodë e qeverisjes nuk ka prirje të bëjë variacione dhe reforma të përshtatshme që i konvenojnë këtij vendi, sepse edhe nëse bazohemi në format e qeverisjes së vendeve perëndimore, në vendin tonë nuk fuksionojnë këto metoda, sepse që në fillim të marrjes së pushtetit nga ana e njerëzve jo adekuat për të qeverisur shtetin, që nuk e kanë kuptuar rrolin dhe funksionin e shtetit, apo më mirë me thënë, në Kosovë kanë ardhë në pushtet njerëz të maleve dhe fushave të ndryshme, të cilët edhe sot i kanë pozitat e tilla. Prandaj, Kosova duhet të lirohet nga pushtetët e tilla të ngurosura, për ti zavendësuar me intelektual të rinj, të cilët kanë ide të reja dhe efekte ekspresive  për ta nxjerrë Kosovën nga një politikë e qelbur.

Qytetari është i vetmi, i cili e absorbon dhe përgjon më së miri jetën politike të këtij vendi, duke e përcjellë me dridhje ethësh çdo lëvizje të saj, për çfarë, liderët partiak dhe ministrat e vendit, nuk e marrin me seriozitet votën e tyre dhe as që bashkohen njëherë për të vendosur në të mirën e qytetarëve të vet, por përkundrazi  veprimet e tyre janë egoiste dhe befasuese me kapitalin që përvetësojnë në kurriz të tyre.

Ç’FARË E BASHKON  POZITËN ME OPOZITËN?

Nuk ka dyshim se këtu qëndron vetëm një fije floku, që mund ti bashkojë këto dy taborre politike, ajo është vetëm ta studiojnë fatkeqësinë e tyre dhe të popullit të vet, që t’u falenderohen atyre që e ujitën këtë tokë me gjak, dhe miqve ndërkombëtar në krye me SHBA-të, sepse as që kishte ëndërruar ndonjëri se do ta shkilte derën e Parlamentit, por jo edhe ta tymoste një Kuvend të tillë.

Fija e flokut që  bashkon pozitën dhe opozitën, qëndron aty,  kur Qeveria e Kosovës në krye me Isa Mustafën dhe Hashim Thaqin, do ti pezullojnë përkohësisht dy pikat e marrëveshjes, atë të Asosacionit të komunave serbe në veri të Mitrovicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Pezullimi i këtyre dy pikave nuk është aq  i lehtë, sidomos nga këndvështrimet e politikës ndërkombëtare dhe Europiane, por  më i rëndësishëm është populli i Kosovës dhe i domosdoshëm tejkalimi i krizëz politike dhe Institucionale në vend.

Pozita dhe qeveria e vendit nuk duhet të varet  vetëm përmes dy figurave politike , Isa Mustafës dhe Hashim Thaqit dhe të merr frymë një populli përmes tyre, për aq sa  edhe veprimet e opozitës nuk janë lakmonjëse dhe frytdhënëse, e cila edhe pse ka si pretekst dy pika të rëndësishme, ajo nuk i llogarit militantët e vet  me gura-veze dhe tymtarët e parlamentit, si dhe shumë veprime tjera, që nuk kanë karakter parlamentar dhe as kombëtar.

Prandaj, kur duam ta ndërtojmë shtetin dhe ti japim një fizionomi të plotë shtetit tonë, kërkohet vullnet, guxim , sinqeritet, dashuri dhe respekt për atdheun dhe për njëri-tjetrin, duke u liruar nga ironia, xhelozia, krimininaliteti, korrupsioni, egoizmi dhe nga shumë veprime tjera negative, të cilat e kanë ngulfatur jetën e qytetarit të Kosovës.

Kosova i ka kaluar fazat e veta edhe më të rënda, madje edhe ato që  dukëshin se nuk ekzistonte ndonjë shansë për të dalë nga këto kriza të thella dhe nuk e ka humbë shpresën dhe besimin e vet, për ti mundur këto   vuajtje, duke u munduar ti mbajë deri në fund këto momente të vështira.  Por,  situatat e sotme dhe dëshpëruese të krijuara në Kosovë,tregojnë  dobësinë politike të një shoqërie, e cila ka mundësi të nxjerrët dhe ballafaqohet me situatat e tila, dhe jo të bie pre e ligësive dhe të metave tjera, që prodhojnë vazhdimisht tragjika dhe fatalitete në çdo mes shoqëror.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: